{"id":1232391,"date":"2026-05-22T12:07:08","date_gmt":"2026-05-22T10:07:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1232391"},"modified":"2026-05-22T12:07:53","modified_gmt":"2026-05-22T10:07:53","slug":"inflacioni-2-0-ose-filozofia-kurtiane-e-bakshishit-elektoral","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/inflacioni-2-0-ose-filozofia-kurtiane-e-bakshishit-elektoral\/","title":{"rendered":"Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Kurti, si\u00e7 e ka kthyer tashm\u00eb n\u00eb ritual parazgjedhor, pak dit\u00eb para votimeve e hap thesin e buxhetit sikur ta kishte trash\u00ebguar nga fisi dhe jo nga taksapaguesit. K\u00ebsaj radhe e ka paketuar si mas\u00eb kund\u00ebr inflacionit Ka di\u00e7ka pothuajse poetike te emri \u201cInflacioni 2.0\u201d. Ting\u00ebllon si update aplikacioni, si version i ri softueri, si ndonj\u00eb revolucion teknologjik q\u00eb premton optimizim performance, thjesht\u00ebsi dhe eksperienc\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdoruesin. N\u00eb realitet, \u00ebsht\u00eb thjesht versioni i p\u00ebrdit\u00ebsuar e kamufluer i nj\u00eb filozofie shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e primitive ballkanike. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, kur ekonomia nuk funksionon, kur \u00e7mimet rriten, kur qytetari varf\u00ebrohet dhe kur frustrimi social afrohet rreziksh\u00ebm pran\u00eb kutive t\u00eb votimit, shteti nxjerr ca para nga buxheti dhe ua shp\u00ebrndan njer\u00ebzve si bakshish politik, si nj\u00eb paracetamol. Th\u00ebn\u00eb ndryshe si nj\u00eb qet\u00ebsues elektoral q\u00eb mpin dhimbjen sociale derisa t\u00eb mbyllen kutit\u00eb e votimit.<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebpo duhet pranuar se Kurti ka nj\u00eb sinqeritet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm gati brutal p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat haptazi pa skrupull apo takt. Sepse kjo pako nuk \u00ebsht\u00eb thjesht mas\u00eb ekonomike por \u00ebsht\u00eb auto-denoncim ideologjik. \u00cbsht\u00eb momenti kur politika heq mask\u00ebn dhe pranon publikisht se nuk beson m\u00eb as vet\u00eb te narrativa e zhvillimit. N\u00ebse pas 7 vitesh retorik\u00eb pushtet, \u201ctransformim\u201d, patriotiz\u00ebm ekonomik, sovranitet, revolucion social dhe gjith\u00eb retorik\u00ebs epike p\u00ebr \u201cshtetin e drejt\u00eb\u201d, zgjidhja finale p\u00ebr inflacionin mbetet 100 euro p\u00ebr person, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomik. Problemi \u00ebsht\u00eb filozofik.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb qeveri serioze per\u00ebndimore, kur p\u00ebrballet me kriz\u00eb ekonomike, flet p\u00ebr produktivitet, investime, klim\u00eb biznesi, konkurrenc\u00eb, reforma strukturore, leht\u00ebsim fiskal, rritje t\u00eb prodhimit vendor, eksporte, energji, teknologji, industri dhe modernizim administrativ. Kurse k\u00ebtu kemi di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb primitive, \u201cna para t\u00eb thata n\u00eb dor\u00eb, e trus mos u anko\u201d. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, kjo \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e past\u00ebr dhe e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e mentalitetit t\u00eb ryshfetit elektoral. Vet\u00ebm se n\u00eb vend t\u00eb zarfit t\u00eb fsheht\u00eb, tashm\u00eb kemi transfert\u00eb bankare patriotike.<\/p>\n<p>Kjo ma kujtoi nj\u00eb prezantim t\u00eb tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku fliste me tone profesorale prej filozofi se qeverisja e tij frym\u00ebzohej nga drejt\u00ebsia normative e Kantit, nga utilitarizmi (t\u00eb cilin madje e keq-citonte dhe ia atribuonte Mill-it, ndon\u00ebse themeluesi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb Jeremy Bentham) si dhe nga etika aristoteliane e virtytit. Por kuptohet q\u00eb filozofia p\u00ebrmendet vet\u00ebm si dekor intelektual jasht\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb maskuar nj\u00eb politik\u00eb krejt banale kur qeveris n\u00eb Kosov\u00eb. Flet p\u00ebr Kantin, Mill-in dhe Aristotelin, nd\u00ebrsa n\u00eb praktik\u00eb filozofia e vetme q\u00eb duket se zbatohet \u00ebsht\u00eb: \u201csa kushton vota?\u201d.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb zhargonit akademik dhe emrave t\u00eb filozof\u00ebve fshihet i nj\u00ebjti batak\u00e7ill\u00ebk lindor transaksional. Pra jo moral kantian, por pragmatiz\u00ebm kurtian n\u00eb form\u00ebn e mentalitetit t\u00eb pazarit; jo virtyt aristotelian, por klienteliz\u00ebm provincial lindor; jo utilitariz\u00ebm p\u00ebr shumic\u00ebn, por kalkulim elektoral p\u00ebr veten dhe oborrin personal t\u00eb kurtizaneve politike.<br \/>\nIronia b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe kur kujton se kjo paket\u00eb po prezantohet si politik\u00eb \u201ckund\u00ebr inflacionit\u201d. Sikur inflacioni t\u00eb ishte ndonj\u00eb krijes\u00eb mitologjike q\u00eb trembet nga 100 euroshi. Sikur \u00e7mimet n\u00eb markete, faturat e energjis\u00eb, qirat\u00eb, nafta apo produktet bazike t\u00eb thon\u00eb papritur: \u201cNa falni shum\u00eb, qeveria shp\u00ebrndau nj\u00eb pako, asaj nuk kemi ccfar\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb po t\u00ebrhiqemi me bisht n\u00eb shal\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, vet\u00eb nevoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pako \u00ebsht\u00eb prova q\u00eb inflacioni nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur. P\u00ebrkundrazi. \u00cbsht\u00eb pranim indirekt se qytetar\u00ebt nuk po e p\u00ebrballojn\u00eb dot jet\u00ebn normale. Pra qeveria po pranon se fuqia bler\u00ebse \u00ebsht\u00eb goditur aq shum\u00eb, sa duhet nj\u00eb injeksion emergjent cash-i p\u00ebr t\u00eb shmangur revolt\u00ebn sociale dhe p\u00ebr t\u00eb prodhuar pak oksigjen emocional para zgjedhjeve. Por problemi m\u00eb i madh nuk jan\u00eb as ato 100 eurot; sepse fundja kjo parti n\u00eb pushtet ka keq-menaxhuar tashm\u00eb miliarda euro pa l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shenj\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve publike dhe pa nd\u00ebrtuar asnj\u00eb vep\u00ebr infrastrukturore, kulturore apo sportive.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si kryepushtetari e sheh qytetarin.N\u00eb filozofin\u00eb normale demokratike, qytetari shihet si individ me dinjitet, me t\u00eb drejta dhe me aspirata afatgjata. Shteti ekziston p\u00ebr t\u2019i krijuar kushte q\u00eb ai t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn e vet me pun\u00eb, merit\u00eb dhe perspektiv\u00eb. N\u00eb filozofin\u00eb klienteliste ballkanike Kurtiane, qytetari shihet si konsumator politik afatshkurt\u00ebr. Nj\u00eb qenie q\u00eb mund t\u00eb qet\u00ebsohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht me subvencione, favore dhe pagesa simbolike. Pra nuk shikohet si qytetar por reduktohet n\u00eb klient; nuk ofrohet zhvillim por thjesht \u201cqet\u00ebsim\u201d si dhe nuk synohet ekonomi funksionale por thjesht menaxhim emocional i varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, \u201cInflacioni 2.0\u201d \u00ebsht\u00eb pothuajse manifest politik. Nj\u00eb qeveri q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb reformave afatgjata zgjedh shp\u00ebrndarjen e cash-it para zgjedhjeve, n\u00eb fakt po thot\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb: \u201cNe nuk kemi nd\u00ebrtuar mekanizma q\u00eb krijojn\u00eb mir\u00ebqenie t\u00eb q\u00ebndrueshme, prandaj po blejm\u00eb pak koh\u00eb me para publike.\u201d<br \/>\nDhe k\u00ebtu hyn cinizmi i madh i historis\u00eb ballkanike. Sepse parat\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndahen nuk jan\u00eb para private t\u00eb filozofit Kurt t\u00eb ngelur n\u00eb tentativ\u00eb. Jan\u00eb para t\u00eb vet\u00eb qytetar\u00ebve. Pra fillimisht shteti merr nga ekonomia p\u00ebrmes taksave, TVSH-s\u00eb, akcizave, doganave (t\u00eb cilat jan\u00eb shtuar automatikisht prej rritjes s\u00eb ccmimeve) nga nj\u00eb ekonomi joproduktive e varur nga remitancat, dhe pastaj ua rikthen qytetar\u00ebve nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl si \u201cndihm\u00eb\u201d dhe pret fal\u00ebnderim publik n\u00eb kutin\u00eb e votimit n\u00eb 7 qershor. . \u00cbsht\u00eb pothuajse si hajduti q\u00eb ta vjedh portofolin dhe pastaj, para kamerave, t\u00eb kthen 20 euro nga t\u00eb tuat duke t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cMos thuaj q\u00eb nuk t\u00eb ndihmova.\u201d<\/p>\n<p>Gjithashtu, e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t&#8217;u analizuar \u00ebsht\u00eb edhe aspekti kohor; kjo mas\u00eb nuk vjen si p\u00ebrgjigje e menj\u00ebhershme n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs dhe as si pjes\u00eb e nj\u00eb reforme t\u00eb strukturuar brenda nj\u00eb strategjie ekonomike shum\u00ebvje\u00e7are, e projektuar p\u00ebr t\u00eb rritur k\u00ebrkes\u00ebn agregate, p\u00ebr t\u00eb stimuluar konsumin dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen ekonomike. Por pik\u00ebrisht n\u00eb atmosfer\u00eb parazgjedhore. \u201cRast\u00ebsi\u201d sigurisht. Sepse n\u00eb Ballkan rast\u00ebsisht subvencionet rriten para zgjedhjeve, rast\u00ebsisht tender\u00ebt shtohen para zgjedhjeve, rast\u00ebsisht patriotizmi ndizet para zgjedhjeve dhe rast\u00ebsisht kujdesi p\u00ebr qytetarin zgjohet disa jav\u00eb para votimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet normal evropian, qytetari pyet: \u201c\u00c7far\u00eb ekonomie po nd\u00ebrtoni?\u201d N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb primitive t\u00eb Ballkanit pyetja \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb: \u201cSa po jepni?\u201d. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia m\u00eb e madhe kulturore e gjith\u00eb k\u00ebtij modeli, sepse nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm korrupsion financiar por \u00ebsht\u00eb korrupsion moral dhe psikologjik. \u00cbsht\u00eb edukimi gradual i shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb politika nuk ekziston p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione, por p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb favore e bakshishe. Nuk ekziston p\u00ebr t\u00eb krijuar mund\u00ebsi, por p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb l\u00ebmosh\u00eb periodikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs. P\u00ebr pasoj\u00eb qytetari nuk sillet m\u00eb si qytetar q\u00eb k\u00ebrkon llogari por si klient q\u00eb pret radh\u00ebn p\u00ebr pages\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vende t\u00eb t\u00ebra si Kosova e Shqip\u00ebria ngecin p\u00ebr dekada n\u00eb tranzicion permanent. Sepse politika nuk matet me autostrada industriale, universitete serioze, eksporte teknologjike apo reforma t\u00eb administrates por me pakot sezonale t\u00eb mbijetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq t\u00eb rinjt\u00eb ikin dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e dhimbshme dhe cinike e gjith\u00eb skem\u00ebs. Nd\u00ebrsa shteti shp\u00ebrndan nga 100 euro p\u00ebr t\u00eb prodhuar disa dit\u00eb entuziaz\u00ebm mediatik, mij\u00ebra t\u00eb rinj vazhdojn\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb si t\u00eb largohen nga vendi. Sepse ata e kuptojn\u00eb n\u00eb kurrizin e tyre se nj\u00eb ekonomi serioze nuk matet me sa para shp\u00ebrndan qeveria, por me sa mund\u00ebsi p\u00ebr prosperitet krijon pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr lidhje me qeverin\u00eb. N\u00eb vendet normale, ambicia e njeriut \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shtetin nd\u00ebrsa n\u00eb Ballkan, politika b\u00ebn \u00e7mos q\u00eb qytetari t\u00eb mos jetoj\u00eb dot pa shtetin. Kjo sepse var\u00ebsia etatiste prodhon kontroll dhe natyrsh\u00ebm kontrolli prodhon pushtet. Sepse qytetari ekonomikisht i pavarur \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr populizmin. Ai nuk blihet leht\u00eb, nuk frik\u00ebsohet leht\u00eb dhe nuk mashtrohet me subvencione sezonale.<\/p>\n<p>Prandaj pakot sociale parazgjedhore jan\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr sistemin autokrat. Nuk jan\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje ekonomike apo transaksion por edhe nj\u00eb ritual pushteti. Jan\u00eb m\u00ebnyra sesi politika rikujton raportin hierarkik: \u201cJu keni at\u00ebhere kur neve ju japim\u201d. Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron edhe paradoksi final. Nj\u00eb parti q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet duke premtuar dinjitet komb\u00ebtar, sovranitet dhe emancipim politik, po p\u00ebrfundon duke p\u00ebrdorur instrumentin m\u00eb banal t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr ballkanike; shp\u00ebrndarjen e cash-it para zgjedhjeve.<br \/>\nN\u00eb fund, pas gjith\u00eb Kantit, Millit\/ Benthamit, Aristotelit, patriotizmit ekonomik dhe retorik\u00ebs revolucionare, mbetet vet\u00ebm filozofia e vjet\u00ebr ballkanike e bakshishit electoral. Ngelet nj\u00eb pushtet q\u00eb nuk di t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb mir\u00ebqenie, prandaj mundohet t\u00eb blej\u00eb durim; nj\u00eb shtet q\u00eb nuk prodhon perspektiv\u00eb, prandaj shp\u00ebrndan l\u00ebmosh\u00eb; dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb flet si filozof gjerman n\u00eb konferenca nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por qeveris si tregtar provincial votash n\u00eb pazarin e fundit oriental t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb Kurti, si\u00e7 e ka kthyer tashm\u00eb n\u00eb ritual parazgjedhor, pak dit\u00eb para votimeve e hap thesin e buxhetit sikur ta kishte trash\u00ebguar nga fisi dhe jo nga taksapaguesit. K\u00ebsaj radhe e ka paketuar si mas\u00eb kund\u00ebr inflacionit Ka di\u00e7ka pothuajse poetike te emri \u201cInflacioni 2.0\u201d. Ting\u00ebllon si update aplikacioni, si version i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1171509,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1232391","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1232391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1232391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1232391\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1171509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1232391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1232391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1232391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}