{"id":1203867,"date":"2026-03-07T15:26:50","date_gmt":"2026-03-07T14:26:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1203867"},"modified":"2026-03-07T15:26:50","modified_gmt":"2026-03-07T14:26:50","slug":"turqia-dhe-lufta-ne-iran-frika-e-perhapjes-se-konfliktit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/turqia-dhe-lufta-ne-iran-frika-e-perhapjes-se-konfliktit\/","title":{"rendered":"Turqia dhe lufta n\u00eb Iran \u2013 frika e p\u00ebrhapjes s\u00eb konfliktit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Si fqinj i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Iranit, Turqia po e ndjek me shqet\u00ebsim p\u00ebrshkall\u00ebzimin n\u00eb Lindjen e Mesme. Ankaraja i frik\u00ebsohet p\u00ebrhapjes s\u00eb konfliktit n\u00eb rajon.<\/strong><\/p>\n<p>Turqia\u00a0gjithmon\u00eb ka qen\u00eb e lumtur t\u00eb pozicionohet si nd\u00ebrmjet\u00ebse midis Lindjes dhe Per\u00ebndimit dhe mban marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me\u00a0Lindjen e Mesme.\u00a0Ankaraja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshjen midis Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe\u00a0Iranit\u00a0n\u00eb disa raste \u2013 pa sukses.<\/p>\n<p>Deklaratat e fundit t\u00eb Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm turk Hakan Fidan p\u00ebrcjellin edhe nj\u00ebfar\u00eb frustrimi pas p\u00ebrpjekjeve diplomatike t\u00eb viteve t\u00eb fundit: lufta mund t\u00eb jet\u00eb shtyr\u00eb vet\u00ebm. Ai p\u00ebrmendi nj\u00eb bised\u00eb telefonike q\u00eb pati me Uashingtonin n\u00eb fund t\u00eb janarit. \u201cM\u00eb telefonuan n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs\u201d, tha Fidan.<\/p>\n<p>Ai menj\u00ebher\u00eb e kuptoi se sa serioze ishte situata edhe at\u00ebher\u00eb dhe e informoi urgjentisht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. \u201cAto ishin koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Ne prisnim luft\u00eb ose sulmin e par\u00eb n\u00eb \u00e7do moment\u201d, shtoi Fidan.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb konflikt kompleks me rreziqe t\u00eb shum\u00ebfishta<\/strong><\/p>\n<p>Ankaraja ka frik\u00eb se\u00a0nj\u00eb luft\u00eb me Iranin\u00a0mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet shpejt n\u00eb nj\u00eb konflikt m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb rajonal q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Turqia ndan nj\u00eb kufi me Iranin q\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 530 kilometra i gjat, \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr pasojat humanitare, ekonomike dhe politike.<\/p>\n<p>Turqia e sheh luft\u00ebn aktuale si nj\u00eb konflikt kompleks me rreziqe t\u00eb shum\u00ebfishta. Ekonomikisht, ajo i frik\u00ebsohet nj\u00eb rritjeje t\u00eb inflacionit tashm\u00eb t\u00eb lart\u00eb, problemeve t\u00eb mundshme me furnizimin me energji dhe humbjeve n\u00eb turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Politikisht, ajo \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndryshimet e pasigurta n\u00eb ekuilibrin e fuqis\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme, si dhe nj\u00eb ringjalljeje t\u00eb mundshme t\u00eb konfliktit me grupet e armatosura kurde n\u00eb rajon. P\u00ebr shkak t\u00eb sulmeve me raketa n\u00eb Iran dhe Libanin jugor, Ankaraja gjithashtu duhet t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb rritje t\u00eb mundshme t\u00eb re t\u00eb numrit t\u00eb refugjat\u00ebve nga t\u00eb dy vendet.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrmbajtje nga an\u00ebtarja e NATO-s, Turqia<\/strong><\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, Irani nuk ka sulmuar as baz\u00ebn ushtarake Incirlik, e cila p\u00ebrdoret shum\u00eb nga forcat amerikane, as qendr\u00ebn e radarit t\u00eb NATO-s n\u00eb Kurecik n\u00eb Anadoll.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raket\u00eb balistike u kap nga sistemi i mbrojtjes ajrore t\u00eb\u00a0NATO-s t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Megjithat\u00eb, Irani ka theksuar se Turqia nuk ishte objektivi i sulmit. Burime pran\u00eb qeveris\u00eb turke gjithashtu supozojn\u00eb se ishte nj\u00eb raket\u00eb q\u00eb doli nga kursi.<\/p>\n<p>Turqia mbetet neutrale p\u00ebr momentin dhe ka intensifikuar aktivitetet diplomatike me SHBA-n\u00eb, BE-n\u00eb dhe shtetet e Gjirit q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs, duke i nxitur t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb kthehen n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave p\u00ebrpara se lufta t\u00eb p\u00ebrhapet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrpjekje nd\u00ebrmjet\u00ebsimi aktualisht nuk po marrin nj\u00eb p\u00ebrgjigje, thot\u00eb Sinan Ulgen i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime Ekonomike dhe t\u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme (EDAM) me seli n\u00eb Stamboll. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, negociatat nuk po merren ende n\u00eb konsiderat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ai e interpreton diplomacin\u00eb turke si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta pozicionuar Ankaran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas burimeve qeveritare, Ankaraja tashm\u00eb po punon p\u00ebr nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb mund t\u2019i sjell\u00eb pal\u00ebt nd\u00ebrluftuese n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave si partner\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. Turqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb dilem\u00eb: r\u00ebnia e regjimit n\u00eb Teheran mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb kaos t\u00eb pakontrolluar n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb af\u00ebrt. Por edhe n\u00ebse regjimi del nga kriza i forcuar, kjo mund t\u00eb sjell\u00eb pasiguri dhe konflikte t\u00eb reja politike.<\/p>\n<p><strong>Tensionet etnike dhe konflikti kurd<\/strong><\/p>\n<p>Disa media tashm\u00eb po spekulojn\u00eb se SHBA-t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorin forcat kurde si trupa tok\u00ebsore n\u00eb Iran \u2013 nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh p\u00ebr Ankaran\u00eb. Edhe pse Partia Pun\u00ebtore Kurde (PKK) n\u00eb Turqi\u00a0 dhe organizata e saj simot\u00ebr, Nj\u00ebsit\u00eb e Mbrojtjes s\u00eb Popullit (YPG) n\u00eb Siri, jan\u00f6 dob\u00ebsuar, armatosja e grupeve militante kurde iraniane mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sipas Ankaras\u00eb, kjo mund t\u00eb rrezikoj\u00eb edhe procesin e afrimit midis shtetit turk dhe kurd\u00ebve q\u00eb filloi n\u00ebn sloganin \u201cTurqia pa terroriz\u00ebm\u201d. Konfliktet etnike n\u00eb dhe p\u00ebrreth Iranit konsiderohen si skenari m\u00eb i keq.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb val\u00eb e re refugjat\u00ebsh?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Siri, Ankaraja ka pranuar tashm\u00eb miliona refugjat\u00eb nga vendi fqinj \u2013 pavar\u00ebsisht problemeve t\u00eb saj t\u00eb m\u00ebdha ekonomike. Turqia tani po p\u00ebrpiqet t\u00eb parandaloj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb nj\u00eb skenari t\u00eb till\u00eb me njer\u00ebzit q\u00eb mund t\u00eb largohen nga Irani. Sipas raporteve t\u00eb medias, ka plane p\u00ebr kampe pritjeje n\u00eb an\u00ebn iraniane t\u00eb kufirit, dhe nd\u00ebrtimi i nj\u00eb muri kufitar me Iranin \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar ndjesh\u00ebm vitet e fundit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, as qeveria dhe as ekspert\u00ebt aktualisht nuk presin nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb numrit t\u00eb refugjat\u00ebve. Eksperti i siguris\u00eb Sinan Ulgen kujton p\u00ebrvojat e Irakut dhe Siris\u00eb n\u00eb vitet 1990 dhe 2010: vet\u00ebm kur n\u00eb ato vende u zhvilluan luft\u00ebra civile me fraksione t\u00eb shumta nd\u00ebrluftuese, ndodh\u00ebn val\u00eb t\u00eb m\u00ebdha refugjat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, autoritetet kufitare nuk kan\u00eb regjistruar ndonj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb madhe t\u00eb popullsis\u00eb. N\u00ebse ndodh nj\u00eb eksod masiv, nuk priten vet\u00ebm qytetar\u00ebt iranian\u00eb; vler\u00ebsohet se m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb refugjat\u00eb afgan\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb aktualisht n\u00eb Iran mund t\u00eb shkojn\u00eb drejt per\u00ebndimit.<\/p>\n<p><strong>Roli i Ursula von der Leyen<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen n\u00f6 rrjetet sociale ka nxitur m\u00eb tej diskutimet rreth flukseve t\u00eb reja t\u00eb mundshme t\u00eb migracionit n\u00eb Turqi. N\u00eb t\u00eb, ajo vler\u00ebsoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrgatitjet e Erdoganit p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me migracionin.<\/p>\n<p>Shum\u00eb turq e interpretuan k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb sinjal se BE d\u00ebshiron ta kthej\u00eb Turqin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb \u201cshtet tampon\u201d ose \u201crojtar\u201d q\u00eb duhet t\u00eb ndaloj\u00eb me \u00e7do kusht nj\u00eb val\u00eb t\u00eb mundshme refugjat\u00ebsh nga Irani, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Evropa t\u00eb kursehet.\/DW\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si fqinj i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Iranit, Turqia po e ndjek me shqet\u00ebsim p\u00ebrshkall\u00ebzimin n\u00eb Lindjen e Mesme. Ankaraja i frik\u00ebsohet p\u00ebrhapjes s\u00eb konfliktit n\u00eb rajon. Turqia\u00a0gjithmon\u00eb ka qen\u00eb e lumtur t\u00eb pozicionohet si nd\u00ebrmjet\u00ebse midis Lindjes dhe Per\u00ebndimit dhe mban marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike si me Bashkimin Evropian ashtu edhe me\u00a0Lindjen e Mesme.\u00a0Ankaraja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1203868,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23,1752],"tags":[],"class_list":["post-1203867","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1203867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1203867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1203867\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1203868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1203867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1203867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1203867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}