{"id":1223734,"date":"2026-04-28T07:34:23","date_gmt":"2026-04-28T05:34:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1223734"},"modified":"2026-04-28T07:36:33","modified_gmt":"2026-04-28T05:36:33","slug":"puc-kushtetues-reagime-te-ashpra-pas-zhvillimeve-te-mbremshme-ne-kuvend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/puc-kushtetues-reagime-te-ashpra-pas-zhvillimeve-te-mbremshme-ne-kuvend\/","title":{"rendered":"&#8220;Pu\u00e7 kushtetues&#8221;, reagime t\u00eb ashpra pas zhvillimeve t\u00eb mbr\u00ebmshme n\u00eb Kuvend"},"content":{"rendered":"<p><strong>Reagime t\u00eb ashpra kan\u00eb pasuar pas tentativ\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr t\u00eb proceduar me zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit me vet\u00ebm 64 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, duke nxitur akuza p\u00ebr shkelje kushtetuese dhe cenim t\u00eb rendit juridik. Seanca p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit q\u00eb u nd\u00ebrpre mbr\u00ebm\u00eb, do t\u00eb vazhdoj\u00eb sot n\u00eb ora 10:00. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb jan\u00eb propozuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.<\/strong><\/p>\n<p>Edhe sipas Kushtetut\u00ebs, edhe sipas Aktgjykimit t\u00eb Kushtetueses, nevojiten 80 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb raundi i par\u00eb i votimit.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, tha se ajo q\u00eb ndodhi ishte shkelje kushtetuese, duke e cil\u00ebsuar si \u201cpu\u00e7 kushtetues\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk mund t\u00eb zgjedhet Presidenti i vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pu\u00e7 kushtetues. Ve\u00e7 ka ndodh\u00eb shkelja kushtetuese\u2026Kjo praktik\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrpritet me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhet stabiliteti politik dhe institucionet e vendit\u201d, tha ai n\u00eb hollin e Kuvendit.<\/p>\n<p>Hamza tha se Kushtetuta \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb 80 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb prezent dhe t\u00eb votojn\u00eb q\u00eb t\u00eb konsumohet rundi i par\u00eb dhe nj\u00ebjt\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb rundin e dyt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin, sipas tij, nuk mund t\u00eb kalohet pa u konsumuar rundi i par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb rundin e dyt\u00eb\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs than\u00eb se Vet\u00ebvendosja inicoi p\u00ebrmbysjen e rendit kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e LDK-s\u00eb u tha se nisja e procesit t\u00eb votimit pa kuorum kushtetues p\u00ebrb\u00ebn sabotim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe vet\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb abuzim i hapur me Kuvendin e Kosov\u00ebs, shkelje e r\u00ebnd\u00eb e rendit kushtetues dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja n\u00ebnvizon fuqish\u00ebm se Republika nuk mund t\u00eb merrret peng. Rendi kushtetutes nuk \u00ebsht\u00eb i negociuesh\u00ebm. P\u00ebr aktin e sont\u00ebm do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, institucionale dhe nacionale\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Kreu i partis\u00eb, Lumir Abdixhiku, madje ka prezantuar 15 n\u00ebnshkrimet e LDK-s\u00eb p\u00ebr kandidat p\u00ebr President.<\/p>\n<p>Abdixhiku nuk tregoi n\u00ebse n\u00ebnshkrimet ishin specifikisht p\u00ebr Vjosa Osmanin apo ndonj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Ai tha se nuk ka dashur q\u00eb k\u00ebto n\u00ebnshkrime t\u2019i b\u00ebj pjes\u00eb e loj\u00ebrave politike.<\/p>\n<p>\u201cJa ku jan\u00eb 15 n\u00ebnshkrime t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Besoj se kjo ish dasht\u00eb ta p\u00ebrmbyll\u00eb gjith\u00eb debatin. K\u00ebto n\u00ebnshkrime s\u2019kam dasht t\u2019i b\u00ebj pjes\u00eb e loj\u00ebrave politike. Nuk propozon dicka LDK q\u00eb s\u2019mund t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb prapa\u201d, tha Abdixhiku.<\/p>\n<p>&#8220;Pu\u00e7 kushtetues&#8221; e konsideruan edhe nga AAK. Shefi i deputet\u00ebve t\u00eb AAK-s\u00eb, Besnik Tahiri, tha se zhvillimet e mbr\u00ebmshme jan\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb ndaj rendit kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb b\u00ebri Haxhi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb ndaj rendit kushtetues duke nisur nj\u00eb seanc\u00eb me rregulla t\u00eb p\u00ebrcaktuara, ku duhet 2\/3 e votave p\u00ebr nisje t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb Kuvendit\u201d, u shpreh Tahiri.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u201cp\u00ebr Aleanc\u00ebn ky \u00ebsht\u00eb sulmi m\u00eb i madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani, ka vler\u00ebsuar se procedura e ndjekur p\u00ebr zgjedhjen e presidentit nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa p\u00ebrmbushjen e kuorumit kushtetues prej 80 deputet\u00ebsh n\u00eb dy raundet e para.<\/p>\n<p>Hasani kritikoi interpretimin e b\u00ebr\u00eb nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke th\u00ebn\u00eb se ajo e ka interpretuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare aktgjykimin e vitit 2011 lidhur me procedur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Sipas Hasanit, aktgjykimi i vitit 2011, i rikonfirmuar pjes\u00ebrisht edhe n\u00eb rastin e zgjedhjes s\u00eb Hashim Tha\u00e7i, p\u00ebrcakton qart\u00eb se n\u00eb dy raundet e para k\u00ebrkohet pjes\u00ebmarrja e dy t\u00eb tretave t\u00eb deputet\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht 80 deputet\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi t\u00eb mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb raundet pasuese.<\/p>\n<p>Ai\u00a0 n\u00eb Klan Kosova theksoi se vet\u00ebm n\u00eb raundin e tret\u00eb ndryshon pragu i nevojsh\u00ebm, ku k\u00ebrkohen 61 vota, por jo pa kaluar m\u00eb par\u00eb dy raundet e para sipas rregullave kushtetuese.<\/p>\n<p>Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrpjekja e VV-s\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara zgjedhjen e Presidentit pa p\u00ebrmbushjen e kuorumit t\u00eb k\u00ebrkuar kushtetues, cenon drejtp\u00ebrdrejt themelet e rendit kushtetues dhe funksionimin e demokracis\u00eb parlamentare n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e KDI-s\u00eb thuhet se vendimet dhe praktika e Gjykat\u00ebs Kushtetuese kan\u00eb sqaruar qart\u00eb standardin q\u00eb duhet ndjekur, sipas s\u00eb cilit p\u00ebrcaktohet q\u00eb procedura e zgjedhjes s\u00eb Presidentit k\u00ebrkon pjes\u00ebmarrjen e s\u00eb paku dy t\u00eb tretave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb raundin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb votimit, nd\u00ebrsa vet\u00ebm pas p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtij kushti procedura vazhdon n\u00eb raundin e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KDI, \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar deputet\u00ebsh n\u00eb sall\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Kushtetut\u00ebs.\/Reporteri.net\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagime t\u00eb ashpra kan\u00eb pasuar pas tentativ\u00ebs s\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr t\u00eb proceduar me zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit me vet\u00ebm 64 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, duke nxitur akuza p\u00ebr shkelje kushtetuese dhe cenim t\u00eb rendit juridik. Seanca p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit q\u00eb u nd\u00ebrpre mbr\u00ebm\u00eb, do t\u00eb vazhdoj\u00eb sot n\u00eb ora 10:00. P\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1223621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1223734","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1223734","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1223734"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1223734\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1223621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1223734"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1223734"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1223734"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}