{"id":1182982,"date":"2026-01-09T15:15:35","date_gmt":"2026-01-09T14:15:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1182982"},"modified":"2026-01-09T16:25:58","modified_gmt":"2026-01-09T15:25:58","slug":"mazreku-e-hana-dyshohet-se-moren-kunderligjshem-edhe-nga-25-mije-euro-nga-bks","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/mazreku-e-hana-dyshohet-se-moren-kunderligjshem-edhe-nga-25-mije-euro-nga-bks\/","title":{"rendered":"Mazreku e Hana dyshohet se mor\u00ebn kund\u00ebrligjsh\u00ebm edhe nga 25 mij\u00eb euro nga BKS"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-drejtori i BKS-s\u00eb Sami Mazreku dhe Venhar Hana ish-udh\u00ebheq\u00ebs i zyr\u00ebs ligjore, derisa ishin n\u00eb detyr\u00eb, dyshohet se p\u00ebrmes p\u00ebrpilimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb rreme, kund\u00ebrligjsh\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrfituar shum\u00ebn prej 25 mij\u00eb euro neto secili. Prokuroria po e heton edhe k\u00ebt\u00eb rast, raporton &#8220;<a href=\"https:\/\/cohu.org\/blog\/mazreku-e-hana-dyshohet-moren-kunderligjshem-edhe-nga-25-mije-euro-nga-bks\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Preportr<\/a>&#8220;.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prizren pati nisur edhe nj\u00eb hetim tjet\u00ebr ndaj ish-drejtorit t\u00eb Byros\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimeve, Sami Mazreku dhe ish-p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor t\u00eb BKS-s\u00eb Venhar Hana. Edhe ky rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aksionit t\u00eb djesh\u00ebm t\u00eb prokuroris\u00eb. Por nga ky institucion nuk japin m\u00eb shum\u00eb informacione.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket intervistimit t\u00eb dyshuarve jemi n\u00eb faz\u00eb t\u00eb hershme andaj nuk mund t\u00eb japim informata t\u00eb cilat mund t\u00eb cenojn\u00eb hetimin\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast, Preportr\u00a0<a href=\"https:\/\/cohu.org\/blog\/keqmenaxhimi-masiv-i-byrose\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">n\u00eb mars vitit 2025 kishte publikuar nj\u00eb hulumtim\u00a0<\/a>bazuar n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs se ekziston dyshimi i bazuar se Venhar Hana s\u00eb bashku me Sami Mazrekun, kund\u00ebrligjsh\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrfituar shum\u00ebn prej <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/keqmenaxhimi-masiv-i-byrose\/\">25 mij\u00eb euro<\/a> neto secili n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblimit p\u00ebr pun\u00ebn e kryer.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb vendim policia thekson se ka k\u00ebrkuar procesverbalin e mbledhjes, p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ai vendim, por n\u00eb baz\u00eb t\u00eb arkivit t\u00eb Byros\u00eb ai procesverbal nuk ekziston.<\/p>\n<p>\u201cNga d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb dyshohet se Sami Mazreku dhe Venhar Hana \u2013 udh\u00ebheq\u00ebs i zyr\u00ebs ligjore t\u00eb Byros\u00eb, si persona p\u00ebrgjegj\u00ebs gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike n\u00eb BKS, p\u00ebrmes p\u00ebrpilimit t\u00eb dokumenteve me p\u00ebrmbajtje t\u00eb rreme me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb dobis\u00eb pasurore p\u00ebr vete apo p\u00ebr ndonj\u00eb person tjet\u00ebr, kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale keqp\u00ebrdorim i autorizimeve ekonomike nga neni 284 paragrafi 1.2 t\u00eb KPRK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb raportin e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rast ka kaluar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Prizren, pasi q\u00eb fillimisht ishte deleguar n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, nga Prokuroria Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK). Kjo e fundit kishte konsideruar se kjo vep\u00ebr penale nuk bie n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb l\u00ebndore e as n\u00eb kompetenc\u00eb plot\u00ebsuese t\u00eb PSRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb gjitha pikat tjera t\u00eb ngritura n\u00eb raportin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb hedhur posht\u00eb nga prokurorja e rastit, Ilirjana \u00c7ollaku \u2013 Tafa, duke e mbyllur rastin, edhe p\u00ebr dyshimet p\u00ebr marr\u00ebveshje jasht\u00ebgjyq\u00ebsore t\u00eb jasht\u00ebligjshme, p\u00ebr p\u00ebrmbarim t\u00eb paligjsh\u00ebm etj.<\/p>\n<p>Te ky pretendim raporti i policis\u00eb ka theksuar se ka pasur falsifikim t\u00eb dokumenteve p\u00ebr p\u00ebrmbarim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e m\u00ebhersh\u00ebm Preportr ka raportuar se sipas policis\u00eb, nga d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar se Sami Mazreku drejtor ekzekutiv i Byros\u00eb, si person zyrtar, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn apo autoritetin zyrtar, i ka tejkaluar kompetencat e tij me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb \u00e7far\u00ebdo dobie p\u00ebr vete ose personin tjet\u00ebr, ose q\u00eb t\u2019i shkel t\u00eb drejtat e personit tjet\u00ebr, \u201cduke p\u00ebrgatitur dokumentin zyrtar, propozim p\u00ebr p\u00ebrmbarim n\u00eb t\u00eb cilin sh\u00ebnon t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme dhe me n\u00ebnshkrimin e tij dhe vul\u00ebn zyrtare v\u00ebrteton dokumentin zyrtar e cila p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme (ndryshuar p\u00ebrmbajtjen e aktgjykimit t\u00eb plotfuqish\u00ebm C.nr.885\/16 t\u00eb dat\u00ebs 25.09.2019 t\u00eb nxjerr\u00eb nga Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb) dhe e d\u00ebrgon n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrmbaruesit privat \u2018Vais Law\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Por, edhe k\u00ebt\u00eb pik\u00eb e ka mbyllur prokurorja e rastit, me arsyetimin se pala e cila \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb p\u00ebrmbarim e ka prap\u00ebsuar p\u00ebrmbarimin p\u00ebrmes gjykat\u00ebs, dhe rrjedhimisht nuk i \u00ebsht\u00eb shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm.<\/p>\n<p>Mediumi pati d\u00ebrguar pyetje n\u00eb adres\u00eb t\u00eb \u201cVais Law\u201d dhe p\u00ebrmbaruesit Valdrin Beka (p\u00ebrmes e-mailit dhe telefonit). Nd\u00ebrkoh\u00eb, pas disa jav\u00ebsh ka kontaktuar edhe me zyr\u00ebn e tij, t\u00eb cil\u00ebt na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u2019ia p\u00ebrcjellin porosin\u00eb. Por edhe pas pritjes p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr muaj dhe insistimit nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Gjat\u00eb realizimit t\u00eb hulumtimit, e pamundur ishte t\u00eb kontaktohej edhe Sami Mazreku, p\u00ebrkund\u00ebr insistimit disamujor.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast dhe pretendimet e policis\u00eb, mediumi ka d\u00ebrguar pyetje me shkrim p\u00ebrmes emal-it dhe telefonit te Venhar Hana, nd\u00ebrkoh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shkurt p\u00ebrmes telefonit se \u00ebsht\u00eb shkruar mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se nuk ka se \u00e7ka t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Venhar Hana po p\u00ebrballet edhe me nj\u00eb proces tjet\u00ebr gjyq\u00ebsor, ai n\u00eb qershor t\u00eb viit 2025 u arrestua lidhur me dyshimet p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr rast. Hana n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025 u\u00a0lirua\u00a0nga paraburgimi.<\/p>\n<h2>Keqmenaxhim i theksuar n\u00eb Byro<\/h2>\n<p>Preportr n\u00eb mars t\u00eb vitit 2025 ka publikuar nj\u00eb hulumtim lidhur me menaxhimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb Byros\u00eb n\u00eb vitet e fundit dhe ka siguruar nj\u00eb raport t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb ekzaminimit q\u00eb Banka Qendrore e Kosov\u00ebs (BQK), e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Byro. Ekzaminimi ka filluar me dat\u00ebn 6 korrik 2023 dhe ka p\u00ebrfunduar m\u00eb 15 gusht 2023 duke p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb dat\u00ebs 31 dhjetor 2022 dhe t\u00eb dat\u00ebs 31 mars 2023.<\/p>\n<p>Gjetjet e k\u00ebtij ekzaminimi tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb keqmenaxhim t\u00eb theksuar n\u00eb Byron\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit n\u00eb disa segmente.<\/p>\n<p>Sipas raportit ekzaminues, me veprimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohore, \u00ebsht\u00eb shkelur Ligji p\u00ebr Sigurimet dhe rregulloret e brendshme t\u00eb Byros\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAuditori i brendsh\u00ebm paraprak, i cili ka paraqitur t\u00eb gjetura p\u00ebr trajtimin dhe pages\u00ebn e d\u00ebmeve n\u00eb raportet e auditimit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb prezantuara n\u00eb vitin 2018, \u00ebsht\u00eb larguar nga pozita e auditorit t\u00eb brendsh\u00ebm, meqen\u00ebse nuk i \u00ebsht\u00eb vazhduar kontrata e pun\u00ebs\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gjetja tjet\u00ebr, tregon se byroja kishte t\u00eb pun\u00ebsuar nj\u00eb zyrtar p\u00ebr komunikim me publikun me pag\u00eb n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb departamenteve. Po ashtu kishte pun\u00ebsuar edhe k\u00ebshilltar p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me institucione.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zyrtar\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar raporte pune, ku do t\u00eb dokumentohej angazhimi i tyre, mir\u00ebpo raportet respektive nuk jan\u00eb ofruar nga Byroja\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<h2>Nuk dokumentohet shpenzimi i 38 mij\u00eb euro p\u00ebr seminare<\/h2>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb evidentuar edhe shpenzime t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb arsyetuara. P\u00ebr vitin 2022, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb ofruara, shpenzimet e pun\u00ebtorive jan\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 38 mij\u00eb euro, ku 25 mij\u00eb prej tyre jan\u00eb paguar p\u00ebr agjensionin turistik \u201cSharr Travel\u201d lidhur me sh\u00ebrbimet e akomodimit dhe transportit.<\/p>\n<p>Raporti thekson se p\u00ebr k\u00ebto pagesa n\u00eb em\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtimeve p\u00ebr pun\u00ebtorit\u00eb e autorizuara nga kryeshefi ekzekutiv, p\u00ebrve\u00e7 faturave dhe konfirmimeve bankare mbi pages\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar arsyeshm\u00ebria e tyre, sikurse pun\u00ebtorit\u00eb e organizuara\/q\u00ebllimi i ngjarjeve respektive, numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe elementet tjera. Po ashtu, byroja nuk ka argumentuar m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb subjektit n\u00eb fjal\u00eb duke rezultuar me jotransparenc\u00eb, thekson raporti.<\/p>\n<p>Nga kompania \u201cSharr Travel\u201d kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Preportr se i kan\u00eb kryer k\u00ebto sh\u00ebrbime p\u00ebr Byron\u00eb gjat\u00eb vitit 2022 sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tyre, por edhe p\u00ebrkund\u00ebr insistimit, nuk kan\u00eb ofruar t\u00eb dh\u00ebna se p\u00ebr sa pun\u00ebtori dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs kan\u00eb organizuar transportin dhe akomodimin.<\/p>\n<p>Parregullsi jan\u00eb evidentuar edhe n\u00eb trajtimin dhe pages\u00ebn e d\u00ebmeve. Tabela m\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrmbledhura nga raporti i BQK-s\u00eb tregon p\u00ebr mosp\u00ebrputhje t\u00eb m\u00ebdha mes d\u00ebmeve t\u00eb vler\u00ebsuara nga ekspertiza dhe pagesave q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Byroja.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1182983\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/484853576-1078700944292176-8733937262457113832-n.webp\" alt=\"\" width=\"1041\" height=\"2048\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/484853576-1078700944292176-8733937262457113832-n.webp 1041w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/484853576-1078700944292176-8733937262457113832-n-152x300.webp 152w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/484853576-1078700944292176-8733937262457113832-n-521x1024.webp 521w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/484853576-1078700944292176-8733937262457113832-n-768x1511.webp 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/484853576-1078700944292176-8733937262457113832-n-781x1536.webp 781w\" sizes=\"(max-width: 1041px) 100vw, 1041px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-drejtori i BKS-s\u00eb Sami Mazreku dhe Venhar Hana ish-udh\u00ebheq\u00ebs i zyr\u00ebs ligjore, derisa ishin n\u00eb detyr\u00eb, dyshohet se p\u00ebrmes p\u00ebrpilimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb rreme, kund\u00ebrligjsh\u00ebm kan\u00eb p\u00ebrfituar shum\u00ebn prej 25 mij\u00eb euro neto secili. Prokuroria po e heton edhe k\u00ebt\u00eb rast, raporton &#8220;Preportr&#8220;.\u00a0 Prokuroria Themelore n\u00eb Prizren pati nisur edhe nj\u00eb hetim tjet\u00ebr ndaj ish-drejtorit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1182989,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763],"tags":[],"class_list":["post-1182982","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1182982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1182982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1182982\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1182989"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1182982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1182982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1182982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}