{"id":1194414,"date":"2026-02-11T15:56:40","date_gmt":"2026-02-11T14:56:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1194414"},"modified":"2026-02-11T16:02:25","modified_gmt":"2026-02-11T15:02:25","slug":"arrogance-dhe-mungese-respekti-avokati-prosper-kritikon-zps-ne-per-qasjen-ndaj-deshmitareve-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/arrogance-dhe-mungese-respekti-avokati-prosper-kritikon-zps-ne-per-qasjen-ndaj-deshmitareve-nderkombetare\/","title":{"rendered":"&#8220;Arroganc\u00eb dhe munges\u00eb respekti&#8221;, avokati Prosper kritikon ZPS-n\u00eb p\u00ebr qasjen ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbrojtja e Tha\u00e7it, Pierre Prosper ka kritikuar qasjen e Prokuroris\u00eb ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb proces po minimizohet padrejt\u00ebsisht. <\/strong><\/p>\n<p>Ai theksoi se shtat\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kishin ardhur n\u00eb Kosov\u00eb me mision p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb paqe dhe se komentet e Prokuroris\u00eb ndaj tyre tregojn\u00eb munges\u00eb respekti dhe arroganc\u00eb ndaj profesionit t\u00eb tyre. <\/p>\n<p>&#8220;Dje komunikova me nj\u00eb diplomat t\u00eb lart, ambasador, i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm, i lexova disa nga citimet e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs nga ZPS-ja. Ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr faktin se gjyqtar\u00ebt kan\u00eb d\u00ebgjuar d\u00ebshmi nga shtat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. U p\u00ebrpoqen me \u00e7ilt\u00ebrsi t\u00eb sillnin paqe n\u00eb Kosov\u00eb. Por, p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe observimet e tyre t\u00eb kufizuara, a jan\u00eb apo nuk jan\u00eb t\u00eb vlefshme kjo \u00ebsht\u00eb tem\u00eb m\u00eb vete. Shtat\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb u soll\u00ebn k\u00ebtu, n\u00eb situate t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse kishin pak njohuri me aktor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb, gjuh\u00ebn nuk e flisnin, kan\u00eb komunikuar vet\u00ebm disa her\u00eb me aktor\u00ebt kryesor\u00eb, nuk kan\u00eb lexuar komunikata t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, nuk e njihnin struktur\u00ebn. Dhe vazhdon prokurorja t\u00eb thot\u00eb se kishin informacione t\u00eb kufizuara. Kolegu im m\u00eb tha e tmerrshme, kaq pak respektojn\u00eb profesionin tone. T\u00eb nderuar zot\u00ebrinj\u00eb duhet ta shikojm\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse k\u00ebto komente tregojn\u00eb arroganc\u00eb, munges\u00eb respekti, i cili ka qen\u00eb e pranishme qysh nga fillimi. T\u00eb rr\u00ebzosh p\u00ebrvojat d\u00ebshmit\u00eb e k\u00ebtyre profesionist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb, t\u00eb analizojn\u00eb situatat, t\u00eb shikojn\u00eb ngjarjet&#8221;, tha Prosper.<\/p>\n<p>Prosper deklaroi se hedhja posht\u00eb e d\u00ebshmive t\u00eb k\u00ebtyre profesionist\u00ebve \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese dhe d\u00ebmton besueshm\u00ebrin\u00eb e tribunaleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/p>\n<p>Sipas tij, d\u00ebshmitar\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb institucione dhe shtete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe roli i tyre duhet t\u00eb respektohet, pavar\u00ebsisht n\u00ebse p\u00eblqehen apo jo q\u00ebndrimet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb gjest d\u00ebshp\u00ebrimi. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb qeverit\u00eb dyshojn\u00eb n\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e tribunaleve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sepse kur vet profesionist\u00ebt dalin e tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen posht\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb problematike\u201d, K\u00ebto tribunale jan\u00eb mjet, instrument, i sistemit t\u00eb rendit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, personat q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb para jush jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij sistemi, n\u00ebse duhet t\u00eb ket\u00eb tribunale e drejt\u00ebsi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do t\u00eb interpretojm\u00eb ndryshe. Mos iu besoni syve, vesh\u00ebve, dime ne m\u00eb shum\u00eb se ju. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u2019i kujtojm\u00eb vetes r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitar\u00ebve, mund t\u00eb mos p\u00eblqejn\u00eb, mund t\u00eb mos repsketoni d\u00ebshmitar\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por duhet t\u00eb respektoni rolin q\u00eb kan\u00eb pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb, Amerik\u00ebn, Britanin\u00eb, NATO-n\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi me emra disa prej d\u00ebshmitar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb gjeneralin Wesley Clark, James Rubin, Paul Williams dhe diplomat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, duke theksuar se ata kishin informacione t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb nga terreni dhe nga institucionet q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin. <\/p>\n<p>Prosper tha se Prokuroria po p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb angazhimin e tyre si sip\u00ebrfaq\u00ebsor dhe t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb sipas tij p\u00ebrb\u00ebn munges\u00eb respekti ndaj p\u00ebrvoj\u00ebs dhe kontributit t\u00eb tyre profesional. <\/p>\n<p>\u201cInformacioni q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta persona iu p\u00ebrket institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, kur u dhan\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimet e tyre, ishin t\u00eb matura, produkt i bashk\u00ebpunimit. Kishin informacion nga organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-t\u00eb, debate t\u00eb brendshme, konstatime personale n\u00eb terren. Nga raportimet q\u00eb merrnin nga terreni, pra kishin k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb bazuara. James Rubin ka punuar p\u00ebr senatorin Biden, k\u00ebshilltar i sekretares s\u00eb shtetit, ka pasur p\u00ebr detyr\u00eb p\u00ebr shkak se ka qen\u00eb n\u00eb \u00e7do takim me sekretaren, ai ishte personi q\u00eb u caktua t\u00eb shkonte e t\u00eb shihte kush ishte Hashim Tha\u00e7i. Ai pati mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebnte v\u00ebzhgime t\u00eb veta. Paul Williams, profesor i nderuar. K\u00ebtu ishte nj\u00eb person i cili ka ndihmuar shtetet e dob\u00ebta t\u00eb gjejn\u00eb paqe. Dhe k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb falas. Ka qen\u00eb i pranish\u00ebm atje, n\u00eb sall\u00eb, ka d\u00ebgjuar bisedat me vesh\u00ebt e tij. Erdhi k\u00ebtu vullnetarisht sikur t\u00eb tjer\u00ebt. Duncan, Durkee, diplomat karriere. Me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb. Prap, prokuroria hodhi posht\u00eb fjal\u00ebt e tyre. Ambasadori Hill, gjasht\u00eb her\u00eb ambasador\u00eb. Fakti q\u00eb ai ka qen\u00eb i d\u00ebrguar p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nj\u00eb detyr\u00eb ka pasur ai, t\u00eb zbuloj\u00eb \u00e7far\u00eb roli kishte gjithsecili, \u00e7ka ndodhte&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Prokuroria do q\u00eb ne t\u00eb besojm\u00eb se ai informacionin e ka t\u00eb kufizuar, thjesht\u00eb u detyrua t\u00eb vinte k\u00ebtu, m\u00eb vjen keq, e besueshme \u00ebsht\u00eb kjo? N\u00ebse Amerika, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Rusia, k\u00ebto shtete duhet t\u00eb dinin kush ishte gjithsecili dhe \u00e7ka b\u00ebnte gjithsecili, e besoni q\u00eb k\u00ebta persona u kthyen dhe thane informacione sip\u00ebrfaq\u00ebsore kam. Sikur do Prokuroria q\u00eb ne t\u00eb besojm\u00eb. Po gjenerali Clark, general me kat\u00ebr yje, ka qen\u00eb n\u00eb Dejton, gjenerali i forcave aleate-supreme n\u00eb Evrop\u00eb. Erdhi k\u00ebtu dha pik\u00ebpamjet e tij, bazuar n\u00eb informacionet q\u00ebkishte marr\u00eb nga takimet profesionale, dhe nga burimet e tjera. Ai iu ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb lexoja \u00e7do gj\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kishin shkuar p\u00ebr safari n\u00eb Kosov\u00eb. Prokuroria do t\u00eb besoni q\u00eb ata kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm kalimtar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim b\u00ebn\u00eb disa konstatime sip\u00ebrfaq\u00ebsore. Duan t\u00eb minimizojn\u00eb rolin e tyre, \u00ebsht\u00eb munges\u00eb respekti. Kjo tregon injoranc\u00eb sa I takon k\u00ebtij procesi. K\u00ebta diplomat\u00eb, ekspert\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb tyre, erdh\u00ebn vullnetarisht t\u00eb flisnin me ju p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto dime ne, k\u00ebto kemi par\u00eb ne\u201d, tha Prosper.<\/p>\n<p>\/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbrojtja e Tha\u00e7it, Pierre Prosper ka kritikuar qasjen e Prokuroris\u00eb ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb proces po minimizohet padrejt\u00ebsisht. Ai theksoi se shtat\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kishin ardhur n\u00eb Kosov\u00eb me mision p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb paqe dhe se komentet e Prokuroris\u00eb ndaj tyre tregojn\u00eb munges\u00eb respekti dhe arroganc\u00eb ndaj profesionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1194415,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752,21],"tags":[],"class_list":["post-1194414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1194414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1194414"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1194414\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1194415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1194414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1194414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1194414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}