{"id":1217,"date":"2019-03-10T16:08:40","date_gmt":"2019-03-10T16:08:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1217"},"modified":"2019-03-10T16:08:40","modified_gmt":"2019-03-10T16:08:40","slug":"beteja-per-sovranitetin-heqjen-e-tuteles-neokoloniale-kunder-paternalizmit-te-tirames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/beteja-per-sovranitetin-heqjen-e-tuteles-neokoloniale-kunder-paternalizmit-te-tirames\/","title":{"rendered":"Beteja p\u00ebr sovranitetin, heqjen e tutel\u00ebs neokoloniale, kund\u00ebr paternalizmit t\u00eb Ti(Ram\u00ebs)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga: Milazim Krasniqi<\/strong><\/p>\n<p>Deklarimet dhe diskutimet lidhur me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cmarr\u00ebveshje finale\u201d nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs tashm\u00eb kan\u00eb arritur vlera inflatore, gati t\u00eb ngjashme me ish dinarin jugosllav n\u00eb fundin e viteve e n\u00ebnt\u00ebdhjeta. Nuk ka dit\u00eb q\u00eb nuk flasin nga disa zyrtar\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb nuk ka dit\u00eb q\u00eb nuk flasin edhe nga disa ambasador\u00eb, ministra, parlamentar\u00eb, kongresmen\u00eb e gazetar\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb Bashkimit Evropian, t\u00eb SHBA-ve e t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iqi si kampion i llomotitjeve<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb flasin, pa p\u00ebrjashtim, realisht nuk e din\u00eb se \u00e7ka thon\u00eb sakt\u00ebsisht, pasi kakofonia e karakterizon secilin fol\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Madje, edhe ata q\u00eb llogaritet se do t\u00eb duhej ta dinin se \u00e7ka flasin, realisht flasin n\u00eb tym: nj\u00eb dit\u00eb thon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, nd\u00ebrsa dit\u00ebn tjet\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, duke ia kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu edhe vetes q\u00ebndrimet. Fjala vjen, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb flet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe gati \u00e7do dit\u00eb thot\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat e p\u00ebrjashtojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ai nj\u00eb dit\u00eb thot\u00eb se Serbia do ta mbroj\u00eb me \u00e7do mjet integritetin dhe sovranitetin e vet, duke e ngritur edhe armat\u00ebn n\u00eb gjendje gatishm\u00ebrie, nd\u00ebrsa dit\u00ebn tjet\u00ebr thot\u00eb se Serbia i kupton edhe interesat e shqiptar\u00ebve dhe prandaj insiston n\u00eb \u201cmarr\u00ebveshje kompromise\u201d. Nj\u00eb dit\u00eb thot\u00eb se Serbia do t\u2019i mbroj\u00eb serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb me \u00e7do \u00e7mim, nd\u00ebrsa dit\u00ebn tjet\u00ebr thot\u00eb se Serbia nuk merr pjes\u00eb n\u00eb dialog pa u hequr taksa. Nj\u00eb dit\u00eb thot\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr dialog pa kushte, dit\u00ebn tjet\u00ebr thot\u00eb se ai nuk b\u00ebn asgj\u00eb pa u konsultuar me Putinin, mandej thot\u00eb se e d\u00ebgjon se nuk del kund\u00ebr q\u00ebndrimit t\u00eb kancelares Angela Merkel. N\u00eb ndonj\u00eb miting n\u00eb provinc\u00eb flet p\u00ebr fuqin\u00eb e Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb ndonj\u00eb panel luan rolin e viktim\u00ebs, p\u00ebrlotet, dhe flet se si ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar vet\u00ebm p\u00ebr paqe m\u00eb shum\u00eb se Dalai Lama.<\/p>\n<p>N\u00eb TV Pink thot\u00eb se angazhohet p\u00ebr \u201ckufizimin etnik nd\u00ebrmjet shqiptar\u00ebve e serb\u00ebve\u201d, duke e zhdukur Kosov\u00ebn nga harta, nd\u00ebrsa n\u00eb ndonj\u00eb medie evropiane flet p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e mir\u00eb fqinj\u00ebsor\u2026 Mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb koleksion i gjer\u00eb i deklaratave t\u00eb tij kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse, p\u00ebrjashtuese ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Vu\u00e7iqi flet pa pushim, thjesht llomotit, duke tentuar q\u00eb \u2013 n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cfuqi e but\u00eb\u201d \u2013 t\u2019i josh\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, nd\u00ebrsa n\u00ebp\u00ebrmjet retorik\u00ebs populiste-nacionaliste, t\u2019i mbaj\u00eb serb\u00ebt p\u00ebr kapistalli.<\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, mund t\u00eb thuhet se ai ka arritur nj\u00ebfar\u00eb suksesi q\u00eb t\u2019i manipuloj\u00eb, sepse shum\u00eb nga diplomat\u00ebt evropian\u00eb dhe amerikan\u00eb e shohin Vu\u00e7iqin si \u201clider t\u00eb moderuar\u201d dhe Serbin\u00eb si \u201cfaktor stabiliteti n\u00eb rajon\u201d. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb jo q\u00eb jan\u00eb naiv\u00eb e nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb profili i politikanit demagog e rrenacak \u00ebsht\u00eb Vu\u00e7iqi, por ngase jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje kriminale kund\u00ebr Kosov\u00ebs, m\u00eb sakt\u00ebsisht me projektin p\u00ebr cop\u00ebtimin e saj. Politikan\u00eb e diplomat\u00eb, si Kurci, Hani, Mogerini, Bolltoni, Pallmeri etj., jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje kriminale, e cila synon q\u00eb me nj\u00eb inxhiniering diplomatik ta d\u00ebshtoj\u00eb shtetin dhe t\u2019i jap Serbis\u00eb favore, p\u00ebr ta mbajtur at\u00eb disi n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit evropian. Mbajtja e Kosov\u00ebs n\u00eb izolim total, duke mos ia hequr as vizat, \u00ebsht\u00eb simbol i k\u00ebtij projekti kriminal.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsia e presidentit Tha\u00e7i<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, homologu kosovar i Vu\u00e7iqit, Hashim Tha\u00e7i, ndon\u00ebse nuk flet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, megjithat\u00eb ka dykuptim\u00ebsi n\u00eb deklarimet e tij. N\u00eb panele dhe intervista p\u00ebr mediet e huaja, ai e l\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e korrigjimit t\u00eb dyansh\u00ebm t\u00eb kufirit, nd\u00ebrsa n\u00eb mediet vendase flet vet\u00ebm p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e aneksimit t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, pa i dh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb Serbis\u00eb. Po ashtu Tha\u00e7i flet me optimiz\u00ebm kandidian mbi mund\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb marr\u00ebveshjes finale brenda k\u00ebtij viti, gj\u00eb q\u00eb askush \u2013 p\u00ebrve\u00e7 tij \u2013 nuk e sheh n\u00eb horizont. K\u00ebtu ka vend p\u00ebr nj\u00eb analiz\u00eb: n\u00ebse deklaratat e tij p\u00ebr aneksimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs nga Kosova shihen si kund\u00ebrpesh\u00eb ndaj projektit serb p\u00ebr cop\u00ebtimin e Kosov\u00ebs, kjo mund t\u00eb jet\u00eb disi e akceptueshme, por me kusht q\u00eb t\u00eb mos manipulohen shqiptar\u00ebt e Lugin\u00ebs. Pra, t\u00eb b\u00ebhet politik\u00eb me fjal\u00eb, por pa e rrezikuar ekzistenc\u00ebn e tyre n\u00eb ato hap\u00ebsira, duke i ekspozuar si \u201celement jolojal\u201d ndaj shtetit serb. Por, presidenti Tha\u00e7i tashm\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb manipulim me ta. Nd\u00ebrkaq, n\u00ebse ideja e tij p\u00ebr aneksimin e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs paraqitet si komplementare me projektin serb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve ose p\u00ebr \u201ckufizimin etnik nd\u00ebrmjet serb\u00ebve e shqiptar\u00ebve\u201d, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me pjes\u00ebmarrje n\u00eb diversion ndaj shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Mediet dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb gjithnj\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, por Tha\u00e7i vazhdimisht e mohon k\u00ebt\u00eb pozicion, madje edhe kur n\u00eb ndonj\u00eb panel ose n\u00eb mediet e huaja ka deklaruar bot\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb demarkimi t\u00eb kufirit, q\u00eb n\u00ebnkupton dhe korrigjimin e dyansh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb llafazan\u00ebri bizare, m\u00eb shqet\u00ebsueset jan\u00eb z\u00ebrat nga administrata amerikane, e cila nuk e p\u00ebrjashton nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb e merr para sysh edhe \u201cadoptimin e kufirit\u201d ose \u201cshk\u00ebmbimin e territoreve.\u201d Meq\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs llogariten si sponsor i pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs, ky q\u00ebndrim i ri i SHBA-ve, realisht, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimet e administratave t\u00eb m\u00ebparshme, q\u00eb nga ajo e Klintonit, e Xhorxh Bushit dhe ajo e Barak Obam\u00ebs. Shqet\u00ebsues mbetet fakti q\u00eb administrata e Trampit ka shpall diskontinuitet me politikat e pararend\u00ebsve t\u00eb vet edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, q\u00eb nga ngrohja globale, sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore, e deri n\u00eb q\u00ebndrimet ndaj BE-s\u00eb, Kanadas\u00eb dhe NATO-s. Meq\u00eb s\u00eb paku dhjet\u00eb ish bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb presidentit Tramp jan\u00eb duke u gjykuar p\u00ebr lidhje okulte me Rusin\u00eb dhe prokurori Myller \u00ebsht\u00eb duke zhvilluar hetime edhe p\u00ebr lidhjet eventuale t\u00eb Trampit me Rusin\u00eb, kjo duhet t\u00eb paraqes\u00eb shqet\u00ebsim shtes\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Rusoflia e k\u00ebsaj administrate, e mish\u00ebruar edhe me Xhon Bolltonin, paraqet jo vet\u00ebm problem, por edhe rrezik serioz p\u00ebr Kosov\u00ebn. Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon \u00ebnd\u00ebrrimi se SHBA-t\u00eb jan\u00eb sponsori i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj, por n\u00eb realitet presionet e administrat\u00ebs s\u00eb Trampit nuk duken fare miq\u00ebsore dhe as t\u00eb motivuara p\u00ebr ta mbrojtur shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Nga ajo q\u00eb shihet n\u00eb sip\u00ebrfaqe, k\u00ebto presione kund\u00ebr Kosov\u00ebs duken m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb koncesion q\u00eb planifikohet t\u2019i b\u00ebhet Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan. (N\u00ebse ka karta t\u00eb fshehura n\u00ebn m\u00ebng\u00eb, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb zakonisht kaubojt n\u00eb filmat vestern, ajo gj\u00eb do ta ndryshonte perceptimin.)<\/p>\n<p>Sa do t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb ylli i Haradinajt?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond aspak t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, nj\u00eb yll i ri ka filluar t\u00eb shfaqet n\u00eb sken\u00ebn politike \u2013 kryeministri Ramush Haradinaj, i cili tash p\u00ebr tash \u00ebsht\u00eb duke refuzuar dhe duke sfiduar jo vet\u00ebm presidentin e vendit, po edhe administrat\u00ebn e SHBA-ve. Refuzimi i kryeministrit Haradinaj q\u00eb ta suspendoj\u00eb taks\u00ebn p\u00ebr mallrat serbe, ka marr\u00eb dimensione p\u00ebrtej atyre q\u00eb ishin menduar n\u00eb fillim: tashm\u00eb kjo mas\u00eb e ka bllokuar dialogun nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Bruksel dhe po e pengon iden\u00eb e Bolltonit p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje brenda pak muajsh, me mund\u00ebsin\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve e p\u00ebr ta firmosur n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb. K\u00ebsisoj, konflikti nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb ka marr\u00eb edhe nuanca t\u00eb tjera: si konflikt nd\u00ebrmjet presidentit Tha\u00e7i dhe kryeministrit Haradinaj, po edhe si konflikt i administrat\u00ebs s\u00eb Trampit me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga ky p\u00ebrshkall\u00ebzim, tash p\u00ebr tash, \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrfituar Serbia, e cila po b\u00ebn sehir si \u201cdreqi n\u00eb stom\u201d. Kusht\u00ebzimi nga Serbia i vazhdimit t\u00eb dialogut me heqjen e taks\u00ebs, tash p\u00ebr tash i ka krijuar Serbis\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi politike, nd\u00ebrsa t\u00ebr\u00eb presioni ka r\u00ebn\u00eb mbi qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Por, N\u00ebse qeveria Haradinaj reziston dhe n\u00ebse dialogu bllokohet, derisa t\u00eb ndodhin ndryshime n\u00eb Bruksel e, eventualisht, edhe n\u00eb Uashington, kjo do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb fitore t\u00eb pakthyeshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Si? 1. Kosova do t\u00eb dilte nga tutela neokolonialiste, ku e mbajn\u00eb SHBA-t\u00eb dhe Brukseli tash e nj\u00ebzet vjet.; 2. Kosova do t\u2019i eliminonte nga skena e vet politikan\u00ebt q\u00eb nuk e durojn\u00eb presionin e t\u00eb huajve; dhe 3. Kosova do t\u00eb d\u00ebshmonte se i mbijeton presionet e Serbis\u00eb.; 4. Kosova do ta sfidonte edhe lidershipin e Tiran\u00ebs, s\u00eb paku k\u00ebt\u00eb q\u00eb e shohim n\u00eb versionin e nj\u00eb lideri kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs e aventurier, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Edi Rama, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me Vu\u00e7iqin kund\u00ebr sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb edhe Enver Hoxha pal\u00eb me Titon kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: Serbia nuk do ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet. N\u00ebse arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje e detyrueshme, ajo do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr integrimin e saj n\u00eb BE, e jo Kosov\u00ebs. Prandaj, si\u00e7 bien zerot e nj\u00eb bank\u00ebnote me shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb inflacioni, do t\u00eb bien edhe fjal\u00ebt n\u00ebse Kosova reziston dhe u mbijeton presioneve t\u00eb sponsorit t\u00eb deritash\u00ebm dhe t\u00eb armiqve. Mision i v\u00ebshtir\u00eb, por jo i pamundur. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb beteja finale p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs, si shtet sovran, jasht\u00eb tutel\u00ebs neokoloniale, jasht\u00eb paternalizmit t\u00eb Ti(Ram\u00ebs) dhe mbi t\u00eb gjitha jasht\u00eb rrezikut aneksionist serbomadh e pansllavist.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Milazim Krasniqi Deklarimet dhe diskutimet lidhur me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cmarr\u00ebveshje finale\u201d nd\u00ebrmjet Serbis\u00eb e Kosov\u00ebs tashm\u00eb kan\u00eb arritur vlera inflatore, gati t\u00eb ngjashme me ish dinarin jugosllav n\u00eb fundin e viteve e n\u00ebnt\u00ebdhjeta. Nuk ka dit\u00eb q\u00eb nuk flasin nga disa zyrtar\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb nuk ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1220,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1217","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1217","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1217"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1217\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1217"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1217"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1217"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}