{"id":1206945,"date":"2026-03-15T11:56:27","date_gmt":"2026-03-15T10:56:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1206945"},"modified":"2026-03-15T12:01:24","modified_gmt":"2026-03-15T11:01:24","slug":"shfuqizimi-i-vendimit-per-mbylljen-e-tiktok-rama-sulmon-kushtetuesen-e-panevojshme-ndalimi-i-perkohshem-solli-efekte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/shfuqizimi-i-vendimit-per-mbylljen-e-tiktok-rama-sulmon-kushtetuesen-e-panevojshme-ndalimi-i-perkohshem-solli-efekte\/","title":{"rendered":"Shfuqizimi i vendimit p\u00ebr mbylljen e TikTok, Rama sulmon Kushtetuesen: E panevojshme, ndalimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm solli efekte"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shfuqizimin e vendimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr bllokimin e TikTok.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb podcastin \u201cFlasim\u201d, Rama e cil\u00ebsoi vendimin e gjykat\u00ebs t\u00eb panevojsh\u00ebm, duke argumentuar se masa e nd\u00ebrmarr\u00eb nga qeveria kishte prodhuar tashm\u00eb efektet e saj dhe kishte detyruar kompanin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa masa p\u00ebr audienc\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cFal\u00eb atij bllokimi filtra algoritmik apo t\u00eb verifikimit t\u00eb mosh\u00ebs, kemi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash q\u00eb lidhen me gjuh\u00ebn e dhun\u00ebs, me vet\u00eb gjuh\u00ebn shqipe q\u00eb s&#8217;ishte fare n\u00eb radarin e TikTok-ut deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe kemi realisht nj\u00eb bashk\u00ebpunim konstruktiv me platform\u00ebn, k\u00ebshtu q\u00eb ndalimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm solli pik\u00ebrisht t\u00eb gjitha k\u00ebto rezultate. Nj\u00eb kompani shum\u00eb miliard\u00ebshe erdhi n\u00eb tryez\u00eb bisedimesh me nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl, i cili n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vler\u00ebn e vet \u00ebsht\u00eb n\u00ebn vler\u00ebn e kompanis\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi shtet\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjykata Kushtetuese arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se qeveria nuk kishte provuar se bllokimi i platform\u00ebs ishte mjeti i vet\u00ebm efektiv p\u00ebr t\u00eb adresuar problemin. Rama deklaroi se vendimet e gjykatave duhet t\u00eb zbatohen, por sipas tij ato nuk jan\u00eb t\u00eb paprekshme nga kritika publike.<\/p>\n<p>\u201cVendimet e gjykatave natyrisht jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u zbatuar, por un\u00eb nuk mendoj se vendimet e gjykatave jan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet edhe p\u00ebr t\u00eb mos u komentuar sepse them se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebr trup\u00ebn e prokurorit dhe t\u00eb gjykat\u00ebsve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me opinionin e kritik\u00ebs gjithmon\u00eb konstruktive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe ata pun\u00ebn e tyre, pasi t\u00eb trajtuarit e tyre si \u201clule mos m\u00eb prek\u201d edhe pasi kan\u00eb p\u00ebrfunduar proceset, nuk ndihmon n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, theksoi kryeministri.<\/p>\n<p>Rama shtoi se Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb parashikon mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe se shteti ka detyrimin t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb kur platformat digjitale mund t\u00eb krijojn\u00eb rreziqe p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe zhvillimin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb parashikon mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe shteti ka detyrimin t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb kur platformat digjitale mund t\u00eb krijojn\u00eb rreziqe p\u00ebr sh\u00ebndetin dhe zhvillimin e tyre\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr TikTok-un u mbyll n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, por jo n\u00eb politik\u00eb. Qeveria e konsideron bllokimin nj\u00eb mjet q\u00eb prodhoi rezultate, nd\u00ebrsa gjykata vendosi se ai nuk ishte i justifikuar n\u00eb raport me standardet kushtetuese. N\u00eb praktik\u00eb, platforma vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb, nd\u00ebrsa polemika p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb rregullohen rrjetet sociale mbetet e hapur. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr shfuqizimin e vendimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr bllokimin e TikTok. N\u00eb podcastin \u201cFlasim\u201d, Rama e cil\u00ebsoi vendimin e gjykat\u00ebs t\u00eb panevojsh\u00ebm, duke argumentuar se masa e nd\u00ebrmarr\u00eb nga qeveria kishte prodhuar tashm\u00eb efektet e saj dhe kishte detyruar kompanin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa masa p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1183474,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1206945","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1206945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1206945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1206945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1183474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1206945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1206945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1206945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}