{"id":1186918,"date":"2026-01-20T18:43:40","date_gmt":"2026-01-20T17:43:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1186918"},"modified":"2026-01-20T19:13:45","modified_gmt":"2026-01-20T18:13:45","slug":"makinerite-e-propagandes-ne-zgjedhje-kosova-nen-rrethim-te-huaj-shqiperia-ne-vetasgjesim-te-brendshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/makinerite-e-propagandes-ne-zgjedhje-kosova-nen-rrethim-te-huaj-shqiperia-ne-vetasgjesim-te-brendshem\/","title":{"rendered":"Makinerit\u00eb e propagand\u00ebs n\u00eb zgjedhje: Kosova n\u00ebn &#8220;rrethim&#8221; t\u00eb huaj, Shqip\u00ebria n\u00eb &#8220;vetasgj\u00ebsim&#8221; t\u00eb brendsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb peizazhin politik t\u00eb Ballkanit, fushata zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gar\u00eb programesh, por nj\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb e sofistikuar dezinformimi. Raportet e monitorimit p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025, tregojn\u00eb nj\u00eb divergjenc\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore mes Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs n\u00eb burimin e k\u00ebsaj propagande. Kosova p\u00ebrballet me tentativa t\u00eb shteteve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb trazuar zgjedhjet p\u00ebrmes informacioneve t\u00eb deformuara, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb influencave t\u00eb jashtme, dezinformimi prodhohet s\u00eb brendshmi, p\u00ebr armiqt\u00eb politik\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri u mbajt\u00ebn n\u00eb maj zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme parlamentare nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs shkuan 4 her\u00eb drejt kutive t\u00eb votimit gjat\u00eb vitit 2025, dy her\u00eb p\u00ebr zgjedhjet nacionale dhe dy t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb dyja raundet q\u00eb nxor\u00ebn kryetar\u00ebt e rinj t\u00eb 38 komunave t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi i huaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, procesi zgjedhor p\u00ebrballet me nj\u00eb agresion informativ q\u00eb vjen kryesisht nga jasht\u00eb kufijve.<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb mbetet cak i nd\u00ebrhyrjeve nga jasht\u00eb, kryesisht Serbia dhe Rusia. Nj\u00eb hulumtim i BIRN Kosova p\u00ebr zgjedhjet e shkurtit 2025, i titulluar \u201cGjuha e urrejtes dhe dezinformimi gjat\u00eb zgjedhjeve 2025 n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, kishte gjetur nd\u00ebrhyrje dezinformuese nga shteti rus dhe mediat e financuara nga Kremlini.<\/p>\n<p>Hulumtimi ka gjetur se n\u00eb dy muaj para dhe pas zgjedhjeve lokale t\u00eb 12 tetorit, mediat e kontrolluara nga shteti rus kan\u00eb publikuar 353 artikuj dezinformues. Sputnik, me qend\u00ebr n\u00eb Beograd n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb publikoi 193 artikuj p\u00ebr Kosov\u00ebn, kurse Russia Today Balkans, po me qend\u00ebr n\u00eb Beograd 125 t\u00eb till\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr u publikua nga mediumi Pravda, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si dhe nga agjencia TASS.<\/p>\n<p>N\u00eb fushat\u00ebn propaganduese kund\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb periudh\u00eb zgjedhjes u p\u00ebrfshin\u00eb edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Maria Zakhraova si dhe vet\u00eb ministri i jasht\u00ebm rus, Sergey Lavrov.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Kosova, Shqip\u00ebria paraqitet pothuajse e &#8220;imunizuar&#8221; nga nd\u00ebrhyrja e huaj, aq m\u00eb pak ndikimet direkte ruse apo serbe n\u00eb zgjedhje, por vuan nga nj\u00eb fenomen po aq toksik: propaganda autoktone. N\u00eb Shqip\u00ebri, makineria e dezinformimit &#8220;gatuhet&#8221; brenda zyrave t\u00eb partive politike.<\/p>\n<p>Burimi i dezinformimit nuk jan\u00eb qendrat e huaja, por &#8220;fermat e trolleve&#8221; vendase dhe portalet e financuara nga aktor\u00eb politik\u00eb apo ekonomik\u00eb lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Objektivi nuk \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebsia, por kund\u00ebrshtari. Komentet vijn\u00eb nga profile q\u00eb kan\u00eb foto peizazhesh, makinash ose flamujsh, me pak miq dhe t\u00eb krijuara s\u00eb fundmi (zakonisht para fushatave). Nj\u00eb lajm q\u00eb kopjohet me shpejt\u00ebsi n\u00eb qindra portale, promovohet me pages\u00eb n\u00eb rrjetet sociale, por nuk ka nj\u00eb subjekt juridik transparent q\u00eb mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr reklam\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb &#8220;fact-checking&#8221; ndaj narrativave q\u00eb vijn\u00eb nga Beogradi apo Moska p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e shtetit, n\u00eb Shqip\u00ebri sfida mbetet filtrimi i sulmeve t\u00eb orkestruara brenda llojit, ku e v\u00ebrteta shpesh mbytet nga zhurma e q\u00ebllimshme e fabrikave vendase t\u00eb propagand\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Materialet e gatshme<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, prej vitesh \u00ebsht\u00eb konsoliduar praktika ku partit\u00eb politike ose kandidat\u00ebt ofrojn\u00eb materiale t\u00eb gatshme, t\u00eb xhiruara dhe t\u00eb montuara nga ekipet e tyre elektorale, t\u00eb cilat transmetohen n\u00eb media.<\/p>\n<p>P\u00ebr fushat\u00ebn e 11 majit, materiale t\u00eb tilla dominuan transmetimet televizive dhe n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rasteve, as n\u00eb edicionin e lajmeve, ato nuk mbanin asnj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr tu treguar votuesve se ky nuk ishte nj\u00eb produkt i pavarur i gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cIshte i p\u00ebrhapur p\u00ebrdorimi i pamjeve t\u00eb gatshme t\u00eb p\u00ebrgatitura nga vet\u00eb partit\u00eb politike, t\u00eb cilat transmetoheshin si lajme pa u identifikuar si t\u00eb tilla. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk mori masa p\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb\u201d,-thuhej n\u00eb raportin e ODIHR p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky fenomen \u00ebsht\u00eb i kufizuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Aksesi i gazetar\u00ebve n\u00eb evente<\/strong><\/p>\n<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb b\u00ebri nj\u00eb thirrje p\u00ebrpara zgjedhjeve q\u00eb partit\u00eb dhe kandidat\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparente axhend\u00ebn e tyre elektorale dhe takimet me publikun. Por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, dy kandidat\u00ebt kryesore p\u00ebr kryeminist\u00ebr, Edi Rama dhe Sali Berisha nuk publikuan n\u00eb avanc\u00eb agjend\u00ebn e tyre dhe k\u00ebsisoj gazetar\u00ebt nuk mund t\u00eb planifikonin udh\u00ebtime n\u00eb terren p\u00ebr t\u00eb xhiruar dhe raportuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur takimet elektorale.<\/p>\n<p>\u201cGazetar\u00ebt u detyruan t\u00eb ndjekin fushat\u00ebn \u201clive\u201d p\u00ebrmes rrjeteve sociale t\u00eb lider\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata q\u00eb tentuan t\u00eb afrohen n\u00eb mitingjet e tyre (kryesisht t\u00eb kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb) nuk u lejuan nga forcat e siguris\u00eb t\u00eb transmetonin, me argumentin se aktiviteti ofronte sinjal t\u00eb gatsh\u00ebm. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe me kandidat\u00ebt kryesor\u00eb\u201d,-thot\u00eb AGSH.<\/p>\n<p>Prodhimet e pavarura t\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ishin thuajse inekzistente.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, gazetar\u00ebt pat\u00ebn akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha tubimet e subjekteve politike n\u00eb gar\u00eb. Derisa televizionet e m\u00ebdha ndjekin nga af\u00ebr k\u00ebto tubime, sidomos t\u00eb partive kryesore, nj\u00eb pjes\u00eb e medias nuk kan\u00eb resurse t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ato, pastaj, u var\u00ebn nga transmetimet direkt t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve n\u00eb kanalet zyrtare t\u00eb partive n\u00eb Facebook apo YouTube. Mediat q\u00eb ndjekin tubimet nga af\u00ebr, soll\u00ebn prapaskena t\u00eb tyre dhe m\u00eb shum\u00eb z\u00ebra, sesa mediat q\u00eb u var\u00ebn direkt nga transmetimet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb regji partiake.<\/p>\n<p>Mbulimi i zgjedhjeve t\u00eb 28 dhjetorit ka kaluar pa probleme t\u00eb theksuara, por n\u00eb fushat\u00ebn e shkurtit 2025, gazetar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb cak i sulmeve dhe pengesave nga partia m\u00eb e madhe, Vet\u00ebvendosje. Gazetar\u00ebt e kameraman\u00eb t\u00eb dy medieve, Klan Kosova dhe Nacionale jan\u00eb penguar fizikisht dhe ngacmuar n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme, jo vet\u00ebm nga mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, por edhe zyrtar\u00eb t\u00eb saj. N\u00eb nat\u00ebn e zgjedhjeve, m\u00eb 9 shkurt, u sh\u00ebnuan nj\u00eb seri incidentesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpjekjen e nj\u00eb individi p\u00ebr t\u00eb shtypur me makin\u00eb gazetaren e Klan Kosov\u00ebs, n\u00eb qytetin e Istogut.<\/p>\n<p><strong>Debatet mes kandidat\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk u zhvillua asnj\u00eb debat televiziv me p\u00ebrballje t\u00eb kandidat\u00ebve apo lider\u00ebve. Edi Rama dhe Sali Berisha, rival\u00eb politik\u00eb q\u00eb nga viti 2005, nuk kan\u00eb zhvilluar kurr\u00eb debat n\u00eb ndonj\u00eb studio mediatike apo sfond tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cMunges\u00eb debati konkurrues n\u00eb emisionet politike: Vet\u00ebm 8% e koh\u00ebs televizive n\u00eb tre emisionet politike kryesore iu kushtua konfrontimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mes aktor\u00ebve politik\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e programeve p\u00ebrfshinte intervista promovuese, profile t\u00eb personalizuara ose panele t\u00eb paekuilibruara\u201d,-specifikon raporti i BIRN p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova ka zhvilluar nj\u00eb kultur\u00eb debati dhe ballafaqimi mes kandidat\u00ebve nd\u00ebr vite, dhe sidomos p\u00ebr zgjedhjet lokale. Edhe n\u00eb vitin 2025, kandidat\u00ebt p\u00ebr zgjedhjet komunale u ballafaquan n\u00eb disa debate, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebrballjen nd\u00ebrmjet P\u00ebrparim Ram\u00ebs (LDK) dhe Hajrullah \u00c7ekut (Vet\u00ebvendosje), n\u00eb raudin e dyt\u00eb n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr Prishtin\u00ebn. T\u00eb dy pat\u00ebn mund\u00ebsi shteruese p\u00ebr t\u00eb prezantuar programin dhe vizionin p\u00ebr kryeqytetin e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb program televiziv mbi dy-or\u00ebsh. N\u00eb zgjedhjet e nivelit qendror, nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb ballafaqim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje e ndryshoi vendimin e shkurtit p\u00ebr t\u00eb bojkotuar 2 televizione t\u00eb m\u00ebdha private \u2013 T7 dhe TV Dukagjini duke d\u00ebrguar aty zyrtar\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Bojkoti p\u00ebr televizionin Klan Kosova u hoq pjes\u00ebrisht, me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj q\u00eb shkonin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb emision t\u00eb caktuar. Nj\u00eb debat i madh mes n\u00ebnrkyetar\u00ebsh t\u00eb 4 subjekteve kryesore \u2013 VV, PDK, LDK dhe AAK gjithashtu u organizua si nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr ballafaqim programesh.<\/p>\n<p><strong>Etika dhe fushata online<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet n\u00eb Shqip\u00ebri, AMA apo KQZ nuk nd\u00ebshkuan deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb asnj\u00eb subjekt zgjedhor ose operator mediatik p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, gjuh\u00ebs seksiste apo diskriminuese.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, raportet e pavarura ngren\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga politikan\u00ebt dhe t\u00eb transmetuar p\u00ebrmes medias.<\/p>\n<p>\u201cShumica e mediave u mb\u00ebshtet\u00ebn kryesisht n\u00eb riprodhimin (copy-paste) e mesazheve t\u00eb partive dhe postimeve n\u00eb rrjetet sociale, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb prodhonin raportime origjinale t\u00eb orientuara drejt votuesve\u201d,-tha raporti i BIRN n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i ODIHR p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb v\u00ebren munges\u00ebn e rregullimit: \u201cFushata n\u00eb rrjetet sociale nuk ishte e rregulluar shprehimisht me ligj, dhe asnj\u00eb autoritet nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr monitorimin e dezinformimit apo p\u00ebrmbajtjeve manipulative\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partive politike n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn gjuh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr dhe ofenduese n\u00eb raport me nj\u00ebri-tjetrin. Kampion n\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje ishte kryetari i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti. N\u00eb fjalimin e fitores s\u00eb 9 shkurtit, ai i quajti lider\u00ebt e opozit\u00ebs \u201chajvan\u00eb\u201d, nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn turke p\u00ebr \u201ckafsh\u00eb\u201d. Vet\u00ebvendosje gjat\u00eb gjit\u00eb vitit u angazhua n\u00eb fushata denigruese kund\u00ebr mediave dhe gazetar\u00ebve. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj n\u00eb KQZ, Sami Kurteshi e quajti Aleanc\u00eb t\u00eb Grupeve Kriminale (AGK), Asociacionin e Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (AGK), organizat\u00ebn e vetme n\u00eb vend q\u00eb avokon p\u00ebr sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe lirin\u00eb e medias.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit opozitar\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e akuzuan kryeministrin Kurti dhe ministrat e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr \u201chajni\u201d, korrupsion dhe nepotiz\u00ebm. N\u00eb disa raste Kurti u quajt \u201canti-amerikan\u201d, e n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb u vu n\u00eb pik\u00ebpyetje sh\u00ebndeti i tij mendor.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes n\u00eb vitin 2025, pati ankesa edhe n\u00eb Panelin Zgjedhor p\u00ebr Ankesa dhe Parashtresa, organ i ankesave n\u00eb KQZ. Ky institucion mori vendime kund\u00ebr Koalicionit p\u00ebr Familje n\u00eb zgjedhjet e shkurtit, pas ankesave t\u00eb komunitetit LGBT.<\/p>\n<p>Partia m\u00eb e madhe e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, Lista Serbe u d\u00ebnua disa her\u00eb gjat\u00eb vitit, p\u00ebr shkak t\u00eb transmetimit t\u00eb videoklipeve me p\u00ebrmbajtje kund\u00ebr rendit kushtetutes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Grat\u00eb n\u00eb media<\/strong><\/p>\n<p>Birn dhe ODIHR v\u00ebrejn\u00eb se, edhe pse kandidatet gra ishin me num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb, gati t\u00eb barabart\u00eb me burrat n\u00eb zgjedhjet e 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb num\u00ebr i ul\u00ebt i tyre pati hap\u00ebsir\u00eb mediatike, qoft\u00eb n\u00eb televizion, apo n\u00eb portale. Ato gjithashtu ishin viktima t\u00eb komenteve denigruese n\u00eb platformat online.<\/p>\n<p>Kosova k\u00eb nj\u00eb grua presidente, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj t\u00eb re, por p\u00ebrfaq\u00ebsimi i grave n\u00eb nivel lokal vazhdon t\u00eb mbetet minimal. Asnj\u00eb grua nuk u zgjodh kryetare n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga 27 komunat me shumic\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Monitoruesit e fushat\u00ebs kan\u00eb v\u00ebrejtur se grat\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb n\u00ebnp\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb tubimet elektorale t\u00eb t\u00eb gjitha partive politike, me num\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm t\u00eb tyre q\u00eb kan\u00eb mbajtur fjalime. Nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme u v\u00ebrejt edhe n\u00eb debatet politike n\u00eb media, ku pati nj\u00eb num\u00ebr disproporcianlisht m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb kandidat\u00ebve burra p\u00ebr deputet\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb peizazhin politik t\u00eb Ballkanit, fushata zgjedhore nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gar\u00eb programesh, por nj\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb e sofistikuar dezinformimi. Raportet e monitorimit p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025, tregojn\u00eb nj\u00eb divergjenc\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore mes Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs n\u00eb burimin e k\u00ebsaj propagande. Kosova p\u00ebrballet me tentativa t\u00eb shteteve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb trazuar zgjedhjet p\u00ebrmes informacioneve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1186919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1186918","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1186918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1186918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1186918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1186919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1186918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1186918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1186918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}