{"id":1233432,"date":"2026-05-25T21:19:52","date_gmt":"2026-05-25T19:19:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1233432"},"modified":"2026-05-25T21:19:52","modified_gmt":"2026-05-25T19:19:52","slug":"baza-thellesisht-klasore-e-mobilizimit-te-votuesit-te-levizjes-vetevendosje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/baza-thellesisht-klasore-e-mobilizimit-te-votuesit-te-levizjes-vetevendosje\/","title":{"rendered":"Baza thell\u00ebsisht klasore e mobilizimit t\u00eb votuesit t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, marrja me programet e LVV-s\u00eb dhe me at\u00eb se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta n\u00eb qeverisjen e kaluar \u00ebsht\u00eb pun\u00eb sizifi: nuk \u00ebsht\u00eb vota e LVV-s\u00eb e bazuar n\u00eb qeverisjen e mir\u00eb t\u00eb zotit Kurti, por n\u00eb besimin e votuesve n\u00eb shpron\u00ebsimin e t\u00eb kamurve. Ky premtim p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb t\u00eb kamurve nuk n\u00ebnkupton kthim prone t\u00eb varf\u00ebrve ose fuqizimin pron\u00ebsor t\u00eb t\u00eb skamurve t\u00eb Kosov\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb saj. Premtimi klasor mjafton t\u00eb realizohet n\u00eb dimensionin e par\u00eb, pra t\u00eb shpron\u00ebsohet shtresa e pasur dhe t\u00eb p\u00ebrbuzet elita me q\u00ebllim t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb tyre nga turmat e paarsimuara. P\u00ebr votuesin e LVV-s\u00eb mjafton q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb d\u00ebmtohen, ata q\u00eb jan\u00eb cak i liderit, pra lidershipi i U\u00c7K n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/strong><\/p>\n<p>Kuadri konceptual i diskursit t\u00eb LVV-s\u00eb<\/p>\n<p>Ky artikull paraqet nj\u00eb elaborim teorik dhe sociologjik t\u00eb tez\u00ebs se L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV), vet\u00ebm n\u00eb dukje funksionon si nj\u00eb parti parlamentare klasike; n\u00eb thelb, ajo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb l\u00ebvizje me elemente t\u00eb moralizmit politik, luft\u00ebs klasore dhe mobilizimit nacional-populist. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, argumentet q\u00eb artikulohen vazhdimisht nga opozita, shoq\u00ebria civile dhe analist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, e q\u00eb bazohen n\u00eb kritik\u00ebn ndaj qeverisjes s\u00eb zotit Kurti, sado t\u00eb dukshme qofshin, nuk arrijn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb efekt t\u00eb ndjesh\u00ebm politik apo elektoral. Kjo ndodh sepse metodologjia p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs fitohet dhe ruhet vota nuk \u00ebsht\u00eb thjesht materiale, por kryesisht metafizike n\u00eb dimensionin e saj simbolik dhe emocional. Dimensioni material nd\u00ebrtohet mbi narrativ\u00ebn e luft\u00ebs s\u00eb klasave n\u00eb rrethanat specifike kosovare dhe n\u00eb kontekstin e kriz\u00ebs s\u00eb liberalizmit per\u00ebndimor; nd\u00ebrsa dimensioni metafizik mb\u00ebshtetet n\u00eb apelin p\u00ebr rr\u00ebnimin simbolik t\u00eb elitave, t\u00eb pasurve dhe t\u00eb dijshm\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt tradicionalisht kan\u00eb dominuar sken\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj logjike politike, struktura propagandistike e LVV-s\u00eb nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb ndarje t\u00eb fort\u00eb morale nd\u00ebrmjet \u201cnesh\u201d dhe \u201catyre\u201d. Duke qen\u00eb se kjo narrativ\u00eb mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb resurset e pushtetit shtet\u00ebror, ajo fiton nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb theksuar politik dhe institucional. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mund t\u00eb v\u00ebrehen ngjashm\u00ebri me konceptin e dikotomis\u00eb \u201cmik\u2013armik\u201d, t\u00eb elaboruar nga Carl Schmitt gjat\u00eb periudh\u00ebs nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore. Brenda k\u00ebsaj logjike, \u201cne\u201d identifikohet me popullin, moralin dhe drejt\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa \u201cata\u201d me korrupsionin, pasurimin e paligjsh\u00ebm dhe kapjen e shtetit. Kjo form\u00eb e ndarjes morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re n\u00eb historin\u00eb politike moderne. Elemente t\u00eb ngjashme mund t\u00eb gjenden si n\u00eb tradit\u00ebn revolucionare t\u00eb majt\u00eb, ashtu edhe n\u00eb l\u00ebvizjet populiste t\u00eb epokave t\u00eb ndryshme, ku legjitimiteti politik nd\u00ebrtohet mbi antagonizmin ndaj elitave ekzistuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej shembujve historik\u00eb m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs mbetet periudha e Revolucionit Francez, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs retorika kund\u00ebr aristokracis\u00eb dhe privilegjeve tradicionale krijoi kushtet p\u00ebr transformime t\u00eb m\u00ebdha politike e shoq\u00ebrore. Megjithat\u00eb, historia tregoi se revolucionet shpesh prodhojn\u00eb elita t\u00eb reja politike. N\u00eb rastin e Napoleon Bonaparte, revolucioni u institucionalizua dhe u centralizua p\u00ebrmes shtetit, duke krijuar nj\u00eb rend t\u00eb ri politik dhe administrativ. Pas konsolidimit t\u00eb pushtetit, Napoleoni nd\u00ebrtoi nj\u00eb aristokraci t\u00eb re shtet\u00ebrore dhe administrative, duke vendosur familjar\u00eb dhe njer\u00ebz besnik\u00eb n\u00eb pozitat ky\u00e7e t\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimin m\u00eb t\u00eb artikuluar intelektual ndaj k\u00ebtij centralizimi e p\u00ebrfaq\u00ebsonte i ashtuquajturi \u201cGrupi i Coppet-it\u201d, rrethi liberal i mbledhur rreth Germaine de Sta\u00ebl, i cili kritikonte despotizmin n\u00eb rritje t\u00eb Napoleonit dhe tentonte ta frenonte transformimin e revolucionit n\u00eb autoritariz\u00ebm shtet\u00ebror. Nj\u00eb dinamik\u00eb e ngjashme mund t\u00eb v\u00ebrehet edhe n\u00eb revolucionet e m\u00ebvonshme ideologjike, ku figurat q\u00eb fillimisht mb\u00ebshtesin p\u00ebrmbysjen e rendit ekzistues shpesh p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb margjinalizuara nga vet\u00eb sistemi q\u00eb ndihmuan t\u00eb krijohej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst mund t\u00eb p\u00ebrmendet edhe Leon Trotsky, nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb Revolucionit Rus, i cili m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrjashtua dhe u eliminua politikisht nga regjimi sovjetik. P\u00ebrtej rolit t\u00eb tij revolucionar, Trotsky kishte raportuar si korrespondent nga Luft\u00ebrat Ballkanike mbi dhun\u00ebn sistematike q\u00eb ushtronin ushtrit\u00eb serbe dhe greke ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste, sikurse \u201cth\u00ebrrimet e buk\u00ebs\u201d q\u00eb mbeten pas procesit historik, shum\u00eb prej atyre q\u00eb dikur kishin kontribuar n\u00eb ndarjen morale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb kategori antagoniste \u2013 \u201cne\u201d dhe \u201cata\u201d, \u201cmik\u201d dhe \u201carmik\u201d \u2013 p\u00ebrfunduan vet\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj ndarjeje. Ata rrall\u00ebher\u00eb u rehabilituan politikisht apo moralisht, sepse vler\u00ebsimi i tyre i m\u00ebvonsh\u00ebm u b\u00eb pik\u00ebrisht brenda kuadrit moral dhe konceptual q\u00eb vet\u00eb kishin ndihmuar t\u00eb nd\u00ebrtohej.<\/p>\n<p>N\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb zbutur, elemente t\u00eb k\u00ebsaj dinamike mund t\u00eb v\u00ebrehen edhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb raport me Partin\u00eb Socialdemokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PSD), e cila dikur ishte pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs frym\u00eb politike dhe mobilizuese, por m\u00eb pas u pozicionua n\u00eb an\u00ebn kund\u00ebrshtare t\u00eb diskursit dominant t\u00eb LVV-s\u00eb. N\u00eb kontekste m\u00eb radikale historike, dinamika t\u00eb ngjashme jan\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb regjimet revolucionare komuniste, ku shum\u00eb individ\u00eb q\u00eb fillimisht nuk e merrnin seriozisht konsolidimin gradual t\u00eb pushtetit autoritar p\u00ebrfunduan m\u00eb von\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar ose t\u00eb shtypur nga vet\u00eb sistemi q\u00eb kishin toleruar apo mb\u00ebshtetur. Nj\u00eb shembull tipik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn shqiptare mbetet regjimi i Enver Hoxha, sidomos n\u00eb fazat e hershme t\u00eb konsolidimit t\u00eb pushtetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb interpretim klasor, q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb diskursit polarizues t\u00eb LVV-s\u00eb, t\u00eb pasurit dhe elitat politike paraqiten si kategori moralisht t\u00eb dyshimta. Lojaliteti politik i nd\u00ebrtuar mbi antagonizmin klasor ndaj elitave dhe t\u00eb pasurve shpesh mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb sesa lidhjet tradicionale familjare, fisnore apo shoq\u00ebrore. D\u00ebshmit\u00eb historike nga vendet me sisteme socialiste dogmatike dhe staliniste, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, tregojn\u00eb se konflikti ideologjik dep\u00ebrtonte deri n\u00eb raportet m\u00eb intime njer\u00ebzore. N\u00eb shum\u00eb raste, individ\u00ebt viheshin p\u00ebrball\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes s\u00eb tyre n\u00eb em\u00ebr t\u00eb lojalitetit ndaj partis\u00eb, klas\u00ebs apo revolucionit. K\u00ebt\u00eb degradim moral dhe psikologjik t\u00eb individit brenda nj\u00eb sistemi t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi frik\u00ebn, konformizmin dhe antagonizmin klasor e ka trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fuqishme letrare Fatos Kongoli n\u00eb romanin \u201cKufoma\u201d. P\u00ebrshkrimi q\u00eb ai u b\u00ebn deformimeve morale dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore n\u00ebn trysnin\u00eb ideologjike ofron nj\u00eb ilustrim letrar t\u00eb mekanizmave t\u00eb till\u00eb t\u00eb polarizimit dhe p\u00ebrjashtimit shoq\u00ebror. Elemente t\u00eb ngjashme t\u00eb p\u00ebrjashtimit moral dhe politik mund t\u00eb identifikohen edhe n\u00eb konfliktet e brendshme q\u00eb kan\u00eb ndodhur nd\u00ebr vite mes ish-figurave t\u00eb LVV-s\u00eb dhe PSD.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin kosovar, k\u00ebto mekanizma t\u00eb mobilizimit moral dhe klasor nuk manifestohen n\u00eb format ekstreme historike q\u00eb kan\u00eb karakterizuar regjimet totalitare t\u00eb shekullit XX, por ato vazhdojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb polarizim t\u00eb fort\u00eb emocional dhe politik, sidomos n\u00eb raport me m\u00ebnyr\u00ebn se si nd\u00ebrtohet perceptimi p\u00ebr elit\u00ebn, pasurin\u00eb dhe legjitimitetin publik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, jo rrall\u00eb d\u00ebgjon qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ankohen p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019u shpjegojn\u00eb familjar\u00ebve apo rrethit t\u00eb tyre shoq\u00ebror pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb ndaj qeverisjes s\u00eb Albin Kurti. Kritikat q\u00eb lidhen me korrupsionin, keqqeverisjen apo munges\u00ebn e rezultateve konkrete shpesh nuk prodhojn\u00eb efektin politik q\u00eb opozita, shoq\u00ebria civile dhe analist\u00ebt presin prej tyre. Sipas k\u00ebtij interpretimi, arsyeja q\u00ebndron n\u00eb faktin se mb\u00ebshtetja politike p\u00ebr LVV-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb kontrat\u00eb klasike programore t\u00eb bazuar n\u00eb qeverisje teknike apo administrim efikas, por mbi nj\u00eb narrativ\u00eb morale dhe klasore kund\u00ebr elitave politike, ekonomike dhe simbolike t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda k\u00ebtij diskursi, t\u00eb pasurit, establishment-i politik dhe figurat publike me ndikim paraqiten si pjes\u00eb e nj\u00eb strukture t\u00eb korruptuar q\u00eb duhet sfiduar dhe delegjitimuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, temat q\u00eb lidhen me konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb pajustifikuar, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe nd\u00ebshkimin e elitave t\u00eb perceptuara si p\u00ebrfituese t\u00eb sistemit vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb fuqi t\u00eb madhe mobilizuese n\u00eb diskursin politik t\u00eb LVV-s\u00eb. Pik\u00ebrisht ky dimension emocional, moral dhe antagonistik i mobilizimit politik e b\u00ebn krejt t\u00eb kufizuar efektin e kritikave tradicionale opozitare, t\u00eb cilat zakonisht mb\u00ebshteten n\u00eb argumente teknike, administrative apo ekonomike. Kjo p\u00ebr shkak se konflikti politik nuk zhvillohet n\u00eb nivelin e performanc\u00ebs qeveris\u00ebse, por n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb identitetit politik dhe perceptimit moral t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dimensioni fetar<\/p>\n<p>N\u00ebse dimensioni klasor i diskursit t\u00eb LVV-s\u00eb nd\u00ebrtohet mbi antagonizmin ndaj elitave ekonomike dhe politike, dimensioni fetar shfaq nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mobilizimit simbolik: krijimin e nj\u00eb komuniteti moral t\u00eb bazuar n\u00eb besim, sakrific\u00eb dhe identitet kolektiv. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, politika nuk paraqitet vet\u00ebm si administrim racional i shtetit, por si nj\u00eb mision etik me ngarkes\u00eb t\u00eb fort\u00eb emocionale dhe me elemente pothuaj mesianike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, diskursi politik i LVV-s\u00eb ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve shpesh p\u00ebrmban nj\u00eb moralizim t\u00eb fort\u00eb publik, i cili n\u00eb disa raste merr form\u00eb pothuajse dogmatike. Kjo nuk n\u00ebnkupton religjiozitet n\u00eb kuptimin klasik, por nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb sekularizuar t\u00eb mendimit fetar, ku ndarja nd\u00ebrmjet \u201ct\u00eb drejt\u00ebve\u201d dhe \u201ct\u00eb korruptuarve\u201d fiton status pothuaj absolut moral.<\/p>\n<p>Historikisht, traditat e feve abrahamike jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi tri shtylla themelore: autoritetin moral (shpesh t\u00eb perceptuar si transcendental), premtimin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb fundme dhe krijimin e nj\u00eb bashk\u00ebsie besimi. Elemente t\u00eb ngjashme strukturore mund t\u00eb identifikohen edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit simbolik t\u00eb diskurseve politike bashk\u00ebkohore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe LVV-n\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb realizuara p\u00ebrmes mjeteve sekulare dhe institucionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, udh\u00ebheq\u00ebsi politik nuk perceptohet vet\u00ebm si administrator institucional, por si bart\u00ebs i nj\u00eb autoriteti moral; drejt\u00ebsia politike nuk kuptohet thjesht si zbatim neutral i ligjit, por si korrigjim etik i rendit shoq\u00ebror; nd\u00ebrsa mb\u00ebshtet\u00ebsit formojn\u00eb gradualisht nj\u00eb solidaritet kolektiv q\u00eb i ngjan komuniteteve t\u00eb besimit politik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ilustrim i k\u00ebsaj logjike shihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si reagimet ndaj akuzave p\u00ebr korrupsion brenda LVV-s\u00eb shpesh relativizohen duke u referuar te legjitimiteti elektoral. N\u00eb nj\u00eb rast publik, nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e partis\u00eb, e pyetur p\u00ebr akuza t\u00eb tilla, u p\u00ebrgjigj duke theksuar se partia \u201cka 51 p\u00ebr qind t\u00eb votave\u201d. Ky lloj arsyetimi sugjeron q\u00eb legjitimiteti elektoral perceptohet si burim i mjaftuesh\u00ebm i legjitimitetit moral, duke e zhvendosur kritik\u00ebn nga fusha institucionale n\u00eb at\u00eb morale. K\u00ebtu krijohet ajo q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si solidaritet politik i mbyllur, ku lojaliteti ndaj komunitetit politik merr p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj standardeve universale institucionale dhe juridike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, pushteti nuk shihet thjesht si subjekt i ligjit, por si pjes\u00eb e nj\u00eb rendi moral q\u00eb pretendon legjitimitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb historik dhe politik.<\/p>\n<p>N\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb historik, nj\u00eb nga interpretimet klasike mbi transformimet e autoritetit politik gjendet te Edward Gibbon n\u00eb vepr\u00ebn The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (e cila s\u00eb shpejti pritet t\u00eb dal\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrkthim n\u00eb shqip, pasi v\u00ebllimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Tiran\u00eb). Sipas Gibbon-it, p\u00ebrqafimi i krishterimit dhe transformimi gradual i bot\u00ebkuptimit romak ndikuan n\u00eb ndryshimin e raportit nd\u00ebrmjet pushtetit, individit dhe autoritetit moral. N\u00eb k\u00ebt\u00eb interpretim, universi klasik romak, i nd\u00ebrtuar mbi religjionin politeist dhe mbi autoritetin publik t\u00eb shtetit, filloi gradualisht t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej nga nj\u00eb bot\u00ebkuptim m\u00eb i p\u00ebrqendruar n\u00eb dimensionin shpirt\u00ebror dhe individual t\u00eb besimit. N\u00eb bot\u00ebn antike politeiste, autoriteti fetar dhe ai politik ishin t\u00eb integruar n\u00eb ruajtjen e rendit publik dhe kozmik, p\u00ebrmes riteve dhe praktikave kolektive. Me p\u00ebrhapjen e monoteizmit, sidomos krishterimit, qendra e autoritetit zhvendoset gradualisht nga rituali publik drejt nd\u00ebrgjegjes morale individuale, duke krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr figura q\u00eb pretendojn\u00eb autoritet jo vet\u00ebm institucional, por edhe moral. Kjo zhvendosje \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kuptuar format moderne t\u00eb mobilizimit politik me elemente strukturore t\u00eb ngjashme. N\u00eb k\u00ebto modele, lideri politik nuk paraqitet vet\u00ebm si administrator, por si bart\u00ebs i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs morale; nd\u00ebrsa shoq\u00ebria ndahet n\u00eb kategori antagoniste: t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb padrejt\u00eb, besnik\u00eb dhe tradhtar\u00eb, t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Traditat abrahamike e kan\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme historike. N\u00eb Islam, ndarja nd\u00ebrmjet sunit\u00ebve dhe shiit\u00ebve u shnd\u00ebrrua jo vet\u00ebm n\u00eb dallim teologjik, por edhe n\u00eb identitet politik dhe historik. N\u00eb Krishterim, ndarjet nd\u00ebrmjet katolicizmit dhe protestantizmit prodhuan struktura t\u00eb dallueshme morale, politike dhe kulturore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Judaizmi paraqet nj\u00eb rast m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb brenda tradit\u00ebs abrahamike. Ndryshe nga krishterimi dhe islami, t\u00eb cil\u00ebt zhvilluan impulse t\u00eb forta universaliste dhe misionare, Judaizmi ruajti m\u00eb tep\u00ebr karakterin e nj\u00eb bashk\u00ebsie historike dhe religjioze t\u00eb lidhur me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kolektive. Megjithat\u00eb, edhe Judaizmi ndan me to disa struktura themelore: autoritetin moral, dallimin nd\u00ebrmjet t\u00eb drejt\u00ebs dhe m\u00ebkatit dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb komuniteti t\u00eb organizuar rreth ligjit dhe besimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel strukturor, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja specifike e besimeve ajo q\u00eb ndryshon, por mekanizmi p\u00ebrmes t\u00eb cilit prodhohet komuniteti moral. Pik\u00ebrisht ky mekaniz\u00ebm i ndarjes nd\u00ebrmjet \u201cne\u201d dhe \u201cata\u201d, \u201ct\u00eb drejt\u00ebve\u201d dhe \u201ct\u00eb gabuarve\u201d, \u201cbesimtar\u00ebve\u201d dhe \u201cjobesimtar\u00ebve\u201d, mund t\u00eb identifikohet edhe n\u00eb diskurset moderne politike me karakter populist dhe mobilizues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, edhe diskursi i LVV-s\u00eb funksionon mbi k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb moralizuese: kund\u00ebrshtari nuk paraqitet vet\u00ebm si rival politik legjitim, por si figur\u00eb moralisht inferiore, e lidhur me korrupsionin dhe deformimin e rendit shoq\u00ebror. K\u00ebshtu, konflikti politik zhvendoset nga debati mbi politikat publike drejt nj\u00eb p\u00ebrplasjeje morale mbi legjitimitetin dhe \u201cpast\u00ebrtin\u00eb\u201d politike.<\/p>\n<p>Dimensioni marksist dhe lufta klasore<\/p>\n<p>Marksizmi klasik, sidomos n\u00eb interpretimin leninist, nd\u00ebrtohet mbi iden\u00eb se historia l\u00ebviz p\u00ebrmes konfliktit t\u00eb klasave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, i pasuri shfaqet si shtyp\u00ebs, prona private si instrument dominimi, nd\u00ebrsa shteti si aparat i klas\u00ebs sunduese. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb historike, ideja e konfliktit mbi baz\u00ebn e pasuris\u00eb dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb burimeve nuk kufizohet vet\u00ebm te marksizmi si doktrin\u00eb e shekullit 19-t\u00eb. Elemente t\u00eb k\u00ebsaj logjike \u2013 pra ndarja midis atyre q\u00eb posedojn\u00eb dhe atyre q\u00eb p\u00ebrjashtohen nga posedimi \u2013 mund t\u00eb gjenden n\u00eb forma t\u00eb ndryshme t\u00eb organizimit shoq\u00ebror dhe narrativave ideologjike shum\u00eb p\u00ebrpara modernitetit.<\/p>\n<p>Fuqia mobilizuese e luft\u00ebs s\u00eb klasave, edhe kur nuk \u00ebsht\u00eb quajtur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, ka sh\u00ebrbyer si baz\u00eb e shum\u00eb konflikteve historike. Ajo mund t\u00eb gjurmohet q\u00eb nga qytet-shtetet e lashta sumeriane dhe strukturat e tyre hierarkike, deri te formacionet politike moderne. N\u00eb shum\u00eb raste, ndarja midis grupeve shoq\u00ebrore ka marr\u00eb edhe dimension moral dhe simbolik, duke e shnd\u00ebrruar pabarazin\u00eb ekonomike n\u00eb pabarazi t\u00eb justifikuar etikisht. N\u00eb tradit\u00ebn fetare, kjo logjik\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb form\u00eb narrative dhe simbolike. P\u00ebr shembull, rr\u00ebfimi biblik i krishterimit p\u00ebr vrasjen e Kainit nga Abeli mund t\u00eb lexohet edhe si metafor\u00eb e hershme e konfliktit t\u00eb pabarazis\u00eb dhe xhelozis\u00eb strukturore nd\u00ebrmjet dy figurave shoq\u00ebrore t\u00eb lidhura p\u00ebr gjaku. N\u00eb histori m\u00eb t\u00eb vonshme, shembujt e konfliktit social shpesh nd\u00ebrthuren me dimension ekonomik dhe fetar nj\u00ebkoh\u00ebsisht. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb masakr\u00ebs sa Sh\u00ebn Bartolomeut, dhuna nd\u00ebrmjet katolik\u00ebve dhe protestant\u00ebve n\u00eb Franc\u00eb nuk ishte vet\u00ebm teologjike, por e lidhur edhe me tensione politike, borxhe dhe rivalitete ekonomike n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb franceze t\u00eb koh\u00ebs. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, n\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shkat\u00ebrrimi dhe persekutimi i hebrenjve nga regjimi nazist lidhej jo vet\u00ebm me ideologjin\u00eb racore, por edhe me procesin e p\u00ebrvet\u00ebsimit dhe rishp\u00ebrndarjes s\u00eb pron\u00ebs dhe pasuris\u00eb s\u00eb tyre, duke e shnd\u00ebrruar dhun\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm ekonomik t\u00eb shpron\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb Evrop\u00ebn e hershme moderne, ndarjet nd\u00ebrmjet katolik\u00ebve dhe protestant\u00ebve shpesh p\u00ebrfshinin edhe dimension social dhe ekonomik. Protestant\u00ebt, n\u00eb shum\u00eb kontekste, p\u00ebrfaq\u00ebsonin shtresa urbane, tregtare dhe financiare, nd\u00ebrsa strukturat katolike tradicionale lidheshin m\u00eb shum\u00eb me aristokracin\u00eb dhe rendin feudal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, konfliktet fetare shpesh mbivendoseshin me transformimet ekonomike dhe ngritjen e shtresave t\u00eb reja shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, pra, edhe pse marksizmi e formalizon k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb n\u00eb nj\u00eb teori t\u00eb strukturuar t\u00eb historis\u00eb, ideja e konfliktit nd\u00ebrmjet atyre q\u00eb posedojn\u00eb dhe atyre q\u00eb p\u00ebrjashtohen shfaqet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme historike, shpesh e shprehur p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb moralit, fes\u00eb apo rendit politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, edhe diskurset moderne mbi \u201celit\u00ebn\u201d dhe \u201cpopullin\u201d, apo mbi \u201ct\u00eb pasurit\u201d dhe \u201ct\u00eb varf\u00ebrit\u201d, mund t\u00eb kuptohen si vazhdim\u00ebsi e nj\u00eb logjike m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb historike t\u00eb mobilizimit p\u00ebrmes antagonizmit social dhe moral.<\/p>\n<p>Manifestimi i k\u00ebtij koncepti klasor t\u00eb konfliktit, sipas tez\u00ebs s\u00eb elaboruar m\u00eb sip\u00ebr, mish\u00ebrohet n\u00eb retorik\u00ebn e LVV-s\u00eb kund\u00ebr oligark\u00ebve, \u201ckap\u00ebsve t\u00eb shtetit\u201d dhe elit\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs. Kjo retorik\u00eb funksionon si nj\u00eb korniz\u00eb pothuajse e past\u00ebr klasore, e orientuar drejt mobilizimit politik t\u00eb masave t\u00eb gjera kund\u00ebr elitave t\u00eb konsoliduara ekonomike dhe politike, t\u00eb perceptuara si penges\u00eb p\u00ebr zhvillimin racional dhe emancipimin shoq\u00ebror. N\u00eb k\u00ebt\u00eb diskurs, kund\u00ebrshtari politik nuk paraqitet vet\u00ebm si i gabuar n\u00eb nivel politik, por si strukturorisht i korruptuar dhe i lidhur me nj\u00eb sistem t\u00eb padrejt\u00eb shp\u00ebrndarjeje t\u00eb pushtetit dhe pasuris\u00eb. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga premisat qendrore t\u00eb logjik\u00ebs politike t\u00eb LVV-s\u00eb: konflikti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbi politika t\u00eb caktuara, por mbi vet\u00eb natyr\u00ebn morale dhe strukturore t\u00eb rendit shoq\u00ebror. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrpjekjet e opozit\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb civile apo analist\u00ebve p\u00ebr ta reduktuar debatin n\u00eb nivel t\u00eb performanc\u00ebs qeveris\u00ebse apo d\u00ebshtimeve administrative jan\u00eb krejt t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb adresuar thelbin e konfliktit politik. Kjo p\u00ebr shkak se problemi nuk q\u00ebndron te qeverisja e keqe, por te m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga LVV narrativi e legjitimitetit dhe delegjitimimit politik n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr duhet par\u00eb edhe narrativa mbi U\u00c7K, e cila z\u00eb nj\u00eb vend qendror n\u00eb diskursin publik dhe politik t\u00eb Kosov\u00ebs. Interpretimet mbi rolin e saj n\u00eb historin\u00eb e vendit nd\u00ebrthuren me debate mbi legjitimitetin politik t\u00eb elitave t\u00eb pasluft\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb pik\u00eb referimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme simbolike n\u00eb nd\u00ebrtimin e identiteteve politike dhe morale.<\/p>\n<p>Narrativa mbi U\u00c7K-n\u00eb<\/p>\n<p>Ky gabim n\u00eb diagnostikim shihet m\u00eb s\u00eb miri n\u00ebse analizohet me kujdes narrativi rreth U\u00c7K. N\u00eb fakt, ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga dimensionet qendrore q\u00eb shpjegon m\u00ebnyr\u00ebn se si nd\u00ebrtohet dhe artikulohet ndarja dhe p\u00ebr\u00e7arja si logjik\u00eb politike n\u00eb diskursin publik. Kjo narrativ\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet n\u00eb nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb thjeshtuar: \u201cU\u00c7K-ja ishte e past\u00ebr dhe fisnike, por komandant\u00ebt e saj u korruptuan n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs\u201d. Nj\u00eb formulim i till\u00eb lejon ruajtjen e mitit themelues t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht delegjitimon elit\u00ebn politike q\u00eb ka dal\u00eb prej saj dhe q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale n\u00eb periudh\u00ebn pas konfliktit.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb, ka ekzistuar edhe narrativi serb n\u00eb koh\u00ebn e ish-Jugosllavis\u00eb, por edhe gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Sipas k\u00ebtij diskursi, i cili shpesh artikulohej nga strukturat shtet\u00ebrore serbe, populli shqiptar paraqitej si i ndersh\u00ebm n\u00eb thelb, por i \u201ckeqorientuar\u201d nga lidershipi i tij politik. Kjo logjik\u00eb e ndarjes midis \u201cpopullit t\u00eb mir\u00eb\u201d dhe \u201clider\u00ebve t\u00eb gabuar\u201d shfaqej si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb shqiptar\u00eb, duke e zhvendosur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e konfliktit nga struktura shtet\u00ebrore te elitat politike.<\/p>\n<p>N\u00eb fundin e periudh\u00ebs s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb, lidershipi komunist n\u00eb Kosov\u00eb e kuptoi se duhej t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrfaq\u00ebsues i interesave t\u00eb popullit t\u00eb vet dhe jo thjesht mbrojt\u00ebs i sistemit ideologjik t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit, internacionalizmit proletar dhe rendit jugosllav. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, k\u00ebtij lidershipi shpesh i vishej epiteti i \u201cmanipuluesit t\u00eb masave\u201d. Kur n\u00eb Kosov\u00eb u krijua elita e re politike, e udh\u00ebhequr nga lideri historik Ibrahim Rugova, Serbia p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar nuk e mbajti m\u00eb diskursin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb \u201cmashtrimit t\u00eb masave\u201d n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb, sepse nuk kishte m\u00eb nevoj\u00eb: populli dhe elita ishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dhe nuk kishte m\u00eb vend p\u00ebr dallim. Ky diskurs u riaktivizua dhe u radikalizua m\u00eb tej me daljen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb U\u00c7K.<\/p>\n<p>Kur nisi t\u00eb derdhej gjak n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim nga Serbia, at\u00ebher\u00eb ushtria dhe policia serbe, me nj\u00eb intensitet t\u00eb shtuar propagandistik, trumbetonin n\u00ebp\u00ebr fshatrat e Kosov\u00ebs iden\u00eb se lidershipi i U\u00c7K-s\u00eb po e \u201c\u00e7onte popullin n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar\u201d, nd\u00ebrsa vet\u00eb populli shqiptar paraqitej si n\u00eb thelb paq\u00ebsor dhe i interesuar p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje paq\u00ebsore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ruhej vazhdimisht e nj\u00ebjta struktur\u00eb narrative: ndarja morale midis popullit dhe elitave politike, ku konflikti delegjitimohej duke u interpretuar si rezultat i manipulimit t\u00eb lidershipit dhe jo si shprehje e vullnetit politik t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Ky diskurs i LVV-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as i sot\u00ebm dhe as i rast\u00ebsish\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb ushqyer nd\u00ebr vite dhe bazohet n\u00eb nj\u00eb logjik\u00eb politike q\u00eb synon shk\u00ebputjen e historis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs nga periudha e pasluft\u00ebs, duke delegjitimuar figurat ky\u00e7e t\u00eb saj, ish-komandant\u00ebt e U\u00c7K n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb p\u00ebrshkruhen si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion dhe n\u00eb keqmenaxhim t\u00eb pasluft\u00ebs. Nd\u00ebr arsyetimet primare t\u00eb k\u00ebtij diskursi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar shpesh n\u00eb diskursin publik nga lakejt e LVV-s\u00eb dhe uanabi intelektual\u00ebt e saj, p\u00ebrdoren argumente t\u00eb tipit se \u201cU\u00c7K ka d\u00ebshtuar ta mbroj\u00eb popullin\u201d, se \u201cka qen\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje margjinale, e prir\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb pashkolluar n\u00eb pun\u00ebt ushtarake\u201d, apo se \u201cmasakrat dhe lufta n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb ekzagjeruara\u201d dhe t\u00eb ngjashme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, k\u00ebto q\u00ebndrime paraqiten si argumente t\u00eb forta n\u00eb diskursin kritik, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb lexim rishikues t\u00eb historis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb rolit t\u00eb saj n\u00eb form\u00ebsimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, ato p\u00ebrplasen drejtp\u00ebrdrejt me kujtes\u00ebn historike kolektive dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare, sepse, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, realiteti social i Kosov\u00ebs mbetet i sh\u00ebnuar thell\u00ebsisht nga kujtimet e luft\u00ebs: p\u00ebrmendoret e t\u00eb r\u00ebn\u00ebve, ceremonit\u00eb p\u00ebrkujtimore dhe prania e vazhdueshme e t\u00eb zhdukurve, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrditshme e hap\u00ebsir\u00ebs publike dhe familjare.<\/p>\n<p>Duke ruajtur nj\u00eb \u201crespekt\u201d formal ndaj U\u00c7K, por duke e zhvendosur kritik\u00ebn te lidershipi i saj dhe te elita e re q\u00eb doli nga ajo pas luft\u00ebs, LVV nd\u00ebrton nj\u00eb narrativ\u00eb ku lufta mbetet e shenjt\u00eb, nd\u00ebrsa elita e pasluft\u00ebs paraqitet si uzurpuese e k\u00ebtij kapitali simbolik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ajo paraqitet si nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb duhet kund\u00ebrshtuar vazhdimisht, p\u00ebrmes nj\u00eb fjalori politik t\u00eb thjeshtuar dhe mobilizues, i cili synon t\u00eb jet\u00eb i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr mas\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>Dimensioni nacionalist<\/p>\n<p>Sado q\u00eb duket m\u00eb i shprehuri, dimensioni nacionalist \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb paku prezent n\u00eb diskursin e LVV dhe, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, efekti mobilizues n\u00eb terren i k\u00ebtij dimensionit ka mbetur i kufizuar n\u00eb krahasim me narrativat klasore dhe morale q\u00eb dominojn\u00eb diskursin politik t\u00eb LVV. Edhe at\u00ebher\u00eb kur duket se ka nj\u00eb triumf t\u00eb caktuar t\u00eb k\u00ebtij dimensioni, q\u00eb si i till\u00eb perceptohet n\u00eb kokat e votuesve t\u00eb LVV, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i urave mbi lumin Ib\u00ebr, ose mosvotimi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb i \u201cList\u00ebs Srpska\u201d, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00e7on pesh\u00eb dhe nuk ka asnj\u00eb efekt substancial mobilizues. Po t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, dalja n\u00eb sken\u00eb e koketimeve t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb LVV me \u201cList\u00ebn Srpska\u201d, ose votimi i k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga lideri i LVV dhe grigja e tij me flamurin komb\u00ebtar p\u00ebrpara, do t\u00eb kishte pasur nj\u00eb protest\u00eb masive. Fundja, do t\u00eb kishte pasur protest\u00eb dhe dhun\u00eb qysh m\u00eb 2023, kur u aprovua Aneksi i Ohrit, gj\u00ebja m\u00eb e d\u00ebmshme n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb nga viti 1945 e k\u00ebndej.<\/p>\n<p>Se dimensioni nacionalist \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb krahasim me dimensionin klasor q\u00eb dominon, kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb e qart\u00eb kur shihet n\u00eb planin doktrinar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nacionalizmi modern, n\u00eb parim, nd\u00ebrtohet mbi tri shtylla: populli viktim\u00eb, elita tradhtare dhe lideri shp\u00ebtimtar. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu dallon edhe m\u00ebnyra se si LVV e ka nd\u00ebrtuar narrativ\u00ebn e saj politike, e cila nuk e vendos veten n\u00eb nj\u00eb bosht klasik nacionalist, por n\u00eb nj\u00eb bosht moral dhe klasor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Albini nuk shfaqet si lider shp\u00ebtimtar n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb nacionaliste, por si lider i nj\u00eb l\u00ebvizjeje politike q\u00eb shfryt\u00ebzon themelet e doktrin\u00ebs klasore marksiste-leniniste p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb \u201cbaz\u00eb morale superiore\u201d, duke prodhuar nj\u00eb narrativ\u00eb t\u00eb viktimizimit t\u00eb masave t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga proceset politike, t\u00eb paraqitura si t\u00eb varfra dhe t\u00eb privuara n\u00eb raport me \u201chajnat\u201d q\u00eb dol\u00ebn pas luft\u00ebs, dhe, n\u00eb fund, duke identifikuar armikun e brendsh\u00ebm mbi kritere klasore (t\u00eb pasur kundrejt t\u00eb varf\u00ebrve). LVV e ka p\u00ebrshtatur k\u00ebt\u00eb model n\u00eb rrethanat kosovare, duke paraqitur popullin si t\u00eb tradhtuar, shtetin si t\u00eb kapur, elit\u00ebn si t\u00eb korruptuar, nd\u00ebrsa vetveten si instrument t\u00eb pastrimit moral dhe politik.<\/p>\n<p>Si shum\u00eb l\u00ebvizje populiste, LVV dhe Albini kan\u00eb ndjekur nj\u00eb trajektore t\u00eb ngjashme: s\u00eb pari, kan\u00eb krijuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ndjenj\u00ebn e padrejt\u00ebsis\u00eb kolektive (se \u201cata vodh\u00ebn pasurit\u00eb tona kolektive\u201d, edhe pse shum\u00eb prej industris\u00eb dhe fabrikave t\u00eb Kosov\u00ebs kishin pushuar s\u00eb funksionuari dekada para luft\u00ebs; nd\u00ebrkoh\u00eb privatizimi ka vazhduar me intensitet t\u00eb lart\u00eb dhe shpesh pa nj\u00eb adresim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb korrupsionit q\u00eb shoq\u00ebron k\u00ebto procese sot); kan\u00eb identifikuar elit\u00ebn e korruptuar, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb lidhet kryesisht me ish-lider\u00ebt e U\u00c7K (ndon\u00ebse n\u00eb diskurs publik shpesh \u00e7do figur\u00eb politike e ekspozuar n\u00eb media ose e perceptuar si pjes\u00eb e establishmentit etiketohet si pjes\u00eb e \u201ckomandant\u00ebve\u201d ose \u201chajnave\u201d); kan\u00eb paraqitur popullin si viktim\u00eb morale, q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lidership q\u00eb pretendon t\u00eb posedoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn politike; kan\u00eb nd\u00ebrtuar imazhin e vet si interpretues autentik t\u00eb vullnetit popullor; dhe, s\u00eb fundi, kan\u00eb arritur n\u00eb disa faza t\u00eb delegjitimimit moral t\u00eb kund\u00ebrshtarit, ku opozita dhe \u00e7do aktor q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me narrativ\u00ebn e LVV-s\u00eb b\u00ebhet objekt sulmi politik dhe digjital.<\/p>\n<p>S\u00ebrish mbi deja vu-n\u00eb e Kosov\u00ebs<\/p>\n<p>Sipas \u00e7do kriteri t\u00eb klasifikimit t\u00eb partive politike n\u00eb Ballkan dhe m\u00eb gjer\u00eb, LVV nuk mund t\u00eb reduktohet thjesht n\u00eb nj\u00eb parti tradicionale, p\u00ebr shkak se ajo paraqitet si nj\u00eb struktur\u00eb politike me elemente t\u00eb moralizmit fetar t\u00eb laicizuar, t\u00eb konfliktit t\u00eb theksuar klasor, mbi t\u00eb cilin bazohet e gjith\u00eb forca e saj mobilizuese, si dhe t\u00eb nacionalizmit populist, ku simbolet dhe kauzat nacionale jan\u00eb fiktive dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm agjendave t\u00eb rastit. U mor vesh, kjo nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht marksiz\u00ebm klasik n\u00eb kuptimin ekonomik, por nj\u00eb logjik\u00eb t\u00eb delegjitimimit moral t\u00eb elit\u00ebs ekzistuese dhe t\u00eb mobilizimit politik p\u00ebrmes konfliktit klasor, ku krejt shoq\u00ebria ndahet n\u00eb \u201cne\u201d dhe \u201cata\u201d, \u201cmik\u201d dhe \u201carmik\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, marrja me programet e LVV-s\u00eb dhe me at\u00eb se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta n\u00eb qeverisjen e kaluar \u00ebsht\u00eb pun\u00eb sizifi: nuk \u00ebsht\u00eb vota e LVV-s\u00eb e bazuar n\u00eb qeverisjen e mir\u00eb t\u00eb zotit Kurti, por n\u00eb besimin e votuesve n\u00eb shpron\u00ebsimin e t\u00eb kamurve. Ky premtim p\u00ebr shpron\u00ebsim t\u00eb t\u00eb kamurve nuk n\u00ebnkupton kthim prone t\u00eb varf\u00ebrve ose fuqizimin pron\u00ebsor t\u00eb t\u00eb skamurve t\u00eb Kosov\u00ebs, brenda dhe jasht\u00eb saj. Premtimi klasor mjafton t\u00eb realizohet n\u00eb dimensionin e par\u00eb, pra t\u00eb shpron\u00ebsohet shtresa e pasur dhe t\u00eb p\u00ebrbuzet elita me q\u00ebllim t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb tyre nga turmat e paarsimuara. P\u00ebr votuesin e LVV-s\u00eb mjafton q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb d\u00ebmtohen, ata q\u00eb jan\u00eb cak i liderit, pra lidershipi i U\u00c7K n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ka nj\u00eb paralele mes q\u00ebllimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale dhe synimeve t\u00eb zotit Albin Kurti: l\u00ebnia pa udh\u00ebheqje e U\u00c7K, fshirja e nj\u00eb prej historive m\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja, dhe shnd\u00ebrrimi i U\u00c7K n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb amorfe pa kok\u00eb dhe shpirt. U mor vesh, Gjykata Speciale nuk ka kritere klasore p\u00ebr eliminim t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve; bazohet n\u00eb kritere ligjore dhe n\u00eb politika zyrtare t\u00eb nd\u00ebshkimit q\u00eb vet\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs i ka miratuar, kurse Albin Kurti bazohet fund e krye n\u00eb dimensionin klasor, duke k\u00ebrkuar shpron\u00ebsimin e k\u00ebtij lidershipi, jo vet\u00ebm pron\u00ebsor, por mbi t\u00eb gjitha moral dhe komb\u00ebtar. Rezultati i t\u00eb dyve, megjithat\u00eb, mbetet i nj\u00ebjt\u00eb: delegjitimimi i nj\u00eb lufte p\u00ebr \u00e7lirim dhe pavar\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb kryer kosovar\u00ebt n\u00ebn lidershipin e U\u00c7K.<\/p>\n<p>Kam d\u00ebgjuar shpesh nga eksponent\u00eb t\u00eb LVV-s\u00eb t\u00eb thuhet se lidershipi i U\u00c7K nuk ka qen\u00eb legjitim sepse ka qen\u00eb i vet\u00ebshpallur. Kjo tez\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb korniz\u00eb analitike, nuk q\u00ebndron si argument i pavarur, por si pjes\u00eb e nj\u00eb qasjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb synon rishikimin e burimeve t\u00eb legjitimitetit politik n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, argumentohet se asnj\u00eb luft\u00eb dhe asnj\u00eb heroiz\u00ebm nacional nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb logjik\u00eb votimi apo n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim formal institucional: Sk\u00ebnderbeu nuk ka luftuar mbi baz\u00ebn e vot\u00ebs, Adem Jashari gjithashtu, si\u00e7 nuk ka vepruar mbi k\u00ebt\u00eb parim as Mustafa Kemal Atat\u00fcrk n\u00eb rastin e Turqis\u00eb, apo figura t\u00eb ngjashme historike n\u00eb kontekste t\u00eb tjera evropiane dhe m\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ky diskurs mbi \u201cvet\u00ebshpalljen\u201d b\u00ebhet pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit proces m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb delegjitimimit simbolik t\u00eb U\u00c7K, ku tensioni kryesor nuk q\u00ebndron te faktet historike n\u00eb vetvete, por te m\u00ebnyra se si nd\u00ebrtohen dhe rishkruhen burimet e autoritetit moral dhe politik n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike t\u00eb pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>(Autori \u00ebsht\u00eb kryetari i par\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe profesor i s\u00eb drejt\u00ebs dhe i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, marrja me programet e LVV-s\u00eb dhe me at\u00eb se sa ka realizuar zoti Kurti nga premtimet e veta n\u00eb qeverisjen e kaluar \u00ebsht\u00eb pun\u00eb sizifi: nuk \u00ebsht\u00eb vota e LVV-s\u00eb e bazuar n\u00eb qeverisjen e mir\u00eb t\u00eb zotit Kurti, por n\u00eb besimin e votuesve n\u00eb shpron\u00ebsimin e t\u00eb kamurve. Ky premtim p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":311027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1233432","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1233432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1233432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1233432\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/311027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1233432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1233432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1233432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}