{"id":1236204,"date":"2026-06-03T11:49:48","date_gmt":"2026-06-03T09:49:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1236204"},"modified":"2026-06-03T11:49:48","modified_gmt":"2026-06-03T09:49:48","slug":"fasadat-e-progresit-varrezat-e-betonit-dhe-perralla-me-anti-amerikane-dhe-armiq-te-jashtem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/fasadat-e-progresit-varrezat-e-betonit-dhe-perralla-me-anti-amerikane-dhe-armiq-te-jashtem\/","title":{"rendered":"Fasadat e &#8220;Progresit&#8221;, Varrezat e Betonit dhe P\u00ebrralla me \u201cAnti-amerikan\u00eb\u201d dhe &#8220;Armiq t\u00eb Jasht\u00ebm&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb p\u00ebrpjekjet e para p\u00ebr t\u00eb menaxhuar kriz\u00ebn e fundit publike, makineria e propagand\u00ebs qeveritare nxori nga sirtari narrativ\u00ebn e saj t\u00eb preferuar; portretizimin e protest\u00ebs si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e &#8220;regresit&#8221; q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bllokoj\u00eb &#8220;progresin&#8221;. Sipas k\u00ebtij skenari t\u00eb konsumuar, ata q\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr mjedisin, ligjin, pron\u00ebn private, dhe transparenc\u00ebn jan\u00eb thjesht ca nostalgjik\u00eb t\u00eb prapambetur q\u00eb duan ta l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb izoluar, nd\u00ebrsa ata q\u00eb vizatojn\u00eb projekte 3D jan\u00eb korifenjt\u00eb e modernizimit.<\/strong><\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb her\u00eb, kjo g\u00ebnjesht\u00ebr nuk ngjiti. Nuk ngjiti sepse qytetar\u00ebt nuk vuajn\u00eb nga amnesia kolektive; memoria e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb tejet e fresk\u00ebt dhe e dokumentuar. Vitet e fundit kan\u00eb treguar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb fshihet pas eufemizmave t\u00eb bukur si &#8220;resorte ekologjike&#8221;, &#8220;fshatra turistik\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr&#8221; apo &#8220;investime strategjike&#8221;. Faktet e zhveshura tregojn\u00eb se k\u00ebto projekte nuk jan\u00eb as hap\u00ebsira publike dhe as motor\u00eb t\u00eb turizmit elitar. Ato jan\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn m\u00eb d\u00ebrrmuese, geto t\u00eb mbyllura me mure dhe roje private, t\u00eb mbushura me vila t\u00eb shtrenjta q\u00eb blihen kryesisht nga elita e korruptuar e pushtetit dhe trafikant\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb blejn\u00eb k\u00ebsilloj pronash n\u00eb nj\u00eb vend luksi per\u00ebndimor.\u00a0 Sikurse \u00ebsht\u00eb par\u00eb tashm\u00eb, ato perla t\u00eb bregdetit; jan\u00eb thjesht parajsa t\u00eb izoluara private, ku pastrohen parat\u00eb e korrupsionit, me pothuajse zero ndikim n\u00eb turizmin e huaj t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb viziton Shqip\u00ebrin\u00eb. K\u00ebto resorte nuk sjellin asnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb zinxhirin ekonomik t\u00eb vendit; ato nuk gjenerojn\u00eb pun\u00ebsim real afatgjat\u00eb dhe nuk mb\u00ebshtesin ekonomin\u00eb lokale. P\u00ebrkundrazi, ato privatizojn\u00eb t\u00eb mir\u00ebn publike; pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb \u00a0bregdetit; \u00a0dhe ua shesin at\u00eb mbrapsht qytetar\u00ebve me \u00e7mime t\u00eb paarritshme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se paguajn\u00eb studio nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t&#8217;u v\u00ebn\u00eb emra ekologjik\u00eb, sapo i hiqet filtri i propagand\u00ebs, lakmia e tyre e ngjeshur zbulon nj\u00eb sh\u00ebmti t\u00eb vjet\u00ebr. N\u00eb vend t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs dhe arkitektur\u00ebs q\u00eb harmonizohet me natyr\u00ebn, k\u00ebto projekte jan\u00eb aq t\u00eb ngjeshura mbi nj\u00ebri-tjetrin sa t\u00eb kujtojn\u00eb kapanonet prej kompensatoje q\u00eb ka pasur Durr\u00ebsi dikur p\u00ebr pushimet e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit. Ndryshimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se ato t\u00eb dikurshmet ishin prej tallashi, nd\u00ebrsa k\u00ebto t\u00eb sotmet jan\u00eb prej betoni e xhami t\u00eb shtrenjt\u00eb. N\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pa drita PR-i, mjafton t\u00eb hap\u00ebsh <em>Google Maps<\/em> dhe t&#8217;i shikosh k\u00ebto resorte nga lart. Pamja satelitore nuk g\u00ebnjen sepse ajo dend\u00ebsi mbyt\u00ebse nga lart ngjan friksh\u00ebm me varreza gjigante betoni mbi bregdetin shqiptar. Varreza ku \u00ebsht\u00eb varrosur natyra dhe oportuniteti p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar vepra q\u00eb kan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb efekt tek turizmi me standard nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kur pan\u00eb q\u00eb kjo p\u00ebrrall\u00eb e d\u00ebshtuar e &#8220;progresit&#8221; nuk po gllatitej m\u00eb, pushtetar\u00ebt ricikluan taktik\u00ebn shekullore despotike; shpikjen e komplotit t\u00eb armikut t\u00eb jasht\u00ebm. Papritur, na u tha se pas protestave qytetare fshihen interesa t\u00eb huaja gjeopolitike. Sipas k\u00ebsaj balade qesharake, Greqia; \u00a0nj\u00eb fuqi globale turistike me mbi 6000 ishuj dhe 13,000 kilometra vij\u00eb bregdetare; \u00a0po dridhet nga frika prej konkurrenc\u00ebs s\u00eb investimeve tona n\u00eb Zv\u00ebrnec apo Sazan, dhe prandaj po financon revolt\u00ebn mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr m\u00eb &#8220;t\u00eb besueshme&#8221;, makineria e propagand\u00ebs shkoi deri te fabrikimi i fotove me Inteligjenc\u00eb Artificiale (AI), duke shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrjete kolona imagjinare autobusesh q\u00eb gjoja po sillnin protestues t\u00eb ushqyer nga Greqia. Ndryshojn\u00eb skenarist\u00ebt, por skenari mbetet i nj\u00ebjt\u00eb; para 15 vjet\u00ebsh fabrikoheshin \u00e7adra me thika e stilolapsa pistolet\u00eb, sot dyndje autobus\u00ebsh me inteligjenc\u00eb artificiale, duke d\u00ebshmuar se propaganda e k\u00ebtij vendi riciklon t\u00eb nj\u00ebjtat mjete d\u00ebshp\u00ebrimi sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por as kjo loj\u00eb digjitale nuk pi uj\u00eb. Mjafton t\u00eb ec\u00ebsh qoft\u00eb edhe dy minuta mes njer\u00ebzve n\u00eb shesh p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush po proteston realisht: b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinj kozmopolit\u00eb, profesionist\u00eb urban\u00eb, prind\u00ebr t\u00eb rinj me f\u00ebmij\u00eb n\u00eb krah\u00eb; \u00a0nj\u00eb mas\u00eb qytetar\u00ebsh t\u00eb lir\u00eb q\u00eb kan\u00eb dekada pa marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb manifestime partiake, por q\u00eb sot i ka nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb revolta ndaj padrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishte v\u00ebrtet di\u00e7ka n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb do t&#8217;i b\u00ebnte konkurrenc\u00eb reale dhe ballore Greqis\u00eb (e cila dominon transportin detar bot\u00ebror), ky do t\u00eb ishte zhvillimi strategjik i Korridorit 8 dhe kthimi i porteve tona n\u00eb nyje t\u00eb fuqishme tregtare e strategjike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin. Ky po q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb projekt komb\u00ebtar q\u00eb do t\u00eb ndryshonte ekuilibrat e Ballkanit. Por \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kjo qeveri? Pik\u00ebrisht k\u00ebto asete strategjike komb\u00ebtare, Kryeministri ua ka falur miqve t\u00eb vet oligark\u00eb p\u00ebr t&#8217;i kthyer n\u00eb marina jahtesh private dhe komplekse vilash luksoze. Pasi shkat\u00ebrroi portet kryesore ekzistuese tregtar p\u00ebr interesa biznesi privat, ai tani k\u00ebrkon q\u00eb portet e reja tregtare t&#8217;i nd\u00ebrtoj\u00eb nga e para me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim e sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbytur k\u00ebt\u00eb skandal, dit\u00ebt e fundit po b\u00ebhet nj\u00eb p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr banale e q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj \u00a0reduktimi i t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj proteste t\u00eb madhe qytetare n\u00eb nj\u00eb thirrje &#8220;romantike&#8221; p\u00ebr mbrojtjen e flamengove, ose akoma m\u00eb keq, etiketimi i saj si manifestim &#8220;antiamerikan&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje tjet\u00ebr p\u00ebr inteligjenc\u00ebn ton\u00eb. Flamengot dhe ekosistemi i Zv\u00ebrnecit jan\u00eb padyshim pasuri q\u00eb duhen mbrojtur, por kjo kauz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb debat biologjik p\u00ebr faunan dhe flor\u00ebn dhe aq m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb antiamerikaniz\u00ebm. Mbrojtja e mjedisit dhe e zonave t\u00eb mbrojtura nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb detyrim moral apo nj\u00eb garanci p\u00ebr t\u00eb ardhmen e brezave t\u00eb rinj, por p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kriter strikt dhe t\u00eb pakonceduesh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb integrimit evropian, t\u00eb cilin kjo qeveri po pretendon se e ka mission jet\u00ebsor. Poashtu t\u00eb jesh kund\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb korruptuar transaksionale, ku parat\u00eb e Katarit mbulohen me emra per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb imunitet politik p\u00ebr nj\u00eb kryeminist\u00ebr ballkanik t\u00eb konsumuar, nuk \u00ebsht\u00eb antiamerikaniz\u00ebm por \u00ebsht\u00eb mbrojtje e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, vler\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb demokracis\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u \u00e7mitizuar p\u00ebrfundimisht p\u00ebrralla qeveritare, mjafton t\u00eb ndjekim rrug\u00ebn e parave dhe gjeografin\u00eb e k\u00ebtyre bizneseve t\u00eb Jared Kushner-it. P\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa realisht &#8220;amerikane&#8221; jan\u00eb k\u00ebto projekte t\u00eb Kushner-it, mjafton t\u00eb shikosh se nga buron kapitali i fondit t\u00eb tij <em>Affinity Partners<\/em>. Pjesa d\u00ebrrmuese e miliardave vjen nga Katari dhe Arabia Saudite. Emri i dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit p\u00ebrdoret thjesht si nj\u00eb mburoj\u00eb diplomatike dhe fasad\u00eb PR-i p\u00ebr t\u00eb mbyllur goj\u00ebn e opinionit publik, nd\u00ebrsa burimi i financimit mbetet i nj\u00ebjti kapitull i err\u00ebt i fondeve t\u00eb Gjirit Persik ku vjehrri e ka em\u00ebruar si t\u00eb d\u00ebrguar special.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa serioze dhe mbi \u00e7far\u00eb parimesh tregu ngrihet kjo marr\u00ebdh\u00ebnie, mjafton t\u00eb shfletosh hart\u00ebn se ku ky dh\u00ebnd\u00ebr ka zgjedhur t\u00eb shtrij\u00eb shumic\u00ebn e sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb tij t\u00eb fundit: Shqip\u00ebri, Serbi, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, Katar, Bahreini, Emirate t\u00eb Bashkuara Arabe dhe Izrael. Shtrohet pyetja pse ky investitor nuk nd\u00ebrton n\u00eb vende per\u00ebndimore me klim\u00eb t\u00eb konsoliduar biznesi, por zgjedh pik\u00ebrisht rajonin ton\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar parat\u00eb e vendeve arabe dhe skemat ballkanike si nj\u00eb form\u00eb ryshfeti t\u00eb maskuar politik p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mburoj\u00eb diplomatike? Kjo padyshim q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb harta e nj\u00eb korporate q\u00eb k\u00ebrkon tregje t\u00eb lira e konkurruese me rregulla per\u00ebndimore. Kjo \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht harta e vendeve me probleme t\u00eb thella t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, rajoneve n\u00eb konflikt, apo autokracive ku vendimet merren n\u00eb tavolina t\u00eb mbyllura me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit nga lider\u00ebt lokal\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me investim strategjik, por me kapitaliz\u00ebm transaksional (ku pasuria komb\u00ebtare e tre parqeve dhe asetet tona m\u00eb t\u00eb \u00e7muara ekologjike p\u00ebrdoren si monedh\u00eb shk\u00ebmbimi nga Rama p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mbrojtje, ndikim dhe favore politike personale p\u00ebr pushtetin e tij n\u00eb Uashington. Pra, skema \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb; fitimet nga pronat publike strategjike shkojn\u00eb n\u00eb xhepat e miqve t\u00eb qeveris\u00eb dhe &#8220;dh\u00ebndur\u00ebve&#8221; t\u00eb huaj, nd\u00ebrsa faturat e d\u00ebmeve dhe nd\u00ebrtimeve t\u00eb reja u lihen si barr\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, por jo nga r\u00ebnd\u00ebsia, p\u00ebrtej ndjeshm\u00ebris\u00eb ambientaliste dhe dhun\u00ebs s\u00eb manifestuar, thelbi kryesor i protest\u00ebs lidhet me standardin e dyfisht\u00eb dhe kalb\u00ebsir\u00ebn e k\u00ebtij sistemi. Qytetar\u00ebt po shohin se n\u00ebse je nj\u00eb shqiptar i thjesht\u00eb, q\u00eb jeton n\u00eb tok\u00ebn t\u00ebnde denbabaden prej shekujsh, shteti t\u00eb trajton si armik sikurse u pa vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb n\u00eb Theth dhe anemban\u00eb bregdetit.\u00a0 Po guxove t\u00eb v\u00ebsh nj\u00eb tull\u00eb pa leje e hap\u00ebsh nj\u00eb dritare n\u00eb bujtin\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, t\u00eb vjen fadroma n\u00eb oborr, t\u00eb v\u00ebn\u00eb prangat e t\u00eb kalbin n\u00eb burg. Nga nj\u00ebra an\u00eb, policia p\u00ebrdoret eg\u00ebrsisht p\u00ebr t\u00eb prishur tarraca t\u00eb mbyllura apo hap\u00ebsira biznesesh t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb cilat pronar\u00ebt paguajn\u00eb rregullisht taksa n\u00eb shtet, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr, po kjo polici \u00e7ohet si repart privat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me dhun\u00eb rrethimin e nj\u00eb projekti t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec, i cili ende nuk ka marr\u00eb as lejen m\u00eb minimale t\u00eb zhvillimit; dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7do rrethim aty \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i paligjsh\u00ebm! Por nese je vajza dhe dh\u00ebndri i presidentit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, rregullat zhduken e ligjet fshihen. Me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit t\u00eb qeveris\u00eb, t\u00eb falet nj\u00eb ishull, nj\u00eb lagun\u00eb dhe nj\u00eb gryk\u00ebderdhje;\u00a0 nj\u00eb paket\u00eb e plot\u00eb me tre parqe komb\u00ebtare brenda!<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi i revolt\u00ebs qytetare sot. Protesta nuk \u00ebsht\u00eb mes regresit dhe progresit, as mes patriot\u00ebve dhe &#8220;agjent\u00ebve t\u00eb huaj&#8221;. Nga nj\u00ebra an\u00eb e k\u00ebtij ekuacioni q\u00ebndron nj\u00eb mas\u00eb qytetar\u00ebsh t\u00eb lir\u00eb, profesionist\u00ebsh dhe t\u00eb rinjsh q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb dinjitetin, mjedisin dhe t\u00eb ardhmen e tyre evropiane. Jan\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se pasurit\u00eb natyrore, portet, lagunat, ishujt dhe bregdeti jan\u00eb asete strategjike komb\u00ebtare q\u00eb duhen ruajtur, zhvilluar me kujdes dhe trash\u00ebguar te brezat e ardhsh\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr q\u00ebndron nj\u00eb klas\u00eb mujshar\u00ebsh abuzues q\u00eb \u00e7do pasuri publike, \u00e7do ishull, lagun\u00eb e gryk\u00ebderdhje e shohin thjesht si monedh\u00eb shk\u00ebmbimi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb aleanca, favore, ndikim dhe mbijetes\u00eb politike.<\/p>\n<p>Ata po p\u00ebrpiqen t\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebt\u00eb grabitje dhe abuzim me tymin e nacionalizmit fallco, me &#8220;anti-amerikaniz\u00ebm&#8221; t\u00eb shpikur dhe me foto t\u00eb sajuara me inteligjenc\u00eb artificiale kan\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb grabitje me patriotiz\u00ebm plastik, me projekte luksoze t\u00eb vizatuara n\u00eb kompjuter dhe me iluzione t\u00eb prodhuara nga inteligjenca artificiale. Por asnj\u00eb teknologji nuk \u00ebsht\u00eb aq e avancuar sa t\u00eb fshij\u00eb realitetin. Dhe realiteti \u00ebsht\u00eb se pas fasad\u00ebs s\u00eb &#8220;progresit amerikan&#8221; po zhduket nj\u00eb pasuri q\u00eb nuk mund t\u00eb rikrijohet m\u00eb. Prandaj kauza e sotme nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr mjedisin apo nj\u00eb debat romantik p\u00ebr shpend\u00ebt; kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb ekzistenciale p\u00ebr dinjitetin, p\u00ebr barazin\u00eb para ligjit q\u00eb na u vodh dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar q\u00eb pjesa m\u00eb unike e bregdetit ton\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr varrez\u00eb betoni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrpjekjet e para p\u00ebr t\u00eb menaxhuar kriz\u00ebn e fundit publike, makineria e propagand\u00ebs qeveritare nxori nga sirtari narrativ\u00ebn e saj t\u00eb preferuar; portretizimin e protest\u00ebs si nj\u00eb p\u00ebrpjekje e &#8220;regresit&#8221; q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bllokoj\u00eb &#8220;progresin&#8221;. Sipas k\u00ebtij skenari t\u00eb konsumuar, ata q\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr mjedisin, ligjin, pron\u00ebn private, dhe transparenc\u00ebn jan\u00eb thjesht ca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1160845,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1236204","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1236204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236204\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1160845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1236204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1236204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1236204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}