{"id":1220605,"date":"2026-04-19T20:39:40","date_gmt":"2026-04-19T18:39:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1220605"},"modified":"2026-04-19T20:42:52","modified_gmt":"2026-04-19T18:42:52","slug":"a-do-te-arrihet-marreveshja-neser-mes-kurtit-dhe-abdixhikut-per-presidentin-cfare-thane-me-6-prill","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/a-do-te-arrihet-marreveshja-neser-mes-kurtit-dhe-abdixhikut-per-presidentin-cfare-thane-me-6-prill\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja nes\u00ebr mes Kurtit dhe Abdixhikut p\u00ebr presidentin? \u00c7far\u00eb than\u00eb m\u00eb 6 prill?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, nes\u00ebr nga ora 11:00 do t\u00eb zhvillojn\u00eb takimin e dyt\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, pas atij t\u00eb 6 prillit.<\/strong><\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i LDK-s\u00eb, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-e-abdixhiku-takohen-neser-per-ceshtjen-e-presidentit\/\">Besian Mustafa<\/a>, e ka konfirmuar p\u00ebr Reporteri.net mbajtjen e takimit nes\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky takim do t\u00eb jet\u00eb tentativa e dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr presidentin, pasi n\u00eb takimin e par\u00eb dol\u00ebn pa ndonj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p><strong>Por \u00e7far\u00eb deklaruan Kurti e Abdixhiku pas takimit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr mediet q\u00eb u zhvillua m\u00eb 6 prill?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti para dy jav\u00ebsh takimin me Abdixhikun e p\u00ebrshkroi si konstruktiv, p\u00ebr t\u00eb cilin tha ishte p\u00ebrqendruar kryesisht te zgjedhja e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>&#8220;Q\u00ebllimi i p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb shmangia e zgjedhjeve t\u00eb reja\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kurti\u00a0 tutje kishte deklaruar se p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje t\u00eb bindshme t\u00eb kreut t\u00eb shtetit nevojitet nj\u00eb shumic\u00eb m\u00eb e madhe, rreth 84 apo 85 deputet\u00eb pasi 80-81 sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, deklaroi para dy jav\u00ebsh se takimi me Kurtin \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb frym\u00eb diskutimi p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt lidhur me zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Ai tutje kishte deklaruar se LDK-ja vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrimin se pushteti nuk duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>\u201cLDK vazhdon t\u00eb besoj\u00eb q\u00eb t\u00eb tri pozitat nuk mund t\u2019i takojn\u00eb nj\u00eb partie politike. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje tjera kemi dakordim p\u00ebr konfidencialitet mes pal\u00ebve\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Abdixhiku.<\/p>\n<p>Ai kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se aktualisht nuk ka ende marr\u00ebveshje konkrete, por po vazhdojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrmes dialogut.<\/p>\n<p>\u201cPo provojm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt konsensuale me takime dhe do ta ndjekim k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb sa her\u00eb t\u00eb mundemi p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet&#8221;, ishte shprehur ai para mediave.<\/p>\n<p>Abdixhiku shtoi se diskutimet deri tani jan\u00eb fokusuar n\u00eb parimet baz\u00eb t\u00eb procesit, e jo n\u00eb emra konkret\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb merremi rreth parimeve t\u00eb procesit, pra a duhet t\u00eb kemi nj\u00eb situat\u00eb ku t\u00eb gjitha pozicionet institucionale i takojn\u00eb nj\u00eb partie politike, e m\u00eb pas n\u00ebse jo, si do t\u00eb duket kjo marr\u00ebveshje\u201d, kishte pohuar Abdixhiku.<\/p>\n<p>Sipas tij, ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb faz\u00ebn e diskutimeve p\u00ebr poste konkrete.<\/p>\n<p>\u201cEnde nuk kemi diskutime konkrete p\u00ebr pozicione. Diskutuam p\u00ebr natyr\u00ebn dhe modalitetet e k\u00ebsaj zgjidhjeje, nuk kemi emra konkret, nuk kemi arritur n\u00eb at\u00eb faz\u00eb\u201d, kishte deklaruar kreu i LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tutje Abdixhiku paralajm\u00ebroi se n\u00ebse nuk ka progres n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim, vendi mund t\u00eb shkoj\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cPo p\u00ebrpiqemi p\u00ebr zgjidhje derisa ka takime. N\u00ebse nuk b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr tri jav\u00ebt e ardhshme, zgjedhjet i kemi t\u00eb pashmangshme&#8221;, tha ai.<\/p>\n<p>Kosova ka hyr\u00eb n\u00eb 9-dit\u00ebshin e fundit p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, derisa 28 prilli sh\u00ebnon dit\u00ebn e fundit t\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb presidentes,\u00a0<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/haxhiu-kjo-jave-vendimtare-per-zgjedhjen-e-presidentit-partite-ti-pergjigjen-pozitivisht-ftesave-per-takime-nga-kurti\/\">Albulena Haxhiu<\/a>, ka deklaruar t\u00eb diel\u00ebn se vendi nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje, por t\u00eb arrihet konsensus.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb qoft\u00ebse ka vullnet, marr\u00ebveshja mund t\u00eb arrihet brenda or\u00ebsh.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 prill p\u00ebrfundon afati q\u00eb Gjykata Kushtetueses e ka caktuar p\u00ebr t\u00eb zgjedhur presidentin. Mosp\u00ebrmbyllja e suksesshme e k\u00ebtij procesi n\u00ebnkupton zgjedhje brenda 45 dit\u00ebve. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, nes\u00ebr nga ora 11:00 do t\u00eb zhvillojn\u00eb takimin e dyt\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, pas atij t\u00eb 6 prillit. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i LDK-s\u00eb, Besian Mustafa, e ka konfirmuar p\u00ebr Reporteri.net mbajtjen e takimit nes\u00ebr n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Ky takim do t\u00eb jet\u00eb tentativa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1220606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1220605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1220605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1220605"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1220605\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1220606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1220605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1220605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1220605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}