{"id":1180382,"date":"2026-01-02T22:03:45","date_gmt":"2026-01-02T21:03:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1180382"},"modified":"2026-01-02T22:03:45","modified_gmt":"2026-01-02T21:03:45","slug":"2026-me-pak-genjeshtra-online","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/2026-me-pak-genjeshtra-online\/","title":{"rendered":"2026: M\u00eb pak g\u00ebnjeshtra online?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2026, le t\u00eb jemi vigjilent\u00eb dhe kritik\u00eb: t\u00eb lexojm\u00eb, t\u00eb verifikojm\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb m\u00eb ngadal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Lufta kund\u00ebr dezinformimit nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te qeverit\u00eb apo platformat, por te praktikat tona t\u00eb p\u00ebrditshme. Nuk duhet t\u00eb kemi dyshime p\u00ebr gjith\u00e7ka, por t\u00eb kultivojm\u00eb nj\u00eb higjien\u00eb digjitale, ashtu si\u00e7 kujdesemi p\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb fizik apo p\u00ebr ushqimin,<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do viti \u00ebsht\u00eb zakon t\u00eb zotohemi: p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u2019i b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb \u2013 t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb sport, t\u00eb takohemi m\u00eb shpesh me miqt\u00eb, t\u00eb kemi nj\u00eb higjien\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, etj. Un\u00eb propozoj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb kemi nj\u00eb higjien\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb informacionit dhe t\u00eb rrjeteve sociale.<\/p>\n<p>Sepse rrjetet sociale, videot online dhe platforma t\u00eb tjera ku kalojm\u00eb shum\u00eb koh\u00eb, ku relaksohemi dhe k\u00ebnaqemi, jan\u00eb gjithashtu hap\u00ebsira ku mund t\u00eb jemi t\u00eb v\u00ebzhguar, mashtruar ose t\u00eb manipuluar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026, le t\u00eb jemi vigjilent\u00eb dhe kritik\u00eb: t\u00eb lexojm\u00eb, t\u00eb verifikojm\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb m\u00eb ngadal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Lufta kund\u00ebr dezinformimit nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te qeverit\u00eb apo platformat, por te praktikat tona t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb kemi dyshime p\u00ebr gjith\u00e7ka, por t\u00eb kultivojm\u00eb nj\u00eb higjien\u00eb digjitale, ashtu si\u00e7 kujdesemi p\u00ebr sh\u00ebndetin ton\u00eb fizik apo p\u00ebr ushqimin.<\/p>\n<p>Sulmet n\u00eb fush\u00ebn e informacionit jan\u00eb nj\u00eb dimension ky\u00e7 i konflikteve dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dezinformimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb arm\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Manipulimet e informacionit nuk jan\u00eb nj\u00eb fenomen i ri, por po industrializohen, pasi digjitalizimi ka transformuar thell\u00ebsisht shtrirjen dhe ndikimin e tyre. Nj\u00eb studim i Massachusetts Institute of Technology (MIT) n\u00eb vitin 2018 tregonte se, mesatarisht, nj\u00eb informacion i rrem\u00eb qarkullonte gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb shpejt se nj\u00eb informacion i besuesh\u00ebm n\u00eb Twitter. Ky fenomen nuk \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar q\u00eb at\u00ebher\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb dhe m\u00eb pak e kushtueshme se kurr\u00eb t\u00eb zhvillohen fushata t\u00eb sofistikuara dezinformimi.<\/p>\n<p>Lufta informative p\u00ebrdor vazhdimisht teknika t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar demokracit\u00eb tona. M\u00ebnyrat e veprimit b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb komplekse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb evidentuar nga sh\u00ebrbimi teknik francez p\u00ebr mbrojtjen ndaj nd\u00ebrhyrjeve digjitale t\u00eb huaja: nj\u00eb seri llogarish false apo faqe interneti t\u00eb rreme, p\u00ebr shembull.<\/p>\n<p>Kufiri midis bot\u00ebs digjitale dhe realitetit \u00ebsht\u00eb zhdukur. Kur nj\u00eb thashetheme qarkullon online, ajo mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb protesta armiq\u00ebsore ose dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia nuk \u00ebsht\u00eb aktori i vet\u00ebm i dezinformimit, por ajo mobilizon burime pa krahasuesh\u00ebm me vendet e tjera. Ajo synon ve\u00e7an\u00ebrisht evropian\u00ebt dhe Franc\u00ebn, duke zgjatur n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale ofensiv\u00ebn e saj n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Franca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb target kryesor i manipulimeve dhe nd\u00ebrhyrjeve digjitale t\u00eb huaja. Ajo \u00ebsht\u00eb vendi i dyt\u00eb m\u00eb i sh\u00ebnjestruar pas Ukrain\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Sh\u00ebrbimit Evropian t\u00eb Veprimit. N\u00eb 2024, 152 sulme informative ishin drejtuar kund\u00ebr Franc\u00ebs, kryesisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Loj\u00ebrave Olimpike n\u00eb Paris dhe zgjedhjeve legjislative.<\/p>\n<p>Kjo lidhet me dend\u00ebsin\u00eb e lidhjeve t\u00eb Franc\u00ebs me jasht\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr nj\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar bazuar n\u00eb ligj. Konkurrent\u00ebt e saj e sulmojn\u00eb Franc\u00ebn, sepse ajo kund\u00ebrshton brutalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe refuzon p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs pa kufij.<\/p>\n<p>Aktualisht, nj\u00eb aktor i ri i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb sulmet informative ka dal\u00eb nga Shtetet e Bashkuara: p\u00ebrdorues dhe llogari online me shum\u00eb ndjek\u00ebs q\u00eb synojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar \u00e7do z\u00eb q\u00eb konsiderohet disonant. Fushatat aktuale kund\u00ebr t\u00eb ashtuquajturave pengesa ndaj liris\u00eb s\u00eb informacionit n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb nj\u00eb shembull kryesor. K\u00ebto sulme paraqesin nj\u00eb sfid\u00eb konkrete p\u00ebr demokracit\u00eb tona.<\/p>\n<p><strong>Strategjia e Franc\u00ebs ndaj manipulimeve t\u00eb informacionit<\/strong><\/p>\n<p>Franca ka forcuar nj\u00eb sistem reagimi ndaj manipulimeve t\u00eb informacionit: krijimi i nj\u00eb sh\u00ebrbimi p\u00ebr burime t\u00eb hapura (Viginum) p\u00ebr t\u00eb karakterizuar nd\u00ebrhyrjet digjitale t\u00eb huaja, sidomos gjat\u00eb zgjedhjeve; forcimi i mbrojtjes s\u00eb operacioneve ushtarake jasht\u00eb vendit; p\u00ebrmir\u00ebsimi i mekanizmave t\u00eb alarmit dhe reagimit, p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e nj\u00eb faqeje t\u00eb quajtur FrenchResponse n\u00eb X.<\/p>\n<p>Franca mb\u00ebshtet gjithashtu ekosistemet mediatike dhe rezilienc\u00ebn e tyre. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i trefisht\u00eb: p\u00ebrmir\u00ebsimi i mjedisit mediatik; mb\u00ebshtetja e prodhimit t\u00eb informacionit t\u00eb besuesh\u00ebm dhe rrjeteve t\u00eb verifikuesve t\u00eb fakteve; forcimi i edukimit mediatik. Ne mb\u00ebshtesim partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb si dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithashtu, duhet t\u00eb mbik\u00ebqyrim rregullimin e platformave. Gjat\u00eb presidenc\u00ebs franceze t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb 2021, Franca koordinoi miratimin e Digital Services Act (DSA). Ky ligj detyron platformat t\u00eb pajisen me mjete p\u00ebr luftimin e dezinformimit, sidomos n\u00eb zgjedhje, dhe t\u00eb jen\u00eb m\u00eb transparente p\u00ebr algoritmet e tyre. Franca ka denoncuar restrikcionet e vizave nga SHBA-ja ndaj personaliteteve evropiane q\u00eb punuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj. DSA u miratua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb paligjshme online at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paligjshme offline. Ky rregull evropian mbron shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, debatet demokratike dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve. Ai nuk ka asnj\u00eb efekt ekstraterritorial dhe nuk synon ndonj\u00eb vend apo kompani specifike. Rregullat q\u00eb zbatohen n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale evropiane nuk duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen jasht\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p><em>*Autori \u00ebsht\u00eb Ambasador i Franc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2026, le t\u00eb jemi vigjilent\u00eb dhe kritik\u00eb: t\u00eb lexojm\u00eb, t\u00eb verifikojm\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb m\u00eb ngadal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb informacion m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Lufta kund\u00ebr dezinformimit nuk mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te qeverit\u00eb apo platformat, por te praktikat tona t\u00eb p\u00ebrditshme. Nuk duhet t\u00eb kemi dyshime p\u00ebr gjith\u00e7ka, por t\u00eb kultivojm\u00eb nj\u00eb higjien\u00eb digjitale, ashtu si\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1095281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1180382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1180382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1180382"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1180382\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1095281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1180382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1180382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1180382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}