{"id":1206706,"date":"2026-03-14T14:14:48","date_gmt":"2026-03-14T13:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1206706"},"modified":"2026-03-14T17:07:58","modified_gmt":"2026-03-14T16:07:58","slug":"zbatimi-i-ligjit-per-te-huajt-krejt-cka-thane-sot-ne-konference-sorensen-orav-dhe-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zbatimi-i-ligjit-per-te-huajt-krejt-cka-thane-sot-ne-konference-sorensen-orav-dhe-kurti\/","title":{"rendered":"Zbatimi i Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt, krejt \u00e7ka than\u00eb sot n\u00eb konferenc\u00eb Sorensen, Orav dhe Kurti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pajtuar t\u00eb ofroj\u00eb leht\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pajisur me dokumente kosovare, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe Ligjit p\u00ebr automjetet, t\u00eb cilat pritet t\u00eb hyjn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb fuqi nga e diela (nes\u00ebr).<\/strong><\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me BE-n\u00eb, pun\u00ebtor\u00ebve serb\u00eb t\u00eb arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, si dhe student\u00ebve, do t\u2019u mund\u00ebsohet marrja e nj\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00ebndrimi me nj\u00eb periudh\u00eb fillestare prej 12 muajsh, si dhe njohja e let\u00ebrnjoftimeve q\u00eb posedojn\u00eb, deri n\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media sot n\u00eb Prishtin\u00eb fol\u00ebn emisari i Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb \u2013 Serbi, Peter Sorensen, kryeministri Albin Kurti dhe shefi i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Aivo Orav.<\/p>\n<p>Emisari i Bashkimit Evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb \u2013 Serbi, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/sorensen-kurti-eshte-zotuar-ta-amendamentoje-prioritet-lejet-per-punetoret-dhe-studentet-per-nje-afat-12-mujor\/\">Peter Sorensen<\/a> ka vler\u00ebsuar angazhimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zbatimin e Ligjit dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr integrimin e komuniteteve n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se procesi i ndryshimeve ligjore k\u00ebrkon koh\u00eb, por ka vler\u00ebsuar p\u00ebrkushtimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe zotimin e kryeministrit Albin Kurti p\u00ebr amandamentimin e Ligjit pa nd\u00ebrprer\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike.<\/p>\n<p>\u201cPat\u00ebm nj\u00eb takim t\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebngjes ku mir\u00ebprit\u00ebm angazhimin e Kosov\u00ebs ndaj sundimit t\u00eb ligjit dhe vendimin e saj t\u00eb dhjetorit p\u00ebr t\u00eb zbatuar gradualisht Ligjin p\u00ebr t\u00eb Huajt dhe Ligjin p\u00ebr Automjetet, gj\u00eb q\u00eb mund\u00ebson nj\u00eb fushat\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb qasshme informuese p\u00ebr ata q\u00eb preken\u201d, tha Sorensen.<\/p>\n<p>\u201cKemi parasysh p\u00ebrpjekjet e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr integrimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e komuniteteve n\u00eb harmoni me zotimet q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb nga marr\u00ebveshjet e ndryshme me BE-n\u00eb dhe p\u00ebr zotimin e Kurtit p\u00ebr amendamentimin e ligjit p\u00ebr t\u00eb mos e nd\u00ebrprer\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb suaza t\u00eb korniz\u00ebs ligjore q\u00eb ekziston. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndryshime ligjore k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb. P\u00ebrpjekjet duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebse dhe t\u00eb konfirmohen n\u00eb harmoni me t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e dialogut\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sorensen gjithashtu theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e konsultimeve me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit serb p\u00ebr t\u00eb siguruar pajtimin e tyre dhe zbatimin e nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebm n\u00eb konsultime t\u00eb strukturuara gjat\u00eb gjith\u00eb procesit me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetjen e tyre. Ky proces duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me mua si p\u00ebrfaq\u00ebsues i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun dhe me procesin q\u00eb un\u00eb ndjek n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, e konsideruam si prioritet ky\u00e7 q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb siguroj\u00eb leje q\u00ebndrimi p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt dhe student\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb fillestare prej 12 muajsh, me q\u00ebllim parandalimin e \u00e7do nd\u00ebrprerjeje t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe arsimore\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ambasadori i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shefi-i-zyres-se-be-se-ne-kosove-nga-neser-nis-zbatimi-i-ligjit-per-te-huajt-me-masa-shtese\/\">Aivo Orav<\/a>, tha se \u00ebsht\u00eb arritur pajtimi q\u00eb zbatimi i Ligjit p\u00ebr t\u00eb Huajt dhe ai p\u00ebr Automjete t\u00eb nis\u00eb zbatimin nga nes\u00ebr me disa masa shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi p\u00ebrqendruar p\u00ebr zbatimin e ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt, q\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb nga nes\u00ebr. Kemi pas\u00eb bisedime intensive me Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit dhe sot \u00ebsht\u00eb arritur pajtimi zbatimit t\u00eb Ligjit mbi t\u00eb Huajt me disa masa p\u00ebrmbajtjesore shtes\u00eb, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr regjistrimin e banor\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe personave me leje q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrkohshme\u201d, deklaroi ai n\u00eb konferenc\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-qeveria-do-tu-ofroje-leje-qendrimi-per-12-muaj-studenteve-dhe-punetoreve-serbe\/\">Albin Kurti<\/a> n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media tha se procesi i zbatimit t\u00eb ligjeve p\u00ebr t\u00eb huajt dhe p\u00ebr automjete do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me Sorensenin dhe serb\u00ebt lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se asnj\u00eb qytetar t\u00eb mos druhet nga ligji p\u00ebr t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi final i inkorporimit nuk \u00ebsht\u00eb zvog\u00eblim i cil\u00ebsdo t\u00eb drejt\u00eb, por fuqizim i tyre. Rrjedhimisht asnj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs nuk e ka arsyen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb t\u2019i druhet k\u00ebtij inkorporimi, por t\u2019i g\u00ebzohet benefiteve nga i gjith\u00eb ky proces. I gjith\u00eb ky proces do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin Special t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr dialog, por edhe n\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me serb\u00ebt lokal\u00eb. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb gjat\u00eb legalizimit, qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfitimiet nga procesi dhe detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga marr\u00ebveshjet e Brukselit dhe korniza ligjore e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cQeveria do t\u00eb pajiset nga krer\u00ebt lokal\u00eb me lista t\u00eb stafit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe akademik q\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb ofrimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve. Lista q\u00eb do sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb q\u00ebndrimit p\u00ebr qytetar\u00ebt e huaj q\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb MPB. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr student\u00ebt e huaj q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt krer\u00ebt komunale do ofrojn\u00eb list\u00ebn e plot\u00eb. K\u00ebtyre student\u00ebve MPB do ju ofroj\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00ebndrimi p\u00ebr 12 muaj me mund\u00ebsi vazhdimi\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se p\u00ebr tre muaj qytetar\u00ebt serb\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb regjistrojn\u00eb gjendjen civile.<\/p>\n<p>\u201cQeveria po ashtu do hap nj\u00eb dritare t\u00eb re 3-mujore p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb \u201cregjistrojn\u00eb faktet civile q\u00eb deri m\u00eb 15 mars 2026 jan\u00eb regjistruar nga strukturat ilegale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb aplikant\u00ebve do u lejohet p\u00ebrdorimi si mjet identifikimi i ID kart\u00ebs t\u00eb l\u00ebshuar nga strukturat jolegale\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr t\u00eb huajt parasheh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb dokumente t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb duhet t\u00eb pajisen me leje q\u00ebndrimi, nd\u00ebrsa automjetet me targa t\u00eb huaja nuk do t\u00eb mund t\u00eb qarkullojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tre muaj ose vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb autorizimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shtetasit e huaj q\u00eb i shkelin kushtet e q\u00ebndrimit n\u00eb Kosov\u00eb, Ligji p\u00ebr t\u00eb Huajt parasheh masa t\u00eb rrepta nga gjoba e deri tek urdhri p\u00ebr largim nga vendi.<\/p>\n<p>Ligji i prek m\u00eb s\u00eb shumti shtetasit e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Serbis\u00eb. Nj\u00eb sektor i prekur jan\u00eb punonj\u00ebsit dhe student\u00ebt e Universitetit n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Serbia e ka kritikuar zbatimin e k\u00ebtyre ligjeve. Zyrtar\u00eb serb\u00eb kan\u00eb pretenduar se zbatimi rrezikon largimin e komunitetit serb nga Kosova.<\/p>\n<p>K\u00ebto ligje jan\u00eb kund\u00ebrshtuar nga autoritetet n\u00eb Serbi dhe nga Lista Serbe.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr t\u00eb huajt ishte miratuar m\u00eb 2013. Ai p\u00ebr automjetet m\u00eb 2017. Zbatimi i tyre u paralajm\u00ebrua p\u00ebr fundin e vitit t\u00eb kaluar, nd\u00ebrsa m\u00eb pas u shty p\u00ebr janar. Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb zhvilluar fushat\u00eb informuese p\u00ebr disa jav\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Pas k\u00ebsaj, u shty s\u00ebrish deri m\u00eb 15 mars. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pajtuar t\u00eb ofroj\u00eb leht\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e komunitetit serb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pajisur me dokumente kosovare, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe Ligjit p\u00ebr automjetet, t\u00eb cilat pritet t\u00eb hyjn\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb fuqi nga e diela (nes\u00ebr). Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1206709,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1206706","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1206706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1206706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1206706\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1206709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1206706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1206706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1206706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}