{"id":1190694,"date":"2026-01-31T21:38:30","date_gmt":"2026-01-31T20:38:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1190694"},"modified":"2026-01-31T22:30:06","modified_gmt":"2026-01-31T21:30:06","slug":"kryesi-e-re-dhe-model-i-ri-organizimi-ldk-ja-del-me-deklarate-politike-pas-kuvendit-te-sotem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kryesi-e-re-dhe-model-i-ri-organizimi-ldk-ja-del-me-deklarate-politike-pas-kuvendit-te-sotem\/","title":{"rendered":"Kryesi e re dhe model i ri organizimi, LDK-ja del me deklarat\u00eb politike  pas Kuvendit t\u00eb sot\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin e saj t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin konfirmoi q\u00ebndrimin e Lumir Abdixhikut si kryetar t\u00eb partis\u00eb, ka miratuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb politike p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrcaktuar orientimet kryesore reformuese, organizative dhe programore.<\/strong><\/p>\n<p>Deklarata pes\u00ebpik\u00ebshe p\u00ebrfshin riorganizimin e plot\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs organizative n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebrmendet q\u00eb LDK-ja brenda 100 dit\u00ebsh duhet t\u00eb hartoj\u00eb dhe ta finalizoj\u00eb nj\u00eb Platform\u00eb politike dhe organizative mbi modelin e ri. Nj\u00eb nga pikat aty \u00ebsht\u00eb q\u00eb asnj\u00eb an\u00ebtar i LDK-s\u00eb nuk duhet t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb funksion partiak.<\/p>\n<p>\u201cKjo platform\u00eb duhet t\u00eb parashoh\u00eb ristrukturimin e deg\u00ebve sipas modeleve funksionale, me n\u00ebndeg\u00eb aktive dhe operative, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qarta dhe mekanizma mat\u00ebs t\u00eb performanc\u00ebs politike dhe organizative. Kuvendi autorizon Kryesin\u00eb e LDK-s\u00eb p\u00ebr formimin e Komisionit p\u00ebr plot\u00ebsim ndryshimin e Statutit t\u00eb LDK-s\u00eb. 1.5. Kuvendi riafirmon parimin se asnj\u00eb an\u00ebtar i LDK-s\u00eb nuk duhet t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb funksion partiak, me p\u00ebrjashtim t\u00eb funksioneve q\u00eb burojn\u00eb nga zgjedhja ose em\u00ebrimi n\u00eb sh\u00ebrbim institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim ndarjen e qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe shmangien e p\u00ebrqendrimit t\u00eb pushtetit partiak\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p><iframe title=\"Kuvendi i LDK-s\u00eb: Hoti nuk e duron Abdixhikun, Bajrami largohet e m\u00ebrzitur, Uk\u00eb Rugova entuziast\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/9Nt6mnAXprM?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Pika e dyt\u00eb flet p\u00ebr respektimin e vendimmarrjes kolegjiale dhe disiplin\u00ebs statutare. Aty k\u00ebrkohet respektimi i plot\u00eb, i pakusht\u00ebzuar dhe i vazhduesh\u00ebm i vendimeve t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb. Trajtim do t\u00eb ket\u00eb edhe \u201c\u00e7do form\u00eb e individualizmit politik q\u00eb cenon vendimmarrjen kolektive, unitetin organizativ dhe funksionimin e partis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00eb e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb riorganizimi i organeve qendrore. Aty p\u00ebrmendet formimi i disa organeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs i k\u00ebrkon Kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb formimin e nj\u00eb Kryesie t\u00eb re statutare, e cila do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si organi kryesor p\u00ebr marrjen e vendimeve politike dhe p\u00ebr drejtimin strategjik t\u00eb partis\u00eb. Kuvendi e autorizon Kryetarin, q\u00eb n\u00eb konsultim me N\u00ebnkryetar\u00ebt e LDK-s\u00eb, t\u00eb caktoj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Kryesis\u00eb s\u00eb re, brenda nj\u00eb afati sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi i LDK-s\u00eb ka k\u00ebrkuar edhe forcimin e rolit dhe kompetencave t\u00eb kolegjiumit t\u00eb deg\u00ebve. \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe nj\u00eb Trup Qeveris\u00ebs i P\u00ebrfaq\u00ebsimit Lokal i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryetar\u00ebt e komunave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb koalicioneve qeveris\u00ebse lokale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe formimi i nj\u00eb Trupi K\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs i LDK-s\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej figurave me p\u00ebrvoj\u00eb historike t\u00eb LDK-s\u00eb. Kjo trup\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb rol pa kompetenca vendimmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>LDK-ja ka k\u00ebrkuar edhe hartimin e nj\u00eb programi komb\u00ebtar politik \u201ci cili e pozicionon qart\u00eb LDK-n\u00eb si forc\u00eb qeveris\u00ebse, faktor stabiliteti institucional dhe bart\u00ebse t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj pike, Kuvendi i ka dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje e autorizim kryetarit p\u00ebr ta udh\u00ebhequr partin\u00eb \u201cn\u00eb t\u00eb gjitha proceset shtet\u00ebrore dhe politike n\u00eb faz\u00ebn e ardhshme institucionale, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet programore, interesin publik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb LDK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKryetari i LDK-s\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pozicionet politike t\u00eb partis\u00eb n\u00eb konsultim me organet legjitime partiake, nd\u00ebrsa vendimet p\u00ebrfundimtare do t\u00eb zbatohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga t\u00eb gjitha strukturat e LDK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund \u00ebsht\u00eb cekur se Kuvendi e konsideron k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb si orientim obligues dhe se vot\u00ebbesimi p\u00ebr Abdixhikun sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb \u201cfaze t\u00eb re reformuese dhe konsoliduese p\u00ebr LDK-n\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, votuesve dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb POLITIKE:<\/strong><\/p>\n<p>E KUVENDIT T\u00cb LIDHJES DEMOKRATIKE T\u00cb KOSOV\u00cbS<\/p>\n<p>Kuvendi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, pas shqyrtimit t\u00eb gjendjes politike dhe organizative t\u00eb partis\u00eb, miraton k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb politike, e cila p\u00ebrcakton orientimet kryesore reformuese, organizative dhe programore t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Riorganizimi i plot\u00eb organizativ i LDK-s\u00eb<br \/>\n1.1. Kuvendi i LDK-s\u00eb k\u00ebrkon riorganizim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb struktur\u00ebs organizative t\u00eb partis\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, duke u bazuar n\u00eb parimet e meritokracis\u00eb, angazhimit t\u00eb d\u00ebshmuar politik dhe funksionalitetit t\u00eb deg\u00ebve dhe n\u00ebndeg\u00ebve.<\/p>\n<p>1.2. Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb brenda afatit prej 100 (nj\u00ebqind) dit\u00ebsh t\u00eb hartohet dhe t\u00eb finalizohet Platforma Politike dhe Organizative mbi Modelin e Ri t\u00eb Organizimit t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>1.3. Kjo platform\u00eb duhet t\u00eb parashoh\u00eb ristrukturimin e deg\u00ebve sipas modeleve funksionale, me n\u00ebndeg\u00eb aktive dhe operative, me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb qarta dhe mekanizma mat\u00ebs t\u00eb performanc\u00ebs politike dhe organizative.<\/p>\n<p>1.4. Kuvendi autorizon Kryesin\u00eb e LDK-s\u00eb p\u00ebr formimin e Komisionit p\u00ebr plot\u00ebsim ndryshimin e Statutit t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>1.5. Kuvendi riafirmon parimin se asnj\u00eb an\u00ebtar i LDK-s\u00eb nuk duhet t\u00eb mbaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb funksion partiak, me p\u00ebrjashtim t\u00eb funksioneve q\u00eb burojn\u00eb nga zgjedhja ose em\u00ebrimi n\u00eb sh\u00ebrbim institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me q\u00ebllim ndarjen e qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe shmangien e p\u00ebrqendrimit t\u00eb pushtetit partiak.<\/p>\n<p>Respektimi i vendimmarrjes kolegjiale dhe disiplin\u00ebs statutare<br \/>\n2.1. Kuvendi k\u00ebrkon respektim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pakusht\u00ebzuar dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb vendimeve t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb nga t\u00eb gjitha strukturat partiake, pasi k\u00ebto vendime t\u00eb ken\u00eb kaluar procesin e rregullt t\u00eb debatit, konsultimit dhe vendimmarrjes kolegjiale.<\/p>\n<p>2.2. Kuvendi thekson se demokracia e brendshme n\u00ebnkupton debat t\u00eb lir\u00eb para vendimit dhe respekt t\u00eb vendimit t\u00eb shumic\u00ebs pas marrjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>2.3. \u00c7do form\u00eb e individualizmit politik q\u00eb cenon vendimmarrjen kolektive, unitetin organizativ dhe funksionimin e partis\u00eb, do t\u00eb trajtohet p\u00ebrmes mekanizmave statutare, n\u00eb p\u00ebrputhje me Statutin e LDK-s\u00eb dhe parimet e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike.<\/p>\n<p>Riorganizimi i organeve qendrore dhe forcimi i deg\u00ebve<br \/>\n3.1. Kuvendi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs i k\u00ebrkon Kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb formimin e nj\u00eb Kryesie t\u00eb re statutare, e cila do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si organi kryesor p\u00ebr marrjen e vendimeve politike dhe p\u00ebr drejtimin strategjik t\u00eb partis\u00eb. Kuvendi e autorizon Kryetarin, q\u00eb n\u00eb konsultim me N\u00ebnkryetar\u00ebt e LDK-s\u00eb, t\u00eb caktoj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e Kryesis\u00eb s\u00eb re, brenda nj\u00eb afati sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>3.2. Kuvendi k\u00ebrkon forcimin e rolit dhe kompetencave t\u00eb Kolegjiumit t\u00eb Deg\u00ebve, duke e konsoliduar at\u00eb si mekaniz\u00ebm funksional vendimmarr\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet organizative, me q\u00ebllim rritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb deg\u00ebve, sigurimin e kohezionit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe lidhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb funksionale nd\u00ebrmjet strukturave qendrore dhe baz\u00ebs partiake.<\/p>\n<p>3.3. Kuvendi k\u00ebrkon formimin e nj\u00eb trupi t\u00eb ri koordinues, t\u00eb quajtur Trupi Qeveris\u00ebs i P\u00ebrfaq\u00ebsimit Lokal, i cili do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga Kryetar\u00ebt e Komunave t\u00eb udh\u00ebhequra nga LDK-ja, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb koalicioneve qeveris\u00ebse lokale, me q\u00ebllim harmonizimin e politikave partiake me praktikat qeveris\u00ebse n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>3.4. Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb Kryesia e LDK-s\u00eb, Kolegjiumi i Deg\u00ebve dhe Trupi Qeveris\u00ebs i P\u00ebrfaq\u00ebsimit Lokal t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb organizativ dhe politik, p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb rregullt t\u00eb komunikimit, konsultimit dhe vendimmarrjes, duke garantuar unitet veprimi, qart\u00ebsi kompetencash dhe efikasitet institucional t\u00eb partis\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>3.5. Kuvendi k\u00ebrkon formimin e nj\u00eb Trupi K\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga figura me p\u00ebrvoj\u00eb historike n\u00eb LDK dhe nga personalitete q\u00eb kan\u00eb mbajtur funksione udh\u00ebheq\u00ebse partiake dhe institucionale. Ky trup do t\u00eb ket\u00eb rol k\u00ebshillues, pa kompetenca vendimmarr\u00ebse, dhe do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr ruajtjen e vazhdim\u00ebsis\u00eb politike, kujtes\u00ebs institucionale dhe orientimit strategjik afatgjat\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Programi komb\u00ebtar dhe roli institucional i LDK-s\u00eb<br \/>\n4.1. Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs t\u00eb hartoj\u00eb dhe t\u00eb paraqes\u00eb Programin Komb\u00ebtar Politik, i cili e pozicionon qart\u00eb LDK-n\u00eb si forc\u00eb qeveris\u00ebse, faktor stabiliteti institucional dhe bart\u00ebse t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>4.2. Ky program dhe \u00e7do veprim para k\u00ebtij programi duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb rolin historik dhe aktual t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit, forcimin e institucioneve demokratike dhe garantimin e stabilitetit politik dhe institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>4.3. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Kuvendi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs i jep mb\u00ebshtetje dhe autorizim t\u00eb plot\u00eb Kryetarit t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuar Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha proceset shtet\u00ebrore dhe politike n\u00eb faz\u00ebn e ardhshme institucionale, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet programore, interesin publik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb LDK-s\u00eb. Kryetari i LDK-s\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pozicionet politike t\u00eb partis\u00eb n\u00eb konsultim me organet legjitime partiake, nd\u00ebrsa vendimet p\u00ebrfundimtare do t\u00eb zbatohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga t\u00eb gjitha strukturat e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dispozit\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebse<br \/>\n5.1. Kuvendi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs e konsideron k\u00ebt\u00eb Deklarat\u00eb Politike si orientim obligues p\u00ebr veprimin politik dhe organizativ t\u00eb partis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>5.2. Vot\u00ebbesimi i dh\u00ebn\u00eb sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb faze t\u00eb re reformuese dhe konsoliduese p\u00ebr LDK-n\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, votuesve dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 31 janar 2026<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FLDKzyrtare%2Fposts%2Fpfbid02jfkhrmWnbDnPnF25wncYQVrd9oJQDVEpsZpdhsSnPWLjagcfS655v5rprvbwJd1Ll&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"748\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs n\u00eb Kuvendin e saj t\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin konfirmoi q\u00ebndrimin e Lumir Abdixhikut si kryetar t\u00eb partis\u00eb, ka miratuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb politike p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrcaktuar orientimet kryesore reformuese, organizative dhe programore. Deklarata pes\u00ebpik\u00ebshe p\u00ebrfshin riorganizimin e plot\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs organizative n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1190695,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1190694","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1190694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1190694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1190694\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1190695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1190694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1190694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1190694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}