{"id":1237527,"date":"2026-06-06T21:18:31","date_gmt":"2026-06-06T19:18:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1237527"},"modified":"2026-06-06T21:18:31","modified_gmt":"2026-06-06T19:18:31","slug":"hamza-kurtit-nga-e-hena-nis-llogaridhenia-per-cdo-euro-te-taksapaguesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2026\/hamza-kurtit-nga-e-hena-nis-llogaridhenia-per-cdo-euro-te-taksapaguesve\/","title":{"rendered":"Hamza-Kurtit: Nga e h\u00ebna nis llogaridh\u00ebnia p\u00ebr \u00e7do euro t\u00eb taksapaguesve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, n\u00eb tubimin p\u00ebrmbyll\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se Kosova sot nuk \u00ebsht\u00eb aty ku duhet t\u00eb jet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cFamiljet kosovare po p\u00ebrballen me \u00e7mime t\u00eb larta. Prind\u00ebrit po e kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta mbushin shport\u00ebn e familjes. Pensionist\u00ebt po e masin \u00e7do shpenzim. T\u00eb rinjt\u00eb po e pyesin veten n\u00ebse e ardhmja e tyre \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu apo diku tjet\u00ebr. Bizneset po p\u00ebrballen me pasiguri, me munges\u00eb p\u00ebrkrahjeje dhe me nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk i d\u00ebgjon. Sh\u00ebndet\u00ebsia ende nuk e jep sh\u00ebrbimin q\u00eb qytetari e meriton. Arsimi ende nuk po i p\u00ebrgatit f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen q\u00eb i pret. Drejt\u00ebsia ende nuk \u00ebsht\u00eb aq e shpejt\u00eb, aq efikase dhe aq e pavarur sa duhet t\u00eb jet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Dhe e v\u00ebrteta duhet th\u00ebn\u00eb hapur:\u00a0Kosova \u00ebsht\u00eb lodhur nga krizat. Kosova \u00ebsht\u00eb lodhur nga konfliktet e p\u00ebrditshme. Kosova \u00ebsht\u00eb lodhur nga arroganca, nga propaganda, nga faj\u00ebsimet dhe nga premtimet e pambajtura\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Hamza ka shtuar se qytetar\u00ebt nuk duan m\u00eb drama dhe nuk duan m\u00eb arsyetime.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt nuk duan m\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb lufton me t\u00eb gjith\u00eb, por nuk i zgjidh problemet e askujt. Qytetar\u00ebt duan stabilitet. Duan kompetenc\u00eb. Duan rezultate. Duan nj\u00eb qeveri q\u00eb punon. Duan nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb di t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb. Dhe un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u zotuar para jush. Un\u00eb nuk vij p\u00ebr t\u00eb sunduar. Vij p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer. Nuk vij p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb. Vij p\u00ebr t\u00eb bashkuar. Nuk vij p\u00ebr t\u00eb prodhuar kriza. Vij p\u00ebr t\u2019i ndalur krizat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Hamza, ka th\u00ebn\u00eb se kjo fushat\u00eb ka ofruar nj\u00eb zgjedhje t\u00eb qart\u00eb mes dy rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebra rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e kriz\u00ebs, e p\u00ebr\u00e7arjes, e konfliktit, e izolimit dhe e arroganc\u00ebs. Rruga tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb rruga e zhvillimit, e stabilitetit, e bashk\u00ebpunimit, e pun\u00ebs dhe e rezultateve. Ne jemi rruga e dyt\u00eb. Rruga e qytetar\u00ebve. Rruga e Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sepse, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ai, Kosova nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr eksperimente.<\/p>\n<p>\u201cGjasht\u00eb vjet jan\u00eb mjaft! Kosova nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb e m\u00ebson pun\u00ebn duke gabuar mbi kurrizin e qytetar\u00ebve. Gjasht\u00eb vjet jan\u00eb mjaft! Kosova nuk ka m\u00eb koh\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebr \u00e7do d\u00ebshtim e gjejn\u00eb nj\u00eb armik, por p\u00ebr asnj\u00eb problem nuk e gjejn\u00eb nj\u00eb zgjidhje. Gjasht\u00eb vjet jan\u00eb mjaft! Mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft! Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr qeverisje serioze. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr plan. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqje q\u00eb din\u00eb t\u00eb punoj\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqje q\u00eb e kupton shtetin, ekonomin\u00eb dhe institucionet. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqje q\u00eb i respekton qytetar\u00ebt. P\u00ebr udh\u00ebheqje t\u00eb p\u00ebrgjegjshme. P\u00ebr udh\u00ebheqje llogaridh\u00ebn\u00ebse.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb panjohura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kryeministrin n\u00eb ikje.<\/p>\n<p>\u201cSepse p\u00ebr gjasht\u00eb vjet, Kurti e p\u00ebrdori shtetin sikur t\u00eb ishte pron\u00eb e tij. I p\u00ebrdori institucionet p\u00ebr pushtet. I p\u00ebrdori financat publike p\u00ebr propagand\u00eb. I p\u00ebrdori vendimet e Qeveris\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019i ndihmuar qytetar\u00ebt, por p\u00ebr ta shp\u00ebtuar pushtetin e vet.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb se kjo Qeveri dhe kryeministri n\u00eb ikje, nga e h\u00ebna do ta m\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb re: llogaridh\u00ebnien.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ket\u00eb llogaridh\u00ebnie p\u00ebr parat\u00eb publike. Do t\u00eb ket\u00eb llogaridh\u00ebnie p\u00ebr vendimet e dyshimta. Do t\u00eb ket\u00eb llogaridh\u00ebnie p\u00ebr abuzimin me shtetin. Do t\u00eb ket\u00eb llogaridh\u00ebnie p\u00ebr \u00e7do euro t\u00eb taksapaguesve q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr interesa partiake e jo p\u00ebr qytetar\u00ebt. Sepse shteti nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e nj\u00eb njeriu. Parat\u00eb publike nuk jan\u00eb fond partiak. Institucionet nuk jan\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr pushtetin. N\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, pushteti buron nga qytetari. Dhe pushteti duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjet qytetarit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se nuk jan\u00eb para qytetar\u00ebve vet\u00ebm me fjal\u00eb, si t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cKemi ardhur me program. Kemi ardhur me vendime konkrete. Kemi ardhur me zotime t\u00eb qarta. Nga dita e par\u00eb e Qeveris\u00eb son\u00eb, prioriteti yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb qytetari\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i PDK-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se do ta ulin barr\u00ebn mbi familjet.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se do ta ulin TVSH-n\u00eb p\u00ebr produktet baz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u2019i rrisim pagat. Do t\u2019i rrisim pensionet. Do t\u2019i mb\u00ebshtesim bizneset. Do t\u00eb hapim vende t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. Do t\u00eb investojm\u00eb n\u00eb energji, n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb shkolla, n\u00eb spitale dhe n\u00eb drejt\u00ebsi. Sepse ekonomia nuk \u00ebsht\u00eb teori. Ekonomia \u00ebsht\u00eb buka n\u00eb tavolin\u00eb. \u00cbsht\u00eb paga n\u00eb fund t\u00eb muajit. \u00cbsht\u00eb \u00e7mimi i rrym\u00ebs. \u00cbsht\u00eb \u00e7mimi i miellit, i vajit, i qum\u00ebshtit. \u00cbsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb i ri ta nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn e vet n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb dinjiteti i nj\u00eb pensionisti q\u00eb nuk duhet t\u00eb zgjedh\u00eb mes barnave dhe ushqimit. Ky \u00ebsht\u00eb kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb i qeverisjes. Jo fjalime t\u00eb m\u00ebdha. Jo armiq imagjinar\u00eb. Jo propagand\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme. Por pun\u00eb. Vendime. Rezultate. Llogaridh\u00ebnie.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n<p>Ai ka shtuar se e di q\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb jan\u00eb zhg\u00ebnjyer nga politika.<\/p>\n<p>\u201cE di se shum\u00eb prej jush kan\u00eb d\u00ebgjuar shum\u00eb premtime. E di se shum\u00eb prej jush pyesin: a mund t\u00eb ndryshoj\u00eb v\u00ebrtet di\u00e7ka? P\u00ebrgjigjja ime sonte \u00ebsht\u00eb:\u00a0PO. PO, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb. Por ndryshimi nuk ndodh vet\u00eb. Ndryshimi nuk vjen duke q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpi. Ndryshimi nuk vjen duke th\u00ebn\u00eb \u201ct\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj\u201d. Ndryshimi vjen kur qytetar\u00ebt vendosin ta marrin t\u00eb ardhmen e vendit n\u00eb duart e tyre. T\u00eb diel\u00ebn, secili prej jush ka nj\u00eb fuqi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nj\u00eb vot\u00eb. Nj\u00eb vendim. Nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta ndalur kriz\u00ebn dhe p\u00ebr ta ndryshuar Kosov\u00ebn. Prandaj sonte dua t\u2019i drejtohem secilit qytetar q\u00eb ende \u00ebsht\u00eb i pavendosur. N\u00ebse je i lodhur nga \u00e7mimet e larta, voto p\u00ebr ndryshim. N\u00ebse je i lodhur nga pagat q\u00eb nuk mjaftojn\u00eb, voto p\u00ebr ndryshim. N\u00ebse je pensionist dhe e di se meriton m\u00eb shum\u00eb dinjitet, voto p\u00ebr ndryshim. N\u00ebse je prind dhe do nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tu, voto p\u00ebr ndryshim. N\u00ebse je i ri dhe do t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb Kosov\u00eb, jo t\u00eb ik\u00ebsh prej saj, voto p\u00ebr ndryshim. N\u00ebse je nd\u00ebrmarr\u00ebs dhe do nj\u00eb shtet q\u00eb t\u00eb ndihmon, jo q\u00eb t\u00eb pengon, voto p\u00ebr ndryshim. N\u00ebse do nj\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb normale, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb zhvilluar dhe m\u00eb t\u00eb respektuar, voto p\u00ebr ndryshim. Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zgjedhje mes partive. Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje p\u00ebr drejtimin e Kosov\u00ebs.\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hamza.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, n\u00eb tubimin p\u00ebrmbyll\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se Kosova sot nuk \u00ebsht\u00eb aty ku duhet t\u00eb jet\u00eb. \u201cFamiljet kosovare po p\u00ebrballen me \u00e7mime t\u00eb larta. Prind\u00ebrit po e kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta mbushin shport\u00ebn e familjes. Pensionist\u00ebt po e masin \u00e7do shpenzim. T\u00eb rinjt\u00eb po e pyesin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1237528,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2765],"tags":[],"class_list":["post-1237527","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2026"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1237527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1237527\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1237528"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1237527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1237527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1237527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}