{"id":1207999,"date":"2026-03-17T17:54:26","date_gmt":"2026-03-17T16:54:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1207999"},"modified":"2026-03-17T17:55:34","modified_gmt":"2026-03-17T16:55:34","slug":"picula-gjendja-ne-serbi-eshte-perkeqesuar-procesi-i-anetaresimit-ne-be-ka-ngecur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/picula-gjendja-ne-serbi-eshte-perkeqesuar-procesi-i-anetaresimit-ne-be-ka-ngecur\/","title":{"rendered":"Picula: Gjendja n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ka ngecur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Raportuesi p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vler\u00ebsoi se reformat n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet jan\u00eb \u201cngadal\u00ebsuar ndjesh\u00ebm\u201d n\u00eb disa segmente dhe se ka, si\u00e7 tha ai, regres, i cili duket ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fushat e sundimit t\u00eb ligjit dhe standardeve t\u00eb demokracis\u00eb si sistem.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga miratimi i raportit ton\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb vitin e kaluar e deri sot, gjendja n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e polarizuar dhe e mbushur me tensione. Ritmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE ka ngecur prej vitesh\u201d, vler\u00ebsoi Picula n\u00eb Komitetin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Jashtme t\u00eb Parlamentit Evropian (AFET), ku u diskutua rreth draft-raportit vjetor p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Raportuesi Picula stagnimin ia atribuoi p\u00ebrparimit t\u00eb kufizuar n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizim t\u00eb raporteve me Kosov\u00ebn, munges\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vullnetit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, retorik\u00ebs s\u00eb shpesht\u00eb kund\u00ebr zyrtar\u00ebve evropian\u00eb, p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb kushteve p\u00ebr pun\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb mediave dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, si dhe injorimit t\u00eb rekomandimeve p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Sipas tij, Serbia si shtet kandidat duhet t\u00eb angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe strategjike drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb deklaruar n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cAngazhimet deklarative n\u00eb k\u00ebto rrethana nuk mund t\u00eb merren m\u00eb si politik\u00eb serioze e mbylljes s\u00eb syve apo e forcimit t\u00eb stabilitetit si alibi nga disa aktor\u00eb evropian\u00eb. Ato nuk soll\u00ebn rezultate n\u00eb transformimin e vendit, p\u00ebrkundrazi, fatkeq\u00ebsisht e larguan at\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse Serbia ka theksuar se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian p\u00ebrfaq\u00ebson q\u00ebllimin e saj strategjik, ne shohim q\u00eb detyrimet e marra shpesh nuk pasqyrohen n\u00eb praktik\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i mosshkuarjes n\u00eb samitin BE-Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por edhe pjes\u00ebmarrjes n\u00eb parad\u00ebn ushtarake n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb maj t\u00eb kaluar\u201d, shtoi Picula.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr lirin\u00eb e mediave, raportuesi p\u00ebr Serbin\u00eb vler\u00ebsoi se gjendja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ctrondit\u00ebse n\u00eb shum\u00eb nivele\u201d.<\/p>\n<p>Ai d\u00ebnoi p\u00ebrshkall\u00ebzimin e sulmeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj gazetar\u00ebve, t\u00eb cilat, sipas tij, \u201cpo kthejn\u00eb vendin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb err\u00ebta\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb debatit, disa deputet\u00eb q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb misionin q\u00eb vizitoi Serbin\u00eb n\u00eb janar kritikuan munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb autoriteteve t\u00eb Beogradit p\u00ebr t\u2019u takuar me an\u00ebtar\u00ebt e delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb delegacionit v\u00ebrejt\u00ebn se presidenti i shtetit, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe kryetarja e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Ana B\u00ebrnabiq, kishin b\u00ebr\u00eb komente negative para vizit\u00ebs, t\u00eb cilat u shoq\u00ebruan me tone negative n\u00eb raportimet e mediave proqeveritare.<\/p>\n<p>Eurodeputetja Marta Temido, e cila udh\u00ebhoqi delegacionin q\u00eb vizitoi Serbin\u00eb n\u00eb janar, vuri n\u00eb pah se kishte \u201cretorik\u00eb hapur armiq\u00ebsore\u201d ndaj vizit\u00ebs s\u00eb delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian dhe nj\u00eb interes t\u00eb kufizuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb diskutuar rreth an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ajo tha se autoritetet n\u00eb Serbi, munges\u00ebn e p\u00ebrparimit n\u00eb miratimin dhe zbatimin e reformave e justifikojn\u00eb me frustrimin dhe afatet e paqarta kohore.<\/p>\n<p>\u201cVizita ishte nj\u00eb demonstrim se Serbia \u00ebsht\u00eb prioritet i Parlamentit Evropian, se ne duam nj\u00eb Serbi demokratike n\u00eb BE dhe se aktualisht ekziston nj\u00eb nxitje reale n\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo k\u00ebrkon respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kritereve t\u00eb Kopenhag\u00ebs dhe angazhim t\u00eb qart\u00eb nga ana e autoriteteve\u201d, tha Temido.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve evropiane, Komisionit Evropian dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr Veprim t\u00eb Jasht\u00ebm (EEAS), q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb debat, paralajm\u00ebruan se ritmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb do t\u00eb varet nga p\u00ebrparimi n\u00eb sundimin e ligjit dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e EEAS-s\u00eb, Anne Kemppainen, shprehu shqet\u00ebsim p\u00ebr ndryshimet e fundit n\u00eb ligjet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se BE-ja ka k\u00ebrkuar vazhdimisht nga autoritetet serbe t\u00eb ndalojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb zbatimin e tyre dhe t\u00eb kryejn\u00eb rishikime sipas rekomandimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, q\u00eb pritet t\u00eb b\u00ebhen publike.<\/p>\n<p>Kemppainen theksoi se Serbia duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb bindur BE-n\u00eb p\u00ebr orientimin e saj strategjik.<\/p>\n<p>\u201cAktualisht, niveli i p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb 65 p\u00ebr qind. Kjo duksh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, dhe i kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta autoriteteve serbe pritjet tona p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me masat kufizuese t\u00eb BE-s\u00eb sa i p\u00ebrket agresionit rus ndaj Ukrain\u00ebs\u201d, paralajm\u00ebroi Kemppainen, duke theksuar se marr\u00ebdh\u00ebniet me Rusin\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb si zakonisht.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja d\u00ebshiron t\u00eb llogaris\u00eb te Serbia si nj\u00eb partnere evropiane e besuesh\u00ebm dhe fqinje e mir\u00eb n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, q\u00eb kontribuon n\u00eb stabilitet dhe pajtim. Kjo n\u00ebnkupton t\u00eb p\u00ebrmbahen nga veprime ose deklarata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb BE-s\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet strategjike\u201d, shtoi p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e EEAS-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb draft-raportin p\u00ebr Serbin\u00eb vler\u00ebsohet se shteti ka arritur p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar ose aspak n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument theksohet detyrimi i shpallur i Serbis\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i saj strategjik, por vihet n\u00eb pah se angazhimet e marra shpesh nuk pasqyrohen n\u00eb praktik\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ishte e dukshme edhe kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb samitin BE\u2013Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb dhjetor 2025.<\/p>\n<p>Serbis\u00eb i b\u00ebhet thirrje t\u00eb arrij\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb besuesh\u00ebm dhe t\u00eb shtoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb luftuar manipulimet dhe nd\u00ebrhyrjet e huaja n\u00eb informacion, p\u00ebrfshir\u00eb dezinformimet dhe retorik\u00ebn kund\u00ebr BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument refuzohen pretendimet e zyrtar\u00ebve serb\u00eb se BE-ja dhe disa shtete an\u00ebtare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb organizimin e protestave studentore nga n\u00ebntori 2024, me q\u00ebllim t\u00eb shkaktimit t\u00eb \u201crevolucionit shum\u00ebngjyr\u00ebsh\u201d.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian p\u00ebrs\u00ebrit d\u00ebnimin e tij t\u00eb ashp\u00ebr p\u00ebr arrestimet dhe d\u00ebbimet e paligjshme t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb u deklaruan n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve protestues.<\/p>\n<p>\u201cParlamenti Evropian d\u00ebnon sjelljen e papranueshme, fyerjet dhe retorik\u00ebn negative kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian dhe aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e misionit t\u00eb Komitetit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Jashtme n\u00eb Serbi n\u00eb janar 2026\u201d, thuhet n\u00eb draft-raport.<\/p>\n<p>Aty gjithashtu shprehet shqet\u00ebsim p\u00ebr thellimin e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend n\u00eb kontekstin e protestave masive q\u00eb kan\u00eb filluar n\u00ebntorin e vitit 2024 dhe q\u00eb \u201cpasqyrojn\u00eb reagimin e qytetar\u00ebve ndaj korrupsionit sistematik dhe munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe transparenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument shprehet mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb student\u00ebt, q\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb paq\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie dhe reforma demokratike, q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me sundimin e ligjit.<\/p>\n<p>Draft-raport d\u00ebnon faktin q\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar protestuesit paq\u00ebsor\u00eb, student\u00ebt, aktivist\u00ebt dhe gazetar\u00ebt u jan\u00eb n\u00ebnshtruar \u201cnj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash represive, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e tepruar t\u00eb forc\u00ebs dhe dhun\u00ebs policore, arrestime arbitrare, ndjekje politike dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, b\u00ebhet thirrje p\u00ebr vendosjen e sanksioneve ndaj individ\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ligjit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Parlamenti Evropian shpreh shqet\u00ebsim edhe p\u00ebr intensifikimin e sulmeve verbale, fushatave denigruese dhe presionit mbi organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb mbrojn\u00eb sundimin e ligjit, si dhe p\u00ebr p\u00ebrkeq\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe mediat, duke ftuar Serbin\u00eb t\u00eb ndal\u00eb regresin n\u00eb fush\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>Pas debatit n\u00eb Komitetin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb Jashtme, me p\u00ebrfshirjen e amendamenteve, ky dokument pritet t\u00eb miratohet n\u00eb qershor n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ t\u00eb Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit, me votim n\u00eb nj\u00eb nga seancat plenare, dokumenti merr form\u00ebn e nj\u00eb rezolute t\u00eb Parlamentit Evropian.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raportuesi p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vler\u00ebsoi se reformat n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet jan\u00eb \u201cngadal\u00ebsuar ndjesh\u00ebm\u201d n\u00eb disa segmente dhe se ka, si\u00e7 tha ai, regres, i cili duket ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fushat e sundimit t\u00eb ligjit dhe standardeve t\u00eb demokracis\u00eb si sistem. \u201cQ\u00eb nga miratimi i raportit ton\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb vitin e kaluar e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1208000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1207999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1207999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1207999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1207999\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1208000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1207999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1207999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1207999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}