{"id":1206368,"date":"2026-03-13T16:49:23","date_gmt":"2026-03-13T15:49:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1206368"},"modified":"2026-03-13T16:49:23","modified_gmt":"2026-03-13T15:49:23","slug":"gjesti-para-gjykates-jam-ne-ankth-kam-vepruar-ne-gjendje-afekti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gjesti-para-gjykates-jam-ne-ankth-kam-vepruar-ne-gjendje-afekti\/","title":{"rendered":"Gjesti para gjykat\u00ebs: Jam n\u00eb ankth, kam vepruar n\u00eb gjendje afekti"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebng\u00ebtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, para gjykat\u00ebs ka deklaruar se veprimet p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet i ka kryer n\u00eb gjendje emocionale dhe ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr rastin.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb t\u00eb publikuar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, Gjesti ka k\u00ebrkuar falje t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe gjykat\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se gjith\u00eb veprimet e tij i ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb afekt.<\/p>\n<p>\u201cPajtohem me deklarimin e avokatit tim, dua ta njoftoj gjykat\u00ebn se jam n\u00eb ankth, kam vepruar n\u00eb gjendje t\u00eb afektit. I k\u00ebrkoj falje gjykat\u00ebs, prokurorit si dhe pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar\u201d, ka deklaruar Kelmendi gjat\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbrojtja e tij ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se nuk ekziston rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Avokati i Kelmendit ka deklaruar se, sipas p\u00ebrvoj\u00ebs jet\u00ebsore dhe psikologjis\u00eb, kur nj\u00eb person reagon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb impulsive, zakonisht pas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr nuk ekziston rreziku q\u00eb veprimi i nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n<p>Sipas tij, duhet t\u00eb merret parasysh edhe fakti se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb buj\u00eb e madhe publike dhe se i dyshuari \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se ndaj tij po zhvillohet hetim.<\/p>\n<p>Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 159 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i cili p\u00ebrcakton parimin e proporcionalitetit n\u00eb caktimin e masave t\u00eb siguris\u00eb, paraburgimi nuk do t\u00eb ishte mas\u00eb proporcionale. Sipas Artan Qerkinit, avokat mbrojt\u00ebs i Gjestit, p\u00ebr dy veprat e para p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet Kelmendi parashihet d\u00ebnim deri n\u00eb nj\u00eb vit burgim ose edhe gjob\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, mbrojtja ka njoftuar gjykat\u00ebn se klienti i tyre \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb, duke theksuar se kjo do t\u00eb zbutte rreziqet procedurale.<\/p>\n<p>Avokati Qerkini ka shtuar se caktimi i paraburgimit do t\u00eb r\u00ebndonte edhe gjendjen financiare t\u00eb Kelmendit, duke theksuar se ai p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nuk ka performuar p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve familjare dhe nuk i ka marr\u00eb t\u00eb hyrat nga kompania\u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, pas shqyrtimit t\u00eb pretendimeve t\u00eb pal\u00ebve, ka vler\u00ebsuar se k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e paraburgimit \u00ebsht\u00eb e bazuar. Sipas gjykat\u00ebs, ekziston dyshimi i bazuar se Besart Kelmendi ka kryer veprat penale t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb aktvendimin p\u00ebr fillimin e hetimeve dhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr paraburgim, si dhe rreziku i ikjes, ndikimit n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb i ka caktuar mas\u00ebn e paraburgimit prej nj\u00eb muaji k\u00ebng\u00ebtarit Besart Kelmendi, i dyshuar p\u00ebr veprat penale kanosje, d\u00ebmtim t\u00eb pasuris\u00eb dhe mbajtje pa leje t\u00eb arm\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb gjykat\u00ebs, gjat\u00eb arrestimit tek i pandehuri \u00ebsht\u00eb sekuestruar nj\u00eb arm\u00eb Radikal RP-X9, kalib\u00ebr 9 mm, me num\u00ebr serie TK 934-24A02839, si dhe nj\u00eb karikator me 14 fishek\u00eb t\u00eb kalibrit 9\u00d719 mm.<\/p>\n<p>Ngjarja dyshohet t\u00eb ket\u00eb ndodhur m\u00eb 11 mars 2026, rreth or\u00ebs 14:50, n\u00eb ambientet e studios n\u00eb Veternik t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb polici, Kelmendi kishte hyr\u00eb n\u00eb objekt dhe kishte filluar t\u00eb k\u00ebrkonte drejtorin e kompanis\u00eb. D\u00ebshmitari me inicialet A.K. ka deklaruar se i dyshuari kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb thirrej drejtori dhe kishte k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u2019i thyej\u00eb kompjuter\u00ebt n\u00ebse ai nuk paraqitet. N\u00eb nj\u00eb moment, sipas tij, Kelmendi kishte goditur nj\u00eb kompjuter dhe m\u00eb pas kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb arm\u00eb nga \u00e7anta, t\u00eb cil\u00ebn e kishte mbajtur n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr dhe m\u00eb pas e kishte futur n\u00eb xhep.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari E.H. ka deklaruar se kishte d\u00ebgjuar britma dhe zhurm\u00eb n\u00eb objekt dhe pasi kishte dal\u00eb jasht\u00eb kishte par\u00eb Kelmendin. Ai ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb munduar ta qet\u00ebsoj\u00eb dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, por sipas tij, i dyshuari vazhdonte t\u00eb b\u00ebrtiste dhe t\u00eb k\u00ebrkonte pronarin e kompanis\u00eb, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar se do ta vriste.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, d\u00ebshmitarja L.S. ka deklaruar se e kishte par\u00eb Kelmendin duke u th\u00ebn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb largohen dhe m\u00eb pas duke i thyer kompjuter\u00ebt, nd\u00ebrsa nj\u00ebrin prej tyre e kishte shkelmuar. Sipas saj, ai mbante arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe thoshte se do ta shkat\u00ebrronte objektin, nd\u00ebrsa kishte thyer edhe disa xhama gjat\u00eb incidentit.<\/p>\n<p>Edhe d\u00ebshmitarja E.H. ka deklaruar se gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb pun\u00eb kishte d\u00ebgjuar k\u00ebrc\u00ebnime n\u00eb drejtim t\u00eb drejtorit t\u00eb kompanis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse ai nuk paraqitet menj\u00ebher\u00eb do ta vriste dhe do t\u2019i thyente t\u00eb gjitha pajisjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, gjykata ka vendosur q\u00eb Besart Kelmendit t\u2019i caktohet masa e paraburgimit prej nj\u00eb muaji, e cila llogaritet nga 11 marsi deri m\u00eb 9 prill 2026.<\/p>\n<p>Ndryshe, Policia t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn konfirmoi arrestimin e Gjestit. Nd\u00ebrkaq, Prokuroria njoftoi se ai u ndalua p\u00ebr 48 or\u00eb dhe dyshohet p\u00ebr tri vepra penale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, para gjykat\u00ebs ka deklaruar se veprimet p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet i ka kryer n\u00eb gjendje emocionale dhe ka k\u00ebrkuar falje p\u00ebr rastin. N\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb t\u00eb publikuar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, Gjesti ka k\u00ebrkuar falje t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe gjykat\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se gjith\u00eb veprimet e tij i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1206369,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,25],"tags":[],"class_list":["post-1206368","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1206368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1206368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1206368\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1206369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1206368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1206368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1206368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}