{"id":1202174,"date":"2026-03-03T17:53:24","date_gmt":"2026-03-03T16:53:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1202174"},"modified":"2026-03-03T17:53:24","modified_gmt":"2026-03-03T16:53:24","slug":"gjk-shpall-antikushtetuese-zgjatjen-e-mases-se-sigurise-arrest-shtepie-per-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/gjk-shpall-antikushtetuese-zgjatjen-e-mases-se-sigurise-arrest-shtepie-per-berishen\/","title":{"rendered":"GJK shpall antikushtetuese zgjatjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d p\u00ebr Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb ka shpallur antikushtetuese sot n\u00eb 3 mars, zgjatjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d ndaj kreut t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha.<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi vjen pas shqyrtimit t\u00eb ankimimit t\u00eb paraqitur nga Berisha p\u00ebr tejzgjatjen e k\u00ebsaj mase kufizuese. N\u00eb arsyetimin e saj, Gjykata thekson se pas shtat\u00eb muajsh nga vendosja e \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, gjykatat e zakonshme nuk kishin dh\u00ebn\u00eb argumente konkrete p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e rrezikut t\u00eb ikjes. Po ashtu, sipas Kushtetueses, nuk ishte paraqitur asnj\u00eb rrethan\u00eb e re q\u00eb t\u00eb justifikonte ashp\u00ebrsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.<\/p>\n<p>Fillimisht, rreziku p\u00ebr cenimin e provave ishte vler\u00ebsuar se p\u00ebrmbushej me mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb \u201cdetyrim paraqitjeje\u201d. Megjithat\u00eb, m\u00eb pas u vendos nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pa u evidentuar ndryshime n\u00eb sjelljen e k\u00ebrkuesit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Gjykata v\u00ebren se n\u00eb vendimet e gjykatave t\u00eb zakonshme objekt kontrolli, ndon\u00ebse kishin kaluar 7 muaj nga caktimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, n\u00eb lidhje me rrezikun e ikjes s\u00eb k\u00ebrkuesit nuk ka ndonj\u00eb arsyetim, nd\u00ebrsa p\u00ebr rrezikun e marrjes dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave organi i prokuroris\u00eb, n\u00eb vijim, por edhe gjykatat e zakonshme, n\u00eb momentin fillestar t\u00eb caktimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit, kan\u00eb vler\u00ebsuar se p\u00ebrmbushej nga masa e sigurimit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d. Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nevoj\u00eb sigurimi dhe pa evidentuar ndonj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb re p\u00ebr ndonj\u00eb sjellje konkrete t\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebsaj nevoje sigurimi, n\u00eb rastin n\u00eb shqyrtim gjykatat e zakonshme kan\u00eb konsideruar se ajo p\u00ebrmbushej nga nj\u00eb mas\u00eb sigurimi m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, ajo e \u201cArrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e marr\u00eb nga Kushtetuesja.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebson se kjo situat\u00eb nuk garantonte nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb mes nevoj\u00ebs p\u00ebr sigurimin e procesit dhe s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr liri personale. Sipas saj, q\u00ebndrimi n\u00ebn \u201carrest sht\u00ebpie\u201d nuk ishte m\u00eb i lidhur me mbar\u00ebvajtjen e procedimit penal.<\/p>\n<p>Kushtetuesja thekson se masat e siguris\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb proporcionale dhe t\u00eb arsyetuara n\u00eb \u00e7do faz\u00eb t\u00eb procesit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, zgjatja e mas\u00ebs ndaj Berish\u00ebs u konsiderua n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebto arsye, Gjykata v\u00ebren se kufizimi i liris\u00eb personale t\u00eb k\u00ebrkuesit me mas\u00ebn e sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d nuk mund t\u00eb konsiderohet se arrin nj\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb midis r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sigurimin e zbatimit t\u00eb nj\u00eb urdhri t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb gjykat\u00ebs dhe s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr liri t\u00eb tij. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se periudha e q\u00ebndrimit t\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00ebn at\u00eb mas\u00eb sigurimi nuk ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me q\u00ebllimin e vendosjes s\u00eb urdh\u00ebrimit t\u00eb caktuar m\u00eb par\u00eb nga gjykatat, i cili nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar prej tij. Nd\u00ebrsa lidhur me q\u00ebllimin e vijimit t\u00eb asaj mase sigurimi n\u00eb at\u00eb faz\u00eb, Gjykata konstaton se ajo nuk lidhej m\u00eb me sigurimin e mbar\u00ebvajtjes s\u00eb procedimit penal, arsye p\u00ebr t\u00eb cilat vendosen masat e sigurimit personal (shih vendimin nr. 81, dat\u00eb 21.11.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese), por thjesht me faktin se k\u00ebrkuesi nuk kishte respektuar nj\u00eb urdh\u00ebrim t\u00eb vendosur m\u00eb par\u00eb ndaj tij nga gjykatat\u201d, sqarohet m\u00eb tej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kreu demokrat Sali Berisha kishte ankimuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d n\u00eb 17 dhjetor 2025, caktuar ndaj tij nga Gjykata e Posa\u00e7me AntiKorrupsion, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr dosjen \u201cPartizani\u201d.<\/p>\n<p>Mbrojtja e ish-kryeministrit pretendoi shkelje proceduriale dhe tejkalim t\u00eb afateve ligjore nga ana e GJKKO-s\u00eb.<\/p>\n<p>Berisha u lirua n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2024-\u00ebs, pas afro 11 muajsh, i izoluar n\u00eb banes\u00ebn e tij. Gjat\u00eb asaj kohe, ai e ka zhvilluar vazhdimisht betej\u00ebn n\u00eb gjyq\u00ebsor me ankimime t\u00eb her\u00ebpashershme.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 janar 2025, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit caktoi ndaj tij mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d, t\u00eb cil\u00ebn vijon ta zbatoj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb ka shpallur antikushtetuese sot n\u00eb 3 mars, zgjatjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d ndaj kreut t\u00eb PD-s\u00eb, Sali Berisha. Vendimi vjen pas shqyrtimit t\u00eb ankimimit t\u00eb paraqitur nga Berisha p\u00ebr tejzgjatjen e k\u00ebsaj mase kufizuese. N\u00eb arsyetimin e saj, Gjykata thekson se pas shtat\u00eb muajsh nga vendosja e \u201carrestit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1202175,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1202174","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1202174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1202174"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1202174\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1202175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1202174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1202174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1202174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}