{"id":1200738,"date":"2026-02-28T13:34:32","date_gmt":"2026-02-28T12:34:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1200738"},"modified":"2026-02-28T13:34:32","modified_gmt":"2026-02-28T12:34:32","slug":"integrimi-funksional-nje-lazar-politik-qe-ringjall-hegjemonine-dhe-izolon-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/integrimi-funksional-nje-lazar-politik-qe-ringjall-hegjemonine-dhe-izolon-kosoven\/","title":{"rendered":"Integrimi Funksional: Nj\u00eb &#8220;Lazar&#8221; politik q\u00eb ringjall hegjemonin\u00eb dhe izolon Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari; pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe retorika e p\u00ebrditshme, po na kthehet tashmw me kostum t\u00eb ri, gjermanisht n\u00eb faqet e Frankfurter Allgemeine Zeitung. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama dhe presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vuqi\u00e7 k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb version t\u00eb ri t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian q\u00eb k\u00ebrkon integrim funksional para an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb. Sipas tyre, n\u00ebse dera e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e ngadalt\u00eb dhe e ngusht\u00eb, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb hapet dritarja e tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e Schengen-it, e harmonizimit gradual institucional pa pritur an\u00ebtar\u00ebsimin e plot\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb paraqitur si nj\u00eb rrug\u00eb \u201crealiste\u201d p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer ngecjen e zgjerimit. Ideja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb n\u00eb thelb q\u00eb, p\u00ebrderisa BE-ja \u00ebsht\u00eb \u201ce lodhur\u201d nga zgjerimi le t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb \u201crrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\u201d me integrim funksional tranzitor q\u00eb hap tregjet, leht\u00ebson l\u00ebvizjen, rrit nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb dhe integrimin ekonomik me iden\u00eb q\u00eb integrimi politik t\u00eb vij\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb. Sipas tyre Ballkani nuk mund t\u00eb pres\u00eb pafund\u00ebsisht nj\u00eb BE ku lufta n\u00eb Ukrain\u00eb e Lindje t\u00eb Mesme, migracioni masiv, kriza energjitike apo tensionet e brendshme ia kan\u00eb zhvendosur prioritetet.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ky propozim ting\u00ebllon si pragmatiz\u00ebm i arsyesh\u00ebm, porse kur zhvishet nga retorika diplomatike dhe vendoset n\u00eb kontekstin aktual t\u00eb zhvillimeve t\u00eb brendshme t\u00eb k\u00ebtyre dy vendeve si dhe n\u00eb perspektiv\u00ebn emarr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb\u2013Serbi ky propozim nuk \u00ebsht\u00eb thjesht di\u00e7ka teknike por nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr rikonfigurim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb Ballkan me kosto t\u00eb pallogaritshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve ne ve\u00e7anti dhe mbar\u00eb rajonit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebs\u00ebpari ky propozim n\u00eb vet\u00ebvete p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ofruar integrimin e pjessh\u00ebm si alternative ndaj transformimit rr\u00ebnj\u00ebsor q\u00eb k\u00ebrkohet nga procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ata kan\u00eb anashkaluar me vet\u00ebdije faktin thelb\u00ebsor q\u00eb integrimi nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt por mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb projekt normativ ku n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb jan\u00eb arritja e nj\u00eb demokracie funksionale me zbatim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit dhe me respektim t\u00eb standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb pakicave. T\u00eb dyja qeverisjet e k\u00ebtyre lider\u00ebve sot klasifikohen si &#8220;demokraci hibride&#8221;, ku institucionet jan\u00eb t\u00eb kapura dhe hap\u00ebsira demokratike po p\u00ebson regres dhe natyrsh\u00ebm ky propozim ting\u00ebllon si nj\u00eb alibi e p\u00ebrsosur p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb qasjen n\u00eb fondet dhe tregjet e Europ\u00ebs, pa u dor\u00ebzuar para kontrollit t\u00eb transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies q\u00eb k\u00ebrkon an\u00ebtar\u00ebsimi i plot\u00eb. Ky propozim vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb dy lider\u00ebt p\u00ebrballen me protesta masive n\u00eb sheshet e Tiran\u00ebs dhe Beogradit; me afera t\u00eb r\u00ebnda korruptive q\u00eb prekin majat e pushtetit dhe dihet q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb shkelje sistematike t\u00eb ligjit dhe kan\u00eb kontroll mbi mediat dhe proceset zgjedhore (veprime q\u00eb jan\u00eb dokumentuar e raportuar tashm\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht).<\/p>\n<p>Prandaj, duke zhvendosur fokusin te tregu, k\u00ebta lider\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb zbutin presionin e brendsh\u00ebm dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr tat\u00ebpjet\u00ebn e standardeve demokratike dhe abuzimet kolosale me pushtetin. Prapwseprapw, edhe pse Europa mund t\u00eb jet\u00eb e lodhur nga zgjerimi, Ballkani kurrsesi nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i lodhur nga liberal- demokracia. Mir\u00ebpo argumenti i binomit Rama Vuqi\u00e7 p\u00ebr nj\u00eb integrim funksional ekonomik si prioritet mbi at\u00eb politik, harron nj\u00eb leksion t\u00eb madh t\u00eb historis\u00eb t\u00eb cilin e argumenton m\u00eb s\u00eb miri nobelisti Daron Acemoglu duke th\u00ebn\u00eb se \u201cnd\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb forta dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse \u00ebsht\u00eb garancia e vetme e begatis\u00eb\u201d. Pra p\u00ebrfitimet q\u00eb iu vijn\u00eb shqiptar\u00ebve nga demokratizimi i mir\u00ebfillt\u00eb dhe sundimi i ligjit i tejkalojn\u00eb shum\u00ebfish ato q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb \u00e7do integrim i thjesht\u00eb ekonomik apo futja n\u00eb Schengen. N\u00eb fakt, ne tashm\u00eb g\u00ebzojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrfitimeve ekonomike p\u00ebrmes Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Problemi n\u00eb vendet tona nuk q\u00ebndron te mungesa e hap\u00ebsir\u00ebs ekonomike, por tek mungesa e institucioneve q\u00eb garantojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien. Pa k\u00ebto institucione, \u00e7do lloj tregu i p\u00ebrbashk\u00ebt rrezikon t\u00eb mbetet nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb pasuron elitat e nj\u00eb demokracie hibride, duke l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb amulli t\u00eb p\u00ebrhershme ekonomike dhe politike. Pa k\u00ebto institucione, tregu i p\u00ebrbashk\u00ebt rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku vet\u00ebm elitat e lidhura me pushtetin &#8220;vjelin&#8221; p\u00ebrfitimet, nd\u00ebrsa qytetari i thjesht\u00eb mbetet i varf\u00ebr dhe i pambrojtur nga korrupsioni dhe arbitrariteti.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrtej llogarive ekonomike dhe tentativave p\u00ebr ta p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb propozim si gomone shpetimi mbijetese politike, kjo iniciativ\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb thik\u00eb pas shpine p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb rrafshin m\u00eb jetik t\u00eb interesit shtet\u00ebror dhe dinjitetit komb\u00ebtar. Rreziku m\u00eb i madh n\u00eb propozimin \u201crealist\u201d p\u00ebr nj\u00eb integrim funksional \u00ebsht\u00eb se hiqet i vetmi presion real p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs duke e kthyer kapitulli 35 nga nj\u00eb kusht esencial n\u00eb let\u00ebr higjienike P\u00ebr Serbin\u00eb, Kapitulli 35 i negociatave me BE-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb detyr\u00eb sht\u00ebpie; \u00ebsht\u00eb &#8220;thembra e Akilit&#8221; dhe i vetmi litar q\u00eb e mban Beogradin t\u00eb lidhur pas detyrimit p\u00ebr t\u00eb njohur realitetin e Kosov\u00ebs. Ky kapitull \u00ebsht\u00eb dizajnuar si nj\u00eb mekaniz\u00ebm bllokues. Mir\u00ebpo. n\u00ebse Beogradi arrin t\u00eb &#8220;shqyej\u00eb&#8221; p\u00ebrfitimet e tregut unik, l\u00ebvizjen e lir\u00eb dhe miliardat e fondeve europiane p\u00ebrmes k\u00ebtij &#8220;integrimi funksional&#8221;, pa u detyruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb asnj\u00eb koncesion p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb Kapitulli 35 asgj\u00ebsohet de facto.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, njohja e Kosov\u00ebs pushon s\u00eb qeni nj\u00eb kusht &#8220;sine qua non&#8221; (i domosdosh\u00ebm) dhe kthehet n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb fakultative t\u00eb cil\u00ebn Beogradi mund ta shtyj\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i past\u00ebr tradhtie diplomatike nga ana e Tiran\u00ebs: nd\u00ebrsa flitet p\u00ebr &#8220;realiz\u00ebm&#8221;, n\u00eb fakt po i hiqet Kosov\u00ebs e vetmja arm\u00eb q\u00eb detyronte Serbin\u00eb t\u00eb ulej n\u00eb tryez\u00eb. Duke i dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb k\u00ebrkon (ekonomin\u00eb) pa i k\u00ebrkuar asgj\u00eb nga ato q\u00eb i dhimben (njohje dhe demokratizim), Tirana po e shnd\u00ebrron integrimin europian n\u00eb nj\u00eb instrument q\u00eb financon hegjemonin\u00eb serbe n\u00eb rajon, duke e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn si nj\u00eb &#8220;mbetje gjeopolitike&#8221; n\u00eb pritje t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb nj\u00eb agresori reciditiv t\u00eb papenduar e t\u00eb pakorrigjuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet theksuar q\u00eb, edhe pa k\u00ebt\u00eb propozim absurd, vet\u00eb flirtimi i zjarrt\u00eb 13 vje\u00e7ar i Tiran\u00ebs zyrtare me Beogradin (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbahen mure akulli me Prishtin\u00ebn) I ka dh\u00ebn\u00eb dhe vazhdon ti jap\u00eb Serbis\u00eb de facto nj\u00eb &#8220;certifikat\u00eb pafaj\u00ebsie&#8221; p\u00ebrball\u00eb bot\u00ebs. Mesazhi q\u00eb ky afrim kaq I ngusht\u00eb me Beogradin p\u00ebrcjell n\u00eb kancelarit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia mund t\u00eb pretendoj\u00eb tashm\u00eb se nuk ka asnj\u00eb problem me shqiptar\u00ebt (meqen\u00ebse me Shqip\u00ebrin\u00eb po &#8220;nd\u00ebrton&#8221; Ballkanin e hapur), dhe se i vetmi penges\u00eb mbetet &#8220;kok\u00ebfort\u00ebsia&#8221; e qeverisjes n\u00eb Prishtin\u00eb. Kjo strategji e izolimit diplomatik t\u00eb Kosov\u00ebs, e ushqyer paradoksalisht nga Tirana, tenton ta kornizoj\u00eb konfliktin jo si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhur mes dy popujve, por si nj\u00eb tek\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb kryeministri apo nj\u00eb qeverie t\u00eb caktuar n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, hipokrizia politike arrin kulmin. Nuk mundet q\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb kesh k\u00ebt\u00eb lidhje organike interesash me Beogradin, dhe nj\u00ebherazi t\u00eb shpreh\u00ebsh solidaritet p\u00ebr krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse t\u00eb vajtosh p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb dyshimt\u00eb e tendencioz gjyq\u00ebsor q\u00eb \u00ebsht\u00eb gatuar, ushqyer dhe mir\u00ebmbajtur nga vet\u00eb strukturat e Beogradit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u shtron tapetin e kuq autor\u00ebve t\u00eb asaj strategjie. Ky &#8220;realiz\u00ebm&#8221; i ri b\u00ebhet edhe m\u00eb cinik kur sheh se, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr tregje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe &#8220;Schengen&#8221; rajonal, siguria e Kosov\u00ebs minohet drejtp\u00ebrdrejt nga i nj\u00ebjti Vuqi\u00e7 K\u00ebtu nuk mund t\u00eb injorohen sulmet n\u00eb Banjsk\u00eb dhe kanalin nevralgjik t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit, t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtetuar se jan\u00eb orkestruar nga strukturat e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb ket\u00eb &#8220;integrim funksional&#8221; rajonal me nj\u00eb shtet q\u00eb, nga nj\u00ebra an\u00eb, premton leht\u00ebsim t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb mallrave dhe, nga ana tjet\u00ebr, organizon operacione paramilitare dhe sabotime t\u00eb infrastruktur\u00ebs kritike t\u00eb fqinjit t\u00eb tij. Kjo kontradikt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb penges\u00eb teknike por d\u00ebshmi se projekti i Beogradit nuk synon paqen, por n\u00ebnshtrimin e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb izolimi t\u00eb dyfisht\u00eb, qoft\u00eb diplomatik me bashk\u00ebpunim nga Tiranae e qoft\u00eb fizik p\u00ebrmes veprimeve destruktive n\u00eb terren. Ky dualiz\u00ebm i Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb asp\u00ebk nj\u00eb diplomaci por nj\u00eb braktisje e parimeve q\u00eb minon pozicionin e Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do tryez\u00eb negociatash, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb Serbie q\u00eb reformohet n\u00eb let\u00ebr, por mbetet po ajo n\u00eb projektin e saj shovinist p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim ky propozim p\u00ebr nj\u00eb integrim funksional nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjidhje kreative p\u00ebr ngadal\u00ebsin\u00eb e Brukselit, por nj\u00eb pakt pragmatist q\u00eb sakrifikon transformimin real demokratizues t\u00eb vendeve tona p\u00ebr hir t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb elitave hibride. Duke e shitur k\u00ebt\u00eb model si &#8220;rrug\u00ebn e vetme realiste&#8221;, dyshja Rama-Vu\u00e7i\u00e7 po k\u00ebrkon t\u00eb legalizoj\u00eb nj\u00eb status-quo ku tregu z\u00ebvend\u00ebson shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe ku l\u00ebvizja e lir\u00eb e mallrave fsheh paraliz\u00ebn e njohjes reciproke. P\u00ebr Kosov\u00ebn dhe interesat tona komb\u00ebtare, ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb eksperiment ekonomik, por nj\u00eb goditje asgj\u00ebsuese ndaj Kapitullit 35; nj\u00eb mjet q\u00eb e liron Serbin\u00eb nga detyrimi p\u00ebr njohje, duke e shp\u00ebrblyer at\u00eb me akses n\u00eb tregun europian nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo vazhdon t\u00eb orkestroj\u00eb destabilizimin.<\/p>\n<p>Ky projekt rrezikon ta gozhdoj\u00eb Ballkanin n\u00eb nj\u00eb mesatare t\u00eb p\u00ebrhershme gri, nj\u00eb periferi t\u00eb shfryt\u00ebzueshme ku detyrimet ndaj BE-s\u00eb jan\u00eb reale, por fuqia vendimmarr\u00ebse mbetet zero. K\u00ebtu lidhemi edhe me problemin tjet\u00ebr t\u00eb defi\u00e7 itit demokratik sepse vendet do t\u00eb detyrohen t\u00eb zbatojn\u00eb rregulla europiane pa pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb plot\u00eb vendimmarrjeje, duke marr\u00eb detyrime pa p\u00ebrfaq\u00ebsim proporcional. Prandaj, duke braktisur procesin normativ t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr pazare ad hoc politike, Tirana zyrtare jo vet\u00ebm q\u00eb po minon dinjitetin shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs, por po e l\u00eb mbar\u00eb rajonin t\u00eb ekspozuar ndaj ndikimeve gjeopolitike t\u00eb Lindjes. Ballkani nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dritare tregu q\u00eb riciklon autokracin\u00eb, por p\u00ebr der\u00ebn e hapur t\u00eb demokracis\u00eb liberale. \u00c7do rrug\u00eb e shkurt\u00ebr q\u00eb anashkalon drejt\u00ebsin\u00eb, demokracin\u00eb, dhe njohjen reciproke, nuk t\u00eb \u00e7on drejt Per\u00ebndimit por Lindjes dhe thjesht zgjat agonin\u00eb e nj\u00eb rajoni q\u00eb po humb koh\u00ebn, shanset, talentet dhe t\u00eb ardhmen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb stabiliteti t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ballkani i Hapur ringjallet si Lazari; pasi ishte shpallur politikisht i konsumuar dhe ishte zhdukur nga konferencat rajonale dhe retorika e p\u00ebrditshme, po na kthehet tashmw me kostum t\u00eb ri, gjermanisht n\u00eb faqet e Frankfurter Allgemeine Zeitung. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama dhe presidenti i Serbis\u00eb Aleksandar Vuqi\u00e7 k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1160851,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1200738","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1200738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1200738"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1200738\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1160851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1200738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1200738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1200738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}