{"id":1216797,"date":"2026-04-09T11:28:16","date_gmt":"2026-04-09T09:28:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1216797"},"modified":"2026-04-09T11:28:16","modified_gmt":"2026-04-09T09:28:16","slug":"sandro-slukan-kosova-nder-komunitetet-me-dinamike-te-kriptos-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/binance-corner\/sandro-slukan-kosova-nder-komunitetet-me-dinamike-te-kriptos-ne-ballkan\/","title":{"rendered":"Sandro Slukan: Kosova, nd\u00ebr komunitetet m\u00eb dinamike t\u00eb kriptos n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><em>Intervist\u00eb me Sandro Slukan, Drejtues Rajonal i Marketingut p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Binance<\/em><\/p>\n<p><strong>Vitin e kaluar Binance pati nj\u00eb prani t\u00eb dukshme n\u00eb Kosov\u00eb, me disa aktivitete, p\u00ebrfshir\u00eb meetup-in e par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Learning Lab me ICK n\u00eb shkurt. Si e vler\u00ebsoni ndikimin e k\u00ebtij angazhimi deri tani?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Kosova ka kaluar nga nj\u00eb treg q\u00eb e kemi ndjekur nga af\u00ebr n\u00eb nj\u00eb treg ku tashm\u00eb kemi krijuar lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme me komunitetin lokal. Meetup-i n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Learning Lab me ICK na treguan qart\u00eb se k\u00ebtu ka interes serioz p\u00ebr tema si siguria, rregullimi dhe p\u00ebrdorimet afatgjata t\u00eb kriptos, jo vet\u00ebm p\u00ebr l\u00ebvizjet e shpejta t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb larmia e njer\u00ebzve q\u00eb po i bashkohen k\u00ebtij komuniteti: student\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb rinj, zhvillues, sip\u00ebrmarr\u00ebs dhe p\u00ebrdorues ekzistues q\u00eb po m\u00ebsojn\u00eb bashk\u00eb. Kjo tregon se kripto n\u00eb Kosov\u00eb nuk po shihet m\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb tem\u00eb investimi, por po lidhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me zhvillimin digjital dhe frym\u00ebn sip\u00ebrmarr\u00ebse. P\u00ebr ne, k\u00ebto aktivitete kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vlefshme edhe sepse na kan\u00eb ndihmuar t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb i intereson realisht p\u00ebrdoruesit n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7far\u00eb presin nga nj\u00eb platform\u00eb globale e rregulluar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb nismash konkrete mund t\u00eb presim nga Binance n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb vitit 2026?<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb vitin 2026, fokusi yn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: edukimi, aktivitetet q\u00eb nd\u00ebrtohen bashk\u00eb me komunitetin dhe nisma q\u00eb i ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb hap pas hapi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb Learning Labs, sepse i shohim si nj\u00eb format shum\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ndihmuar njer\u00ebzit t\u00eb kalojn\u00eb nga kureshtja fillestare te nj\u00eb kuptim m\u00eb i qart\u00eb i blockchain-it, aseteve digjitale, rrezikut dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe me meetup-et e komunitetit, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb informale, por mbeten po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shk\u00ebmbimin e p\u00ebrvojave dhe nd\u00ebrtimin e lidhjeve mes njer\u00ebzve q\u00eb e ndjekin k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. Paralelisht, po p\u00ebrgatisim edhe nj\u00eb format t\u00eb ri p\u00ebr median n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb synon t\u2019i ndihmoj\u00eb gazetar\u00ebt, redaktor\u00ebt dhe krijuesit e p\u00ebrmbajtjes t\u2019i trajtojn\u00eb m\u00eb sakt\u00eb temat e kriptos dhe Web3. Gjithashtu, po shqyrtojm\u00eb m\u00ebnyra bashk\u00ebpunimi m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me universitete dhe qarqe akademike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si do ta p\u00ebrshkruanit komunitetin e kriptos n\u00eb Kosov\u00eb krahasuar me komunitetet e tjera n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe \u00e7far\u00eb e ve\u00e7on at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Kur e sheh Ballkanin Per\u00ebndimor si t\u00ebr\u00ebsi, ka disa tipare q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten pothuajse kudo: popullsi e re, njohuri t\u00eb mira digjitale, interes p\u00ebr alternativa financiare dhe kureshtje n\u00eb rritje p\u00ebr teknologjit\u00eb Web3. Brenda k\u00ebtij konteksti, Kosova po del si nj\u00eb nga shembujt m\u00eb dinamik\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb e ve\u00e7on jan\u00eb disa faktor\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. S\u00eb pari, mosha e re e popullsis\u00eb dhe rehatia q\u00eb ka kjo gjenerat\u00eb me sh\u00ebrbimet digjitale. S\u00eb dyti, hapja ndaj zhvillimeve rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe s\u00eb treti, nj\u00eb zhvendosje graduale nga interesi thjesht spekulativ drejt p\u00ebrdorimeve m\u00eb konkrete t\u00eb kriptos dhe blockchain-it. Tregtimi dhe investimi mbeten t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por po rritet edhe interesi p\u00ebr t\u2019i par\u00eb k\u00ebto teknologji si mjete q\u00eb mund t\u00eb lidhen me financat, produktet digjitale dhe sh\u00ebrbime t\u00eb reja online. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Kosov\u00ebn do ta p\u00ebrshkruaja si nj\u00eb komunitet t\u00eb ri, t\u00eb hapur dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A po shihni rritje t\u00eb matshme t\u00eb p\u00ebrdoruesve nga Kosova dhe cilat jan\u00eb trendet q\u00eb dallohen m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse do ta thosha shkurt, tregtimi dhe investimi bazik vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb aktivitetit q\u00eb shihet, por edukimi po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb porta reale e hyrjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekosistem. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jemi p\u00ebrqendruar te formatet edukative n\u00eb Kosov\u00eb, nga Learning Labs dhe sesionet universitare te meetup-et e komunitetit dhe bisedat tematike.<\/p>\n<p>K\u00ebto aktivitete u japin fillestar\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb bazat, rreziqet dhe \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb para se t\u00eb hedhin hapa financiar\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrdoruesve m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb u japin hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb thelluar njohurit\u00eb. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb mjedis ku student\u00eb, nd\u00ebrtues dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs mund t\u00eb takohen, t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb ide dhe t\u00eb shohin si mund t\u00eb lidhet Web3 me projektet e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pozitive, sepse tregon se angazhimi nuk po nxitet m\u00eb vet\u00ebm nga luhatjet afatshkurtra t\u00eb tregut, por edhe nga t\u00eb m\u00ebsuarit dhe bashk\u00ebpunimi.<\/p>\n<p><strong>Kosova ka nj\u00eb nga popullsit\u00eb m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb Evrop\u00eb. Si mendoni se ky avantazh demografik po ndikon n\u00eb adoptimin e kriptos dhe Web3, dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebshille do t\u2019i jepnit nj\u00eb 20-vje\u00e7ari n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrfshihet, por nuk di nga t\u2019ia nis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Profili i ri demografik i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pikat e saj m\u00eb t\u00eb forta afatgjata n\u00eb kontekstin e kriptos dhe Web3. Kur njer\u00ebzit jan\u00eb rritur me telefonin inteligjent, platformat online dhe sh\u00ebrbimet digjitale si pjes\u00eb normale e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapur ndaj mjeteve t\u00eb reja financiare dhe komuniteteve globale online.<\/p>\n<p>Por kjo ka edhe an\u00ebn tjet\u00ebr: e nj\u00ebjta hapje mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj pritshm\u00ebrive joreale dhe mashtrimeve, n\u00ebse edukimi nuk ec\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm. Prandaj ne e theksojm\u00eb vazhdimisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e siguris\u00eb, vet\u00ebdijes p\u00ebr rrezikun dhe kuptimit t\u00eb rregullave.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb 20-vje\u00e7ar n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb m\u00eb pyeste nga t\u2019ia nis\u00eb, do t\u2019i thosha t\u00eb investoj\u00eb fillimisht n\u00eb njohuri, jo n\u00eb para. Ia vlen t\u00eb kuptoj\u00eb si funksionon blockchain-i n\u00eb nivel bazik, \u00e7far\u00eb jan\u00eb portofolat dhe \u00e7el\u00ebsat privat\u00eb, si funksionon volatiliteti dhe cilat jan\u00eb shenjat paralajm\u00ebruese q\u00eb duhen shmangur. Burime falas dhe t\u00eb strukturuara si\u00a0<strong>Binance Academy<\/strong>, bashk\u00eb me pun\u00ebtorit\u00eb lokale, jan\u00eb nj\u00eb pik\u00ebnisje shum\u00eb e mir\u00eb. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb m\u00ebsimi online t\u00eb shoq\u00ebrohet me pjes\u00ebmarrje n\u00eb evente fizike si Learning Labs, meetup-et dhe sesionet universitare, sepse pyetjet e drejtp\u00ebrdrejta dhe p\u00ebrvojat reale t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve shpesh vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb artikull apo video e vetme.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mbetet realist sa i p\u00ebrket rrezikut dhe pritshm\u00ebrive, t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7far\u00eb roli d\u00ebshiron t\u00eb ket\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb aft\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb vler\u00eb edhe n\u00eb plan afatgjat\u00eb. Jo t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb tregtar\u00eb; disa do ta gjejn\u00eb veten n\u00eb zhvillim, t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dizajn, marketing, nd\u00ebrtim komuniteti apo role t\u00eb tjera brenda projekteve Web3.<\/p>\n<p><strong>A e konsideroni legjislacionin aktual n\u00eb Kosov\u00eb miq\u00ebsor ndaj kriptos? A \u00ebsht\u00eb Binance n\u00eb kontakt me institucionet nd\u00ebrsa ky proces ec\u00ebn p\u00ebrpara?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor po shohim nj\u00eb zhvillim gradual t\u00eb korniz\u00ebs rregullatore, dhe Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi, me hapa drejt licencimit dhe regjistrimit t\u00eb ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb aseteve kripto dhe afrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje pozitive, sepse rregullat e qarta dhe t\u00eb parashikueshme jan\u00eb thelb\u00ebsore si p\u00ebr mbrojtjen e p\u00ebrdoruesve, ashtu edhe p\u00ebr planifikimin afatgjat\u00eb nga aktor\u00ebt serioz\u00eb t\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Qasja e Binance mbetet e p\u00ebrqendruar te pajtueshm\u00ebria me rregullat. N\u00eb juridiksionet ku kuadri rregullator \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb zhvillim, ne mbajm\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb matur dhe konstruktiv me institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, kur ftohemi ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Synimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim krijimin e nj\u00eb kuadri t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb zbatuesh\u00ebm, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb jet\u00eb interesi dhe mbrojtja e p\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr fol\u00ebsin<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sandro Slukan<\/strong><\/p>\n<p><strong>Drejtues Rajonal i Marketingut p\u00ebr Ballkanin<\/strong><\/p>\n<p>Sandro Slukan \u00ebsht\u00eb profesionist i marketingut dhe komunikimit me mbi 15 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb brendim, nd\u00ebrtim komuniteti dhe marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun n\u00eb sektor\u00ebt e Web3, fintech dhe industris\u00eb s\u00eb arg\u00ebtimit. Ai iu bashkua Binance n\u00eb vitin 2024 dhe aktualisht udh\u00ebheq p\u00ebrpjekjet rajonale dhe aktivitetet me komunitetin n\u00eb Ballkan, duke mbuluar tregje ky\u00e7e si Kroacia, Sllovenia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>N\u00eb Binance, Sandro ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e komuniteteve t\u00eb forta t\u00eb kriptos n\u00eb terren, p\u00ebrmes fushatave angazhuese, pun\u00ebtorive edukative dhe partneriteteve me figura me ndikim dhe institucione ky\u00e7e.<\/p>\n<p>Para se t\u2019i bashkohej Binance, Sandro ka mbajtur role strategjike n\u00eb marketing si n\u00eb startup-e, ashtu edhe n\u00eb kompani t\u00eb konsoliduara, duke udh\u00ebhequr fushata t\u00eb m\u00ebdha rajonale dhe lansime produktesh. Ai ka gjithashtu p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb industrin\u00eb e eventeve dhe arg\u00ebtimit, ku ka menaxhuar drejtimin kreativ dhe produksione n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rreth Binance<\/strong><\/p>\n<p>Binance \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekosistem global lider i blockchain-it, q\u00eb q\u00ebndron pas burs\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kriptomonedhave n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nga v\u00ebllimi i tregtimit dhe numri i p\u00ebrdoruesve t\u00eb regjistruar. Binance g\u00ebzon besimin e m\u00eb shum\u00eb se 300 milion\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb mbi 100 vende, fal\u00eb siguris\u00eb s\u00eb avancuar, transparenc\u00ebs, shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb motorit t\u00eb tregtimit, masave mbrojt\u00ebse p\u00ebr investitor\u00ebt dhe portofolit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb produkteve dhe sh\u00ebrbimeve n\u00eb asete digjitale \u2014 nga tregtimi dhe financa te edukimi, k\u00ebrkimi, nismat p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb publike, pagesat, sh\u00ebrbimet institucionale dhe funksionalitetet Web3.<\/p>\n<p>Binance \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ekosistemi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb kriptos, me synimin p\u00ebr t\u00eb zgjeruar lirin\u00eb financiare dhe qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime financiare p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, duke pasur kripton si mjet themelor. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione, vizitoni: <a href=\"https:\/\/www.binance.com\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.binance.com<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me Sandro Slukan, Drejtues Rajonal i Marketingut p\u00ebr Ballkanin n\u00eb Binance Vitin e kaluar Binance pati nj\u00eb prani t\u00eb dukshme n\u00eb Kosov\u00eb, me disa aktivitete, p\u00ebrfshir\u00eb meetup-in e par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Learning Lab me ICK n\u00eb shkurt. Si e vler\u00ebsoni ndikimin e k\u00ebtij angazhimi deri tani? Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Kosova ka kaluar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1216814,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2720],"tags":[],"class_list":["post-1216797","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-binance-corner"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1216797","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1216797"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1216797\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1216814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1216797"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1216797"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1216797"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}