{"id":1198050,"date":"2026-02-20T16:24:09","date_gmt":"2026-02-20T15:24:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1198050"},"modified":"2026-02-20T16:27:11","modified_gmt":"2026-02-20T15:27:11","slug":"bosnja-sanksionon-11-shtetas-te-saj-per-lidhjet-e-tyre-me-is-in-dhe-al-nusren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/bosnja-sanksionon-11-shtetas-te-saj-per-lidhjet-e-tyre-me-is-in-dhe-al-nusren\/","title":{"rendered":"Bosnja sanksionon 11 shtetas t\u00eb saj p\u00ebr lidhjet e tyre me IS-in dhe Al-Nusr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli i Ministrave i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs ka ngrir\u00eb pasurin\u00eb dhe mjetet financiare t\u00eb 11 shtetasve t\u00eb Bosnj\u00ebs t\u00eb lidhur me organizatat terroriste, Shteti Islamik (IS) dhe Al-Nusra, duke zbatuar detyrimet q\u00eb rrjedhin nga Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shumic\u00ebn e personave t\u00eb sanksionuar \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar edhe njoftimi i kuq i INTERPOL-it, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb autoriteteve t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ngrirjen e burimeve ekonomike dhe mjeteve financiare t\u00eb personave q\u00eb lidhen me vepra penale t\u00eb nd\u00ebrlidhura me terrorizmin dhe financimin e tij dhe jan\u00eb publikuar m\u00eb 19 shkurt.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Nusret Imamoviq, udh\u00ebheq\u00ebs radikal selefist, i cili para disa vitesh ishte futur n\u00eb list\u00ebn e dhjet\u00eb terrorist\u00ebve m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb bot\u00eb dhe ndodhet n\u00ebn sanksione t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimit Evropian. Sipas informacioneve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb qasshme, ai dhe familja e tij jetojn\u00eb n\u00eb Siri p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb sanksionuarit jan\u00eb edhe Muradif Hamzabegoviq, p\u00ebr t\u00eb cilin supozohet se ndodhet n\u00eb Siri, si dhe bashk\u00ebshortja e tij, Sena Hamzabegoviq, e cila ishte ndjekur penalisht p\u00ebr d\u00ebrgim t\u00eb parave n\u00eb Siri, por \u00ebsht\u00eb liruar nga akuzat, pasi Prokuroria nuk arriti t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ajo e dinte p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi po p\u00ebrdoreshin parat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs e d\u00ebnoi Hamzabegoviqin n\u00eb munges\u00eb n\u00eb vitin 2013 me gjasht\u00eb vjet burg p\u00ebr kontrabandim t\u00eb qenieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e t\u00eb sanksionuarve \u00ebsht\u00eb edhe Hariz Meshanoviq, si dhe dy djemt\u00eb e tij, Adem dhe Meho, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu supozohet se ndodhen n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Pasuria \u00ebsht\u00eb ngrir\u00eb edhe p\u00ebr Azur Karasuljiqin, Edin Zukiqin dhe Emir \u00c7elamo, si dhe p\u00ebr Aleksandar Ruzhiqin, p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se iu bashkua grupeve terroriste n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>Masat vlejn\u00eb edhe p\u00ebr Jasmin Grabusin, i cili gjithashtu ndodhet n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave i Bosnje e Hercegovin\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se vendimet kan\u00eb karakter parandalues dhe jan\u00eb t\u00eb orientuara drejt mbrojtjes s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, si dhe p\u00ebrmbushjes s\u00eb obligimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit, p\u00ebrfshir\u00eb obligimet ndaj MONEYVAL-it (Komiteti i ekspert\u00ebve t\u00eb masave kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe financimit t\u00eb terrorizmit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs) n\u00eb lidhje me vendosjen e sanksioneve financiare p\u00ebr terroriz\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb theksuar se masat nuk paraqesin p\u00ebrcaktim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale dhe as nuk paragjykojn\u00eb rezultatin e ndonj\u00eb procedure para gjykatave kompetente apo Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe siguris\u00eb, nga Bosnja dhe Hercegovina gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Siri dhe Irak, n\u00eb periudh\u00ebn 2012-2016, kishin shkuar rreth 300 shtetas t\u00eb Bosnj\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb burra, gra dhe t\u00eb mitur, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebto zona kan\u00eb lindur edhe m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e largimeve \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitet e hershme t\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>Nga ky num\u00ebr, vler\u00ebsohet se nd\u00ebrmjet 80 dhe m\u00eb shum\u00eb se 100 persona jan\u00eb vrar\u00eb ose kan\u00eb vdekur n\u00eb zonat e luft\u00ebs, nd\u00ebrsa disa dhjet\u00ebra jan\u00eb kthyer n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb private apo p\u00ebrmes riatdhesimeve t\u00eb organizuara.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb vitit 2025, m\u00eb shum\u00eb se 100 shtetas t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, kryesisht gra dhe f\u00ebmij\u00eb, kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb kampe dhe objekte paraburgimi n\u00eb veri t\u00eb Siris\u00eb, pa nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb qart\u00eb kthimi.<\/p>\n<p>Bosnja dhe Hercegovina n\u00eb vitin 2014 ka futur dispozita t\u00eb posa\u00e7me penale q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb largimin e shtetasve t\u00eb saj n\u00eb vatra t\u00eb huaja lufte p\u00ebr organizata terroriste, p\u00ebrfshir\u00eb organizimin e grupeve terroriste, bashkimin me formacione paramilitare t\u00eb huaja dhe vepra t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, m\u00eb shum\u00eb se 30 persona jan\u00eb d\u00ebnuar me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr vepra penale t\u00eb lidhura me Sirin\u00eb dhe terrorizmin, me d\u00ebnime me burg deri n\u00eb tet\u00eb vjet n\u00eb shum\u00eb raste.<\/p>\n<p>Shumica jan\u00eb d\u00ebnuar me rreth tre vjet burg, n\u00eb raste t\u00eb marr\u00ebveshjeve p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb ose p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave p\u00ebr akuza m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Edhe vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, p\u00ebrfshir\u00eb Kosova, ka ligje q\u00eb d\u00ebnojn\u00eb bashk\u00ebngjitjen n\u00eb grupe terroriste dhe po ashtu n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb riatdhesuar disa shtetas q\u00eb kishin shkuar n\u00eb Siri.<\/p>\n<p>IS-i u mposht\u00eb m\u00eb 2017 nga nj\u00eb koalicion nd\u00ebrkomb\u00ebtar i udh\u00ebhequr nga Shtetet e Bashkuara. Nd\u00ebrkaq, Fronti Al-Nusra n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ndryshoi em\u00ebr dhe tani njihet si Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Luft\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupi<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej d\u00ebnimeve t\u00eb shqiptuara lidhen me kosovar\u00ebt q\u00eb i jan\u00eb bashkuar organizat\u00ebs Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e njohur edhe si Fronti Al-Nusra. Kjo organizat\u00eb ishte shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara m\u00eb 2013, por m\u00eb 2025 u hoq nga lista.<\/p>\n<p>HTS ka qen\u00eb dikur deg\u00eb e Al-Kaid\u00ebs n\u00eb Siri, mir\u00ebpo i ka shk\u00ebputur lidhjet me grupin xhihadist m\u00eb 2016, dhe ka tentuar t\u00eb krijoj\u00eb imazh tjet\u00ebr n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 2017, HTS-ja ka pasur kontrollin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb veriper\u00ebndimit t\u00eb Siris\u00eb dhe ka krijuar administrat\u00eb civile n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, mes akuzave p\u00ebr abuzime brutale kund\u00ebr atyre q\u00eb dalin kund\u00ebr regjimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, luft\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij grupi rr\u00ebzuan regjimin e Bashar al-Assadit n\u00eb Siri.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs ka ngrir\u00eb pasurin\u00eb dhe mjetet financiare t\u00eb 11 shtetasve t\u00eb Bosnj\u00ebs t\u00eb lidhur me organizatat terroriste, Shteti Islamik (IS) dhe Al-Nusra, duke zbatuar detyrimet q\u00eb rrjedhin nga Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. P\u00ebr shumic\u00ebn e personave t\u00eb sanksionuar \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar edhe njoftimi i kuq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1198051,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1198050","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1198050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1198050"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1198050\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1198051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1198050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1198050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1198050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}