{"id":1181686,"date":"2026-01-06T20:00:20","date_gmt":"2026-01-06T19:00:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1181686"},"modified":"2026-01-06T22:51:06","modified_gmt":"2026-01-06T21:51:06","slug":"u-d-i-drejtorit-te-rtk-se-deklaroi-rrejshem-pasurine-fshehu-te-ardhurat-mujore-nga-nje-biznes-privat-dhe-poziten-ne-kompanine-ku-ka-pronesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/u-d-i-drejtorit-te-rtk-se-deklaroi-rrejshem-pasurine-fshehu-te-ardhurat-mujore-nga-nje-biznes-privat-dhe-poziten-ne-kompanine-ku-ka-pronesi\/","title":{"rendered":"U.D. i drejtorit t\u00eb RTK-s\u00eb deklaroi rrejsh\u00ebm pasurin\u00eb: Fshehu t\u00eb ardhurat mujore nga nj\u00eb biznes privat dhe pozit\u00ebn n\u00eb kompanin\u00eb ku ka pron\u00ebsi"},"content":{"rendered":"<p><strong>U.D. i drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb, Hysen Hundozi, po del se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb formularin e dor\u00ebzuar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, dat\u00ebn e em\u00ebrimit e ka deklaruar dy muaj m\u00eb von\u00eb sesa kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga Bordi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb g<\/strong><strong>azeta online Reporteri.net ka zbuluar se <\/strong><strong>deri nj\u00eb muaj pasi e mori pozit\u00ebn, Hundozi p\u00ebrve\u00e7 pag\u00ebs mujore nga transmetuesi publik, k<\/strong><strong>a pasur t\u00eb hyra t\u00eb rregullta edhe nga nj\u00eb biznes privat e t\u00eb cilat nuk i ka deklaruar fare. Ai nuk ka deklaruar as se \u00ebsht\u00eb edhe drejtor menaxhues n\u00eb kompanin\u00eb ku ka 20% pron\u00ebsi.<\/strong><\/p>\n<p>Hysen Hundozi u em\u00ebrua si ushtrues detyre i drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb m\u00eb 31.10.2024.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.rtklive.com\/sq\/docs\/archive\/873.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Em\u00ebrimi i tij<\/a> ngriti shum\u00eb dilema rreth ligjshm\u00ebris\u00eb, pasi q\u00eb bordi i mbetur i RTK-s\u00eb e <a href=\"https:\/\/www.rtklive.com\/sq\/docs\/archive\/872.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kishte ndryshuar Statutin<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/www.rtklive.com\/sq\/docs\/archive\/880.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb rregullore<\/a> p\u00ebr ta em\u00ebruar Hundozin si u.d. drejtor me gjasht\u00eb vota p\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i \u00ebsht\u00eb \u201cikur\u201d obligimit ligjor q\u00eb del nga Ligji i RTK-s\u00eb q\u00eb drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm em\u00ebrohet me 2\/3 e votave p\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se duhen tet\u00eb vota p\u00ebr. Kjo edhe p\u00ebr faktin se sipas statutit t\u00eb RTK-s\u00eb, u.d. t\u00eb drejtorit i jepen t\u00eb gjitha kompetencat q\u00eb i ka drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ky ndryshim i dyshimt\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga bordi i RTK-s\u00eb, pasi q\u00eb Hundozi si propozim nuk kishte marr\u00eb votat e mjaftueshme n\u00eb mbledhjen paraprake t\u00eb bordit. Fakti q\u00eb ai nuk po i merrte tet\u00eb vota p\u00ebr, nga n\u00ebnt\u00eb an\u00ebtar\u00ebt aktiv (tre t\u00eb dor\u00ebhequr), u \u201cmund\u00ebsua\u201d q\u00eb ai t\u00eb em\u00ebrohet me gjasht\u00eb vota.<\/p>\n<h2>Deklarimi i rrejsh\u00ebm i pasuris\u00eb dhe konflikti i interesit<\/h2>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, Hundozi po dyshohet se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrejsh\u00ebm n\u00eb regjistrin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri ka hulumtuar lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe sipas gjetjeve brenda ATK-s\u00eb, Hundozi deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2024 ka pasur t\u00eb hyra t\u00eb rregullta mujore edhe nga nj\u00eb kompani private. Por, k\u00ebto t\u00eb hyra nuk i ka deklaruar fare <a href=\"https:\/\/apk-rks.net\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Institucionet%20e%20pavarura\/Radio%20Televizioni%20i%20Kosov%C3%ABs\/Hysen%20Hundozi.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb formularin e dor\u00ebzuar<\/a> vjet n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 tjera, n\u00eb dokumentin e dor\u00ebzuar n\u00eb APK m\u00eb 27.02.2025, Hundozi e ka deklaruar 31 dhjetorin 2024 si dat\u00eb t\u00eb em\u00ebrimit n\u00eb krye t\u00eb RTK-s\u00eb, e jo <a href=\"https:\/\/www.rtklive.com\/sq\/docs\/archive\/873.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">31 tetorin 2024<\/a>, dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga Bordi.<\/p>\n<p>Deklarimi i rrem\u00eb i pasuris\u00eb sipas Kodit Penal t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none;\" src=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1gcscZk-hmMEbTCIix4btb59obxVggA-Z\/preview\" width=\"100%\" height=\"600\"><br \/>\n<\/iframe><\/p>\n<p>Tutje, <a href=\"https:\/\/apk-rks.net\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Institucionet%20e%20pavarura\/Radio%20Televizioni%20i%20Kosov%C3%ABs\/Hysen%20Hundozi.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb deklarimin e tij t\u00eb pasuris\u00eb<\/a>, Hundozi e ka cekur se \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar i kompanis\u00eb \u201cDendron Alliance\u201d me 20% t\u00eb aksioneve, ndon\u00ebse nuk paraqiti t\u00eb ardhura nga ky biznes.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk e deklaroi se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kompani private \u00ebsht\u00eb edhe drejtor menaxhues, si\u00e7 figuron n\u00eb regjistrin n\u00eb ARBK.<\/p>\n<p>Biznesi n\u00eb fjal\u00eb, i themeluar n\u00eb vitin 2020, ka edhe aktivitete q\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebn me fush\u00ebn e mediave si: Marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun dhe aktivitetet e komunikimit; Riprodhimi i mediave t\u00eb incizuara etj.. Aktivitete k\u00ebto q\u00eb e rrisin edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr konflikt t\u00eb interesit, duke marr\u00eb parasysh pozit\u00ebn e tij n\u00eb RTK.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gazeta online Reporteri.net qysh m\u00eb 10 dhjetor 2025 i ka d\u00ebrguar pyetje Hundozit, por edhe pas pritjes p\u00ebr gati nj\u00eb muaj, ai nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1181746\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/dendron-alliance_reporteri_hysen-hundozi_rtk.jpg\" alt=\"\" width=\"1510\" height=\"1311\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/dendron-alliance_reporteri_hysen-hundozi_rtk.jpg 1510w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/dendron-alliance_reporteri_hysen-hundozi_rtk-300x260.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/dendron-alliance_reporteri_hysen-hundozi_rtk-1024x889.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/dendron-alliance_reporteri_hysen-hundozi_rtk-768x667.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1510px) 100vw, 1510px\" \/><\/p>\n<h2>APK: U.D. i drejtorit duhet ta deklaroj\u00eb dat\u00ebn e em\u00ebrimit, i ndalohet roli menaxhues n\u00eb biznese private<\/h2>\n<p>Reporteri.net ka d\u00ebrguar pyetje n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit se si veprohet kur nj\u00eb zyrtar publik nuk deklaron sakt\u00eb dat\u00ebn e em\u00ebrimit, ose e deklaron rrejsh\u00ebm si dhe ka pyetur n\u00ebse n\u00eb rastet kur i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb drejtor menaxhues n\u00eb nj\u00eb biznes, a paraqet konflikt interesi.<\/p>\n<p>Nga kjo agjenci kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb formularin e deklarimit duhet t\u00eb pasqyrohet data e em\u00ebrimit n\u00eb pozit\u00ebn ushtruese t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebrshkrimi i funksionit me sh\u00ebnimin \u201cUshtrues i Detyr\u00ebs (U.D.)\u201d, me q\u00ebllim t\u00eb reflektimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb statusit t\u00eb zyrtarit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Lidhur me nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm si\u00e7 keni potencuar ju, Agjencia sqaron se \u00e7do subjekt deklarues \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb deklaroj\u00eb gjendjen aktuale t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb hyrat e realizuara, n\u00eb p\u00ebrputhje me afatet dhe kriteret ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligje<\/em>\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb p\u00ebrgjigj\u00ebn e Agjencis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, edhe Agjencia konfirmon se Hundozi n\u00eb formularin n\u00eb APK do t\u00eb duhej ta deklaronte dat\u00ebn e em\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Tutje, Agjencia p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit thot\u00eb se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kompetencave t\u00eb saj, verifikon dat\u00ebn zyrtare t\u00eb em\u00ebrimit n\u00eb funksionin publik, afatin kohor t\u00eb deklarimit dhe sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb deklaruara, duke k\u00ebrkuar informacione shtes\u00eb nga institucionet kompetente.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00ebse nga shqyrtimi konstatohet se deklarimi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me obligimet ligjore ose se ka pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarim, Agjencia nd\u00ebrmerr veprimet p\u00ebrkat\u00ebse ligjore, sipas procedurave t\u00eb parashikuara<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ushtrimit paralel t\u00eb funksionit publik dhe atij privat, Agjencia rithekson se zyrtari i lart\u00eb publik, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Ushtruesin e Detyr\u00ebs, mund t\u00eb ket\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje private, \u201c<em>mir\u00ebpo gjat\u00eb koh\u00ebs sa ushtron funksionin publik nuk i lejohet ushtrimi i funksionit menaxhues n\u00eb biznes privat, n\u00eb p\u00ebrputhje me Nenin 13, Paragrafi 1, t\u00eb Ligjit Nr. 06\/L-011 p\u00ebr Parandalimin e Konfliktit t\u00eb Interesit n\u00eb Ushtrimin e Funksionit Publik<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret u.d. drejtori Hundozi \u00ebsht\u00eb drejtor menaxhues n\u00eb biznesin privat, pozit\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e ka deklaruar fare. Si\u00e7 e thekson edhe Agjencia n\u00eb p\u00ebrgjigje, mbajtja e dy pozitave t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe me deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet kur identifikohet dyshimi p\u00ebr ushtrim t\u00eb funksioneve n\u00eb papajtueshm\u00ebri me k\u00ebt\u00eb ligj, Agjencia inicion procedur\u00ebn administrative p\u00ebr shqyrtimin e konfliktit t\u00eb interesit, n\u00eb pajtim me Nenin 22 t\u00eb ligjit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>Edhe duke qen\u00eb U.D. zyrtari i lart\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrje (biznes) privat, por p\u00ebrderisa ushtron funksionin e zyrtarit t\u00eb lart\u00eb, ai nuk ka t\u00eb drejten e ushtimit t\u00eb funksionit menaxhues n\u00eb biznes privat (neni 13 paragrafi 1, i Ligjit p\u00ebr PKI)<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit.<\/p>\n<h2>Tre mandate t\u00eb dyshimta si U.D. i kreut t\u00eb RTK-s\u00eb<\/h2>\n<p>Sipas statutit t\u00eb RTK-s\u00eb, mandati i u.d drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm i RTK-s\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti gjasht\u00eb muaj. Personi i nj\u00ebjt\u00eb nuk mund t\u00eb em\u00ebrohet dy her\u00eb si u.d..<\/p>\n<p>Mandati i par\u00eb i dyshimt\u00eb i Hundozit q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me vet\u00ebm gjasht\u00eb vota, ka skaduar me 30 prill 2025. N\u00eb ueb faqe t\u00eb RTK-s\u00eb nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb ri t\u00eb bordit p\u00ebr vazhdimin mandatit t\u00eb tij, pasi q\u00eb kjo do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me statutin e RTK-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nenin 19.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si\u00e7 merr vesh Reporteri.net, ky \u201cvazhdim\u201d i dyt\u00eb mandatit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes ndonj\u00eb vendimi, por vet\u00ebm me nj\u00eb dakordim joformal mes kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit t\u00eb transmetuesit publik. Por, edhe pse gjasht\u00eb muajshi i dyt\u00eb <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vazhdon-hallakama-rilind-gervalla-denoncoi-ne-polici-hysen-hundozin-hetuesit-lypin-dokumente-nga-rtk-ja\/\">\u00ebsht\u00eb konsumuar<\/a>, Hundozi vazhdon ende t\u00eb ushtroj\u00eb pozit\u00ebn e u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"egBxw1qPE3\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/liroje-zyren-tani-lufte-ne-rtk-se-kush-eshte-shefi-mes-rilind-gervalles-dhe-hysen-hundozit\/\">\u201cLiroje zyr\u00ebn TANI!\u201d \u2013 \u201cluft\u00eb\u201d n\u00eb RTK se kush \u00ebsht\u00eb shefi mes Rilind G\u00ebrvall\u00ebs dhe Hysen Hundozit<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201c\u201cLiroje zyr\u00ebn TANI!\u201d \u2013 \u201cluft\u00eb\u201d n\u00eb RTK se kush \u00ebsht\u00eb shefi mes Rilind G\u00ebrvall\u00ebs dhe Hysen Hundozit\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/liroje-zyren-tani-lufte-ne-rtk-se-kush-eshte-shefi-mes-rilind-gervalles-dhe-hysen-hundozit\/embed\/#?secret=EKHYvZOlCP#?secret=egBxw1qPE3\" data-secret=\"egBxw1qPE3\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"uwgcdWVtCp\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vendimi-i-pabaze-i-u-d-te-drejtorit-te-rtk-se-qe-ia-mundesoi-shokut-te-tij-kryesindikalist-pagen-rreth-1500-euro\/\">Vendimi i pabaz\u00eb i u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb RTK-s\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebsoi shokut t\u00eb tij kryesindikalist pag\u00ebn rreth 1500 euro<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cVendimi i pabaz\u00eb i u.d. t\u00eb drejtorit t\u00eb RTK-s\u00eb q\u00eb ia mund\u00ebsoi shokut t\u00eb tij kryesindikalist pag\u00ebn rreth 1500 euro\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/vendimi-i-pabaze-i-u-d-te-drejtorit-te-rtk-se-qe-ia-mundesoi-shokut-te-tij-kryesindikalist-pagen-rreth-1500-euro\/embed\/#?secret=igPy6AsDwJ#?secret=uwgcdWVtCp\" data-secret=\"uwgcdWVtCp\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>U.D. i drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb RTK-s\u00eb, Hysen Hundozi, po del se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb formularin e dor\u00ebzuar n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, dat\u00ebn e em\u00ebrimit e ka deklaruar dy muaj m\u00eb von\u00eb sesa kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga Bordi. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gazeta online Reporteri.net ka zbuluar se deri nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1181727,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763,21],"tags":[2651,2650,2649,2599,1886,794],"class_list":["post-1181686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","category-lajme","tag-agjencia-per-parandalimin-e-korrupsionit","tag-apk","tag-deklarimi-i-pasurise","tag-hysen-hundozi","tag-konflikt-interesi","tag-rtk"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1181686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1181686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1181686\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1181727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1181686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1181686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1181686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}