{"id":1193542,"date":"2026-02-09T15:26:03","date_gmt":"2026-02-09T14:26:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1193542"},"modified":"2026-02-09T16:11:08","modified_gmt":"2026-02-09T15:11:08","slug":"kerkesa-e-zps-se-per-180-vite-burg-per-ish-kreret-e-uck-se-vv-padrejtesi-historike-aktakuze-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kerkesa-e-zps-se-per-180-vite-burg-per-ish-kreret-e-uck-se-vv-padrejtesi-historike-aktakuze-politike\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkesa e ZPS-s\u00eb p\u00ebr 180 vite burg p\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, VV: Padrejt\u00ebsi historike, aktakuz\u00eb politike"},"content":{"rendered":"<p><strong>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka reaguar ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr d\u00ebnim me 45 vjet burg p\u00ebr secilin nga ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas reagimit Vet\u00ebvendosje e konsideron k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si nj\u00eb akt padrejt\u00ebsie dhe nd\u00ebrhyrje politike, e cila synon t\u00eb zhvesh\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare nga konteksti i saj historik dhe politik, duke kriminalizuar rezistenc\u00ebn e popullit shqiptar ndaj okupimit serb.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces neutral drejt\u00ebsie. Serbia ka kryer gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa U\u00c7K-ja ka luftuar p\u00ebr mbrojtjen e popullit. T\u00eb k\u00ebrkosh 45 vjet burg p\u00ebr krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zhveshur Kosov\u00ebn nga e drejta morale e \u00e7lirimit dhe p\u00ebr ta paraqitur viktim\u00ebn si xhelat,\u201d theksohet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja argumenton se procedura e Gjykat\u00ebs Speciale \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi presione politike dhe interesa nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe se kriminalizimi i U\u00c7K-s\u00eb shkel thelbin e historis\u00eb dhe legjitimitetin e luft\u00ebs p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje n\u00ebnvizon se drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia t\u00eb vendoset mbi agresorin dhe jo mbi ata q\u00eb rezistuan ndaj okupimit.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7lirimi nuk \u00ebsht\u00eb krim, rezistenca nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrje kriminale dhe historia e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb rishkruhet nga aktakuza q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb narrativ\u00ebs s\u00eb agresorit,\u201d p\u00ebrfundon reagimi.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fvetevendosje%2Fposts%2Fpfbid0zsXHK9pVkkSyR4nroYnu2zeciKAcPL7i3djvfw4mdsbtC4BjsxnRQpyyiQzDGD2jl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"297\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p><em>K\u00ebrkesa e prokuroris\u00eb p\u00ebr d\u00ebnime maksimale ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt p\u00ebr k\u00ebrkim drejt\u00ebsie por nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb synon ta p\u00ebrmbys\u00eb rendin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>Jugosllavia e Serbis\u00eb s\u00eb Millosheviqit ka kryer gjenocid n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. U\u00c7K ka luftuar kund\u00ebr planeve dhe veprimeve gjenocidale duke mbrojtur popullin me gjith\u00eb forc\u00ebn n\u00eb dispozicion.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb Speciale p\u00ebr d\u00ebnime prej 45 vjet\u00ebsh p\u00ebr secilin nga ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb neutrale drejt\u00ebsie, por nj\u00eb nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb regjistrin e kujtes\u00ebs dhe t\u00eb historis\u00eb. K\u00ebtu nuk po gjykohen individ\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur nga konteksti, por po tentohet t\u00eb gjykohet vet\u00eb akti i \u00e7lirimit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb e zhvendos v\u00ebmendjen nga agresori te viktima dhe e paraqet rezistenc\u00ebn ndaj okupimit si krim, nd\u00ebrsa okupimin si sfond t\u00eb heshtur.<\/em><\/p>\n<p><em>Pretendimi se \u201csh\u00ebnjestrimi\u201d pask\u00ebsh qen\u00eb produkt i nj\u00eb fush\u00ebveprimi t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb komanduar nga drejtues t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb operacion diskursiv q\u00eb synon ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kontekstin politik t\u00eb luft\u00ebs me nj\u00eb skem\u00eb penale abstrakte: hierarki, urdh\u00ebr, p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kjo logjik\u00eb e shk\u00ebput dhun\u00ebn nga okupimi dhe e trajton rezistenc\u00ebn si projekt kriminal t\u00eb organizuar, duke e zhvendosur konfliktin nga raporti real agresor\u2013i shtypur n\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb teknike t\u00eb fajit individual. Duke pretenduar se d\u00ebnon \u201cpersona konkret\u00eb\u201d, Prokuroria n\u00eb fakt synon ta d\u00ebnoj\u00eb kuptimin kolektiv t\u00eb \u00e7lirimit, ta depolitizoj\u00eb luft\u00ebn dhe ta shnd\u00ebrroj\u00eb emancipimin liridash\u00ebs n\u00eb krim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb \u201cnuk vjetrohet kurr\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ngrir\u00eb historin\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb, ku krimet e nj\u00eb shteti gjenocidal pushtues relativizohen, nd\u00ebrsa rezistenca e t\u00eb p\u00ebrjashtuarve e t\u00eb shtypurve kriminalizohet si k\u00ebrc\u00ebnim ndaj regjimit e rendit q\u00eb kan\u00eb prodhuar dhun\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ka se si t\u00eb ket\u00eb pasur plane individuale p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, kur Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs nuk ka pasur kurr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, plane t\u00eb tilla. Krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit nuk jan\u00eb veprime t\u00eb izoluara, por k\u00ebrkojn\u00eb aparat zbatues ose struktur\u00eb shtet\u00ebrore dhe mekanizma sistematik\u00eb dhune. Asnj\u00eb nj\u00ebsi e U\u00c7K-s\u00eb nuk ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas nj\u00eb metode t\u00eb till\u00eb monstruoze.<\/em><\/p>\n<p><em>Krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit, si\u00e7 i njeh e drejta penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk jan\u00eb akte t\u00eb rast\u00ebsishme apo devijime individuale, por forma ekstreme t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb organizuar: shfarosje, vrasje masive, deportime, skllav\u00ebri, tortur\u00eb, p\u00ebrdhunim, persekutim dhe zhdukje me forc\u00eb, t\u00eb kryera si pjes\u00eb e nj\u00eb sulmi t\u00eb p\u00ebrhapur ose sistematik kund\u00ebr popullat\u00ebs civile. Historia e drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Nurembergu te tribunali p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe Ruand\u00ebn, e deri te Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe juridiksioni universal i gjykatave komb\u00ebtare, ka nd\u00ebshkuar pik\u00ebrisht aparate shtet\u00ebrore t\u00eb krimit dhe udh\u00ebheqje politike e ushtarake q\u00eb e kishin shnd\u00ebrruar dhun\u00ebn shfaros\u00ebse n\u00eb politik\u00eb zyrtare. Ky standard tregon qart\u00eb se krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit lidhen me pushtet, sistem dhe planifikim, jo me luft\u00ebra \u00e7lirimtare, dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale, megjith\u00ebse individuale dhe pa afat parashkrimi, presupozon ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb makinerie shtyp\u00ebse q\u00eb Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs kurr\u00eb nuk e ka pasur.<\/em><\/p>\n<p><em>Andaj formulimi dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr d\u00ebnim p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit ka si referenc\u00eb Gjyqet ku jan\u00eb d\u00ebnuar figura t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik dhe ushtarak si Hermann G\u00f6ring dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb nazist\u00eb, Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq p\u00ebr krimet n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, Jean Kambanda dhe Jean-Paul Akayesu p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Ruand\u00eb, Nuon Chea dhe Khieu Samphan p\u00ebr krimet e Khmer\u00ebve t\u00eb Kuq n\u00eb Kamboxhia, Dominic Ongwen dhe Ali Kushayb p\u00ebr krimet n\u00eb Afrik\u00eb, si dhe dhjet\u00ebra ish-diktator\u00eb, gjeneral\u00eb dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Argjentin\u00eb, Gjermani, Franc\u00eb e vende t\u00eb tjera, duke konsoliduar parimin se krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit jan\u00eb krime pa afat parashkrimi dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb individuale, pavar\u00ebsisht pozit\u00ebs apo funksionit shtet\u00ebror t\u00eb autor\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>Kush nga pjes\u00ebtar\u00ebt e drejtuesit e U\u00c7K-s\u00eb i ngjan t\u00eb p\u00ebrshkruarve m\u00eb lart? Asnj\u00ebri dhe askush. Serbia ishte pushtuesja, ushtruesja e dhun\u00ebs shtet\u00ebrore, e apartheidit dhe e gjenocidit. Populli shqiptar ishte subjekti mbi t\u00eb cilin u ushtrua kjo dhun\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb fakti politik e historik themelor, pa t\u00eb cilin \u00e7do procedur\u00eb juridike shnd\u00ebrrohet n\u00eb fars\u00eb. Gjykata Speciale, duke u marr\u00eb ekskluzivisht me luft\u00ebn \u00e7lirimtare dhe jo me aparatin shtet\u00ebror serb t\u00eb krimit, e p\u00ebrmbys k\u00ebt\u00eb raport dhe prodhon nj\u00eb barazi t\u00eb rreme mes atij q\u00eb shtyp dhe atij q\u00eb \u00e7lirohet.<\/em><\/p>\n<p><em>Pretendimi se Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb nd\u00ebrmarrje kriminale \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i pav\u00ebrtet\u00eb, por edhe nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr ta zhveshur nga historia luft\u00ebn \u00e7lirimtare dhe p\u00ebr ta reduktuar at\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale individuale. U\u00c7K-ja ishte shprehje kolektive e nj\u00eb populli t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga rendi politik, q\u00eb u ngrit p\u00ebr t\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn elementare p\u00ebr ekzistenc\u00eb, liri dhe barazi. Kriminalizimi i k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje \u00ebsht\u00eb kriminalizim i vet\u00eb emancipimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo gjykat\u00eb nuk erdhi nga nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme p\u00ebr drejt\u00ebsi, por nga nj\u00eb projekt nd\u00ebrkomb\u00ebtar i nd\u00ebrtuar mbi raporte politike, presione diplomatike dhe interesa gjeopolitike, ku Rusia, Serbia dhe aleat\u00ebt e saj kan\u00eb pasur rol aktiv. L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb nga fillimi e madje edhe para fillimit, sepse drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb jet\u00eb selektive, nj\u00ebetnike dhe e nd\u00ebrtuar mbi shtremb\u00ebrimin e historis\u00eb. Nj\u00eb drejt\u00ebsi e till\u00eb nuk sh\u00ebron plag\u00eb, por i thellon ato.<\/em><\/p>\n<p><em>L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! q\u00ebndron e qart\u00eb dhe pa ekuivoke: \u00e7lirimi nuk \u00ebsht\u00eb krim, rezistenca nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarrje kriminale dhe historia e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb rishkruhet nga aktakuza q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb narrativ\u00ebs s\u00eb agresorit. Drejt\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb fillon aty ku em\u00ebrtohet sakt\u00eb pushteti i dhun\u00ebs gjenocidale dhe njihet legjitimiteti i luft\u00ebs p\u00ebr liri. Pa k\u00ebt\u00eb, \u00e7do vendim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr e padrejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka reaguar ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar p\u00ebr d\u00ebnim me 45 vjet burg p\u00ebr secilin nga ish-krer\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas reagimit Vet\u00ebvendosje e konsideron k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si nj\u00eb akt padrejt\u00ebsie dhe nd\u00ebrhyrje politike, e cila synon t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":651164,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752,21],"tags":[],"class_list":["post-1193542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1193542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1193542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1193542\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/651164"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1193542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1193542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1193542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}