{"id":1194399,"date":"2026-02-11T14:55:12","date_gmt":"2026-02-11T13:55:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1194399"},"modified":"2026-02-11T14:56:39","modified_gmt":"2026-02-11T13:56:39","slug":"pati-dhune-dhe-presion-naim-murseli-nuk-e-pranon-deklaraten-qe-e-kishte-dhene-ne-polici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pati-dhune-dhe-presion-naim-murseli-nuk-e-pranon-deklaraten-qe-e-kishte-dhene-ne-polici\/","title":{"rendered":"&#8220;Pati dhun\u00eb dhe presion&#8221;, Naim Murseli nuk e pranon deklarat\u00ebn q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb sesionin e pasdites n\u00eb gjykimin ndaj Naim Murselit, Granit Plav\u00ebs dhe Kushtrim Kokall\u00ebs, vazhdoi dh\u00ebnien e mbrojtjes i akuzuari Murseli, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se deklarat\u00ebn q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici para se t\u2019i vinte avokati, nuk e pranon pasi sipas tij, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb presion, dhe se kishte edhe dhun\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Fillimisht, prokurorja Javorka Perlin\u00e7eviq theksoi se sa i p\u00ebrket provave- mesazhin t\u00eb cilin i akuzuari Murseli m\u00eb 28 n\u00ebntor 2023 n\u00eb or\u00ebn 19:41:3 n\u00eb form\u00eb t\u00eb fajllit me em\u00ebrtim t\u00eb mesazhit, e ka d\u00ebrguar tek Granit Plava, ku thuhet \u201cShoki, a kryhet sigurt nes\u00ebr?\u201d- ky \u00ebsht\u00eb fajlli i par\u00eb i d\u00ebrguar. Kurse, i dyti n\u00eb form\u00eb t\u00eb porosis\u00eb i d\u00ebrguar m\u00eb 28 n\u00ebntor 2023 dhe shkruan ora 19:42:05, ku shkruhet, \u201cA t\u00eb kallxoi Kuca se paradite\u201d, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>Prokurorja tha se k\u00ebto porosi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb fajllit, derisa e pyeti t\u00eb akuzuarin n\u00ebse i kujtohet se k\u00ebto nuk i ka d\u00ebrguar paradite.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb p\u00ebrdorues i numrit, nuk m\u00eb kujtohet por numri \u00ebsht\u00eb i imi\u201d, tha Murseli, duke shtuar se at\u00ebkoh\u00eb e ka p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb num\u00ebr.<\/p>\n<p>Prokurorja m\u00eb pas e pyeti t\u00eb akuzuarin n\u00ebse dikush q\u00eb nuk e njeh mir\u00eb profesionin e IT-s\u00eb, di t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb fajll dhe t\u2019ia d\u00ebrgoj\u00eb dikujt at\u00eb fajll si mesazh. Por, Murseli tha se nuk e di k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Perlin\u00e7eviq tha se lidhur me dy mesazhet e Plav\u00ebs kan\u00eb kat\u00ebr ekspertiza, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shenj\u00ebzuara n\u00eb telefonin e t\u00eb akuzuarit Plava tri thirrje t\u00eb humbura nga numri i Murselit, nga ai num\u00ebr ku edhe jan\u00eb d\u00ebrguar mesazhet m\u00eb 29 n\u00ebntor n\u00eb ora 9:16:35. Tha se thirrja e dyt\u00eb e humbur \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb ora 9:21:22 n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>\u201cThirrja e tret\u00eb e humbur nga numri i juaj n\u00eb numrin e Granitit n\u00eb ora 10:35:52. Pasi keni pranu lidhjen me Granitin, \u00ebsht\u00eb dit\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb ora 11:54:00. M\u00eb her\u00ebt ju kam pyetur se pse ka qen\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb at\u00eb dit\u00eb t\u00eb shiheni me Granitin pas k\u00ebtyre mesazheve dhe thirrja juaj e pandalshme. A mund t\u00eb jepni p\u00ebrgjigje q\u00eb do t\u00eb kishte arsyetim normal q\u00eb kjo t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebr kryerje t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr \u00e7ka po akuzoheni. Si mund t\u00eb na bindni?\u201d, tha prokurorja.<\/p>\n<p>E sipas Murselit, at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb takuar me Plav\u00ebn sepse ky i fundit dhe Kokalla kishin nj\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Gjakov\u00eb. Tha se Plava nuk i ishte p\u00ebrgjigjur thirrjeve t\u00eb tij, por q\u00eb i akuzuari Kokalla kishte folur me t\u00eb dhe q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb takohen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb tre, por q\u00eb Kokalla do iu bashk\u00ebngjitej m\u00eb von\u00eb, ngase po e d\u00ebrgonte vetur\u00ebn p\u00ebr ta rregulluar di\u00e7ka.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse kishte avokat gjat\u00eb deklarimit n\u00eb Polici kur \u00ebsht\u00eb arrestuar, Murseli pohoi se i ishte caktuar nj\u00eb, por q\u00eb kishte ardh\u00eb pas 1 ore apo 2.<\/p>\n<p>I akuzuari Murseli tha se nuk e pranon deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebn presion.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht ka pas dhun\u00eb pastaj presion. Kjo po flasim para se me ardh\u00eb avokati dhe un\u00eb me sa e di procedura e Kodit Penal nuk lejon marrje t\u00eb tilla n\u00eb pyetje n\u00eb ato forma dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kam ba k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb IPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e kemi kopjen e asaj k\u00ebrkese\u201d, deklaroi Murseli.<\/p>\n<p>Por, prokurorja iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj, duke i th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb po e p\u00ebrmend nuk e ka dor\u00ebzuar as mbrojtja n\u00eb Prokurori. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Murseli tha se nuk e di pse s\u2019ka ndodhur ashtu.<\/p>\n<p>\u201cDeklarat\u00ebn e Granit Plav\u00ebs, polic\u00ebt ma kan\u00eb treguar gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb stacion, m\u00eb kan\u00eb tregu foto q\u00eb ishte i gjakosur q\u00eb ishte i rrahur dhe m\u2019i tregojshin titujt e portaleve. Kjo ka qen\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb stacion\u201d, tha tutje Murseli.<\/p>\n<p>I pyetur lidhur me video-incizimet, i akuzuari tha se nga takimi me Plav\u00ebn ishte ndar\u00eb 10 minuta para takimit me tani t\u00eb ndjer\u00ebn Liridona Ademaj dhe f\u00ebmij\u00ebt, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e kam pa Granit Plav\u00ebn apo vetur\u00ebn rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb restorant\u201d, deklaroi Murseli.<\/p>\n<p>Sipas prokurores, n\u00eb restorant, i akuzuari Plava ishte ulur af\u00ebr hyrjes s\u00eb lokalit, e q\u00eb nga vendi ku q\u00ebndronte Murseli me familje, e kishin t\u00eb leht\u00eb t\u00eb komunikonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vizuale.<\/p>\n<p>\u201cNuk mundem me than\u00eb q\u00eb e kam pa, kur nuk e kam pa. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti Murseli.<\/p>\n<p>Vendi ku ishte ndar\u00eb me Plav\u00ebn nga takimi q\u00eb kishte n\u00eb dit\u00ebn kritike, i akuzuari Murseli e pranoi se \u00ebsht\u00eb pran\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes 200-300 metra, ku u vra Liridona.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, lidhur me momentin kritik, Murseli p\u00ebrs\u00ebriti ato q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e kaluar. Tha se bashk\u00ebshortja i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb blinte vez\u00eb, ishte ndal\u00eb p\u00ebr t\u2019i bler\u00eb dhe ishte kthyer n\u00eb vetur\u00eb, kur papritmas, sipas tij, kishte dal\u00eb nj\u00eb person i maskuar nga therrat n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Murselit, personi n\u00eb fjal\u00eb ua kishte drejtuar arm\u00ebn e q\u00eb pastaj ky e kishte ndal\u00eb vetur\u00ebn dhe i kishte ngrit\u00eb duart, nj\u00ebjt\u00eb sikurse edhe tani e ndjera. Kur personi i maskuar ishte afruar tek dritarja e Liridon\u00ebs, Murseli thot\u00eb se ia dhan\u00eb parat\u00eb, e Liridona edhe telefonin.<\/p>\n<p>\u201cAty e kam ndal vetur\u00ebn krejt koh\u00ebn me duar p\u00ebrpjet\u00eb e kam hap der\u00ebn e kerrit, kan\u00eb vrapu f\u00ebmija. Fillimisht ia kam dhan\u00eb telefonin m\u2019i kerr, pastaj kemi vrapu\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb sesionin e pasdites n\u00eb gjykimin ndaj Naim Murselit, Granit Plav\u00ebs dhe Kushtrim Kokall\u00ebs, vazhdoi dh\u00ebnien e mbrojtjes i akuzuari Murseli, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera tha se deklarat\u00ebn q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Polici para se t\u2019i vinte avokati, nuk e pranon pasi sipas tij, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb presion, dhe se kishte edhe dhun\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1194400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1194399","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1194399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1194399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1194399\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1194400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1194399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1194399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1194399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}