{"id":1202817,"date":"2026-03-05T07:22:09","date_gmt":"2026-03-05T06:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1202817"},"modified":"2026-03-05T07:23:16","modified_gmt":"2026-03-05T06:23:16","slug":"sot-perfundon-afati-kushtetues-president-apo-zgjedhje-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/sot-perfundon-afati-kushtetues-president-apo-zgjedhje-te-reja\/","title":{"rendered":"Sot p\u00ebrfundon afati kushtetues &#8211; president apo zgjedhje t\u00eb reja?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sot p\u00ebrfundon afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb propozuar vet\u00ebm nj\u00eb kandidat p\u00ebr president, ai \u00ebsht\u00eb Glauk Konjufca.<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje ka propozuar Glauk Konjufc\u00ebn si kandidat p\u00ebr postin e presidentit, duke argumentuar p\u00ebrvoj\u00ebn e tij institucionale dhe mb\u00ebshtetjen e lart\u00eb nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas LVV-s\u00eb, takimet me partit\u00eb opozitare nuk dhan\u00eb rezultat, nd\u00ebrsa disa emra t\u00eb propozuar nga vet\u00eb LVV-ja u refuzuan. Kjo parti ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr dialog politik dhe ka ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr sigurimin e n\u00ebnshkrimeve t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, b\u00ebri t\u00eb ditur se deri tani ka pranuar vet\u00ebm nj\u00eb kandidatur\u00eb dhe se nuk mund t\u00eb thirret seanca p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit pa t\u00eb pakt\u00ebn dy kandidat\u00eb me nga 30 n\u00ebnshkrime secili.<\/p>\n<p>Ajo u b\u00ebri thirrje deputet\u00ebve t\u00eb shqyrtojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kandidature tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar zhvillimin e procesit n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet e reja<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb Vet\u00ebvendosjes tha se kjo parti i kishte ofruar 30 n\u00ebnshkrime p\u00ebr Presidenten Vjosa Osmani, edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat.<\/p>\n<p>Presidenca e Kosov\u00ebs e ka mohuar se partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) i kishte ofruar mb\u00ebshtetje presidentes Vjosa Osmani p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shtetit, duke ia siguruar n\u00ebnshkrimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Shefja e stafit t\u00eb Osmanit, Learta Hollaj e quajti \u201cg\u00ebnjesht\u00ebr\u201d deklarat\u00ebn e shefes s\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb LVV-s\u00eb, Arb\u00ebrie Nagavci, se partia e saj ia kishte ofruar Osmanit 30 n\u00ebnshkrimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb garuar, por se ajo e kishte hedhur posht\u00eb mund\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPresidentja Osmani demanton se i jan\u00eb ofruar n\u00ebnshkrimet dhe p\u00ebrkrahja nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje p\u00ebr rizgjedhje si presidente e Kosov\u00ebs\u201d, shkroi n\u00eb Facebook Hollaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr reagimin e k\u00ebshilltares Hollaj, u pyet gjat\u00eb konferenc\u00ebs Nagavci, por kjo e fundit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur se kur i jan\u00eb ofruar n\u00ebnshkrimet por tha se i garanton votat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr Vjosa Osmanin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb sot i garantoj\u00eb votat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. N\u00ebse flasim p\u00ebr n\u00ebnshkrime t\u00eb deputet\u00ebve. N\u00ebse themi se nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Sot jam e gatshme t\u00eb garantoj\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes q\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb vota p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb gar\u00eb tutje\u201d, tha Nagavci.<\/p>\n<p>Hollaj, iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj s\u00ebrish Nagavcit duke th\u00ebn\u00eb se Osmanit nuk i jan\u00eb ofruar vota p\u00ebr rizgjedhje, por k\u00ebrkohej q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhej kund\u00ebrkandidate e Glauk Konjufc\u00ebs vet\u00ebm \u201cp\u00ebr formalitet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZonja Arb\u00ebrie Nagavci, besoj se p\u00ebrvoja juaj parlamentare dhe politike \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me seriozitetin q\u00eb k\u00ebrkon pesha kushtetuese dhe interesi publik. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aritmetike apo proceduriale, por prek thelbin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb institucionale dhe respektimin e rendit kushtetues. Qasja duhet t\u00eb reflektoj\u00eb maturi politike dhe ndjeshm\u00ebri ndaj interesit publik, p\u00ebrtej kalkulimeve t\u00eb ul\u00ebta,\u201d shkroi Hollaj.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se q\u00ebllimi i Vet\u00ebvendosjes ishte vet\u00ebm t\u00eb faj\u00ebsonte opozit\u00ebn p\u00ebr shkuarjen e vendit n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse dikujt i thoni \u2018eja, ve\u00e7 sa p\u00ebr formalitet, b\u00ebhu kund\u00ebrkandidate e z. Glauk Konjufca\u2019, pra vet\u00ebm p\u00ebr num\u00ebr, dhe pastaj faj\u00ebsojm\u00eb opozit\u00ebn, ka m\u00eb turp se kaq? Presidentes nuk i \u00ebsht\u00eb ofruar asnj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr rizgjedhje, por i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm formalitet dhe num\u00ebr p\u00ebr manipulime t\u00eb tilla. Nuk trajtojm\u00eb institucionet e shtetit ashtu!\u201d<\/p>\n<p>Pas propozimit t\u00eb Konjufc\u00ebs, dy partit\u00eb opozitare PDK dhe LDK kan\u00eb kritikuar LVV-n\u00eb se po e \u00e7on vendin drejt nj\u00eb krize dhe zgjedhjeve t\u00eb reja, t\u00eb pestat n\u00eb vend brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>PDK e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb veprim si shenj\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe mosgatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>PDK kritikoi LVV-n\u00eb p\u00ebr munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, duke paralajm\u00ebruar se kjo qasje mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb polarizim dhe p\u00ebrqendrim t\u00eb pushtetit te nj\u00eb parti e vetme.<\/p>\n<p>PDK tha se ka qen\u00eb e gatshme t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb nj\u00eb kandidat konsensual.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa LDK ka theksuar se LVV trajton procesin si gar\u00eb politike dhe jo p\u00ebrpjekje p\u00ebr konsensus. Sipas k\u00ebsaj partie, propozimi i vet\u00ebm p\u00ebr Konjufc\u00ebn nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr konsensus politik dhe nuk garanton stabilitet institucional.<\/p>\n<p>LDK u shpreh se zgjedhja e Presidentit k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim t\u00eb sinqert\u00eb, maturi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike.\/Reporteri.net\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot p\u00ebrfundon afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb propozuar vet\u00ebm nj\u00eb kandidat p\u00ebr president, ai \u00ebsht\u00eb Glauk Konjufca. Vet\u00ebvendosje ka propozuar Glauk Konjufc\u00ebn si kandidat p\u00ebr postin e presidentit, duke argumentuar p\u00ebrvoj\u00ebn e tij institucionale dhe mb\u00ebshtetjen e lart\u00eb nga qytetar\u00ebt. Sipas LVV-s\u00eb, takimet me partit\u00eb opozitare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1178565,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1202817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1202817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1202817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1202817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1178565"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1202817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1202817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1202817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}