{"id":1232071,"date":"2026-05-21T19:30:16","date_gmt":"2026-05-21T17:30:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1232071"},"modified":"2026-05-21T19:30:16","modified_gmt":"2026-05-21T17:30:16","slug":"dyshimet-per-kurdisje-tenderi-300-mije-eurosh-i-komunes-se-mitrovices-perfundon-serish-ne-oshp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/hulumtime\/dyshimet-per-kurdisje-tenderi-300-mije-eurosh-i-komunes-se-mitrovices-perfundon-serish-ne-oshp\/","title":{"rendered":"Dyshimet p\u00ebr kurdisje, tenderi 300 mij\u00eb eurosh i Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs p\u00ebrfundon s\u00ebrish n\u00eb OSHP"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00ebn pretendimet p\u00ebr favorizim t\u00eb operator\u00ebve e shkelje tjera t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik, tenderi 300 mij\u00eb eurosh i Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs p\u00ebr trajtimin e qenve endacak\u00eb q\u00eb bredhin lirsh\u00ebm ka p\u00ebrfunduar s\u00ebrish n\u00eb OSHP. Tani p\u00ebr afatin e caktuar p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb ofertave. Kompania ankuese pretendon se q\u00eb nga viti 2025 kur ishte hapur tenderi fillimisht, ka pasur favorizime e kurdisje. Sipas k\u00ebsaj kompanie, l\u00ebnia e vet\u00ebm nj\u00eb dite afat p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb ofertave pas vendimit t\u00eb OSHP\u2019s\u00eb, ngre dyshime se operatori i vet\u00ebm q\u00eb ka ofertuar \u00ebsht\u00eb njoftuar paraprakisht. Komuna q\u00eb drejtohet nga Faton Peci ka mohuar k\u00ebto pretendime, raporton gazeta online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Kompania q\u00eb \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb Organin Shqyrtues t\u00eb Prokurimit \u00ebsht\u00eb \u201cMitro Vet SH.P.K\u201d. \u00a0Deri m\u00eb 4 maj, tenderi ka qen\u00eb i pezulluar, shkaku i nj\u00eb ankese tjet\u00ebr n\u00eb \u201cGjykat\u00ebn e Tender\u00ebve\u201d, nga po ky operator.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, <a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1QgL9uBmM-O8A09hPWMevH0JL52igOHQ8\/view?usp=sharing\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">OSHP ka nxjerr\u00eb vendim<\/a>, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ka aprovuar si pjes\u00ebrisht t\u00eb bazuar ankes\u00ebn e k\u00ebtij operatori, por q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi njoftimin p\u00ebr kontrat\u00eb dhe i ka lejuar Autoritetit Kontraktues q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb tutje me k\u00ebt\u00eb aktivitet prokurimi.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, Komuna e Mitrovic\u00ebs ka publikuar n\u00eb platform\u00ebn e-Prokurimi, \u201cformularin standard p\u00ebr korrigjimin e gabimeve n\u00eb njoftimet e publikuara\u201d, ku si afat t\u00eb fundit p\u00ebr caktim t\u00eb ofertave ka caktuar 6 majin. Pra, kompanit\u00eb kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb ofertat.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1232074 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/korrigjim.png\" alt=\"\" width=\"705\" height=\"650\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/korrigjim.png 705w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/korrigjim-300x277.png 300w\" sizes=\"(max-width: 705px) 100vw, 705px\" \/><\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj kompanie, ky veprim p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb parimeve themelore t\u00eb prokurimit publik dhe dispozitave t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimin Publik.<\/p>\n<p>Caktimi i afatit nj\u00ebditor, sipas \u201cMitro Vet\u201d,\u00a0 pamund\u00ebson p\u00ebrgatitjen serioze dhe profesionale t\u00eb ofertave.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm pas nxjerrjes s\u00eb vendimit t\u00eb OSHP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar qart\u00ebsi lidhur me vazhdimin e procedur\u00ebs, dhe rrjedhimisht vet\u00ebm nga ky moment mund t\u00eb konsiderohet se operator\u00ebt ekonomik kan\u00eb pasur baz\u00eb reale p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e ofertave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, caktimi i nj\u00eb afati prej vet\u00ebm nj\u00eb dite \u00ebsht\u00eb joproporcional, joreal dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do standard t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb prokurimit publik, pasi pamund\u00ebson p\u00ebrgatitjen serioze dhe profesionale t\u00eb ofertave\u201d.<\/p>\n<p>Ky afat, sipas kompanis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ankuar, krijon indikacione se vet\u00ebm operatori q\u00eb ka pasur informim paraprak ka mundur t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procedur\u00eb dhe se k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar parimi i trajtimit t\u00eb barabart\u00eb dhe konkurrenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Oferta e vetme e dor\u00ebzuar del t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nga grupi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cAmbullanca Veterinare Veterinaria; BLENDOR KADRIU\u201d. Reporteri.net ka d\u00ebrguar pyetje edhe n\u00eb adres\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kompanie mbi pretendimet e ngritura, mir\u00ebpo deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb tekstit, s\u2019ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje pavar\u00ebisisht se pyetjet i jan\u00eb rid\u00ebrguar.<\/p>\n<p>\u201cKjo v\u00ebrtetohet edhe nga fakti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm ai(nj\u00eb) operator ekonomik, gj\u00eb q\u00eb tregon munges\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs reale dhe efektive n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender publik\u201d, kan\u00eb deklaruar nga kjo kompani p\u00ebr Reporteri.net.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1232075 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/procesverbali.png\" alt=\"\" width=\"775\" height=\"553\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/procesverbali.png 775w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/procesverbali-300x214.png 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/procesverbali-768x548.png 768w\" sizes=\"(max-width: 775px) 100vw, 775px\" \/><\/p>\n<h2>Komuna mohon pretendimet p\u00ebr favorizime: T\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt u trajtuan nj\u00ebjt\u00eb<\/h2>\n<p>Komuna e Mitrovic\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Reporteri.net, ka mohuar pretendimet e ngritura.<\/p>\n<p>Komuna deklaron se ka vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me dispozitat e ligjit dhe k\u00ebrkesat e p\u00ebrcaktuara nga organet kompetente.<\/p>\n<p>Sipas Komun\u00ebs, afati p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb ofertave nuk \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, meq\u00eb procedura e prokurimit ka qen\u00eb e publikuar nga shkurti dhe operator\u00ebt ekonomik\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebrkesave teknike, kritereve dhe dokumentacionit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i OSHP-s\u00eb nuk ka prodhuar nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb re prokurimi, por ka mund\u00ebsuar vazhdimin e procedur\u00ebs ekzistuese pa ndonj\u00eb ndryshim\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pretendimeve p\u00ebr favorizime, Komuna thot\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt jan\u00eb trajtuar njejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAutoriteti Kontraktues vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb respektuar parimet themelore t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimin Publik, p\u00ebrfshir\u00eb trajtimin e barabart\u00eb, mosdiskriminimin dhe konkurrenc\u00ebn e drejt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb kan\u00eb pasur qasje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb dokumentacion dhe informacion gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs sa procedura ka qen\u00eb aktive\u201d.<\/p>\n<p>Theksohet se nuk ka pasur asnj\u00eb veprim apo vendim q\u00eb do t\u00eb favorizonte ndonj\u00eb kompani t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e ngritura nga operatori ankues jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tij ligjore p\u00ebr mjete juridike, mir\u00ebpo Autoriteti Kontraktues konsideron se t\u00eb gjitha veprimet jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe standardet procedurale t\u00eb prokurimit publik\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb pyetur n\u00ebse ka pasur aktivitete tjera prokurimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vepruar nj\u00ebjt\u00eb me caktimin e afatit pas vendimit t\u00eb OSHP\u2019s\u00eb, Komuna thot\u00eb se afatet procedurale p\u00ebrcaktohen mbi baz\u00ebn e rrethanave konkrete t\u00eb secilit tender.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket pyetjes n\u00ebse ka pasur raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, procedurat e prokurimit trajtohen rast pas rasti, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb aktivitetit, faz\u00ebs procedurale dhe vendimeve t\u00eb organeve kompetente. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do afat procedural p\u00ebrcaktohet mbi baz\u00ebn e rrethanave konkrete t\u00eb secilit aktivitet t\u00eb prokurimit\u201d.<\/p>\n<h2>Ankesat e m\u00ebhershme n\u00eb OSHP, kompania thot\u00eb se favorizimet filluan nga 2025\u2019ta<\/h2>\n<p>\u201cMitro Vet\u201d thot\u00eb se favorizimet p\u00ebr operator t\u00eb caktuar kan\u00eb filluar q\u00eb nga viti 2025, kur ishte shpallur tenderi fillimisht.\u00a0 At\u00ebher\u00eb vlera e parashikuar e kontrat\u00ebs ishte <a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1u9z8YHrX_d9UmQn2VYlvVntWDWwHCpnv\/view?usp=sharing\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">400 mij\u00eb euro<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, Komuna kishte publikuar njoftimin p\u00ebr kontrat\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb tender, m\u00eb vler\u00eb 350 mij\u00eb euro, dhe e kishte zhvilluar procedur\u00ebn me afate t\u00eb p\u00ebrshpejtuara n\u00ebn arsyetimin e \u201csituat\u00ebs emergjente\u201d.<\/p>\n<p>Kjo kompani thot\u00eb se qysh n\u00eb at\u00eb faz\u00eb kishin eidentuar kritere diskriminuese dhe favorizuese, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar operator\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb dhe se nga kjo u kishin lindur dyshimet se procedura ishte konceptuar p\u00ebr ta favorizuar nj\u00eb operator t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb, kishin dor\u00ebzuar ankes\u00eb n\u00eb OSHP, duke pretenduar shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurim Publik gjat\u00eb publikimit t\u00eb njoftimit p\u00ebr kontrat\u00eb dhe hartimit t\u00eb dosjes s\u00eb tenderit, si dhe shkurtim kund\u00ebrligjor t\u00eb afatit p\u00ebr dor\u00ebzimin e tender\u00ebve.<\/p>\n<p>Ankesa ishte lidhur me kriterin p\u00ebr 300 mij\u00eb euro qarkullim n\u00eb tri vitet e fundit, ajo p\u00ebr kat\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb trajnuar, k\u00ebrkesa p\u00ebr largimin e qenve endacak\u00eb t\u00eb ngordhur, si dhe ajo p\u00ebr shkurtim t\u00eb afatave kohore n\u00eb raste t\u00eb emergjencave.<\/p>\n<p>&#8220;Duke u bazuar n\u00eb ankesat e qytetar\u00ebve lidhur me rrezikshm\u00ebrin\u00eb nga qent\u00eb endacak\u00eb dhe duke u bazuar n\u00eb raportet e stacionit jugor t\u00eb policis\u00eb lidhur me ankesat e qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt po sulmohen vazhdimisht nga qen\u00ebt endacak\u00eb andaj kemi shkurtuar afatin kohore p\u00ebr arsye t\u00eb cekurave si m\u00eb lart\u00eb&#8221;, ishte arsyetimi i komun\u00ebs p\u00ebr shkurtimin e afatit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1gC_2dXX1cVHU2NCoaEWAVQMsCJkFEDDP\/view?usp=sharing\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">OSHP e kishte aprovuar ankes\u00ebn e kompanis\u00eb<\/a> si t\u00eb bazuar dhe e kishte urdh\u00ebruar Komun\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimet n\u00eb dosjen e tenderit dhe ta zgjas\u00eb afatin p\u00ebr ofertim.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebtij vendimi kemi ofertuar rregullisht, duke dor\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e k\u00ebrkuar, dhe sipas procesverbalit t\u00eb hapjes s\u00eb tender\u00ebve, kemi rezultuar operatori ekonomik i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, deklarojn\u00eb nga kjo kompani.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1232085 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/vendimi-2025.png\" alt=\"\" width=\"778\" height=\"876\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/vendimi-2025.png 778w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/vendimi-2025-266x300.png 266w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/vendimi-2025-768x865.png 768w\" sizes=\"(max-width: 778px) 100vw, 778px\" \/><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, thon\u00eb se pasi operatori q\u00eb sipas tyre po favorizohej nuk ishte renditur i pari, por i treti n\u00eb radh\u00eb bazuar sipas \u00e7mimit, Komuna e Mitrovic\u00ebs kishte nxjerr vendim per anulimin e tenderit me arsyetimin \u201cmunges\u00eb e mjeteve buxhetore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo ka ngritur dyshime serioze se anulimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shmangur dh\u00ebnien e kontrat\u00ebs tek OE Mitro Vet si operatori i pergjegjshem me cmimin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky aktivitet \u00ebsht\u00eb ritenderuar s\u00ebrish sivjet, e q\u00eb sipas kompanis\u00eb, me kritere edhe m\u00eb t\u00eb ashpra kufizuese, \u201ct\u00eb hartuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstreme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime veterinare n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe rajon,madje edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin paraprak te OSHP\u2014se nr.2025\/0349\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1232087 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ve.png\" alt=\"\" width=\"577\" height=\"823\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ve.png 577w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/ve-210x300.png 210w\" sizes=\"(max-width: 577px) 100vw, 577px\" \/><\/p>\n<h2>Akuza edhe ndaj AUV: Cenoi konkurrenc\u00ebn e drejt\u00eb dhe krijoi kushte p\u00ebr favorizim<\/h2>\n<p>K\u00ebtu, ky operator ngre dyshime edhe p\u00ebr rolin e Agjencis\u00eb s\u00eb Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026p\u00ebrmes m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb trajtimit administrativ t\u00eb dokumentacionit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb ka ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb cenimin e konkurrenc\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb dhe krijimin e kushteve favorizuese p\u00ebr operator\u00eb t\u00eb caktuar ekonomik\u00eb\u201d, kan\u00eb deklaruar nga kompania.<\/p>\n<p>Theksohet sidomos nj\u00eb prej kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb dosjen e tenderit, p\u00ebrkat\u00ebisht lidhur me vendimin dhe kapacitetin e strehimore s\u00eb qenve.<\/p>\n<p>Komuna e Mitrovic\u00ebs n\u00eb dosje kishte k\u00ebrkuar q\u00eb operator\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb posedojn\u00eb kapacitet minimal prej 100 qenve p\u00ebr strehimin e qenve, nd\u00ebrsa ishte specifikuar se kapaciteti duhet t\u00eb figuroj\u00eb n\u00eb vendimin\/licenc\u00ebn e l\u00ebshuar nga AUV, dhe se procesverbalet e inspektimit nuk pranohen si d\u00ebshmi z\u00ebvend\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht ky kriter ka krijuar baz\u00ebn p\u00ebr trajtim t\u00eb pabarabart\u00eb dhe eliminim selektiv t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb nga procedura e prokurimit. Konkretisht, operatori ekonomik q\u00eb sipas vler\u00ebsimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb favorizuar nga Komuna e Mitrovic\u00ebs e ka pasur t\u00eb p\u00ebrcaktuar kapacitetin e strehimores n\u00eb vendimin\/licenc\u00ebn e l\u00ebshuar nga AUV\u201d, ka pretenduar kompania.<\/p>\n<p>Tutje, thuhet se pik\u00ebrisht ky element \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga Autoriteti Kontraktues si kriter kualifikues dhe baz\u00eb p\u00ebr eliminimin\/p\u00ebrjashtimin e operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb rastin ton\u00eb, ndon\u00ebse posedojm\u00eb vendim\/licenc\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga AUV p\u00ebr strehimore t\u00eb qenve, kapaciteti nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vendim nga vet\u00eb AUV, pa asnj\u00eb faj apo l\u00ebshim nga ana jon\u00eb, marr\u00eb parasysh faktin se p\u00ebrmes procesverbaleve zyrtare nga inspektor\u00ebt e AUV \u00ebsht\u00eb konstatuar se strehimorja jon\u00eb ka kapacitet 3 fish m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebrkesa e dosjes tenderuese, pra kapacitet p\u00ebr strehim t\u00eb mbi 350 qenve\u201d.<\/p>\n<p>Kompania thot\u00eb se kishte k\u00ebrkuar nga AUV plot\u00ebsimin\/korrigjimin e vendimit, p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrfshir\u00eb edhe kapacitetin e strehimores, por se ky institiucion ka zvarritur \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, \u201cderi sa edhe p\u00ebrfundoj\u00eb afati p\u00ebr ofertim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr pasoj\u00eb direkte t\u00eb k\u00ebtij trajtimi selektiv dhe bashk\u00ebrendimit institucional nd\u00ebrmjet AUV-s\u00eb dhe Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs, ne na \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb barrier\u00eb krejt\u00ebsisht\u00eb e pa nevojshme p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar pjes\u00ebmarrjen reale dhe konkurruese n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi me vler\u00eb rreth 300,000 euro p\u00ebr trajtimin e qenve endacak\u201d. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebn pretendimet p\u00ebr favorizim t\u00eb operator\u00ebve e shkelje tjera t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik, tenderi 300 mij\u00eb eurosh i Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs p\u00ebr trajtimin e qenve endacak\u00eb q\u00eb bredhin lirsh\u00ebm ka p\u00ebrfunduar s\u00ebrish n\u00eb OSHP. Tani p\u00ebr afatin e caktuar p\u00ebr dor\u00ebzim t\u00eb ofertave. Kompania ankuese pretendon se q\u00eb nga viti 2025 kur ishte hapur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1232130,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1763,21],"tags":[],"class_list":["post-1232071","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hulumtime","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1232071","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1232071"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1232071\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1232130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1232071"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1232071"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1232071"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}