{"id":1178837,"date":"2025-12-29T16:05:25","date_gmt":"2025-12-29T15:05:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1178837"},"modified":"2025-12-29T16:05:25","modified_gmt":"2025-12-29T15:05:25","slug":"delegacioni-i-pace-zgjedhjet-ne-kosove-u-zhvilluan-qete-dhe-profesionalisht-por-me-shqetesime-per-certifikimin-e-subjekteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2025\/delegacioni-i-pace-zgjedhjet-ne-kosove-u-zhvilluan-qete-dhe-profesionalisht-por-me-shqetesime-per-certifikimin-e-subjekteve\/","title":{"rendered":"Delegacioni i PACE: Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb u zhvilluan qet\u00eb dhe profesionalisht, por me shqet\u00ebsime p\u00ebr certifikimin e subjekteve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i delegacionit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (PACE), Yunus Emre, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb, profesionale dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, pavar\u00ebsisht afateve t\u00eb shkurtra zgjedhore.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media pas misionit v\u00ebzhgues, Emre theksoi se procesi zgjedhor u karakterizua nga mungesa e incidenteve serioze, dhe administrim profesional n\u00eb shumic\u00ebn e qendrave t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ngriti shqet\u00ebsime lidhur me refuzimin e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb certifikimit t\u00eb partis\u00eb kryesore serbe nga KQZ-ja.<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet ishin t\u00eb p\u00ebrgatitura mir\u00eb nga ana teknike, pavar\u00ebsisht afateve t\u00eb shkurtra, dhe u vler\u00ebsuan p\u00ebrgjith\u00ebsisht si gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Megjithat\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt k\u00ebt\u00eb vit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi certifikimin e partis\u00eb kryesore serbe t\u00eb Kosov\u00ebs, Sevskalista, dhe list\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb kandidat\u00ebve. Ky vendim u rr\u00ebzua m\u00eb pas nga Paneli Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme. Ky model i p\u00ebrs\u00ebritur ngriti shqet\u00ebsime lidhur me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e administrat\u00ebs zgjedhore n\u00eb procesin e certifikimit. Delegacioni yn\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga dymb\u00ebdhjet\u00eb an\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gjasht\u00eb parlamentar\u00eb nga kat\u00ebr grupe politike t\u00eb PACE dhe nga pes\u00eb shtete an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias dhe staf mb\u00ebshtet\u00ebs. N\u00eb Dit\u00ebn e Zgjedhjeve, ekipet e PACE-it u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb disa komuna, p\u00ebrfshir\u00eb Prishtin\u00eb, Mitrovic\u00eb, Pej\u00eb, Prizren dhe zonat p\u00ebrreth tyre. List\u00ebn e plot\u00eb do ta gjeni n\u00eb deklarat\u00ebn ton\u00eb. V\u00ebzhguesit e PACE mir\u00ebpresin zhvillimin e qet\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb dhe u b\u00ebjn\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb rikthimin e institucioneve funksionale\u201d, deklaroi Emre.<\/p>\n<p>Delegacioni i PACE vler\u00ebsoi p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb procesin zgjedhor dhe p\u00ebrmir\u00ebsimet n\u00eb votimin nga diaspora, raporton <a href=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/pace-zgjedhjet-ne-kosove-u-zhvilluan-qete-dhe-profesionalisht-por-me-shqetesime-per-certifikimin-e-subjekteve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ekonomia Online<\/a>.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb delegacion i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (PACE) ka p\u00ebrsh\u00ebndetur zhvillimin e qet\u00eb dhe profesional t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, duke shprehur shpres\u00ebn se t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt politik\u00eb do t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb rivendosjen e institucioneve funksionale. Votimi i 28 dhjetorit sh\u00ebnoi procesin e kat\u00ebrt zgjedhor n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2025, pas zgjedhjeve jop\u00ebrfundimtare p\u00ebr Kuvendin n\u00eb muajin shkurt dhe dy raundeve t\u00eb zgjedhjeve lokale n\u00eb tetor dhe dhjetor 2025. K\u00ebto zgjedhje t\u00eb parakohshme u shkaktuan nga nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 i zgjatur politik, p\u00ebrfshir\u00eb vones\u00ebn n\u00eb konstituimin e Kuvendit, d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb miratuar buxhetin. Ato u zhvilluan brenda afateve t\u00eb shkurtuara zgjedhore, pas nj\u00eb fushate t\u00eb shkurt\u00ebr dhe me intensitet t\u00eb ul\u00ebt. Pavar\u00ebsisht klim\u00ebs s\u00eb polarizuar politike, delegacioni i PACE vuri n\u00eb dukje se shumica e bashk\u00ebbiseduesve e vler\u00ebsuan tonin m\u00eb t\u00eb but\u00eb t\u00eb fushat\u00ebs, munges\u00ebn e ankesave formale p\u00ebr gjuh\u00eb urrejtjeje dhe munges\u00ebn e incidenteve serioze, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb zhvillime pozitive. N\u00eb numrin e kufizuar t\u00eb qendrave t\u00eb votimit t\u00eb v\u00ebzhguara, delegacioni konstatoi se zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe profesionale, me zyrtar\u00eb zgjedhor\u00eb t\u00eb trajnuar mir\u00eb dhe me nj\u00eb atmosfer\u00eb pozitive q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb qendrat e votimit t\u00eb administruara nga zyrtar\u00eb t\u00eb komuniteteve shumic\u00eb dhe jo-shumic\u00eb. Nevoja p\u00ebr asistenc\u00eb gjat\u00eb votimit, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr personat analfabet\u00eb, u evidentua gjithashtu si problem n\u00eb disa qendra votimi. K\u00ebto rregullore duhet t\u00eb rishikohen p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb qasje m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr votimi, administrata zgjedhore nuk lejoi pranin\u00eb e nj\u00eb ekipi v\u00ebzhgues t\u00eb PACE gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve politik\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund ng\u00ebr\u00e7it politik dhe p\u00ebr t\u00eb rikthyer institucionet funksionale.<\/p>\n<p>\u201cDelegacioni p\u00ebrsh\u00ebndeti p\u00ebrfshirjen aktive t\u00eb grave n\u00eb qendrat e votimit t\u00eb vizituara. Megjith\u00ebse partit\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebn k\u00ebrkesat formale p\u00ebr kuot\u00ebn gjinore, nevojitet p\u00ebrparim i m\u00ebtejsh\u00ebm sa i p\u00ebrket mund\u00ebsive t\u00eb barabarta p\u00ebr fushat\u00eb, ekspozimit n\u00eb media dhe rrjete sociale, si dhe shanseve reale p\u00ebr t\u2019u zgjedhur. Delegacioni vler\u00ebsoi gjithashtu se legjislacioni \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje demokratike. Megjithat\u00eb, mbeten boshll\u00ebqe serioze, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me rregullimin dhe mbik\u00ebqyrjen e financimit t\u00eb fushatave. Delegacioni u informua gjithashtu p\u00ebr gjoba t\u00eb konsideruara joproporcionale, t\u00eb vendosura p\u00ebr deklarata fushate t\u00eb cilat jan\u00eb cil\u00ebsuar si nxit\u00ebse ose diskriminuese. Kjo ka nxitur nj\u00eb debat mbi balancimin e mbrojtjes s\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb sanksionuar gjuh\u00ebn e urrejtjes. Nd\u00ebrsa mbulimi mediatik u vler\u00ebsua si i balancuar dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret, delegacioni d\u00ebgjoi shqet\u00ebsime lidhur me sponsorizimin politik t\u00eb mediave dhe sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve. Me 2.1 milion\u00eb votues t\u00eb regjistruar n\u00eb nj\u00eb popullsi prej 1.5 milion\u00eb banor\u00ebsh. Duke u mbajtur n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb q\u00eb p\u00ebrkon me kthimin e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr festat e fundvitit, disa modalitete q\u00eb lejojn\u00eb votimin jasht\u00eb vendit n\u00eb ambientet diplomatike ose p\u00ebrmes post\u00ebs u p\u00ebrmir\u00ebsuan gjithashtu. K\u00ebto zgjedhje t\u00eb parakohshme synonin t\u00eb vendosnin fundin e nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i politik. Delegacioni i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb rikthimin e institucioneve funksionale p\u00ebrpara zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2026 nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, dhe t\u00eb respektojn\u00eb aspiratat demokratike dhe euro-atlantike t\u00eb votuesve. Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Komisioni i Venecias jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kuadrit zgjedhor dhe forcimin e kapaciteteve t\u00eb aktor\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr menaxhimin e zgjedhjeve\u201d, shtoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i delegacionit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs (PACE), Yunus Emre, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb, profesionale dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, pavar\u00ebsisht afateve t\u00eb shkurtra zgjedhore. N\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media pas misionit v\u00ebzhgues, Emre theksoi se procesi zgjedhor u karakterizua nga mungesa e incidenteve serioze, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1178839,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2553,1752],"tags":[],"class_list":["post-1178837","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2025","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178837","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1178837"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1178837\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1178839"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1178837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1178837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1178837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}