{"id":1235638,"date":"2026-06-01T20:38:40","date_gmt":"2026-06-01T18:38:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1235638"},"modified":"2026-06-01T20:38:40","modified_gmt":"2026-06-01T18:38:40","slug":"afera-e-zvernecit-edi-rama-fshihet-pas-teorive-konspirative","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/afera-e-zvernecit-edi-rama-fshihet-pas-teorive-konspirative\/","title":{"rendered":"Afera e Zv\u00ebrnecit, Edi Rama fshihet pas teorive konspirative"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Edi Rama iu p\u00ebrgjigj t\u00eb h\u00ebn\u00ebn kritikave dhe protestave kund\u00ebr projektit turistik n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Pish\u00eb-Poros n\u00eb Zv\u00ebrnec, duke akuzuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e investimit p\u00ebr p\u00ebrhapje teorish konspirative, dezinformim dhe shpifje, nd\u00ebrsa pranoi se rrethimi i zon\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa pasur ende nj\u00eb projekt t\u00eb miratuar dhe pa studim mjedisor.<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama e lidhi fatin e k\u00ebtij investimi turistik me fatin e detyr\u00ebs s\u00eb tij si kryeminist\u00ebr duke e mbrojtur si \u2018vizion\u2019 p\u00ebr t\u00eb cilin ishte votuar, nd\u00ebrsa protestat dhe kund\u00ebrshtit\u00eb ndaj projektit I lidhi me \u2018mediat greke\u2019 dhe teori konspirative p\u00ebr shitje tek izraelit\u00ebt.<\/p>\n<p>Rama sugjeroi se pas kund\u00ebrshtimit ndaj projektit q\u00ebndronin interesa politike dhe ekonomike. Ai foli p\u00ebr \u201cforca t\u00eb brendshme\u201d q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb \u201ckthimin n\u00eb komuniz\u00ebm\u201d ose nxisin \u201currejtjen ndaj shteteve t\u00eb tjera\u201d, si dhe p\u00ebr \u201cforca t\u00eb jashtme\u201d q\u00eb nuk e duan investimin, duke e paraqitur debatin p\u00ebr Zv\u00ebrnecin si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr zhvillimit t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u00eb jen\u00eb gazetat e Greqis\u00eb aleat\u00ebt tuaj n\u00eb mbrojtjen e mjedisit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Gazetat greke q\u00eb jan\u00eb mbushur sot t\u00eb gjitha me kauz\u00ebn tuaj. Ka di\u00e7ka k\u00ebtu q\u00eb nuk shkon?\u201d- tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Rama, referuar q\u00ebndrimeve t\u00eb shtetit fqinj pasi nj\u00eb protestues i dhunuar nga rojet private t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb rrethuar kishte edhe shtet\u00ebsin\u00eb greke.<\/p>\n<p>Duke folur me ton revoltues Rama artikuloi gjithashtu teorit\u00eb konspirative p\u00ebr shitje t\u00eb Zv\u00ebrnecit tek investitor\u00eb izraelit\u00eb duke sulmuar p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre teorive grupe myslimane nd\u00ebrsa e mbrojti nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zon\u00eb me logon e kompanis\u00eb investuese.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Jo nga Izraeli, por nga Katari, q\u00eb nuk besoj se mund t\u00eb konsiderohet nga ata q\u00eb i thon\u00eb vetes musliman\u00eb, por vet\u00ebm mysliman nuk jan\u00eb, vet\u00ebm allah dhe kuran nuk kan\u00eb, sepse b\u00ebjn\u00eb \u00e7do dit\u00eb krimin e ndaluar nga kurani, p\u00ebr t\u00eb helmuar njer\u00ebzit me shpifje\u201d- tha ai duke iu referuar vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebs nga kompanit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim dhe q\u00eb zot\u00ebrohet nga dy v\u00ebllez\u00ebr miliarder\u00eb me baz\u00eb n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimet e Ram\u00ebs vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK, ka konfirmuar nisjen e hetimeve mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb tokave n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Zv\u00ebrnecit dhe procedurat e ndjekura p\u00ebr projektin turistik t\u00eb lidhur me kompanit\u00eb e investitorit amerikan Jared Kushner.<\/p>\n<p>Hetimi i SPAK pritet t\u00eb shqyrtoj\u00eb si procedurat e transferimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tokave ashtu edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimmarrjeve institucionale q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar projektin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb investigim i Reporter.al i publikuar t\u00eb premten e kaluar, gjeti se pas projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rezorteve, q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar publikisht si nj\u00eb ide e dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Jared Kushner, fshihet nj\u00eb rrjet vendor i dyshimt\u00eb individ\u00ebsh dhe kompanish. Aty p\u00ebrfshihen: nj\u00eb biznesmen i akuzuar p\u00ebr lidhje me mafian italiane, nj\u00eb ish-gjyqtar i dor\u00ebhequr p\u00ebr shkak t\u00eb procesit t\u00eb vetingut, vajza e nj\u00eb avokati t\u00eb akuzuar p\u00ebr falsifikim, kompania e nj\u00eb biznesmeni t\u00eb vrar\u00eb dhe individ\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00eb prej oligark\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Shqip\u00ebri, Shefqet Kastrati.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, toka ku pritet t\u00eb zhvillohet projekti \u00ebsht\u00eb prej vitesh objekt konfliktesh gjyq\u00ebsore t\u00eb pazgjidhura, si dhe konsiderohet nga ekspert\u00eb t\u00eb mjedisit si nj\u00eb nga zonat me m\u00eb shum\u00eb biodiversitet n\u00eb vend dhe ruan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurish natyrore jo vet\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti turistik n\u00eb Zv\u00ebrnec ka shkaktuar kund\u00ebrshtime t\u00eb vazhdueshme nga organizatat mjedisore, aktivist\u00ebt dhe nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt argumentojn\u00eb se nd\u00ebrhyrja rrezikon ekosistemin e lagun\u00ebs s\u00eb Nart\u00ebs dhe integritetin e nj\u00eb prej zonave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbrojtura n\u00eb bregdetin shqiptar.<\/p>\n<p>Kryeministri e mbrojti investimin si nj\u00eb vizion i tij p\u00ebr turiz\u00ebm elitar dhe si n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e Zonave t\u00eb Mbrojtura, t\u00eb cilin mazhoranca q\u00eb ai drejton e amendoi dy vit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019I hapur udh\u00ebn nd\u00ebrtimeve turistike dhe luksoze n\u00eb toka q\u00eb deri dje konsideroheshin t\u00eb ndaluara p\u00ebr nd\u00ebrtime masive.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, kryeministri pranoi se projekti nuk ka ende nj\u00eb projekt arkitektonik t\u00eb miratuar dhe as nj\u00eb studim mjedisor t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Ai tha se aplikimi i paraqitur n\u00eb vitin 2024 ishte refuzuar nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, i cili kishte k\u00ebrkuar uljen e intensitetit t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe masa shtes\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e lagun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSot nuk ka nj\u00eb projekt arkitektonik t\u00eb miratuar, ai nuk ekziston\u201d, deklaroi Rama, duke shtuar se investitor\u00ebt kan\u00eb angazhuar studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare arkitekturore dhe ekspert\u00eb mjedisor\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e projektit t\u00eb ri dhe t\u00eb studimit t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/06\/01\/afera-e-zvernecit-kryeministri-fshihet-pas-teorive-konspirative\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Reporter.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama iu p\u00ebrgjigj t\u00eb h\u00ebn\u00ebn kritikave dhe protestave kund\u00ebr projektit turistik n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Pish\u00eb-Poros n\u00eb Zv\u00ebrnec, duke akuzuar kund\u00ebrshtar\u00ebt e investimit p\u00ebr p\u00ebrhapje teorish konspirative, dezinformim dhe shpifje, nd\u00ebrsa pranoi se rrethimi i zon\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa pasur ende nj\u00eb projekt t\u00eb miratuar dhe pa studim mjedisor. Edi Rama e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1235639,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1235638","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1235638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235638\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1235639"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1235638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1235638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1235638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}