{"id":1236909,"date":"2026-06-04T23:22:42","date_gmt":"2026-06-04T21:22:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1236909"},"modified":"2026-06-04T23:22:42","modified_gmt":"2026-06-04T21:22:42","slug":"si-u-perdoren-fotot-me-ia-dhe-kamerat-e-policise-kunder-protestes-per-zvernecin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/si-u-perdoren-fotot-me-ia-dhe-kamerat-e-policise-kunder-protestes-per-zvernecin\/","title":{"rendered":"Si u p\u00ebrdor\u00ebn fotot me IA dhe kamerat e policis\u00eb kund\u00ebr protest\u00ebs p\u00ebr Zv\u00ebrnecin"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb nj\u00e7 studio televizive, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 1 qershor, debati p\u00ebr protest\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb Zv\u00ebrnecit kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb resorti mori nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, kur i ftuari Arben Me\u00e7e paraqiti si prov\u00eb nj\u00eb fotografi.<\/strong><\/p>\n<p>Imazhi tregonte nj\u00eb autobus t\u00eb rrethuar nga njer\u00ebz \u2013 disa t\u00eb veshur me xhupa dhe pallto dimri \u2013 si dhe flamuj grek\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kufitare. Me\u00e7e tha se fotografia i ishte d\u00ebrguar nga persona t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb vendngjarje dhe pretendoi se ajo dokumentonte mb\u00ebrritjen e protestuesve nga Greqia p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e zhvilluar n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb prezent atje ma d\u00ebrguan,\u201d tha Me\u00e7e. Drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, mb\u00ebshteti interpretimin e tij, nd\u00ebrsa Me\u00e7e k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb protest\u00eb kishin mb\u00ebrritur \u201ctet\u00eb autobus\u00eb\u201d. Analisti Sk\u00ebnder Minxhozi, duke v\u00ebzhguar fotografin\u00eb, sugjeroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr linj\u00ebn Athin\u00eb-Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Por fotografia, e trajtuar n\u00eb studio si d\u00ebshmi e nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb organizuara nga jasht\u00eb, rezultoi m\u00eb pas t\u00eb ishte nj\u00eb imazh i krijuar me inteligjenc\u00eb artificiale, q\u00eb sipas autorit \u2013 t\u00eb intervistuar nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/06\/04\/si-u-perdoren-fotot-me-ia-dhe-kamerat-e-policise-kunder-protestes-per-zvernecin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BIRN<\/a> \u2013 ishte frym\u00ebzuar nga deklaratat e nj\u00eb deputeti t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Ky imazh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushate me narrativa dezinformuese n\u00eb media \u2013 e udh\u00ebhequr nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste \u2013 sipas t\u00eb cilave Greqia po nxit kritikat ndaj projektit t\u00eb lidhur me Jared Kushner, dh\u00ebndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>Fushata nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm foto t\u00eb krijuara me IA dhe deklarata spekulative nga kryeministri dhe zyrtar\u00eb socialist\u00eb, por edhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb pamjeve nga kamerat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si dhe \u2018lajme t\u00eb pakonfirmuara\u2019.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, kjo fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb manipuluar opinionin publik, nd\u00ebrsa prej tre dit\u00ebsh, mij\u00ebra qytetar\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb protesta n\u00eb Tiran\u00eb, duke k\u00ebrkuar anulimin e projektit dhe dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mendimin tim, k\u00ebto p\u00ebrmbajtje nuk synojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb dezinformojn\u00eb, por edhe t\u00eb ndikojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si qytetar\u00ebt interpretojn\u00eb nj\u00eb ngjarje apo nj\u00eb kauz\u00eb,\u201d thot\u00eb Erlis \u00c7ela, pedagog i komunikimit n\u00eb Western Balkans University n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Analisti Arben Me\u00e7e i q\u00ebndroi deklarat\u00ebs s\u00eb tij se fotografia \u00ebsht\u00eb origjinale.<\/p>\n<p>\u201cE kam testuar me tre mjetet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale t\u00eb koh\u00ebs,\u201d pretendoi ai.<\/p>\n<p>Kolegu i tij, Sk\u00ebnder Minxhozi theksoi se ishte e pamundur ta verifikonte v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fotos gjat\u00eb nj\u00eb transmetimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb s\u2019kam mund\u00ebsi q\u00eb ta verifikoj n\u00eb koh\u00eb reale n\u00ebse fotoja \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Drejtuesi i emisionit \u201cReal Story\u201d n\u00eb ABC News, Sokol Balla, nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave t\u00eb BIRN-it p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p><strong>Protesta dhe narrativa e rreme me IA<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1236910\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/foto-me-ai-533x400-1.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/foto-me-ai-533x400-1.jpg 533w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/foto-me-ai-533x400-1-300x225.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 533px) 100vw, 533px\" \/><br \/>\nKompania q\u00eb po zhvillon resortin, Zv\u00ebrnec South Adriatic Development, \u00ebsht\u00eb regjistruar offshore n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb trusti n\u00eb Holand\u00eb, nd\u00ebrsa pronar\u00ebt p\u00ebrfitues t\u00eb saj mbeten anonim\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka marr\u00eb disa leje zhvillimi nga KKTU dhe sipas Ram\u00ebs, do t\u00eb investoj\u00eb 4 miliard\u00eb euro, por asnj\u00eb nga lejet dhe as dokumentet shoq\u00ebruese, p\u00ebrfshi Vler\u00ebsimin e Ndikimit n\u00eb Mjedis nuk jan\u00eb zbardhur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb prillit, kompania vendosi t\u00eb rrethonte zon\u00ebn e mbrojtur duke p\u00ebrdorur si shkres\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga AZHT, e cila e njoftonte p\u00ebr miratimin e nj\u00eb leje punimesh kantieri ende t\u00eb pafirmosur.<\/p>\n<p>Rrethimi, i cili u b\u00eb fillimisht edhe me tela me gjemba, solli protesta nga aktivist\u00eb t\u00eb mjedisit dhe banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs q\u00eb pretendojn\u00eb toka brenda tij.<\/p>\n<p>N\u00eb 30 maj, banor\u00eb e Zv\u00ebrnecit \u2013 nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jetojn\u00eb prej vitesh n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi \u2013 dhe aktivist\u00eb, u p\u00ebrplas\u00ebn me punonj\u00ebs t\u00eb nj\u00eb kompanie sigurie t\u00eb pun\u00ebsuar nga zhvilluesi.<\/p>\n<p>Dhunimi i i nj\u00eb prej banor\u00ebve nga rojet private t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i lakrimogjen\u00ebve kund\u00ebr protestuesve \u2013 n\u00eb sy t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb q\u00ebndroi apatike, sh\u00ebrbyen si shk\u00ebndij\u00eb p\u00ebr protesta masive n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00ebrhequr dhjetra mij\u00ebra qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Kryemnistri Edi Rama reagoi duke pretenduar se protesta po nxitej nga Athina.<\/p>\n<p>\u201cSi mund t\u00eb jen\u00eb gazetat e Greqis\u00eb aleat\u00ebt tuaj n\u00eb mbrojtjen e mjedisit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? Gazetat greke q\u00eb jan\u00eb mbushur sot t\u00eb gjitha me kauz\u00ebn tuaj. Ka di\u00e7ka k\u00ebtu q\u00eb nuk shkon?\u201d tha nd\u00ebr t\u00eb tjera lideri jetgjat\u00eb socialist, nd\u00ebrsa u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb distanc\u00eb me ish-kryeministrin grek, Alexis Tsipras.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e Ram\u00ebs u kthyen n\u00eb \u201cprojekt\u201d politik nga deputet\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb lidhur protest\u00ebn me Athin\u00ebn zyrtare. Nj\u00eb prej tyre ishte deputeti i Partis\u00eb Socialiste, Ardit Bido, i cili mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb Kuvend ndaj protest\u00ebs dhe aktor\u00ebve sipas tij t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTre autobuzat q\u00eb erdh\u00ebn nga Greqia pse nuk i deklarojn\u00eb,\u201d pyeti Bido nga podiumi i Kuvendit. \u201cKush i nxiti k\u00ebto autobuza,\u201d shtoi ai, duke pretenduar se ato lidheshin me eurodeputetin greko-shqiptar, Fredi Beleri, nj\u00eb figur\u00eb kontraverse politike.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e Bidos sh\u00ebrbyen si frym\u00ebzim p\u00ebr Marjus Seitin, gazetar lokal n\u00eb Vlor\u00eb dhe administrues i faqes \u201cVlora\u201d n\u00eb Facebook, i cili shpesh mb\u00ebshtet socialist\u00ebt lokal\u00eb n\u00eb faqen q\u00eb administron. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb ilustrimi p\u00ebr fjal\u00ebt e deputetit t\u00eb zon\u00ebs, Seiti thot\u00eb se p\u00ebrdori ChatGPT p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb imazh, i cili m\u00eb pas u qarkullua nga ABC News dhe medie t\u00eb tjera pro-qeveritare.<\/p>\n<p>\u201cPamja \u00ebsht\u00eb ilustruese e krijuar me ChatGPT, bazuar n\u00eb ato q\u00eb tha deputeti Ardit Bido dje n\u00eb Parlament,\u201d shpjegoi Seiti p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ai theksoi se e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb komente origjin\u00ebn e fotos, e cila ka detaje absurde q\u00eb tradhtojn\u00eb natyr\u00ebn e saj artificiale: tabela q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr pa u mbajtur nga askush, njer\u00ebz t\u00eb veshur me xhupa dim\u00ebror\u00eb jasht\u00eb sezonit, dhe nj\u00eb targ\u00eb autobusi q\u00eb nis me \u2018AL\u2019 q\u00eb p\u00ebrfundon si targ\u00eb greke.<\/p>\n<p>Seiti tha se fiktiviteti qe i duksh\u00ebm dhe nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij q\u00eb kjo u p\u00ebrdor n\u00eb lajme.<\/p>\n<p>\u201cAta n\u00eb studio duhet t\u00eb jen\u00eb profesionist\u00eb dhe t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dallojn\u00eb se nj\u00eb foto me 500 pixel nuk mund t\u00eb jet\u00eb reale dhe nuk merret p\u00ebr baz\u00eb,\u201d tha ai. \u201cDuhen ftuar n\u00eb studio njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje ta verifikojn\u00eb informacionin,\u201d shtoi Seiti, duke n\u00ebnvizuar se ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb pro projektit t\u00eb Kushner.<\/p>\n<p>Kjo foto nuk qe e vetmja e prodhuar k\u00ebshtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. M\u00eb her\u00ebt para protest\u00ebs, burime anonime q\u00eb u shum\u00ebfishuan m\u00eb pas n\u00eb rrjete sociale nga profile pro iraniane dhe t\u00eb ngjashme, postuan foto t\u00eb rreme t\u00eb flamurit izraelit n\u00eb rrethimin n\u00eb Pish\u00eb Poro \u2013 Nart\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto foto m\u00eb pas u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb narrativ\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar protestuesit si ekstremist\u00eb dhe t\u00eb painformuar.<\/p>\n<p>Pedagogu i komunikimit, Erlis \u00c7ela thekson se transmetimi i imazheve me IA si t\u00eb v\u00ebrteta, zhvendos debatin nga kauza reale te pretendime pa baz\u00eb faktike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse media publikon materiale q\u00eb sugjerojn\u00eb se protestuesit po veprojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave t\u00eb huaja pa prova t\u00eb qarta dhe t\u00eb verifikuara, ajo rrezikon t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si publiku i sheh k\u00ebta qytetar\u00eb,\u201d thot\u00eb \u00c7ela.<\/p>\n<p>Deputeti Ardit Bido e sheh ndryshe. Ai i tha BIRN se banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit kishin t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar, por insistoi se kishte edhe instrumentalizim politik nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBanor\u00ebt kan\u00eb ardhur n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb, q\u00eb p\u00ebr mua q\u00ebndron dhe \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Mes tyre, ka pasur s\u00eb paku nj\u00eb individ, i cili sipas informacioneve nga vet\u00eb banor\u00ebt, u instrumentalizua me argumentin se \u201cGreqia nuk m\u00eb l\u00eb t\u00eb kthehem pas\u201d,\u201d tha Bido p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ai shkoi edhe m\u00eb tej, duke pretenduar se kushdo q\u00eb nuk ndante q\u00ebndrimin e Partis\u00eb Socialiste, punonte kund\u00ebr interesit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cBIRN dhe kushdo q\u00eb sheh interesat ekonomike t\u00eb fqinj\u00ebve q\u00eb kan\u00eb investime miliard\u00ebshe n\u00eb turiz\u00ebm, po merr pjes\u00eb haptazi n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb hibride,\u201d akuzoi ai.<\/p>\n<p><strong>Hetim nga SPAK?<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1236912\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/survejimi-dhe-perdorimi-i-mjeteve-publike-600x346-1.png\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"346\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/survejimi-dhe-perdorimi-i-mjeteve-publike-600x346-1.png 600w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/survejimi-dhe-perdorimi-i-mjeteve-publike-600x346-1-300x173.png 300w\" sizes=\"(max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><br \/>\nP\u00ebrtej imazhit t\u00eb krijuar me inteligjenc\u00eb artificiale dhe deklaratave politike spekulative, BIRN gjeti se disa media t\u00eb tjera prodhuan nj\u00eb mori lajmesh q\u00eb promovonin narrativ\u00ebn e qeveris\u00eb se pas protestave fshihej Greqia.<\/p>\n<p>Protestuesi q\u00eb u dhunua nga rojet e siguris\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec u cil\u00ebsua \u201cgreku\u201d n\u00eb lajm t\u00eb televizionit komb\u00ebtar Top Channel. ABC News, megjithat\u00eb, duket se shkoi nj\u00eb hap m\u00eb tej.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur narrativ\u00ebn e autobus\u00ebve t\u00eb shfaqur n\u00eb emisionin kryesor t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs, televizioni raportoi t\u00eb mart\u00ebn se SPAK kishte nisur procedim penal lidhur me autobus\u00ebt dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si protestuesit kishin mb\u00ebrritur n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Pamjet q\u00eb shoq\u00ebronin kronik\u00ebn tregonin autobus\u00eb t\u00eb linj\u00ebs Vlor\u00eb\u2013Athin\u00eb, t\u00eb identifikuar me element\u00eb grafik\u00eb \u2013 katror\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr dhe sh\u00ebnues semantik\u00eb \u2013 q\u00eb ngjajn\u00eb me ato t\u00eb Sistemit t\u00eb Monitorimit t\u00eb Trafikut t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Pronari i linj\u00ebs s\u00eb autobus\u00ebve q\u00eb shfaqet n\u00eb pamjet televizive, Xhorxhi Ruci, u tall me pretendimet p\u00ebr financime t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>\u201cNuk u \u00e7mend Greqia t\u00eb na jap\u00eb para neve,\u201d deklaroi Ru\u00e7i n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike, nd\u00ebrsa shtoi se prej 35 vitesh kryen linj\u00ebn Athin\u00eb\u2013Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk i di hallet e pasagjer\u00ebve; kush vjen p\u00ebr mort, kush vjen p\u00ebr dasm\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm dhe Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN-it n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si pamjet e sistemit shtet\u00ebror t\u00eb monitorimit u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb media p\u00ebr t\u00eb identifikuar mjetet me t\u00eb cilat u pretendua se udh\u00ebtuan qytetar\u00ebt protestues.<\/p>\n<p>Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) e p\u00ebrg\u00ebnjeshtroi zyrtarisht pretendimin se po hetonte t\u00eb ashtuquajturit \u201cautobus\u00eb nga Greqia\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka procedim apo hetim,\u201d tha SPAK.<\/p>\n<p>Sipas aktivistit Rigels Xhemollari nga organizata \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d, p\u00ebrdorimi i pamjeve nga kamerat e siguris\u00eb synonte frik\u00ebsimin e qytetar\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb shtetasi shqiptar, p\u00ebr asnj\u00eb arsye, nuk mund t\u2019i mohohet e drejta kushtetuese e protest\u00ebs,\u201d tha Xhemollari, i cili k\u00ebrkoi hetime mbi rrjedhjen dhe publikimin e pamjeve.<\/p>\n<p>Edhe Erlis \u00c7ela tha se publikimi i k\u00ebtyre materialeve ngre shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr privat\u00ebsin\u00eb dhe etik\u00ebn mediatike.<\/p>\n<p>\u201cPubliku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dij\u00eb se si jan\u00eb siguruar k\u00ebto pamje, p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi jan\u00eb p\u00ebrdorur dhe n\u00ebse publikimi i tyre p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cMedia dhe gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kan\u00eb detyrimin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparenc\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien me institucionin q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ruajtjen e tyre,\u201d shtoi \u00c7ela.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00e7 studio televizive, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 1 qershor, debati p\u00ebr protest\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb Zv\u00ebrnecit kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb resorti mori nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb, kur i ftuari Arben Me\u00e7e paraqiti si prov\u00eb nj\u00eb fotografi. Imazhi tregonte nj\u00eb autobus t\u00eb rrethuar nga njer\u00ebz \u2013 disa t\u00eb veshur me xhupa dhe pallto dimri \u2013 si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1236914,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1236909","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1236909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1236909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1236914"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1236909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1236909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1236909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}