{"id":1183076,"date":"2026-01-09T20:52:17","date_gmt":"2026-01-09T19:52:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1183076"},"modified":"2026-01-09T20:52:31","modified_gmt":"2026-01-09T19:52:31","slug":"arsyetimi-i-kushtetueses-per-shfuqizimin-e-13-ligjeve-te-qeverise-kurti-procedura-e-pershpejtuar-nuk-u-justifikua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/arsyetimi-i-kushtetueses-per-shfuqizimin-e-13-ligjeve-te-qeverise-kurti-procedura-e-pershpejtuar-nuk-u-justifikua\/","title":{"rendered":"Arsyetimi i Kushtetueses p\u00ebr shfuqizimin e 13 ligjeve t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti: Procedura e p\u00ebrshpejtuar nuk u justifikua"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka vendosur t\u00eb premten t\u00eb shfuqizoj\u00eb 13 ligje t\u00eb miratuara n\u00eb seanc\u00ebn e 5 dhjetorit 2024, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm tri ligje mbeten n\u00eb fuqi: Ligji p\u00ebr Bankat, Ligji p\u00ebr Inspektoratin Qendror t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut dhe Ligji p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative.<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs u mor pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Sipas arsyetimit t\u00eb Kushtetueses, ligjet e shfuqizuara nuk u rr\u00ebzuan p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e tyre, por p\u00ebr shkelje procedurale gjat\u00eb miratimit. Gjykata vler\u00ebsoi se Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi ligjet pa respektuar procedurat e parashikuara n\u00eb Rregulloren e Pun\u00ebs, duke cenuar rolin e komisioneve parlamentare dhe koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr shqyrtim dhe debat publik.<\/p>\n<p>Kryesisht, shkeljet nd\u00ebrlidhen me nenet 74 (Ushtrimi i Funksionit), 76 (Rregullorja e Pun\u00ebs) dhe 77 (Komisionet) t\u00eb Kushtetut\u00ebs. P\u00ebr 12 ligje, miratimi n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb pa shqyrtim t\u00eb duhur nga komisionet parlamentar\u00eb cenoi parimet e ndarjes s\u00eb pushteteve dhe siguris\u00eb juridike, t\u00eb garantuara nga nenet 4 dhe 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata tha se ligjv\u00ebnia e p\u00ebrshpejtuar lejohet n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ajo s\u2019duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb ato rutinore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa ligjv\u00ebnia e p\u00ebrshpejtuar ndonj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e nevojshme, procedura t\u00eb tilla urgjente duhet t\u00eb zbatohen vet\u00ebm n\u00eb rrethana t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe kurr\u00eb n\u00eb baza rutinore ose automatikisht. Ato duhet t\u00eb kufizohen n\u00eb raste t\u00eb v\u00ebrteta urgjence, kur rrethanat nuk lejojn\u00eb zhvillimin e zakonsh\u00ebm t\u00eb procedurave, si brenda qeveris\u00eb edhe ve\u00e7an\u00ebrisht para parlamentit. N\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk duhet t\u00eb zbatohen procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara thjesht p\u00ebr t\u00eb arritur shpejt objektivat e politikave, ose p\u00ebr t\u00eb anashkaluar rregullat mbi konsultimin publik ose vler\u00ebsimet e ndikimit, duke shmangur mekanizmat p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb verifikimit, konsultimit dhe mbik\u00ebqyrjes\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha se nj\u00eb keqp\u00ebrdorim i till\u00eb ndikon n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e legjislacionit, dob\u00ebson kontrollet e jashtme mbi qeverin\u00eb dhe shp\u00ebrfill parimin e ndarjes s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrdorimi i shpesht\u00eb i procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr miratimin e legjislacionit ndikon n\u00eb sigurin\u00eb ligjore; edhe p\u00ebr ekspert\u00ebt ligjor\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet gjendja aktuale\u201d.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1f16eR75ZteQlshqIjrMJZm3qWneCfDTi\/preview\" width=\"100%\" height=\"600\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Gjykata n\u00ebnvizon se procedura e miratimit t\u00eb ligjeve n\u00eb Kuvend duhet t\u00eb garantoj\u00eb proces transparent, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe demokratik dhe kjo procedur\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb juridike si nj\u00eb nga parimet par\u00ebsore t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 Kushtetut\u00ebs dhe detyrimit p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtetin legjislativ n\u00eb pajtim me Kushtetut\u00ebn, Kuvendi nuk i n\u00ebnshtrohet asnj\u00eb pushteti tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit nuk i n\u00ebnshtrohen asnj\u00eb mandati detyrues (shih, nd\u00ebr tjerash nenin 70 [Mandati i Deputet\u00ebve] t\u00eb Kushtetut\u00ebs). Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, neni 74 [Ushtrimi i Funksionit] i Kushtetut\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb garanci themelore p\u00ebr integritetin e funksionit p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb deputet\u00ebve, duke i lidhur ata drejtp\u00ebrdrejt me rregullat kushtetuese, ligjore dhe procedurale t\u00eb Kuvendit\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata gjithashtu analizoi se shkeljet procedurale nuk ishin thjesht formale, por preknin esenc\u00ebn e demokracis\u00eb parlamentare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs ka vendosur t\u00eb premten t\u00eb shfuqizoj\u00eb 13 ligje t\u00eb miratuara n\u00eb seanc\u00ebn e 5 dhjetorit 2024, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm tri ligje mbeten n\u00eb fuqi: Ligji p\u00ebr Bankat, Ligji p\u00ebr Inspektoratin Qendror t\u00eb Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Tregut dhe Ligji p\u00ebr Gjykat\u00ebn Administrative. Vendimi i Gjykat\u00ebs u mor pas shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1123551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1183076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1183076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1183076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1183076\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1123551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1183076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1183076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1183076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}