{"id":1231397,"date":"2026-05-19T14:19:47","date_gmt":"2026-05-19T12:19:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1231397"},"modified":"2026-05-19T14:20:51","modified_gmt":"2026-05-19T12:20:51","slug":"kur-propaganda-qeveritare-flet-per-sovranitet-e-zhvillim-statistikat-flasin-per-deficit-dhe-emigrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kur-propaganda-qeveritare-flet-per-sovranitet-e-zhvillim-statistikat-flasin-per-deficit-dhe-emigrim\/","title":{"rendered":"Kur propaganda qeveritare flet p\u00ebr sovranitet e zhvillim, statistikat flasin p\u00ebr deficit dhe emigrim"},"content":{"rendered":"<p>Argumenti i vet\u00ebm q\u00eb kryeministri Kurti dhe oborrtar\u00ebt e tij vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin sa her\u00eb p\u00ebrballen me faktin se Kosova mbetet n\u00eb fund t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr nga ekonomia \u00ebsht\u00eb: \u201cPo mir\u00eb, edhe m\u00eb par\u00eb keq ka qen\u00eb.\u201d Sikur t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pacient q\u00eb del nga terapia intensive me ethe e temperatur\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe mjeku Kurti t\u00eb thot\u00eb gjith\u00eb krenari: \u201cPo hajt mo, edhe kur erdhi ishte goxha keq.\u201d<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kosova historikisht ka pasur ekonomi t\u00eb dob\u00ebt. Mir\u00ebpo, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pritshm\u00ebria e votuesve ishte q\u00eb kjo qeveri (e cila erdhi me premtime p\u00ebr transformim, drejt\u00ebsi sociale dhe sovranitet ekonomik) ta ndryshonte trajektoren. Problemi sot \u00ebsht\u00eb se treguesit strukturor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb reale nuk tregojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim konkret por degradim.<\/p>\n<p>Dihet q\u00eb ekonomia nuk funksionon me recitale patriotike, konferenca morale apo monolog\u00eb revolucionar\u00eb. Ekonomia funksionon me prodhim, eksporte, konkurrueshm\u00ebri dhe produktivitet. Sot Kosova mbetet nd\u00ebr ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb Europ\u00ebs pothuajse n\u00eb \u00e7do tregues strukturor serioz. N\u00eb renditje l\u00eb pas vet\u00ebm Ukrain\u00ebn, nj\u00eb shtet q\u00eb ndodhet n\u00eb luft\u00eb t\u00eb plot\u00eb, me territore t\u00eb pushtuara, qytete t\u00eb bombarduara dhe ekonomi lufte sfilit\u00ebse prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb anashkaluar treguesit sip\u00ebrfaq\u00ebsor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb radiografi t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb modelit ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendi, indikatori m\u00eb i besuesh\u00ebm mbetet bilanci tregtar dhe shkalla e mbulimit t\u00eb importeve nga eksportet. Pik\u00ebrisht ky tregues strukturor d\u00ebshmon d\u00ebshtimin e politikave ekonomike t\u00eb qeveris\u00eb Kurti gjat\u00eb mandatit t\u00eb plot\u00eb 2021\u20132024. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK), n\u00eb vitin 2021 Kosova importonte rreth 6.2 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa eksportonte. N\u00eb vitin 2024 ky raport u p\u00ebrkeq\u00ebsua n\u00eb afro 6.8 her\u00eb. Faktet zyrtare jan\u00eb kok\u00ebforta dhe tregojn\u00eb se importet u rrit\u00ebn nga \u20ac4.68 miliard\u00eb n\u00eb 2021 n\u00eb \u20ac6.37 miliard\u00eb n\u00eb 2024. Deficiti tregtar gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb plot\u00eb shp\u00ebrtheu nga \u20ac3.92 miliard\u00eb n\u00eb \u20ac5.43 miliard\u00eb, duke u thelluar me mbi \u20ac1.5 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr eksportet u rrit\u00ebn vet\u00ebm nga \u20ac755 milion\u00eb n\u00eb \u20ac941 milion\u00eb (kryesisht si rezultat i inflacionit global dhe jo i rritjes s\u00eb v\u00ebllimit apo diversifikimit t\u00eb prodhimit). Struktura e eksporteve t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet e bllokuar n\u00eb produkte me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shtuar (kryesisht mbetje t\u00eb metaleve baz\u00eb, plastik\u00eb bazike dhe l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb), duke d\u00ebshtuar n\u00eb tranzicionin drejt eksporteve industriale me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Pra jo vet\u00ebm q\u00eb Kosova kishte nj\u00eb nga raportet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija import\/eksport n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, por gjat\u00eb sundimit Kurti deficiti u thellua ndjesh\u00ebm. P\u00ebr ta kuptuar sa r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb Kosova, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb krahasim me vendet fqinje, ku shohim se n\u00eb vitin 2024 Serbia importonte vet\u00ebm rreth 1.2 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa eksportonte, Maqedonia e Veriut rreth 1.5 her\u00eb, Bosnja rreth 2 her\u00eb, Shqip\u00ebria rreth 2.5 her\u00eb dhe Mali i Zi rreth 4.7 her\u00eb.<\/p>\n<p>Po ta shohim retorik\u00ebn qeveritare, n\u00eb teori flitet pa ndalur p\u00ebr sovranitet ekonomik, siguri, zhvillim komb\u00ebtar dhe dinjitet social. Kjo do duhej t\u00eb ishte p\u00ebrkthyer n\u00eb rritje t\u00eb prodhimin vendor, zgjerim t\u00eb eksporteve, ulje t\u00eb var\u00ebsis\u00eb nga importet, n\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb industris\u00eb vendore konkurruese e eksportuese si dhe n\u00eb garantim t\u00eb siguris\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb sektor\u00ebt nevralgjik prodhues t\u00eb energjetik\u00ebs, ushqimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe mbrojtjes. N\u00eb realitet kemi par\u00eb se ka ndodhur pothuajse plot\u00ebsisht e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Kosova sot funksionon si nj\u00eb ekonomi konsumi e mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga diaspora. Duhet kuptuar se nj\u00eb ekonomi mund t\u00eb rritet statistikisht edhe duke importuar m\u00eb shum\u00eb, duke rritur \u00e7mimet apo duke konsumuar remitanca. Zhvillim real ka vet\u00ebm at\u00ebhere kur rritet aft\u00ebsia e vendit p\u00ebr t\u00eb prodhuar, eksportuar dhe krijuar vler\u00eb t\u00eb shtuar konkurruese. N\u00eb thelb sot, vendi po konsumon me \u00e7mime europiane me para t\u00eb fituara jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse edhe Prodhimi i Brendsh\u00ebm Bruto mund t\u00eb jape formalisht iluzion progresi. Konsumi rritet, qarkullimi rritet, importet rriten, TVSH-ja rritet, statistikat fiskale duken m\u00eb mir\u00eb. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se ekonomia po b\u00ebhet m\u00eb prodhuese apo m\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p>Ironia b\u00ebhet pothuajse cinike kur sheh se \u201csuksesi\u201d m\u00eb i madh eksportues i Kosov\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb drejtimit nga Kurti duket t\u00eb jet\u00eb eksporti i vet\u00eb njer\u00ebzve. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Eurostat-it, vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 2021\u20132024, plot 178,308 qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb rezidenc\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Europian. Dhe kjo shif\u00ebr nuk p\u00ebrfshin emigrant\u00ebt ilegal, azilk\u00ebrkuesit, ata sezonal dhe ata q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb shkuar jasht\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr, Britani t\u00eb Madhe, Norvegji apo SHBA.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron paradoksi tragjik i modelit ekonomik aktual. T\u00eb rinjt\u00eb largohen, punojn\u00eb jasht\u00eb, d\u00ebrgojn\u00eb remitanca, remitancat financojn\u00eb konsumin, konsumi financon importet, importet fryjn\u00eb PBB-n\u00eb nominale dhe m\u00eb pas e gjitha kjo paraqitet si \u201crritje ekonomike\u201d. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, kemi krijuar nj\u00eb model ku emigracioni masiv po maskohet e shitet si zhvillim ekonomik. N\u00eb realitet, duket qart\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e rritjes s\u00eb konsumit n\u00eb Kosov\u00eb, s\u2019vjen nga rritja e produktivitetit, teknologjis\u00eb apo industrializimit, por nga eksporti masiv i kapitalit njer\u00ebzor. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb eksportoj\u00eb produkte me vler\u00eb t\u00eb shtuar, po eksporton kapitalin njer\u00ebzor q\u00eb i nevojitet p\u00ebr t\u2019u zhvilluar.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Kosova sot ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb ekonomi transferte dhe remitancash sesa me nj\u00eb ekonomi moderne prodhuese. Nj\u00eb ekonomi q\u00eb importon pothuajse gjith\u00e7ka, nga ushqimi dhe energjia deri te materialet industriale e produktet e konsumit, nd\u00ebrsa eksportet mbeten t\u00eb p\u00ebrqendruara kryesisht n\u00eb metale baz\u00eb, produkte me vler\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb shtuar dhe pak p\u00ebrpunim industrial. Nj\u00eb pjes\u00eb disproporcionale e kapitalit n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb orientohet drejt sektor\u00ebve joprodhues si tregtia, gastronomia, nd\u00ebrtimi dhe importi, nd\u00ebrsa industria p\u00ebrpunuese dhe teknologjia mbeten rudimentare. Kjo situat\u00eb i p\u00ebrshtatet nj\u00eb varianti t\u00eb &#8216;S\u00ebmundjes Holandeze&#8217; (Dutch Disease) n\u00eb ekonomi ku fluksi i madh i parave t\u00eb gatshme nga diaspora (remitancat) mban artificialisht t\u00eb lart\u00eb fuqin\u00eb bler\u00ebse dhe rrit \u00e7mimet e sh\u00ebrbimeve dhe patundshm\u00ebris\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb prodhimin vendor jo-konkurrues dhe duke dekurajuar investimet n\u00eb sektor\u00ebt produktiv.<\/p>\n<p>Historia bashk\u00ebkohore na ka treguar se asnj\u00eb shtet nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar duke konsumuar remitanca. Shtetet q\u00eb dol\u00ebn nga varf\u00ebria n\u00eb Azin\u00eb Juglindore apo Evrop\u00ebn Jugore e Lindore, e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes industrializimit, eksporteve dhe produktivitetit. Me pak fjal\u00eb, nd\u00ebrsa propaganda politike e Vet\u00ebvendosjes flet p\u00ebr \u201cepok\u00eb t\u00eb re\u201d, \u201cshtet social\u201d, \u201cdinjitet\u201d, \u201cbarazi\u201d dhe \u201czhvillim\u201d, ekonomia reale po na jep nj\u00eb shuplak\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb duke na demonstruar se Kosova po po prodhon si nj\u00eb periferi e prapambetur dhe e varur q\u00eb mbijeton duke eksportuar t\u00eb ardhmen e saj, rinin\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1231402\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/46f6ff53-bb02-4e5a-8a1b-b9cc828e1639.jpg\" alt=\"\" width=\"1024\" height=\"1536\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/46f6ff53-bb02-4e5a-8a1b-b9cc828e1639.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/46f6ff53-bb02-4e5a-8a1b-b9cc828e1639-200x300.jpg 200w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/46f6ff53-bb02-4e5a-8a1b-b9cc828e1639-683x1024.jpg 683w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/46f6ff53-bb02-4e5a-8a1b-b9cc828e1639-768x1152.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Argumenti i vet\u00ebm q\u00eb kryeministri Kurti dhe oborrtar\u00ebt e tij vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin sa her\u00eb p\u00ebrballen me faktin se Kosova mbetet n\u00eb fund t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr nga ekonomia \u00ebsht\u00eb: \u201cPo mir\u00eb, edhe m\u00eb par\u00eb keq ka qen\u00eb.\u201d Sikur t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pacient q\u00eb del nga terapia intensive me ethe e temperatur\u00eb m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":578854,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1231397","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1231397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1231397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1231397\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/578854"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1231397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1231397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1231397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}