{"id":1186355,"date":"2026-01-19T12:31:41","date_gmt":"2026-01-19T11:31:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1186355"},"modified":"2026-01-19T12:33:29","modified_gmt":"2026-01-19T11:33:29","slug":"nga-kritika-te-shpifja-nje-vije-e-holle-qe-po-zhduket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nga-kritika-te-shpifja-nje-vije-e-holle-qe-po-zhduket\/","title":{"rendered":"Nga kritika te shpifja, nj\u00eb vij\u00eb e holl\u00eb q\u00eb po zhduket"},"content":{"rendered":"<p><strong>Me shpif\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me ia marr\u00eb tjetrit nderin me fjal\u00eb, tu e harru se te na fjala ka qen\u00eb bes\u00eb. N\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb shqiptare, fjala ka pas\u00eb pesh\u00eb, sepse nderi s\u2019ka qen\u00eb thjesht em\u00ebr, por vler\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ble e as shit\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Te na, fjala s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb e leht\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, shpifja e fyerja kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb sanksionuara si vepra penale, sepse fjala e rreme shihej si rrezik p\u00ebr rendin shoq\u00ebror dhe p\u00ebr nderin e njeriut. Me kalimin e koh\u00ebs dhe me afrimin drejt standardeve evropiane ligji ka nd\u00ebrruar qasje, sot shpifja e fyerja nuk trajtohen m\u00eb penalisht, por rregullohen me Ligjin civil kund\u00ebr shpifjes dhe fyerjes. Ky ndryshim nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb fjala e pav\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e lejueshme, por q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ka marr\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb. Neni 3 i k\u00ebtij ligji e thot\u00eb se Shpifja n\u00ebnkupton publikimin e nj\u00eb fakti ose deklarate t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb t\u00eb cil\u00ebn publikuesi e din ose \u00ebsht\u00eb dashur ta dij\u00eb se fakti dhe deklarata \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb, kuptimi i s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebmton reputacionin e nj\u00eb personi tjet\u00ebr. Ligji nuk nd\u00ebshkon ma me d\u00ebnim penal, por ia l\u00eb barr\u00ebn autorit me u p\u00ebrball\u00eb me pasojat civile t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb vet. N\u00eb thelb, ligji modern nuk e ul pesh\u00ebn e fjal\u00ebs, p\u00ebrkundrazi, e kthen at\u00eb te ajo q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb, bes\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nder. Sepse edhe sot, nj\u00ebsoj si dikur, fjala e th\u00ebn\u00eb pa mend e pa prov\u00eb mundet me e rr\u00ebnu nderin e tjetrit, e nderi s\u2019kthehet leht\u00eb.<\/p>\n<p>Personalisht, nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shikoj televizior, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsum i tep\u00ebrt i energjis\u00eb dhe nuk dua q\u00eb mendimin p\u00ebr dik\u00ebnd apo di\u00e7ka ta p\u00ebrkufizoj duke u ndikuar nga ato q\u00eb paraqiten n\u00eb televizior. Gjithsesi, fakti q\u00eb i ik q\u00ebndrimit para televizionit nuk m\u00eb shfaj\u00ebson q\u00eb telefoni dhe rrjetet sociale nuk m\u00eb len\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndikohem, por arsyetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ja l\u00eb zhvillimit t\u00eb teknologjis\u00eb dhe asaj hajt se do \u201ct\u00eb jem n\u00eb hap me koh\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Koh\u00ebt e fundit, zhvillimet bot\u00ebrore dhe ato n\u00eb vend kan\u00eb qen\u00eb mjaft\u00eb t\u00eb bujshme, si n\u00eb aspektin politik ekonomik e social, shkaqe k\u00ebto q\u00eb po na servohen emisione politike, ekonomike, gjysm\u00eb humoristike e shum\u00eb m\u00eb pak edukative e shkencore. Duket sikur t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb, shpifin, shajn\u00eb e ofendojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes e sikur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vrull gare se kush k\u00ebnd e sulmon m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb gjithsecili ka mendimin e vet t\u00eb lir\u00eb dhe mund t\u00eb shpreh at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron, por n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike po ashtu gjithsecili ka t\u00eb drejt\u00eb deri aty, ku nuk i cenohet e drejta e tjetrit, andaj edhe nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb apsolute por gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur bukur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb mir\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm e t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri tjetrin sepse vet\u00ebm duke pranuar se jemi t\u00eb ndrysh\u00ebm mund t\u00eb jetojm\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, imponimi i mendimeve dhe m\u00ebnyr\u00ebs se qysh secili vendos t\u00eb jetoj krijon vet\u00ebm pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe rrjedhimisht k\u00ebsaj edhe shoq\u00ebri jo stabile q\u00eb nuk i sh\u00ebrben asgj\u00eb s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Kritika publike \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e lejueshme, por e domosdoshme pasi sh\u00ebrben si mjet p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari dhe p\u00ebr t\u00eb u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Megjithat\u00eb, vitet e fundit po v\u00ebrehet gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh nj\u00eb fenomen shqet\u00ebsues, kritika po z\u00ebvend\u00ebsohet me akuza, opinioni me \u201cfakte\u201d, nd\u00ebrsa dyshimi me gjykim publik. Vija ndar\u00ebse mes kritik\u00ebs s\u00eb ligjshme dhe shpifjes po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb diskursin publik, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb media dhe rrjete sociale, po normalizohet ideja se mjafton t\u00eb kesh bindje personale p\u00ebr ta paraqitur at\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Juridikisht, kritika dhe shpifja nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Kritika ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vler\u00ebsim, mendim apo q\u00ebndrim subjektiv. Shpifja, p\u00ebrkundrazi, lidhet me paraqitjen e fakteve konkrete, t\u00eb pav\u00ebrteta, si t\u00eb mir\u00ebqena, me pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta n\u00eb reputacionin dhe dinjitetin e tjetrit.<\/p>\n<p>Bart\u00ebsit e funksioneve publike, p\u00ebr shkak t\u00eb rolit q\u00eb ushtrojn\u00eb, pa dyshim q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb prag m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tolerance ndaj kritik\u00ebs publike. Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ligji u jep qytetar\u00ebve dhe mediave hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr debat mbi \u00e7\u00ebshtjet me interes publik. Mir\u00ebpo, kjo toleranc\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pa kufi. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron vija e holl\u00eb mes kritik\u00ebs dhe shpifjes. Sipas nenit 6, t\u00eb Ligjit civil kund\u00ebr shpifjes dhe fyerjes, prova e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr deklarata q\u00eb prekin interesin publik, mbrojtja ligjore e atij q\u00eb flet ekziston vet\u00ebm n\u00ebse ai ka vepruar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pra, n\u00ebse ka verifikuar faktet, ka p\u00ebrdorur burime t\u00eb besueshme dhe nuk ka paraqitur dyshime personale si t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb kryera. Pra, kritika \u00ebsht\u00eb e lejueshme kur shpreh mendim, vler\u00ebsim apo shqet\u00ebsim, ajo shnd\u00ebrrohet n\u00eb shpifje n\u00eb momentin kur, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kritik\u00ebs, b\u00ebhen deklarime t\u00eb pav\u00ebrteta q\u00eb paraqiten si t\u00eb sigurta dhe q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin e nj\u00eb personi publik. Prandaj, edhe pse zyrtar\u00ebt publik\u00eb duhet t\u00eb durojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kritik\u00eb se qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm, askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb standard m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tolerance si licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpifur.<\/p>\n<p>N\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne jemi edukuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb e kujdesemi p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin, ai q\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb i vjet\u00ebr ka pas t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs jet\u00ebsore e jo vjet\u00ebve, prind\u00ebrit, miqt\u00eb e musafir\u00ebt i kemi pas t\u00eb shenj\u00ebt, dhe nuk ka pasur asgj\u00eb t\u00eb keqe me k\u00ebt\u00eb, tani kritikojm\u00eb e ofendojm\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb e quajm\u00eb \u201cmendimi im\u201d.<\/p>\n<p>Kur dikush deklaron publikisht se nj\u00eb person ka kryer keqp\u00ebrdorime, ka p\u00ebrfituar pasuri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme apo ka vepruar kund\u00ebrligjsh\u00ebm, k\u00ebto nuk jan\u00eb m\u00eb mendime, jan\u00eb akuza. Dhe akuzat, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, nuk verifikohen n\u00eb studio televizive apo n\u00eb komente n\u00eb rrjete sociale, por n\u00eb institucione dhe gjykata.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt problematik \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorimi i transparenc\u00ebs. Instrumente si deklarimi i pasuris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb jan\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb rritur besimin e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar korrupsionin. Por transparenca nuk \u00ebsht\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr lin\u00e7im publik. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nuk mund t\u00eb interpretohen sipas d\u00ebshir\u00ebs personale dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohen si situata p\u00ebr paligjshm\u00ebri, pa asnj\u00eb konstatim nga organet kompetente. Kur kjo ndodh, transparenca humb funksionin e saj dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet presioni dhe diskreditimi.<\/p>\n<p>Meq\u00eb kjo po ndodh\u00eb, gjykatat jan\u00eb e v\u00ebrshuar me padi p\u00ebr shpifje dhe meq\u00eb ka shum\u00eb as gjyqtar\u00ebt nuk jan\u00eb duke i marr\u00eb me seriozitet, kjo paraqet rrezik n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, ku m\u00eb nuk dihet cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe \u00e7ka nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet. Edhe ata persona q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sy t\u00eb publikut dhe kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb llogaridh\u00ebnie p\u00ebr pasurin\u00eb e krijuar por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr askush nuk na jep t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shprehim deklarata t\u00eb pav\u00ebrteta vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb deskridituar figur\u00ebn e dikujt vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cdikushi\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjykatat duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompensimin n\u00eb shuma m\u00eb t\u00eb larta, jo q\u00eb d\u00ebmi jo moral mund t\u00eb kompensohet me shum\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb parave sa do e madhe q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ajo, por \u00ebsht\u00eb satisfaksion moral t\u00eb pakt\u00ebn pasi q\u00eb kur fjala e pav\u00ebrtet\u00eb nuk ndalet nga kultura, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb ndalet nga ligji i cili e thot\u00eb qart\u00eb n\u00eb nenin 14 se: \u201cKompensimi do t\u00eb jet\u00eb proporcional me d\u00ebmin e shkaktuar dhe do t\u00eb caktohet vet\u00ebm me q\u00ebllim t\u00eb korrigjimit t\u00eb d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar ndaj reputacionit t\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb kompensuar \u00e7far\u00ebdo humbje t\u00eb provueshme aktuale financiare apo d\u00ebmi material. Gjat\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb kompensimit, gjykata \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb marr\u00eb parasysh t\u00eb gjitha rrethanat e rastit, n\u00eb ve\u00e7anti \u00e7far\u00ebdo mase t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur d\u00ebmin &#8230;.\u201d Kjo dispozit\u00eb nuk e kufizon gjykat\u00ebn me shuma simbolike, p\u00ebrkundrazi, ia jep p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb me vler\u00ebsu seriozisht pesh\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe pasojat e saj. Kur shpifja bahet publikisht, me q\u00ebllim diskreditimi dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr korrigjim apo t\u00ebrheqje, kompensimi duhet me qen\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe real, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr korrigjimin e d\u00ebmit t\u00eb viktim\u00ebs, por edhe si mesazh i qart\u00eb se fjala e rreme ka kosto. Vet\u00ebm p\u00ebrmes nj\u00eb qasjeje t\u00eb till\u00eb, gjykatat mund ta ndalin normalizimin e akuzave pa prova dhe ta kthejn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebn aty ku i takon.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e demokracis\u00eb, por ajo nuk \u00ebsht\u00eb absolute. Ajo shoq\u00ebrohet gjithmon\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. T\u00eb flas\u00ebsh publikisht do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr pasojat e fjal\u00ebs. Kritika \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme, por shpifja nuk \u00ebsht\u00eb form\u00eb debati, \u00ebsht\u00eb shkelje e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Normalizimi i akuzave pa prova nuk d\u00ebmton vet\u00ebm individ\u00ebt, por d\u00ebmton familje, rreth t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror, institucione dhe k\u00ebshtu krijon nj\u00eb ambient ku fjala humb pesh\u00ebn e saj. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku gjith\u00e7ka thuhet pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi, edhe e v\u00ebrteta b\u00ebhet e dyshimt\u00eb. N\u00eb fund, humb jo vet\u00ebm reputacioni i dikujt, por vet\u00eb standardi i sh\u00ebndosh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur vite e vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam nj\u00eb shoq\u00ebri ku kritika t\u00eb ket\u00eb vler\u00eb dhe fjala t\u00eb ket\u00eb pesh\u00eb, duhet ta rikthejm\u00eb qart\u00ebsin\u00eb, dyshimet hetohen, faktet provohen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrcaktohet nga gjykata.<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb zhurm\u00eb q\u00eb e zbeh vij\u00ebn mes kritik\u00ebs dhe shpifjes, nj\u00eb vij\u00eb q\u00eb nuk guxon t\u00eb zhduket.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, fjala mbetet prov\u00eb e karakterit. N\u00ebse e p\u00ebrdorim p\u00ebr me nd\u00ebrtu debat, ajo forcon demokracin\u00eb, n\u00ebse e p\u00ebrdorim p\u00ebr me shkat\u00ebrru nder, ajo e rr\u00ebnon shoq\u00ebrin\u00eb. Kritika \u00ebsht\u00eb e nevojshme, por shpifja \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Ligji sot na jep mjetet me e ndal\u00eb fjal\u00ebn e rreme, por kultura na e jep arsyen p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb. N\u00ebse duam me jetu n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku fjala ka pesh\u00eb e ku reputacioni nuk shkelet leht\u00eb, duhet me e rikthy nj\u00eb parim t\u00eb vjet\u00ebr shqiptar: fjala jepet me mend dhe mbahet me nder. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb vija mes kritik\u00ebs dhe shpifjes nuk zhduket, por mbetet aty ku duhet, e qart\u00eb dhe e drejt\u00eb.<\/p>\n<p><em>Autorja \u00ebsht\u00eb avokate. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim nuk paraqesin q\u00ebndrimet e mediumit.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me shpif\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me ia marr\u00eb tjetrit nderin me fjal\u00eb, tu e harru se te na fjala ka qen\u00eb bes\u00eb. N\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb shqiptare, fjala ka pas\u00eb pesh\u00eb, sepse nderi s\u2019ka qen\u00eb thjesht em\u00ebr, por vler\u00eb q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb ble e as shit\u00eb. Te na, fjala s\u2019ka qen\u00eb kurr\u00eb e leht\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1186360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1186355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1186355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1186355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1186355\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1186360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1186355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1186355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1186355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}