{"id":1236695,"date":"2026-06-04T14:38:24","date_gmt":"2026-06-04T12:38:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1236695"},"modified":"2026-06-04T17:06:20","modified_gmt":"2026-06-04T15:06:20","slug":"veton-surroi-vazhdon-polemiken-me-bardhyl-hasanpapajn-i-pergjigjet-argumenteve-te-tij-per-dekretin-e-presidentes-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2026\/veton-surroi-vazhdon-polemiken-me-bardhyl-hasanpapajn-i-pergjigjet-argumenteve-te-tij-per-dekretin-e-presidentes-osmani\/","title":{"rendered":"Veton Surroi vazhdon polemik\u00ebn me Bardhyl Hasanpapajn, i p\u00ebrgjigjet argumenteve t\u00eb tij p\u00ebr dekretin e Presidentes Osmani"},"content":{"rendered":"<p><strong>Polemika mes publicistit Veton Surroi dhe juristit Bardhyl Hasanpapaj rreth aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr dekretin e Presidentes Vjosa Osmani ka vazhduar me nj\u00eb reagim t\u00eb ri t\u00eb Surroit.<\/strong><\/p>\n<p>Pasi Hasanpapaj publikoi nj\u00eb sqarim n\u00eb tet\u00eb pika, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar asnj\u00eb shkelje kushtetuese nga Presidentja Osmani dhe se aktgjykimi ka konfirmuar vler\u00ebsimin e saj kushtetues, Surroi ka dal\u00eb me nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb detajuar n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb statusin e publikuar n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook, Surroi kund\u00ebrshton interpretimin e Hasanpapajt, duke argumentuar se thelbi i debatit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Gjykata ka p\u00ebrdorur ose jo termin \u201cshkelje kushtetuese\u201d, por n\u00ebse ajo e ka pranuar interpretimin kushtetues mbi t\u00eb cilin ishte mb\u00ebshtetur Presidentja Osmani.<\/p>\n<p>Sipas Surroit, p\u00ebrgjigjja q\u00eb del nga dispozitivi dhe arsyetimi i aktgjykimit \u00ebsht\u00eb negative.<\/p>\n<p>\u201cDekreti i saj nuk u pranua si akt q\u00eb mund t\u00eb prodhonte pasoja n\u00eb rendin kushtetues t\u00eb Republik\u00ebs\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Surroi pranon se n\u00eb teorin\u00eb juridike ekziston dallim nd\u00ebrmjet nj\u00eb akti antikushtetues dhe nj\u00eb akti pa efekt juridik, por argumenton se n\u00eb rastin konkret mungesa e \u00e7do efekti juridik t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentes n\u00ebnkupton se ai nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb asnj\u00eb nga pasojat kushtetuese p\u00ebr t\u00eb cilat ishte nxjerr\u00eb.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshton edhe pretendimin e Hasanpapajt se Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar premis\u00ebn themelore t\u00eb Presidentes Osmani.<\/p>\n<p>Sipas Surroit, Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit nuk ishte konsumuar dhe pik\u00ebrisht ky konstatim, sipas tij, ka rr\u00ebzuar baz\u00ebn juridike mbi t\u00eb cil\u00ebn ishte nxjerr\u00eb dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cDuke konstatuar se ai kusht nuk ishte p\u00ebrmbushur, Gjykata rr\u00ebzoi edhe interpretimin presidencial mbi t\u00eb cilin ishte mb\u00ebshtetur dekreti\u201d, shkruan Surroi.<\/p>\n<p>Ai shton se, megjith\u00ebse Gjykata ka p\u00ebrdorur terminologjin\u00eb \u201cnuk prodhon efekt juridik\u201d, r\u00ebnd\u00ebsi ka pasoja juridike e vendimit dhe jo vet\u00ebm formulimi i p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Sipas tij, aktgjykimi nuk e ratifikoi interpretimin kushtetues t\u00eb Presidentes, por konstatoi se kushti kushtetues p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit nuk ishte p\u00ebrmbushur, refuzoi q\u00eb dekreti t\u00eb prodhonte efekt juridik dhe e riktheu procesin kushtetues n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Surroi vler\u00ebson se shp\u00ebrndarja e Kuvendit p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rendin kushtetues, pasi prekte drejtp\u00ebrdrejt ekzistenc\u00ebn dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Debati u nxit pasi Dr. sc. Bardhyl Hasanpapaj, profesor universitar, jurist dhe analist i njohur, publikoi nj\u00eb reagim n\u00eb tet\u00eb pika, ku argumentoi se Gjykata Kushtetuese nuk kishte konstatuar asnj\u00eb shkelje kushtetuese nga Presidentja Osmani dhe se interpretimet politike nuk mund t\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen e aktgjykimit.<\/p>\n<p>Hasanpapaj \u00ebsht\u00eb gjithashtu kandidat p\u00ebr deputet nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK), me numrin 34 n\u00eb list\u00ebn zgjedhore t\u00eb k\u00ebsaj partie.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Polemika mes publicistit Veton Surroi dhe juristit Bardhyl Hasanpapaj rreth aktgjykimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr dekretin e Presidentes Vjosa Osmani ka vazhduar me nj\u00eb reagim t\u00eb ri t\u00eb Surroit. Pasi Hasanpapaj publikoi nj\u00eb sqarim n\u00eb tet\u00eb pika, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar asnj\u00eb shkelje kushtetuese nga Presidentja Osmani dhe se aktgjykimi ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1236696,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2765],"tags":[],"class_list":["post-1236695","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2026"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236695","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1236695"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236695\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1236696"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1236695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1236695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1236695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}