{"id":1236249,"date":"2026-06-03T13:22:19","date_gmt":"2026-06-03T11:22:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1236249"},"modified":"2026-06-03T13:45:25","modified_gmt":"2026-06-03T11:45:25","slug":"mediat-e-huaja-jehone-protestave-ne-shqiperi-kunder-resortit-luksoz-ne-zvernec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/mediat-e-huaja-jehone-protestave-ne-shqiperi-kunder-resortit-luksoz-ne-zvernec\/","title":{"rendered":"Mediat e huaja jehon\u00eb protestave n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr &#8220;resortit luksoz&#8221; n\u00eb Zv\u00ebrnec"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb protestave p\u00ebr Zv\u00ebrnecin jan\u00eb intensifikuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta greqizuar z\u00ebrin e qytetar\u00ebve q\u00eb mbush\u00ebn bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, duke e paraqitur kund\u00ebrshtimin ndaj projektit si shprehje t\u00eb xhelozis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs p\u00ebr bumin turistik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Mediat pran\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs foto dhe video t\u00eb autobus\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga Greqia, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se protesta e Zv\u00ebrnecit nuk buronte nga shqet\u00ebsimet e banor\u00ebve, ambientalist\u00ebve apo aktivist\u00ebve vendas, por jan\u00eb t\u00eb nxitura nga interesa t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Pa paraqitur prova konkrete p\u00ebr organizim apo financim nga shteti grek, narrativa q\u00eb po promovohet synon t\u00eb zhvendos\u00eb v\u00ebmendjen nga pyetjet mbi \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb qytetar\u00ebt nga rezortet e m\u00ebdha t\u00eb turizmit, ndikimi q\u00eb ka n\u00eb mjedis dhe procedurat ligjore t\u00eb projektit, drejt nj\u00eb debati mbi patriotizmin dhe ndikimet e jashtme.<\/p>\n<p>Mediat e huaja jehon\u00eb protestave n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr<br \/>\nFoto e krijuar me Inteligjenc\u00ebn Artificiale, e transmetuar si e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb mediat qeveritare<br \/>\nSkema tregon se argumentet e protestuesve po b\u00ebhen t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u rr\u00ebzuar, ndaj po ngacmohen dyshimet p\u00ebr patriotizmin e tyre. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb debatohet mbi pretendimet p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e pronave, mbi hetimin e SPAK-ut apo mbi pasojat e mundshme p\u00ebr ekosistemin e Vjos\u00eb-Nart\u00ebs, fokusi zhvendoset tek identiteti i pjes\u00ebmarr\u00ebsve dhe tek origjina e tyre.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb protesta po tentohet t\u00eb b\u00ebhet pis p\u00ebrmes komplotit t\u00eb jasht\u00ebm kund\u00ebr interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mediat e huaja e lidhin drejtp\u00ebrdrejt \u00e7\u00ebshtjen me projektin turistik t\u00eb Jared Kushner, dh\u00ebndrit t\u00eb Presidentit amerikan Donald Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb artikujt e publikuar nga Associated Press, Politico dhe Fox News, protesta e zhvilluar fundjav\u00ebn e kaluar n\u00eb Zv\u00ebrnec paraqitet fillimisht si nj\u00eb p\u00ebrplasje mes aktivist\u00ebve mjedisor\u00eb dhe kompanive t\u00eb siguris\u00eb private n\u00eb zon\u00ebn ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet resorti luksoz. Gazetar\u00ebt e huaj i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje pamjeve q\u00eb tregojn\u00eb se si nj\u00eb protestues shihet duke u t\u00ebrhequr zvarr\u00eb nga rojet private, si dhe vendimit t\u00eb autoriteteve shqiptare p\u00ebr t\u2019u hequr licencat dy kompanive t\u00eb siguris\u00eb pas incidentit.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej episodeve t\u00eb protest\u00ebs, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb raportimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb se projekti identifikohet vazhdimisht me emrin e Jared Kushner. Edhe pse investimi realizohet p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve AlKhayat nga Siria, n\u00eb titujt dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e artikujve resorti paraqitet si \u201cprojekti i Jared Kushner\u201d, \u201cresorti i lidhur me Jared Kushner\u201d apo \u201cinvestimi i dh\u00ebndrit t\u00eb Donald Trump\u201d.<\/p>\n<p>Politico gjithashtu raporton shkruan se SPAK ka hapur nj\u00eb hetim lidhur me ndryshimet e statusit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb zon\u00ebs dhe me \u00e7\u00ebshtjet e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tokave q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00eb zhvillimit turistik. Artikulli p\u00ebrmend se projekti p\u00ebrfshin ishullin e Sazanit dhe qindra hektar\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb, nd\u00ebrsa thekson se hetimi po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kund\u00ebrshtit\u00eb nga organizatat mjedisore po shtohen.<\/p>\n<p>Edhe Fox News, p\u00ebrcjell t\u00eb nj\u00ebjtat fakte duke e v\u00ebn\u00eb theksin tek hetimi i SPAK-ut. Media amerikane e paraqet projektin si nj\u00eb investim luksoz t\u00eb lidhur me Kushnerin dhe rikujton se zona \u00ebsht\u00eb habitat i flamingove, fokave mesdhetare dhe breshkave t\u00eb detit.<\/p>\n<p>Associated Press, nga ana tjet\u00ebr, fokusohet m\u00eb shum\u00eb tek protesta dhe p\u00ebrplasjet n\u00eb terren, por edhe kjo agjenci e prezanton projektin si nj\u00eb zhvillim luksoz t\u00eb lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama citohet duke mbrojtur publikisht projektin, duke deklaruar se ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr ta kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb destinacion turistik konkurrues n\u00eb rajon. N\u00eb intervistat dhe deklaratat e cituara nga mediat e huaja, Rama ka k\u00ebmb\u00ebngulur se projekti nuk cenon zonat e mbrojtura dhe se procedurat mjedisore ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se n\u00eb perceptimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, debati raportohet rreth Jared Kushner, figur\u00eb me profil t\u00eb lart\u00eb politik n\u00eb administrat\u00ebn Trump dhe aktualisht i angazhuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane. Jo m\u00eb kot, protesta n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe hetimi i SPAK-ut kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb jehon\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa do t\u00eb kishte zakonisht nj\u00eb konflikt lokal mbi pronat apo mjedisin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb protestave p\u00ebr Zv\u00ebrnecin jan\u00eb intensifikuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta greqizuar z\u00ebrin e qytetar\u00ebve q\u00eb mbush\u00ebn bulevardin &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221;, duke e paraqitur kund\u00ebrshtimin ndaj projektit si shprehje t\u00eb xhelozis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs p\u00ebr bumin turistik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Mediat pran\u00eb qeveris\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs foto dhe video t\u00eb autobus\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1236262,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1236249","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1236249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1236262"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1236249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1236249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1236249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}