{"id":1235645,"date":"2026-06-01T20:53:58","date_gmt":"2026-06-01T18:53:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1235645"},"modified":"2026-06-01T20:53:58","modified_gmt":"2026-06-01T18:53:58","slug":"leter-vajzes-se-vogel-nga-vushtrria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/leter-vajzes-se-vogel-nga-vushtrria\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl nga Vushtrria"},"content":{"rendered":"<p>Dje e pash\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb tubim elektoral t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Vushtrri. Ajo doli n\u00eb podium dhe recitoi nj\u00eb poezi ku mallkonte ata q\u00eb i shit\u00ebn fabrikat e koh\u00ebs s\u00eb socializmit. I quajti \u201cm\u00eb t\u00eb zinj se skllavi\u201d. Ata q\u00eb ia kishin m\u00ebsuar ato vargje me gjas\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb thon\u00eb \u201csllav\u201d, por nuk kan\u00eb ditur se \u201csllav\u201d dhe \u201cskllav\u201d jan\u00eb dy gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nuk e di kush je, vajz\u00eb e vog\u00ebl, dhe as nuk kam ndonj\u00eb qortim p\u00ebr ty. P\u00ebrkundrazi. E di, sepse edhe vet\u00eb kam qen\u00eb dikur n\u00eb mosh\u00ebn t\u00ebnde dhe i doja shum\u00eb recitimet: f\u00ebmij\u00ebt recitojn\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb ua m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb rriturit. Ata besojn\u00eb at\u00eb q\u00eb u thuhet, sepse ende nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i kuptojn\u00eb gj\u00ebrat dhe t\u00eb njohin bot\u00ebn vet\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebto rreshta nuk po i shkruaj p\u00ebr ty sot, vajz\u00eb e vog\u00ebl. Po i shkruaj p\u00ebr ty p\u00ebr pas shum\u00eb vitesh, kur t\u00eb jesh rritur dhe t\u00eb kesh mund\u00ebsi t\u2019i shikosh gj\u00ebrat me syt\u00eb e tu.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb rritesh, mos prano asnj\u00eb ide vet\u00ebm sepse ta ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb politikan, nj\u00eb m\u00ebsues, nj\u00eb gazetar apo edhe prind\u00ebrit e tu.<\/p>\n<p>Pyet gjithmon\u00eb: \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? P.sh.: si funksiononin ato fabrika p\u00ebr t\u00eb cilat ty, si e vog\u00ebl, t\u00eb nxor\u00ebn n\u00eb podium p\u00ebr t\u2019i vajtuar?<\/p>\n<p>A prodhonin me fitim apo me humbje? Kush e paguante humbjen? N\u00eb cilat tregje shisnin produktet e tyre? A do t\u00eb mund t\u00eb mbijetonin n\u00eb kushtet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb globale?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar, duhet t\u00eb fillosh nga pyetja m\u00eb e thjesht\u00eb: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kapitalizmi dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb socializmi?<\/p>\n<p>Ja disa gj\u00ebra rreth tyre nga nj\u00eb m\u00ebsues filozofie:<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin e 19-t\u00eb, nj\u00eb sistem i ri ekonomik po ngrihej me shpejt\u00ebsi: kapitalizmi. Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr ai do ta transformonte bot\u00ebn rr\u00ebnj\u00ebsisht. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb lindnin edhe z\u00ebrat kritik\u00eb ndaj tij. Ata do t\u00eb merrnin emra t\u00eb ndrysh\u00ebm: socialist\u00eb, komunist\u00eb, marksist\u00eb etj. Kapitalizmi, thoshin ata, nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb fund mjerimit t\u00eb popullit; vet\u00ebm e kishte ndryshuar form\u00ebn e tij. Prandaj ai duhej t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej me nj\u00eb sistem tjet\u00ebr ekonomik, n\u00eb t\u00eb cilin idealet e barazis\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin realitet. Socialist\u00ebt, komunist\u00ebt dhe marksist\u00ebt faj\u00ebsonin pron\u00ebn private p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat e qytet\u00ebrimit. Zgjidhja, sipas tyre, ishte prona kolektive. Ajo do t\u2019u jepte fund padrejt\u00ebsive dhe pabarazive q\u00eb trondisnin nd\u00ebrgjegjen njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra e mij\u00ebra faqe do t\u00eb shkruheshin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb besueshme k\u00ebt\u00eb ide, por duhej t\u00eb vinin disa njer\u00ebz q\u00eb quheshin bolshevik\u00eb dhe, n\u00eb krye me liderin e tyre Vladimir Leninin, n\u00eb vitin 1917, t\u00eb guxonin ta vinin n\u00eb jet\u00eb at\u00eb ide.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu lindi konflikti i madh i shekullit XX midis dy vizioneve p\u00ebr rendin ekonomik bot\u00ebror: socializmit kolektivist dhe kapitalizmit privat. P\u00ebr dekada me radh\u00eb ky konflikt do t\u00eb dominonte bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kapitalizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem ku njer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb pron\u00eb private, t\u00eb investojn\u00eb, t\u00eb krijojn\u00eb biznese dhe t\u00eb konkurrojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Ai nuk premton barazi rezultatesh, por premton liri ekonomike dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb secili t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga puna, talenti dhe iniciativat e veta.<\/p>\n<p>Kjo liri ka prodhuar pasuri, inovacion dhe p\u00ebrparim n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb atilla q\u00eb historia njer\u00ebzore nuk e kishte njohur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Bile as imagjinuar. Smartphone-i me t\u00eb cilin sot ti arg\u00ebtohesh, dhe rrjetet sociale q\u00eb t\u00eb lidhin me shok\u00eb e shoqe nga e gjith\u00eb bota, jan\u00eb fryt i k\u00ebsaj lirie.<\/p>\n<p>Socializmi, nga ana tjet\u00ebr, u ngrit mbi iden\u00eb se prona private mbi mjetet kryesore t\u00eb prodhimit duhej kufizuar ose z\u00ebvend\u00ebsuar me pron\u00ebsi kolektive. Synimi ishte krijimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ishte nj\u00eb ideal q\u00eb frym\u00ebzoi miliona njer\u00ebz n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Por kur u vu n\u00eb praktik\u00eb, ai hasi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi e probleme serioze. Planifikimi i centralizuar shtet\u00ebror nuk arriti t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte mekanizmat e tregut. Pa konkurrenc\u00eb dhe pa sinjalet q\u00eb jep tregu, ekonomit\u00eb socialiste u b\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak efikase dhe m\u00eb pak inovative.<\/p>\n<p>Do t\u00eb m\u00ebsosh gjithashtu se ky ishte eksperimenti m\u00eb i madh ekonomik n\u00eb historin\u00eb moderne dhe se n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX, ky eksperiment d\u00ebshtoi. Ekonomit\u00eb e planifikuara u shemb\u00ebn krejt ose u reformuan duke marr\u00eb elemente t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Industrit\u00eb e tyre falimentuan n\u00eb mas\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb socializmit vet\u00ebqeveris\u00ebs jugosllav, pjes\u00eb e t\u00eb cilit ishte edhe ekonomia e Kosov\u00ebs. Krejt \u00e7far\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtohej prej shum\u00eb prej tyre ishte privatizimi i atyre pak gj\u00ebrave me vler\u00eb q\u00eb kishin mbetur.<\/p>\n<p>Privatizimi i fabrikave socialiste n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs ishte pjes\u00eb e k\u00ebtij zhvillimi historik. Pas luft\u00ebs, Kosova filloi tranzicionin nga ekonomia socialiste drejt ekonomis\u00eb s\u00eb tregut, duke ndjekur rrug\u00ebn q\u00eb kishin p\u00ebrshkuar m\u00eb her\u00ebt shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>Ideja se k\u00ebto fabrika do t\u00eb mund t\u00eb vazhdonin funksionimin si m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e pabaz\u00eb. Ato ishin krijuar dhe kishin funksionuar brenda nj\u00eb sistemi ekonomik q\u00eb tashm\u00eb kishte marr\u00eb fund. Ekonomia e tregut k\u00ebrkon konkurrenc\u00eb, investime t\u00eb vazhdueshme, inovacion teknologjik dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur k\u00ebrkesave t\u00eb konsumator\u00ebve. Pothuajse krejt fabrikat socialiste nuk i plot\u00ebsonin k\u00ebto kushte. Ato vuanin nga teknologjia e vjetruar, produktiviteti i ul\u00ebt, mungesa e kapitalit dhe var\u00ebsia nga subvencionet shtet\u00ebrore. Historia e Trep\u00e7\u00ebs n\u00eb vitet e pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb ilustrues i k\u00ebtij fakti.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tregjet tradicionale ku k\u00ebto nd\u00ebrmarrje kishin shitur produktet e tyre, kishin humbur. N\u00eb kushtet e reja ekonomike, ato duhej t\u00eb konkurronin me kompani vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb m\u00eb efikase dhe m\u00eb t\u00eb avancuara. Pa investime t\u00eb m\u00ebdha dhe pa ristrukturim t\u00eb thell\u00eb, mbijetesa e tyre afatgjat\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merrej me mend.<\/p>\n<p>Ndoshta kur t\u00eb rritesh do t\u00eb zbulosh se disa privatizime kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb padrejta. Ndoshta do t\u00eb zbulosh se n\u00eb disa raste pasuria publike \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdorur. Do t\u00eb m\u00ebsosh nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mbase do t\u00eb l\u00ebndoj\u00eb \u00ebndrrat e tua p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb lumtur: historia \u00ebsht\u00eb plot me gabime njer\u00ebzore dhe me \u00ebndrra t\u00eb bukura q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme. Por, gjithmon\u00eb, mos i ngat\u00ebrro gabimet e njer\u00ebzve me ligjet e ekonomis\u00eb. Nj\u00eb fabrik\u00eb nuk mbijeton sepse dikush e do at\u00eb. As nuk mbyllet sepse dikush e urren at\u00eb. Ajo mbijeton vet\u00ebm n\u00ebse prodhon di\u00e7ka q\u00eb njer\u00ebzit duan ta blejn\u00eb dhe n\u00ebse mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se konkurrent\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb rritesh, do t\u00eb kuptosh se nostalgjia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebshilltare e mir\u00eb. Njer\u00ebzit shpesh kujtojn\u00eb me mall vendet e pun\u00ebs, sigurin\u00eb dhe rinin\u00eb e tyre, por harrojn\u00eb an\u00ebt e k\u00ebqija, borxhet, humbjet, munges\u00ebn e efikasitetit dhe problemet q\u00eb fshiheshin pas fasad\u00ebs s\u00eb sistemit t\u00eb dikursh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj mos i mallko njer\u00ebzit vet\u00ebm sepse dikush t\u00eb tha t\u2019i mallkosh. Lexo, m\u00ebso, krahaso dhe gjyko me mendjen t\u00ebnde. Ky n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i shkollimit. N\u00ebse pas gjith\u00eb k\u00ebsaj arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se privatizimi ishte gabim, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb jet\u00eb mendimi yt. Por le t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mendim i fituar me dije t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jo nj\u00eb fjali e m\u00ebsuar p\u00ebrmend\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb podium elektoral.<\/p>\n<p>Sepse liria e v\u00ebrtet\u00eb nuk fillon kur njeriu m\u00ebson \u00e7far\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb. Liria e v\u00ebrtet\u00eb fillon kur njeriu m\u00ebson si t\u00eb mendoj\u00eb. Dhe vet\u00ebm kjo e fundit na ruan nga manipulimi dhe abuzimi prej t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje e pash\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb nj\u00eb tubim elektoral t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Vushtrri. Ajo doli n\u00eb podium dhe recitoi nj\u00eb poezi ku mallkonte ata q\u00eb i shit\u00ebn fabrikat e koh\u00ebs s\u00eb socializmit. I quajti \u201cm\u00eb t\u00eb zinj se skllavi\u201d. Ata q\u00eb ia kishin m\u00ebsuar ato vargje me gjas\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb thon\u00eb \u201csllav\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":694493,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1235645","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1235645"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1235645\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/694493"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1235645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1235645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1235645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}