{"id":1203966,"date":"2026-03-07T21:49:52","date_gmt":"2026-03-07T20:49:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1203966"},"modified":"2026-03-07T21:49:52","modified_gmt":"2026-03-07T20:49:52","slug":"dekreti-per-shperndarjen-e-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/dekreti-per-shperndarjen-e-kuvendit\/","title":{"rendered":"Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb mund t\u00eb \u201cp\u00ebrmbyset\u201d p\u00ebrmes interpretimeve t\u00eb zgjeruara ose p\u00ebrmes kalkulimeve politike t\u00eb momentit. Ai \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrfaq\u00ebsues i sovranit \u2013 qytetar\u00ebve \u2013 dhe funksionimi i tij \u00ebsht\u00eb i mbrojtur nga vet\u00eb Kushtetuta. Prandaj, dekretet q\u00eb nuk mb\u00ebshteten qart\u00eb n\u00eb dispozitat kushtetuese nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb diskutueshme juridikisht; ato jan\u00eb t\u00eb rrezikshme politikisht.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb republik\u00eb kushtetuese, pushteti nuk matet me vullnet politik, por me kufijt\u00eb q\u00eb ia vendos Kushtetuta. Sa her\u00eb q\u00eb k\u00ebta kufij relativizohen ose interpretohen sipas interesit t\u00eb momentit politik, rrezikohet vet\u00eb rendi institucional i shtetit. Debati i fundit rreth dekretit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb debat teknik apo juridik; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test serioz p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kuptohet dhe respektohet Kushtetuta n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike jan\u00eb paraqitur argumente q\u00eb p\u00ebrpiqen ta justifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb dekret duke e paraqitur si veprim t\u00eb domosdosh\u00ebm politik. Por kur argumentimi fillon t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi supozime dhe jo mbi dispozita kushtetuese, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm interpretimi i gabuar i Kushtetut\u00ebs, por edhe tentativa p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur logjik\u00ebn e saj institucionale. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sqarohet se \u00e7far\u00eb thot\u00eb Kushtetuta dhe \u00e7far\u00eb nuk lejon ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim paraqiten disa v\u00ebrejtje lidhur me dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si po tentohet t\u00eb argumentohet ai n\u00eb diskursin publik.<\/p>\n<p>Dekreti jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, por edhe m\u00ebnyra se si po tentohet t\u00eb argumentohet \u2013 interpretohet (mbrohet) \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cArgumentuesit\u201d po thon\u00eb se n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb fillojn\u00eb procedurat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit. Madje kujtojn\u00eb se q\u00ebllimi ka qen\u00eb shp\u00ebrndarja e Kuvendit. K\u00ebta ose flasin p\u00ebrmend\u00ebsh, ose jan\u00eb dashakeq\u00ebs ndaj Republik\u00ebs. Do t\u2019i mir\u00ebkuptoja n\u00ebse do t\u00eb flisnin p\u00ebrmend\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit, Kosova ishte vet\u00ebm pak dit\u00eb pas zgjedhjeve p\u00ebr legjislatur\u00ebn e dhjet\u00eb. Nuk kishte Kuvend t\u00eb konstituuar. Si do t\u00eb kishte qen\u00eb e mundur t\u00eb fillonin procedurat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, sipas k\u00ebsaj logjike?<\/p>\n<p>Moszgjedhja e presidentit &#8220;jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb dit\u00eb&#8221; n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk n\u00ebnkupton veprime automatike. Nuk ka automatiz\u00ebm n\u00eb politik\u00eb, sepse para se t\u00eb b\u00ebhet politik\u00eb institucionale, ekzistojn\u00eb rregulla kushtetuese q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb veprime politike, t\u00eb cilat duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb edhe akt politik. Pra, nj\u00eb veprim politik nuk mund ta tejkaloj\u00eb aktin politik.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat aktuale:<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit \u00ebsht\u00eb akt n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit \u00ebsht\u00eb akt jopolitik.<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit \u00ebsht\u00eb akt joinstitucional.<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit \u00ebsht\u00eb veprim politik n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktin politik.<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit \u00ebsht\u00eb sjellje politike q\u00eb, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, mund t\u00eb duket e q\u00ebndrueshme, por pasoja q\u00eb shkakton ndaj institucionit t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit \u2013 Kuvendit \u2013 \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Neni 82 i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton rastet kur shp\u00ebrndahet Kuvendi. Kosova, me p\u00ebrvoj\u00ebn e saj institucionale deri m\u00eb tani, nuk ka pasur rast ta zbatoj\u00eb nenin 82, paragrafi 1, n\u00ebnparagrafi 3. N\u00ebnparagraf\u00ebt 1 dhe 2 jan\u00eb zbatuar m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Neni 86, paragrafi 2, nuk ka fiksuar afat dhe shprehimisht p\u00ebrcakton se: \u201cZgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual\u201d.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb fakti k\u00ebtu? Organizimi i seanc\u00ebs m\u00eb 5 mars. Pra, procedura filloi. \u00c7ka n\u00ebse procedura do t\u00eb kishte filluar 15 dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe Presidenti nuk do t\u00eb ishte zgjedhur? Faktet e dat\u00ebs 5 mars e pamund\u00ebsuan realizimin e afatit \u201cjo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb dit\u00eb\u201d. K\u00ebto tridhjet\u00eb dit\u00eb jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi, por kurrsesi pasoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar rrethana veprimi automatik.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht neni 82, paragrafi 1, n\u00ebnparagrafi 3 ofron sigurin\u00eb juridike dhe institucionale dhe shprehimisht p\u00ebrcakton se Kuvendi e humb aft\u00ebsin\u00eb e tij vepruese: \u201cn\u00ebse brenda afatit prej gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00ebsh nga dita e fillimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes nuk zgjidhet Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pra, sakt\u00ebsisht p\u00ebrcaktohet se kur dhe n\u00eb cilat rrethana mund t\u00eb shp\u00ebrndahet Kuvendi. Ky kusht ende nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar. Ka koh\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e gjasht\u00ebdhjet\u00eb pas dat\u00ebs 5 mars. Pra, jan\u00eb edhe dy muaj p\u00ebr t\u00eb provuar zgjedhjen e Presidentit dhe p\u00ebr t\u2019i shmangur zgjedhjet e parakohshme.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund\u00ebson \u201cp\u00ebrmbysjen\u201d e organit kryesor t\u00eb qeverisjes \u2013 Kuvendit \u2013 nga askush, e as nga Presidenti i Republik\u00ebs, i cili zgjidhet nga Kuvendi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb republik\u00eb kushtetuese, pushteti nuk matet me vullnetin e momentit politik, por me kufijt\u00eb q\u00eb ia vendos Kushtetuta. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron dallimi midis nj\u00eb vendimi politik dhe nj\u00eb veprimi kushtetues. Kur ky dallim fillon t\u00eb relativizohet, at\u00ebher\u00eb rrezikohet vet\u00eb rendi institucional i shtetit. \u00c7\u00ebshtja e dekretit p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm debat juridik p\u00ebr interpretimin e disa dispozitave kushtetuese; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb serioze p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si kuptohet dhe respektohet Kushtetuta n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kushtetuta nuk ka l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr improvizime politike dhe as p\u00ebr veprime q\u00eb tentojn\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb tekstin e saj me logjik\u00eb t\u00eb momentit. Ajo e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb se kur dhe n\u00eb cilat rrethana Kuvendi mund t\u00eb humbas\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tij vepruese dhe kur mund t\u00eb shp\u00ebrndahet. \u00c7do tentativ\u00eb p\u00ebr ta anashkaluar k\u00ebt\u00eb rend kushtetues, duke e paraqitur nj\u00eb vendim si t\u00eb domosdosh\u00ebm politikisht, n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta relativizuar vet\u00eb Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb mund t\u00eb \u201cp\u00ebrmbyset\u201d p\u00ebrmes interpretimeve t\u00eb zgjeruara ose p\u00ebrmes kalkulimeve politike t\u00eb momentit. Ai \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrfaq\u00ebsues i sovranit \u2013 qytetar\u00ebve \u2013 dhe funksionimi i tij \u00ebsht\u00eb i mbrojtur nga vet\u00eb Kushtetuta.<\/p>\n<p>Prandaj, dekretet q\u00eb nuk mb\u00ebshteten qart\u00eb n\u00eb dispozitat kushtetuese nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb diskutueshme juridikisht; ato jan\u00eb t\u00eb rrezikshme politikisht. Sepse kur fillon t\u00eb relativizohet Kushtetuta, at\u00ebher\u00eb fillon t\u00eb l\u00ebkundet edhe vet\u00eb themeli institucional i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit n\u00eb rrethanat aktuale \u00ebsht\u00eb akt n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>(<em>Autori \u00ebsht\u00eb profesor i teoris\u00eb s\u00eb shtetit dhe s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Fakultetin Juridik t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb mund t\u00eb \u201cp\u00ebrmbyset\u201d p\u00ebrmes interpretimeve t\u00eb zgjeruara ose p\u00ebrmes kalkulimeve politike t\u00eb momentit. Ai \u00ebsht\u00eb institucioni p\u00ebrfaq\u00ebsues i sovranit \u2013 qytetar\u00ebve \u2013 dhe funksionimi i tij \u00ebsht\u00eb i mbrojtur nga vet\u00eb Kushtetuta. Prandaj, dekretet q\u00eb nuk mb\u00ebshteten qart\u00eb n\u00eb dispozitat kushtetuese nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1203969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1203966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1203966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1203966"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1203966\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1203969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1203966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1203966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1203966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}