{"id":1220323,"date":"2026-04-18T18:00:18","date_gmt":"2026-04-18T16:00:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1220323"},"modified":"2026-04-18T21:26:40","modified_gmt":"2026-04-18T19:26:40","slug":"i-dyshuari-per-dallaveret-me-vota-avancohet-ne-universitetin-e-pejes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/i-dyshuari-per-dallaveret-me-vota-avancohet-ne-universitetin-e-pejes\/","title":{"rendered":"I dyshuari p\u00ebr dallaveret me vota avancohet n\u00eb Universitetin e Pej\u00ebs, vendoset n\u00eb krye t\u00eb prokurimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi Muhamet Jup\u00ebs, si kryesues i nj\u00eb tavoline num\u00ebrimi votash n\u00eb Qendr\u00ebn Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit n\u00eb Pej\u00eb, vet\u00eb t\u00eb n\u00ebntit, iu ngrit kall\u00ebzim penal p\u00ebr manipulim t\u00eb rezultatit zgjedhor t\u00eb votimeve t\u00eb 28 dhjetorit 2025, ai u avancua n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb pune n\u00eb Universitetin Publik \u201cHaxhi Zeka\u201d n\u00eb Pej\u00eb. Jupa \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i PDK-s\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb 8 kutit\u00eb e votimit, n\u00eb t\u00eb cilat num\u00ebrimi kaloi n\u00ebp\u00ebr duart e tij, u evidentuan duksh\u00ebm vjedhje t\u00eb votave n\u00eb favor t\u00eb kandidatit t\u00eb LVV-s\u00eb, Taulant Kelmendi, tashm\u00eb deputet i zgjedhur i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, krahas votave shtes\u00eb t\u00eb deputetit t\u00eb PDK-s\u00eb, Xhavit Haliti e kandidatit t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs parti, Hajdar Beqa.<\/strong><\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi penal ndaj Muhamet Jup\u00ebs, dhe tet\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve u dor\u00ebzua n\u00eb Prokurori t\u00eb Shtetit n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit 2026, pasi gjat\u00eb rinum\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundvitit 2025 u evidentuan manipulime t\u00eb rezultatit zgjedhor edhe n\u00eb 9 vendvotimet ku zyrtari i Universitetit \u201cHaxhi Zeka\u201d ishte kryesues nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, i \u201cekip\u00ebs\u201d s\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb QKN t\u00eb Pej\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas, m\u00eb 13 mars 2026, ai nga pozita \u201c<em>zyrtari i prokurimit<\/em>\u201d n\u00eb Universitetin \u201cHaxhi Zeka\u201d u avancua si \u201c<em>Zyrtar p\u00ebrgjegj\u00ebs i Prokurimit<\/em>\u201d, n\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb autoritetit kontraktues, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Vendimi u n\u00ebnshkrua nga sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Universitetit, Besfort Krasniqi. Ky i fundit, sikurse rektori Armand Krasniqi, nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb interesimin e gazet\u00ebs online Reporteri.net n\u00eb lidhje me ket\u00eb avancim.<\/p>\n<p>Derisa Muhamet Jupa thot\u00eb se pozita e re e tij n\u00eb prokurimin e Universitetit publik t\u00eb Pej\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb avancim, por thjesht nj\u00eb \u201cz\u00ebvend\u00ebsim\u201d i p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb pozit\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb \u201c<em>deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi t\u00eb caktum<\/em>\u201d ndaj ish-drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurimit, ndaj t\u00eb cilit po m\u00eb 13 mars u iniciua nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr procedur\u00eb disiplinore nga Sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i UHZ-s\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1220339\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/f4332c46-0c2b-4f2a-a515-1a5b9ed30b28.jpg\" alt=\"\" width=\"992\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/f4332c46-0c2b-4f2a-a515-1a5b9ed30b28.jpg 992w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/f4332c46-0c2b-4f2a-a515-1a5b9ed30b28-233x300.jpg 233w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/f4332c46-0c2b-4f2a-a515-1a5b9ed30b28-794x1024.jpg 794w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/f4332c46-0c2b-4f2a-a515-1a5b9ed30b28-768x991.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 992px) 100vw, 992px\" \/><\/p>\n<p><em>\u201cNuk e di qysh e keni lexu ju, por nuk \u00ebsht\u00eb avancim. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb vendim. Un\u00eb ve\u00e7 kam marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk kam marr kurrfar\u00eb avancimi, as nuk jam em\u00ebru, as nuk jam p\u00ebrzgjedh\u00eb, as nuk ka pas konkurs as kurrgj\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Zyrtari i ri p\u00ebrgjegj\u00ebs i Prokurimit n\u00eb Universitetin \u201cHaxhi Zeka\u201d, mohon kategorikisht se avancimi lidhet pas rastit t\u00eb dyshimeve p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb dallaveret me vota, sikurse e hedh posht\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb e ndikimit politik n\u00eb caktimin e tij n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni as p\u00ebr kall\u00ebzimin penal t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ndaj tij n\u00eb lidhje me manipulimet e dyshuara n\u00eb rezultatin zgjedhor t\u00eb votimeve t\u00eb 28 dhjetorit 2025.<\/p>\n<p>\u201c<em>Vallai un\u00eb nuk e di q\u00eb kam kall\u00ebzim penal, se un\u00eb jam kan\u00eb aty [n\u00eb hetuesi]. Ve\u00e7 m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb intervist\u00eb edhe kurrgj\u00eb. I ka dy muaj q\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb ftu, as kurgjo. As s\u2019jom ndijeni q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngrit\u00eb kall\u00ebzim\u00a0penal<\/em>\u201d, i tha Jupa t\u00eb premten, gazet\u00ebs online Reporteri.net, p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal t\u00eb cilin e posedon gazeta online Reporteri.net, i cili po trajtohet nga Prokuroria Themelore e Pej\u00ebs, hetuesit policor\u00eb pretendojn\u00eb se Jupa dhe 8 an\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Qendr\u00ebs Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit n\u00eb Pej\u00eb, gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb, ndryshuan rezultatin zgjedhor n\u00eb 8 vendvotime. Dallaveret u evidentuan gjat\u00eb rinum\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Jupa ishte kryesues i grupit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave t\u00eb atyre vendvotimeve, n\u00eb t\u00eb cilat gjat\u00eb num\u00ebrimit n\u00eb QKN iu shtuan votat kryesisht n\u00eb favor t\u00eb deputetit tashm\u00eb t\u00eb zgjedhur t\u00eb LVV-s\u00eb, Taulant Kelmendi, dhe dy kandidat\u00ebve tjer\u00eb nga PDK-ja, deputetit Xhavit Haliti e Hajdar Beq\u00ebs q\u00eb nuk arriti t\u00eb siguroj\u00eb ul\u00ebse n\u00eb Kuvend. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kuti, ndryshime, u gjet\u00ebn edhe n\u00eb favor t\u00eb kandidatit t\u00eb AAK-s\u00eb p\u00ebr deputet, Durim Halilaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr gjetjeve t\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb, ai p\u00ebrbehet se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dallavere gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb kutive t\u00eb votave q\u00eb kaluan p\u00ebrmes duarve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201c<em>Pasha zoten se di. K\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka pas, sikur n\u00eb krejt Kosov\u00eb. Aty ka mujt\u00eb me pas edhe probleme teknike.<\/em><em> Prej 96 vetave q\u00eb kan\u00eb punu aty [n\u00eb QKN-Pej\u00eb] krejt i kan\u00eb thirr p\u00ebr evidentime p\u00ebr ksi, un\u00eb jam kan\u00eb n\u00eb intervist\u00eb edhe nuk ma kan\u00eb ceke cilat klasa jan\u00eb evidentu [manipulimet me rezultatin zgjedhor], apo qysh jan\u00eb evidentu. Mu ve\u00e7 \u00e7ka m\u2019vete me merr n\u00eb qaf\u00eb. N\u00eb rast se i kisha pas qato d\u00ebshmi, ose n\u00ebse i kisha jep un\u00eb n\u00eb polici, edhe e di saktw n\u00eb cilat kutia o prek ndonj\u00eb vot\u00eb un\u00eb t\u00eb kisha kallxu pa problem<\/em>\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Muhamet Jupa \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i PDK-s\u00eb dhe pjes\u00eb e kryesis\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj partie n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<h2>Katrahura me tenderin &#8220;rreth 100 mij\u00eb Euro m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb&#8221; q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb komision disiplinor ish-shefin e prokurimit<\/h2>\n<p>Zyrtari i ri p\u00ebrgjegj\u00ebs i Prokurimit n\u00eb Universitetin \u201cHaxhi Zeka\u201d, gjat\u00eb bised\u00ebs me gazet\u00ebn online Reporteri.net, p\u00ebrmes telefonit, shpjegoi se si arriti n\u00eb pozit\u00ebn e re n\u00eb Universitet.<\/p>\n<p><em>\u201cKam qen\u00eb zyrtar i prokurimit. Kolega q\u00eb u kan\u00eb drejtor \u00ebsht\u00eb dal n\u00eb komision disiplinor, deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi tjet\u00ebr un\u00eb kam me kan\u00eb zyrtar p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe me i kry qato procedura edhe kurrgja ma shum\u00eb. Jo jo [vendimi] nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm. Deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi t\u00eb caktum. Tash kur e marrin k\u00ebt\u00eb vendim, a e marrin k\u00ebt\u00eb jave a jav\u00ebn tjet\u00ebr un\u00eb nuk e di\u201d, <\/em>tha Muhamet Jupa.<\/p>\n<p>Driton Fetaj, drejtor i zyr\u00ebs s\u00eb Prokurimit u \u00e7ua n\u00eb komision disiplinor p\u00ebr shkak t\u00eb<em> \u201cmos zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Zyrtarit Kryesor Administrativ, mosrespektim i hierarkis\u00eb administrative dhe veprim n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e ekonomicitetit, efikasitetit, p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe integritetit\u201d. <\/em>Krejt k\u00ebto shkelje, ai, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb sekretarit Krasniqi, i kreu gjat\u00eb nj\u00eb aktiviteti t\u00eb prokurimit publik me titull: \u201c<em>Sh\u00ebrbime p\u00ebr Sistemin e Menaxhimit Universitar (SMU)<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr inicim t\u00eb procedur\u00ebs disiplinore, t\u00eb cil\u00ebn e ka siguruar gazeta online Reporteri.net, pretendohet se Fetaj si shef i zyr\u00ebs s\u00eb prokurimit n\u00eb Universitetin e Pej\u00ebs, ka proceduar n\u00ebnshkrimin e tenderit n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb negocimit, me vler\u00eb rreth 100 mij\u00eb Euro m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb sesa planifikimet buxhetore. Koh\u00ebzgjatja e tenderit kishte qen\u00eb p\u00ebr 36 muaj.<\/p>\n<p>\u201c<em>Sipas konstatimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, oferta financiare p\u00ebrfundimtare e operatorit ekonomik pas negocimit \u00ebsht\u00eb 296,300.00 euro, m\u00eb sakt\u00ebsisht 96,300.00 euro apo 48.15% m\u00eb e lart\u00eb se vlera e parashikuar fillestare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ekziston ndryshim i konsideruesh\u00ebm material financiar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn arsye \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm shqyrtimi i Deklarat\u00ebs s\u00eb Nevojave dhe P\u00ebrcaktimit t\u00eb Disponueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Fondeve (DNDF) dhe konstatimi i ndryshimit material financiar, para n\u00ebnshkrimit t\u00eb saj nga personat e autorizuar: Zyrtari P\u00ebrgjegj\u00ebs i Prokurimit, Zyrtari Kryesor Financiar dhe Zyrtari Kryesor Administrativ<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr pretendimeve serioze, Komisioni Disiplinor, as pas nj\u00eb muaji pasi ka pranuar rastin p\u00ebr trajtim, nuk ka nxjerr\u00eb vendim p\u00ebr Fetajn. K\u00ebshtu pohuan edhe Jupa dhe pretendoi edhe vet\u00eb Fetaj.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jo [nuk kan\u00eb marr\u00eb vendim], sepse e ka shty pun\u00ebn e vet i nj\u00ebjti komision. Un\u00eb nuk e di q\u00eb komisioni ka t\u00eb drejt\u00eb me vendim me shty pun\u00ebn e vet. E di kush e em\u00ebron, ai ja zgjat\u00eb afatin<\/em>\u201d, tha Fetaj p\u00ebr gazet\u00ebn online Reporteri.net, i cili paraprakisht konfirmoi se procedura disiplinore ndaj tij u nis pasi \u201c<em>gjoja nuk po i zbatoj vendimet e universitetit<\/em>\u201d q\u00eb tha se bie ndesh me ligjin.<\/p>\n<p>\u201c<em>E ka nxjerr\u00eb nj\u00eb vendim sekretari i universitetit. E un\u00eb si zyre e prokurimit nuk guxoj me i zbatu vendimet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme<\/em>\u201d, tha ai, duke konfirmuar se atij ju k\u00ebrkua nga Sekretari i Universitetit t\u00eb anuloj\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr tenderin e negociuar.<\/p>\n<p>Ky i fundit, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin tender, m\u00eb 26 mars 2026 paraqiti kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale, ndaj Fetajt dhe dy zyrtar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb universitet \u201cHaxhi Zeka\u201d, n\u00ebn pretendimet se kan\u00eb kryer veprat penale \u201c<em>legalizimi p\u00ebrmbajtjes s\u00eb rreme<\/em>\u201d, \u201c<em>keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar<\/em>\u201d dhe \u201c<em>keqp\u00ebrdorimi dhe mashtrimi n\u00eb prokurim publik<\/em>\u201d. \/<em>Reporteri.net<\/em>\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj pasi Muhamet Jup\u00ebs, si kryesues i nj\u00eb tavoline num\u00ebrimi votash n\u00eb Qendr\u00ebn Komunale t\u00eb Num\u00ebrimit n\u00eb Pej\u00eb, vet\u00eb t\u00eb n\u00ebntit, iu ngrit kall\u00ebzim penal p\u00ebr manipulim t\u00eb rezultatit zgjedhor t\u00eb votimeve t\u00eb 28 dhjetorit 2025, ai u avancua n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb pune n\u00eb Universitetin Publik \u201cHaxhi Zeka\u201d n\u00eb Pej\u00eb. Jupa \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1220330,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763,21],"tags":[],"class_list":["post-1220323","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1220323","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1220323"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1220323\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1220330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1220323"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1220323"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1220323"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}