{"id":1222916,"date":"2026-04-25T19:59:34","date_gmt":"2026-04-25T17:59:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1222916"},"modified":"2026-04-25T22:20:07","modified_gmt":"2026-04-25T20:20:07","slug":"hamza-i-pergjigjet-kurtit-po-e-kerkon-perkrahjen-tone-per-pushtet-jo-per-shtet-nuk-bejme-pazare-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/fokus-2\/hamza-i-pergjigjet-kurtit-po-e-kerkon-perkrahjen-tone-per-pushtet-jo-per-shtet-nuk-bejme-pazare-politike\/","title":{"rendered":"Hamza i p\u00ebrgjigjet Kurtit: Po e k\u00ebrkon p\u00ebrkrahjen ton\u00eb p\u00ebr pushtet, jo p\u00ebr shtet &#8211; nuk b\u00ebjm\u00eb pazare politike"},"content":{"rendered":"<p>Tri dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb skadoj\u00eb afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, partia e kryeministrit Albin Kurti, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje i ka b\u00ebr\u00eb thirrje PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb propozojn\u00eb tre emra, nga t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-t\u00eb. VV-ja ka dh\u00ebn\u00eb zotimin p\u00ebr t\u2019i ofruar n\u00ebnshkrimet p\u00ebr t\u2019i formalizuar kandidaturat e edhe p\u00ebr t\u00eb votuar nj\u00ebrin nga kandidat\u00ebt. PDK-ja gjat\u00eb dit\u00ebs b\u00ebri t\u00eb ditur se do ta refuzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur Kurtit edhe p\u00ebrmes nj\u00eb videoadresimi publik.<\/p>\n<p>Hamza ka th\u00ebn\u00eb se dje pam\u00eb nj\u00eb tentim tjet\u00ebr nga Kurti p\u00ebr t\u2019ia hedhur fajin opozit\u00ebs lidhur me procesin e zgjedhjes s\u00eb Presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pam\u00eb nuk ishte reflektim, sipas Hamz\u00ebs, por vet\u00ebm ndryshim i form\u00ebs s\u00eb manipulimit.<\/p>\n<p>\u201cNga fyerjet e m\u00ebhershme p\u00ebr ne si opozit\u00eb, dje d\u00ebgjuam moralizim politik. Por moralizim pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe pa vet\u00ebdije p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb shkakton me retorik\u00ebn e tij. \u00c7do lider politik i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndalet, reflekton dhe bashk\u00ebpunon, sidomos n\u00eb momentet kur vendi ka m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb. Nd\u00ebrsa z. Kurti, p\u00ebr vite me radh\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: ka refuzuar bashk\u00ebpunimin, ka refuzuar kompromisin dhe ka zgjedhur p\u00ebrplasjen si m\u00ebnyr\u00eb veprimi. Edhe tani ai po k\u00ebrkon n\u00ebnshtrim, jo bashk\u00ebpunim. Po e k\u00ebrkon p\u00ebrkrahjen ton\u00eb, jo p\u00ebr shtetin, por p\u00ebr pushtetin e tij. Jo p\u00ebr stabilitetin e vendit, por p\u00ebr stabilitetin e tij politik\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Prej gati dy vitesh, Hamza ka th\u00ebn\u00eb se vendi po mbahet peng i bllokadave politike t\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>Jo sepse mungojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb, por sipas tij, sepse mungon vullneti p\u00ebr t\u00eb qeverisur me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cSi Kryetar i PDK-s\u00eb, un\u00eb kam d\u00ebshmuar vullnet e gatishm\u00ebri p\u00ebr dialog dhe bashk\u00ebpunim. Kam qen\u00eb aty, n\u00eb \u00e7do takim, n\u00eb \u00e7do ftes\u00eb. Madje edhe n\u00eb vikend, n\u00eb zyr\u00ebn e tij, me shpres\u00ebn e vetme: q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtohet seriozisht dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore. Por shum\u00eb shpejt u b\u00eb e qart\u00eb: nuk ishte i interesuar p\u00ebr konsensus. Nuk ishte i interesuar p\u00ebr kompromis. Kishte vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim: imponimin e nj\u00eb presidenti partiak p\u00ebr pushtetin e tij. Ne, si PDK, kemi ofruar zgjidhje konkrete. Kemi ofruar marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Kemi ofruar marr\u00ebveshje vet\u00ebm p\u00ebr Presidentin dhe diskutim p\u00ebr emra konsensual\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, pas dakordimit parimor. Madje kemi mb\u00ebshtetur edhe figura unifikuese, q\u00eb i bashkojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb. Por kjo qasje konstruktive e jona nuk u vler\u00ebsua. U shtremb\u00ebrua. U keqinterpretua. U p\u00ebrdor p\u00ebr konsum politik. Dhe n\u00eb fund, vendi u shty drejt nj\u00eb rruge t\u00eb gabuar q\u00eb \u00e7onte n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, me dy kandidat\u00eb partiak\u00eb t\u00eb tij dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje reale p\u00ebr zgjidhje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Edhe pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb i dha koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe vepruar, Hamza tha se nuk pati asnj\u00eb hap serioz.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb platform\u00eb. Asnj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb. Madje, nuk ishte n\u00eb gjendje ta konkretizonte as k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebrmes nj\u00eb letre zyrtare p\u00ebr PDK-n\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kjo, sipas kreu t\u00eb PDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb shmangie nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia q\u00eb qytetart ia kan besuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb dal\u00ebsh tri dit\u00eb para afatit me ide t\u00eb reja. P\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb punosh nga dita e par\u00eb, me sinqeritet e vendosm\u00ebri. \u00c7do ofert\u00eb e re tani n\u00eb minutat e fundit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm loj\u00eb politike p\u00ebr t\u2019u arsyetuar dhe jo p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb ofruar zgjidhje. Institucionet nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren si sken\u00eb p\u00ebr beteja narrative. Nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr teat\u00ebr politik. Nuk jemi k\u00ebtu as p\u00ebr sfilata politike pa rezultat. Jemi k\u00ebtu p\u00ebr zgjidhje. Dhe kur mungon serioziteti, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohen as bashk\u00ebpunime\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Lideri i PDK-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se q\u00ebndrimi i k\u00ebsaj partie ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe mbetet parimor.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk b\u00ebjm\u00eb pazare politike\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>P\u00ebr PDK-n\u00eb, shton lideri i PDK-s\u00eb, stabiliteti institucional nuk \u00ebsht\u00eb objekt negocimi, por interes shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>\u201cDhe stabiliteti nuk nd\u00ebrtohet me improvizime dhe kalkulime ditore politike. Nd\u00ebrtohet me besim qytetar. Me legjitimitet t\u00eb ri. Prandaj, duhet t\u00eb kthehemi tek qytetar\u00ebt. Le t\u00eb vendosin ata p\u00ebr drejtimin q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb vendi. Sepse demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm num\u00ebr votash, por \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebnyra sesi e p\u00ebrdor at\u00eb besim. Nuk duhet t\u00eb keqp\u00ebrdoret k\u00ebshtu, besimi qytetar, nga kryeministri i vendit. Kosova nuk e ka luksin p\u00ebr zgjedhje e kriza, t\u00eb cilat p\u00ebr ty, fatkeq\u00ebsisht, jan\u00eb vet\u00ebm loj\u00ebra politike\u201d, i thot\u00eb Hamza \u2013 Kurtit.<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F26145985968416639%2F&amp;show_text=false&amp;width=560&amp;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tri dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb skadoj\u00eb afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, partia e kryeministrit Albin Kurti, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje i ka b\u00ebr\u00eb thirrje PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb propozojn\u00eb tre emra, nga t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-t\u00eb. VV-ja ka dh\u00ebn\u00eb zotimin p\u00ebr t\u2019i ofruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1222918,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2567,21],"tags":[],"class_list":["post-1222916","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-2","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1222916","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1222916"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1222916\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1222918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1222916"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1222916"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1222916"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}