{"id":1199380,"date":"2026-02-24T20:48:38","date_gmt":"2026-02-24T19:48:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1199380"},"modified":"2026-02-24T21:01:56","modified_gmt":"2026-02-24T20:01:56","slug":"bosnja-dhe-serbia-pjese-e-nismes-amerikane-per-sigurine-energjetike-te-rajonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/bosnja-dhe-serbia-pjese-e-nismes-amerikane-per-sigurine-energjetike-te-rajonit\/","title":{"rendered":"Bosnja dhe Serbia, pjes\u00eb e nism\u00ebs amerikane p\u00ebr sigurin\u00eb energjetike t\u00eb rajonit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia jan\u00eb nd\u00ebr 12 shtetet q\u00eb m\u00eb 24 shkurt n\u00eb Washington iu bashkuan nism\u00ebs amerikane p\u00ebr forcimin e furnizimit energjetik t\u00eb rajonit, kan\u00eb konfirmuar zyrtar\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja vendeve.<\/strong><\/p>\n<p>Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Elmedin Konakoviq, konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bosnj\u00ebs, m\u00eb 24 shkurt n\u00eb Washington ka n\u00ebnshkruar Deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr forcimin e siguris\u00eb s\u00eb furnizimit me gaz natyror n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Lindore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tha ai, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn vendet n\u00ebnshkruese \u2013 Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Hungaria, Serbia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Moldavia, Ukraina, Kroacia dhe Sllovenia \u2013 shprehin p\u00ebrkushtimin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr diversifikimin e burimeve dhe rrug\u00ebve t\u00eb furnizimit, forcimin e infrastruktur\u00ebs rajonale, p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebveshjeve komerciale, si dhe stabilitetin afatgjat\u00eb energjetik.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin korridor vertikal, nj\u00eb koncept i shp\u00ebrndarjes t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm natyror [LNG] p\u00ebrmes infrastruktur\u00ebs q\u00eb tashm\u00eb ekziston n\u00eb Evrop\u00eb ose q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet, me d\u00ebshir\u00ebn dhe synimin e SHBA-s\u00eb q\u00eb realisht t\u00eb dominoj\u00eb k\u00ebt\u00eb treg si n\u00eb aspektin gjeopolitik, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb ekonomik, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrshtatshme\u201d, tha Konkoviq.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi vendin ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb interesit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Nd\u00ebrlidhjes Jugore, me \u00e7\u2019rast jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u2019i zgjidhnim problemet tona dhe do t\u00eb kishim mund\u00ebsi t\u00eb siguronim burime t\u00eb tjera gazi, p\u00ebrve\u00e7 atij rus, por do t\u00eb b\u00ebheshim n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe nj\u00eb korridor p\u00ebrmes t\u00eb cilit gazi LNG do t\u00eb mund t\u00eb transportohej drejt Evrop\u00ebs Juglindore dhe disa pjes\u00ebve t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs. Prandaj, v\u00ebrtet kemi fat q\u00eb ekziston interes amerikan, gj\u00eb q\u00eb ekonomikisht p\u00ebr ne do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ministrja e Minierave dhe Energjis\u00eb e Serbis\u00eb, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, njoftoi se Serbia e ka mb\u00ebshtetur iniciativ\u00ebn e SHBA-s\u00eb, e cila synon forcimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb gazit natyror dhe arritjen e objektivit rajonal t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb furnizimit me gaz.<\/p>\n<p>\u201cDiskutuam mbi masat q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmarrim p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb furnizimi me gaz t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm, si harmonizimi i bursave t\u00eb gazit, investimet, nd\u00ebrtimi i infrastruktur\u00ebs s\u00eb re t\u00eb gazit dhe stabiliteti afatgjat\u00eb i tregtis\u00eb me gaz natyror. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kthehemi plot\u00ebsisht tek nj\u00eb furnizues i vet\u00ebm, por rritjen e siguris\u00eb energjetike\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deklarata u n\u00ebnshkrua n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Samitit Transatlantik p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazit, t\u00eb cilin e udh\u00ebhoq\u00ebn sekretari amerikan i Brendsh\u00ebm Doug Burgum dhe ai i Energjis\u00eb Chris Wright.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ministrja e Ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Artane Rizvanolli, ka njoftuar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook se n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb takuar me sekretar\u00ebt Wright dhe Burgum, pas takimit ministror p\u00ebr partneritet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm transatlantik. Ajo ka publikuar nj\u00eb fotografi me dy zyrtar\u00ebt e lart\u00eb amerikan\u00eb, por nuk ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim.<\/p>\n<p><strong>Var\u00ebsia e Bosnj\u00ebs dhe Serbis\u00eb nga gazi rus<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Evrop\u00ebs Juglindore importojn\u00eb gaz rus p\u00ebrmes tubacionit Rrjedha Turke, q\u00eb transporton gazin rus p\u00ebrmes Detit t\u00eb Zi drejt Turqis\u00eb, e m\u00eb pas p\u00ebrmes Bullgaris\u00eb dhe Serbis\u00eb arrin n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fokus i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb samit ishte zvog\u00eblimi i var\u00ebsis\u00eb nga burimet energjetike ruse, zgjerimi i infrastruktur\u00ebs dhe marr\u00ebveshjeve komerciale p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve ekzistuese energjetike n\u00eb Evrop\u00eb, si dhe rritja e rrjedhjes s\u00eb LNG-s\u00eb amerikane drejt Evrop\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>Ministri Elmedin Konakoviq thekson se \u201cnuk dyshon n\u00eb q\u00ebllimet e mira t\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00ebnshkruese\u201d dhe se ishte \u201cve\u00e7an\u00ebrisht intriguese t\u00eb shihje n\u00ebnshkrimet e Hungaris\u00eb dhe Serbis\u00eb, t\u00eb cilat deri tani kishin nj\u00eb qasje tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebnshkrimi i deklarat\u00ebs s\u00eb sotme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr nj\u00eb kthes\u00eb q\u00eb sjell shum\u00eb p\u00ebr Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn. Sa m\u00eb shum\u00eb prezenc\u00eb amerikane dhe sa m\u00eb pak prezenc\u00eb ruse n\u00eb rajonin ton\u00eb do t\u00eb thot\u00eb stabilizim p\u00ebr Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn. Ajo q\u00eb kemi nga Rusia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndikim malinj. Ata ngadal\u00ebsojn\u00eb rrug\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb rajonit drejt Bashkimit Evropian\u201d, tha Konakoviq.<\/p>\n<p>Me n\u00ebnshkrimin e k\u00ebsaj deklarate, Bosnja b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb korridori t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb var\u00ebsin\u00eb nga energjia ruse.<\/p>\n<p>Sipas Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb, nd\u00ebrtimi i tubacionit Nd\u00ebrlidhja Jugore mund t\u00eb filloj\u00eb gjat\u00eb vitit 2026. Ai do t\u2019i mund\u00ebsonte Bosnje e Hercegovin\u00ebs t\u00eb merrte gaz direkt nga terminali LNG n\u00eb ishullin K\u00ebrk n\u00eb veri t\u00eb Adriatikut, duke siguruar diversifikim t\u00eb burimeve. Rreth 60% e gazit n\u00eb terminalin e K\u00ebrkut vjen nga SHBA-ja, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nga Lindja e Mesme.<\/p>\n<p>Rruga e Nd\u00ebrlidhjes Jugor do t\u00eb fillonte n\u00eb Travnik n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Bosnj\u00ebs, do t\u00eb kalonte p\u00ebrmes Tomislavgradit dhe Posushjes n\u00eb Hercegovin\u00eb Per\u00ebndimore, do t\u00eb kalonte kufirin tek Imotski dhe do t\u00eb lidhej me rrjetin gazifikues kroat pran\u00eb Makarsk\u00ebs, me vazhdim drejt Splitit.<\/p>\n<p>Aktualisht, Bosnja merr 100% t\u00eb gazit nga Rusia, dhe kjo p\u00ebrmes terminalit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vendit, Shepak, n\u00eb kufi me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gazi rus dominues edhe n\u00eb Serbi<\/strong><\/p>\n<p>Serbia aktualisht mbulon mbi 80% t\u00eb nevojave ditore p\u00ebr gaz nga Rusia, p\u00ebrmes tubacionit Rrjedha e Ballkanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Rrjedh\u00ebs Turke.<\/p>\n<p>Serbia nuk arriti t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb re afatgjat\u00eb me Gazpromin rus vitin e kaluar, nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja afatshkurt\u00ebr e arritur n\u00eb dhjetor skadon m\u00eb 31 mars. Serbia gjithashtu blen gaz nga Azerbajxhani, p\u00ebrmes Bullgaris\u00eb, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i tubacionit drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonte Serbis\u00eb qasje n\u00eb LNG nga Greqia, pritet t\u00eb nis\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201cMe nd\u00ebrtimin e interkoneksioneve gazi drejt Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Rumanis\u00eb n\u00eb dy vjet\u00ebt e ardhshme, s\u00eb bashku me interkoneksionin ekzistues Serbi-Bullgari, do t\u00eb kemi kapacitet p\u00ebr transport rreth kat\u00ebr miliard\u00eb metra kub gaz n\u00eb vit\u201d, tha Dubravka Gjedoviq Handanoviq.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Deklarat\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb Washington e n\u00ebnshkruan edhe fqinj\u00ebt e Serbis\u00eb, dhe u dakorduan t\u00eb konsultohen rregullisht p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat dhe siguruar alternativa n\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrprerjeve ose pasiguris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb i vetmi vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia jan\u00eb nd\u00ebr 12 shtetet q\u00eb m\u00eb 24 shkurt n\u00eb Washington iu bashkuan nism\u00ebs amerikane p\u00ebr forcimin e furnizimit energjetik t\u00eb rajonit, kan\u00eb konfirmuar zyrtar\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja vendeve. Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Elmedin Konakoviq, konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bosnj\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1199381,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1199380","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1199380","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1199380"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1199380\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1199381"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1199380"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1199380"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1199380"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}