{"id":1237481,"date":"2026-06-06T18:06:53","date_gmt":"2026-06-06T16:06:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1237481"},"modified":"2026-06-06T18:06:53","modified_gmt":"2026-06-06T16:06:53","slug":"kqz-ja-vazhdon-te-mbeshtetet-te-britania-per-platformen-e-rezultateve-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2026\/kqz-ja-vazhdon-te-mbeshtetet-te-britania-per-platformen-e-rezultateve-zgjedhore\/","title":{"rendered":"KQZ-ja vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtetet te Britania p\u00ebr platform\u00ebn e rezultateve zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosov\u00ebs (KQZ) do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet tek Qeveria e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe sigurin\u00eb e platform\u00ebs online p\u00ebr publikimin e rezultateve zgjedhore, e cila do t\u00eb p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr zgjedhjet e 7 qershorit.<\/strong><\/p>\n<p>Platforma, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs publiku do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale rezultatet preliminare pas mbylljes s\u00eb procesit t\u00eb votimit dhe nisjes s\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave, u zhvillua vitin e kaluar me mb\u00ebshtetje britanike dhe do t\u00eb p\u00ebrdoret s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor.<\/p>\n<p>Komisioni kishte hasur n\u00eb telashe t\u00eb m\u00ebdha me platform\u00ebn n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, si p\u00ebr shembull n\u00eb zgjedhjet e shkurtit 2025, kur serveri dhe ueb-faqja zyrtare binin vazhdimisht n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ambasada britanike n\u00eb Prishtin\u00eb thot\u00eb p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kqz-mbeshtetet-britania-platforma-rezultate\/33774104.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radion Evropa e Lir\u00eb<\/a> (REL) se &#8211; derisa vitin e kaluar ndihmoi n\u00eb zhvillimin e softuerit t\u00eb ri p\u00ebr tabelimin dhe publikimin e votave &#8211; n\u00eb zgjedhjet e k\u00ebsaj t\u00eb diele do ta mb\u00ebshtes\u00eb komisionin n\u00eb p\u00ebrdorimin e tij.<\/p>\n<p>Ajo shton se kjo po b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb financuar nga Qeveria britanike, derisa softueri \u00ebsht\u00eb zhvilluar nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare me seli n\u00eb Angli, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00eb kompani lokale t\u00eb Teknologjis\u00eb Informative n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo organizat\u00eb (BAE Systems Digital Intelligence) ka kryer gjithashtu testime t\u00eb infrastruktur\u00ebs IT t\u00eb sistemeve me qasje t\u00eb jashtme dhe do t\u00eb ofroj\u00eb monitorim t\u00eb avancuar gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore, me q\u00ebllim mbrojtjen nga sulmet kibernetike q\u00eb ndodhin gjat\u00eb zgjedhjeve\u201d, thekson Ambasada britanike.<\/p>\n<p>Kastriot Fetahaj, inxhinier i siguris\u00eb kibernetike, thot\u00eb se KQZ-ja duhet t\u00eb investoj\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb probleme me platform\u00ebn, qoft\u00eb me num\u00ebrimin e votave, qoft\u00eb n\u00eb publikimin e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb sistemi t\u00eb jet\u00eb i qassh\u00ebm pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn e publikimit t\u00eb rezultateve. Platforma duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh vizitash nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe t\u00eb bllokoj\u00eb sulmet eventuale&#8221;, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Valmir Elezi, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i KQZ-s\u00eb, tha se platforma e rezultateve \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e komisionit zgjedhor dhe \u201cparaqet nj\u00eb komponent t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb infrastruktur\u00ebs son\u00eb zgjedhore\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, tani Qeveria britanike \u00ebsht\u00eb duke e mb\u00ebshtetur KQZ-n\u00eb aspektin e mir\u00ebmbajtjes dhe avancimit t\u00eb funksionaliteteve t\u00eb platform\u00ebs.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja britanike ka ndikuar n\u00eb rritjen e transparenc\u00ebs, besueshm\u00ebris\u00eb dhe siguris\u00eb s\u00eb procesit zgjedhor, sipas Elezit, i cili iu referua raportit t\u00eb KQZ-s\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, q\u00eb u d\u00ebrgua n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>As Ambasada britanike e as KQZ-ja nuk treguan se cila \u00ebsht\u00eb vlera financiare e realizimit t\u00eb k\u00ebtij projekti, duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk ka \u201ckosto specifike p\u00ebr KQZ-n\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Elezit, platforma online e KQZ-s\u00eb do t\u00eb publikohet gjat\u00eb fundjav\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb platform\u00ebn e KQZ-s\u00eb do t\u00eb publikohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e votuesve n\u00eb votime nga 911 Qendra t\u00eb Votimit me gjithsej 2,498 vendvotime n\u00eb t\u00eb cilat zhvillohet votimi i rregullt si dhe rezultatet preliminare t\u00eb subjekteve politike, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb flet\u00ebvotimeve n\u00eb vendvotime\u201d, deklaroi Elezi.<\/p>\n<p>KQZ-ja thot\u00eb se synon t\u00eb vazhdoj\u00eb me zhvillimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e platform\u00ebs, me q\u00ebllim rritjen e transparenc\u00ebs, efikasitetit dhe qasjes s\u00eb publikut n\u00eb rezultatet zgjedhore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ambasada britanike shton se po shqyrtohen aktivitete t\u00eb ardhshme n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb kibernetike n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe ato n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u201cq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe rezistenc\u00ebs afatgjat\u00eb institucionale\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do mb\u00ebshtetje e ardhshme do t\u00eb shqyrtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, krahas planeve t\u00eb vet\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe forcimin e k\u00ebtyre sistemeve\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb shkuar, rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme nuk ishin t\u00eb qasshme p\u00ebr publikun, pasi platforma online e KQZ-s\u00eb p\u00ebr disa or\u00eb ishte jasht\u00eb sistemit. Ajo u rikthye nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve, por u p\u00ebrcoll me telashe t\u00eb koh\u00ebpaskohshme.<\/p>\n<p>Fetahaj thot\u00eb se vonesat n\u00eb num\u00ebrimin e votave dhe shfaqjen e rezultateve, shkaku i mosfunksionimit t\u00eb duhur t\u00eb platform\u00ebs, ndikojn\u00eb n\u00eb integritetin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se, megjith\u00ebse platforma nuk \u00ebsht\u00eb pika e vetme ku num\u00ebrohen votat, sistemi duhet t\u00eb funksionoj\u00eb mir\u00eb q\u00eb rezultatet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shpejta, t\u00eb sakta dhe t\u00eb besueshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosov\u00ebs (KQZ) do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet tek Qeveria e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe sigurin\u00eb e platform\u00ebs online p\u00ebr publikimin e rezultateve zgjedhore, e cila do t\u00eb p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr zgjedhjet e 7 qershorit. Platforma, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs publiku do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale rezultatet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1057616,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2765],"tags":[],"class_list":["post-1237481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2026"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1237481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1057616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1237481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1237481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1237481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}