{"id":1197170,"date":"2026-02-18T14:17:40","date_gmt":"2026-02-18T13:17:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1197170"},"modified":"2026-02-18T17:01:16","modified_gmt":"2026-02-18T16:01:16","slug":"thaci-ne-fjalen-permbyllese-ne-hage-eshte-vetem-nje-e-vertete-jam-i-pafajshem-per-cdo-akuze","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/thaci-ne-fjalen-permbyllese-ne-hage-eshte-vetem-nje-e-vertete-jam-i-pafajshem-per-cdo-akuze\/","title":{"rendered":"Tha\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse n\u00eb Hag\u00eb: \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,  jam i pafajsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do akuz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb fjalimin p\u00ebrmbyll\u00ebs para trupit gjykues n\u00eb Hag\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat me t\u00eb cilat e ngarkon Prokuroria. Pretendimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr kontroll, Tha\u00e7i tha se jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta, absurde dhe ofenduese, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Tha\u00e7i shtoi se bashk\u00ebpunimi me Per\u00ebndimin dhe NATO-n ishte vendimtar p\u00ebr fitoren e Kosov\u00ebs dhe se pavar\u00ebsia nuk ishte mjet p\u00ebr pushtet personal. Sipas tij, i vetmi kund\u00ebrshtar i tij dhe i popullit t\u00eb Kosov\u00ebsishte Sllobodan Millosheviqi<\/p>\n<p>Ai kritikoi Prokurorin\u00eb p\u00ebr ndjekje selektive dhe p\u00ebr pretendimet mbi nd\u00ebrmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale, duke i cil\u00ebsuar t\u00eb padrejta.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Tha\u00e7i k\u00ebrkoi q\u00eb gjykata t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me provat dhe ligjin, duke theksuar se i vetmi vendim i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb pafaj\u00ebsia e tij e plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Fjala p\u00ebrmbyll\u00ebse:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Dje n\u00eb Kosov\u00eb u sh\u00ebnua 18 vjetori i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt 2008 duke ndjer\u00eb rrahjet e zemrave t\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebve tan\u00eb shpallim Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur, sovran dhe demokratik. D\u00ebshiroj q\u00eb nga kjo sall\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell urimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzemerta p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr gati tri vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb ju keni d\u00ebgjuar akuzat e Prokuroris\u00eb dhe argumentet e mborjtjes. Ju i keni par\u00eb faktet. Ju keni d\u00ebgjuar edhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Q\u00eb akuzat nuk q\u00ebndrojn\u00eb, un\u00eb jam plot\u00ebsisht i pafajsh\u00ebm. Por kam th\u00ebn\u00eb dhe e them s\u00ebrish me bindje t\u00eb plot\u00eb, un\u00eb bashk\u00ebndjej dhe shpreh keqardhje p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsur n\u00eb Kosov\u00eb pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e masakrave \u00c7irez, Likoshan, Prekaz, n\u00eb fillimit t\u00eb vitit 1998, isha student n\u00eb universitetin e Cyrihut. Un\u00eb nuk po b\u00ebja plane si ta merrja kontrollin n\u00eb Kosov\u00eb, po b\u00ebja plane si ti p\u00ebrgatisja provimet p\u00ebr universitet. I vetmi njeri i cili po b\u00ebnte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi. Plane p\u00ebr nj\u00eb gjenocid tjet\u00ebr, t\u00eb ri n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kosovar\u00eb, edhe un\u00eb m\u00eb her\u00eb u detyrova ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn sepse regjimi i Millosheviqit m\u00eb kishte ndjekur. Ai m\u00eb kishte d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb me akuz\u00ebn se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese. M\u00eb von\u00eb i nj\u00ebjti regjim do t\u00ebd\u00ebnopj\u00eb n\u00eb munges\u00eb edhe Presidentin Clinton, Sekretaren Albright, Kryeministrin Bler, edhe Sekretarin e NATO-s\u00eb Solana. Prandaj duke i par\u00eb masakrat ndaj popullit tim, un\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja indiferent.<\/p>\n<p>Vendosa t\u00eb kthehem n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb pranver\u00eb 1998. Vendim personal. Nuk mund t\u00eb q\u00ebndroja anash derisa populli im p\u00ebrballej me shfarosje, at\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebnte secili prej jush n\u00ebse vendi juaj do t\u00eb p\u00ebrjetonte at\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetonte populli im. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam shum\u00eb krenar dhe nuk i bie pishman asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se q\u00eblllimi ishte kontrolli i Kosov\u00ebs. Kjo jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb, absurde \u00ebsht\u00eb dhe ofenduese. \u00cbsht\u00eb ofendim p\u00ebr kujtimin e mij\u00ebra heronjve q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr liri. Ofendim p\u00ebr dhjet\u00ebra mij\u00ebra viktima t\u00eb pafajshme t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb masakrave. Ofendim dhe e padrejt\u00eb edhe p\u00ebr p\u00ebrpjketet e NATO-s dhe aleanc\u00ebs per\u00ebndimore me t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb bashk\u00ebpunova ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme, ama bash i vetmi kund\u00ebrshtar i imi, i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe bot\u00ebs demokratike ishte Sllobodan Millosheviqi. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ta d\u00ebgjosh k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, kur gjat\u00eb luft\u00ebs un\u00eb se dija n\u00ebse do t\u00eb isha gjall\u00eb prej or\u00ebs n\u00eb or\u00eb, prej dit\u00ebs n\u00eb dit\u00eb. Nuk isha i sigurt n\u00ebse do t\u00eb shihja gruan time dhe djalin e sapo lindur, e l\u00ebre m\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja t\u00eb ushtroja kontroll n\u00eb Kosov\u00eb. Un\u00eb nuk u ktheva p\u00ebr t\u00eb rrezikuar jet\u00ebn time p\u00ebr kontroll dhe pushtet. U ktheva n\u00eb atdhe duke rrezikuar jet\u00ebn time p\u00ebr liri dhe paqe.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb shtrohet sot \u00ebsht\u00eb marrja e kontrollit prej kujt? kush? E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kontrolli dhe pushteti ishin n\u00ebn duart e hekurta t\u00eb Millosheviqit, askujt tjet\u00ebr. Shqiptar\u00ebt nuk ushtronin pushtet, ata shtypeshin nga pushteti i Millosheviqit. Misioni yn\u00eb ishte i qart\u00eb, mbijetesa, liria dhe paqja. Un\u00eb nuk kisha fare iluzione, por shpresa e jon\u00eb e vetme p\u00ebr shp\u00ebtim ishte bota demokratike, ShBA-ja dhe NATO.<\/p>\n<p>Prandaj dhe t\u00ebr\u00eb fokusi im ishte nd\u00ebrtimi dhe forcimi i k\u00ebsaj aleance. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim un\u00eb udh\u00ebtova n\u00eb shum\u00eb kryqytete p\u00ebr t&#8217;i bindur p\u00ebr kauz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb drejt, Bruksel, Lond\u00ebr, Vien, kudo q\u00eb isha, isha n\u00eb kontakt me zyrtar\u00ebt e administrat\u00ebs amerikane. Millosheviqit e kishte filluar luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa ne po vet\u00ebmbroheshim, por luft\u00ebn mund ta p\u00ebrfundonte vet\u00ebm NATO, dhe ashtu ndodhi. Po t\u00eb mos ishte NATO, liri t\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb kishte, nuk do t\u00eb kishte as pavar\u00ebsi. Prandaj pavar\u00ebsia ishte p\u00ebr dinjitet, dhe jo instrument p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Kjo Prokurori m\u00eb thuri shum\u00eb lavde e m\u00eb ndau shum\u00eb tituj e grada, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr, un\u00eb nuk isha ai e cili i transportova rezistec\u00ebn nga per\u00ebndimi n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk ishte kthimi im nga per\u00ebndimi pse U\u00c7K po masivizohej, arsyeja ishte Millosheviqi. Askush m\u00eb bukur se ka th\u00ebn\u00eb se Albright &#8220;Millosheviqi \u00ebsht\u00eb rekrutuesi m\u00eb i madh i U\u00c7K-s\u00eb. U\u00c7K-ja nuk ishte ushtri e nj\u00eb shteti, organizim popullor q\u00eb po mbrohej nga nj\u00eb shtet agresor.<\/p>\n<p>Fitorja e Kosov\u00ebs ishte m\u00eb shum\u00eb politike. Suksesi m\u00eb i madh ishte bashk\u00ebpunimi i plot\u00eb dhe besimi me per\u00ebndimin. Ata na ndihmuan, pik\u00ebrisht se e dinin se kush ishim dhe \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi kishim. Un\u00eb me asnj\u00eb \u00e7mim, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk do t\u00eb rrezikoja k\u00ebt\u00eb aleanc\u00eb me asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb sepse ashtu do t\u00eb rrezikoja vet\u00eb lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, ekzistenc\u00ebn ton\u00eb kolektive. Synimi ishte paqja, nuk ishte lufta.<\/p>\n<p>Kosova ishte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se fati im personal. Pas hyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb dhe largimit t\u00eb forcave serbe, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs po festonin lirin\u00eb e shum\u00ebpritur.<\/p>\n<p>Kur votuam n\u00eb parlamentin e Kosov\u00ebs p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj Gjykate, ne besonim se se ajo do ti trajtonte akuzat me raportin e Dick Martyt, dhe do t\u00eb vepronte n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe Ligjet e Kosov\u00ebs. N\u00eb praktik\u00eb asnj\u00ebra nuk ndodhi. Ende kritikohem n\u00eb Kosov\u00eb pse e mb\u00ebshtet\u00ebm krijimin e saj. Kritik\u00ebt thon\u00eb se kjo gjykat\u00eb synon kriminalizimin e luft\u00ebs son\u00eb p\u00ebr lir dhe pavar\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb se kam besuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur e votuam, por uroj q\u00eb koha t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb q\u00eb un\u00eb kisha t\u00eb drejt\u00eb dhe kritik\u00ebt gabim. Kjo Prokurori n\u00eb vend se t\u00eb heq ren\u00eb e zez\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebrkon t&#8217;ia z\u00eb diellin me nj\u00eb stuhi t\u00eb zez\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn nd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet duke ndjekur t\u00eb pafajshmit, me ndjekje selektive. Gjat\u00eb gjit\u00eb jet\u00ebs sime isha p\u00ebrkrah popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjithmon\u00eb duke u udh\u00ebhequr nga idealet. Sot n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij procesi e kam vet\u00ebm nj\u00eb lutje q\u00eb vendimi juaj t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me Kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjet, provat dhe faktet dhe provat e paraqitura e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>I vetmi vendim i drejt \u00ebsht\u00eb pafaj\u00ebsia e plot\u00eb.<\/p>\n<p>\/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb fjalimin p\u00ebrmbyll\u00ebs para trupit gjykues n\u00eb Hag\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat me t\u00eb cilat e ngarkon Prokuroria. Pretendimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr kontroll, Tha\u00e7i tha se jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta, absurde dhe ofenduese, shkruan Reporteri.net. Tha\u00e7i shtoi se bashk\u00ebpunimi me Per\u00ebndimin dhe NATO-n ishte vendimtar p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1197172,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1197170","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1197170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1197170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1197170\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1197170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1197170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1197170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}