{"id":1240303,"date":"2026-06-13T19:24:45","date_gmt":"2026-06-13T17:24:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1240303"},"modified":"2026-06-13T19:24:45","modified_gmt":"2026-06-13T17:24:45","slug":"flamingot-ne-lufte-kunder-armiqve-te-kapitalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/flamingot-ne-lufte-kunder-armiqve-te-kapitalizmit\/","title":{"rendered":"Flamingot n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr armiqve t\u00eb kapitalizmit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb nga ironit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sulmeve t\u00eb pushtetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se Revolucionin e Flamingove po paraqiten ta trajtojn\u00eb si nj\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr investimeve t\u00eb huaja apo kund\u00ebr kapitalizmit. Madje kam shum\u00eb nga rrethi im shoq\u00ebror q\u00eb mb\u00ebshtetjen time p\u00ebr k\u00ebto protesta ma kan\u00eb quajtur si tradh\u00ebti ndaj bindjeve t\u00eb liberalizmit klasik t\u00eb cilat i mbroj me zjarr n\u00eb publik prej pothuaj tre dekadash.  Prandaj vendosa ta shkruaj k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se  argumenti do duhej  t\u00eb formulohet pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn sepse Revolucioni i Flamingove \u00ebsht\u00eb faktikisht nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb e tregut t\u00eb bazuar n\u00eb konkurrenc\u00eb, drejt\u00ebsi e barazi para ligjit.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kapitaliste sikurse e mendonte Adam Smithi, babai i liberalizmit, sip\u00ebrmarr\u00ebsit konkurrojn\u00eb mes tyre n\u00eb kushte t\u00eb barabarta dhe askush nuk merr privilegje p\u00ebr shkak t\u00eb mbiemrit, lidhjeve politike apo af\u00ebrsis\u00eb me pushtetin. Shteti thjesht vendos rregullat e loj\u00ebs dhe m\u00eb pas q\u00ebndron neutral ndaj lojtar\u00ebve. Si\u00e7 paralajm\u00ebronte Milton Friedman, k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh p\u00ebr ekonomin\u00eb e tregut nuk vjen domosdoshm\u00ebrisht nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e kapitalizmit, por shpesh nga vet\u00eb bizneset q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb privilegje, monopole dhe favore nga shteti. Kur fitimi buron nga lidhjet politike dhe jo nga konkurrenca, nuk kemi m\u00eb ekonomi tregu por at\u00eb q\u00eb Friedman dhe shum\u00eb liberal\u00eb modern\u00eb do ta quanin kapitaliz\u00ebm klientelist. <\/p>\n<p>Prandaj ajo q\u00eb shpesh sulmohet gabimisht si d\u00ebshtim i kapitalizmit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i sistemit klientelist kleptokrat. P\u00ebrmes Teoris\u00eb s\u00eb Zgjedhjes Publike (Public Choice Theory), Nobelisti James Buchanan zbuloi fenomin e k\u00ebrkimit t\u00eb privilegjeve ekonomike p\u00ebrmes rrug\u00ebve politike (rent-seeking), ku bizneset i transferojn\u00eb energjit\u00eb e tyre nga inovacioni te lobimi politik p\u00ebr t\u00eb siguruar licenca, mbrojtje dhe privilegje ekskluzive. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, konflikti aktual nuk \u00ebsht\u00eb aspakt mes kapitalizmit dhe ambientalizmit por mes kapitalizmit konkurrues ku fituesit i zgjedh konsumtaroi  dhe nj\u00eb shteti t\u00eb kapur ku fituesit i zgjedh pushteti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se krijon pabarazi ligjore dhe jo pabarazi tregu. K\u00ebt\u00eb dallim e formuloi qart\u00eb edhe Friedrich Hayek, i cili argumentonte se nj\u00eb shoq\u00ebri e lir\u00eb nuk mund t\u00eb garantoj\u00eb barazi rezultatesh, por duhet t\u00eb garantoj\u00eb barazi rregullash. P\u00ebr Hayek-un, shteti nuk duhet t\u00eb trajtoj\u00eb njer\u00ebzit sipas identitetit, pasuris\u00eb apo lidhjeve t\u00eb tyre, por sipas t\u00eb nj\u00ebjtave norma t\u00eb p\u00ebrgjithshme e abstrakte q\u00eb vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Pik\u00ebrisht sepse individ\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb talent, ambicie dhe fat, rezultatet do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndryshme; por ligji duhet t\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb thelb, liberalizmi klasik lindi si nj\u00eb kryengritje intelektuale dhe politike kund\u00ebr ideologjis\u00eb se disa njer\u00ebz, p\u00ebr shkak t\u00eb gjakut, titullit apo af\u00ebrsis\u00eb me pushtetin, kishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta e privilegje se t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb pronar lokali rrezikon gjoba apo shembje p\u00ebr disa metra tarrac\u00eb, kur nj\u00eb familje nuk merr dot leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb pron\u00ebn e vet, kur nj\u00eb fermer p\u00ebrballet me burokraci pafund p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur tok\u00ebn e tij, nd\u00ebrsa p\u00ebr projekte gjigante t\u00eb njer\u00ebzve me lidhje politike,  ligjet ndryshohen dhe procedurat p\u00ebrshpejtohen, krijohet bindja se n\u00eb Shqip\u00ebri ligji nuk \u00ebsht\u00eb i barabart p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb pushteti fillon t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrjashtime p\u00ebr t\u00eb favorizuar disa investitor\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nuk kemi m\u00eb sundim t\u00eb ligjit por sundim t\u00eb privilegjit. Dhe aty nuk po mbrohet kapitalizmi; po rikrijohet, me mjete moderne, e nj\u00ebjta logjik\u00eb feudale q\u00eb liberalizmi klasik u ngrit p\u00ebr ta rr\u00ebzuar.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb devijim e shpjegon qart\u00eb laureati nobel Douglass North, i cili argumentonte se prosperiteti afatgjat\u00eb i nj\u00eb vendi nuk varet kryesisht nga burimet natyrore apo thjesht nga volumi i investimeve t\u00eb huaja, por nga cil\u00ebsia e institucioneve t\u00eb tij. Duke u mb\u00ebshtetur mbi k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb mendimi, ekonomist\u00ebt modern\u00eb si Acemoglu dhe Robinson kan\u00eb treguar se vendet q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb institucione &#8220;gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse&#8221; (inclusive) prodhojn\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme, nd\u00ebrsa ato q\u00eb krijojn\u00eb institucione &#8220;ekstraktive&#8221; (zhvat\u00ebse) prodhojn\u00eb pasuri p\u00ebr pak njer\u00ebz dhe stagnim p\u00ebr shumic\u00ebn.<\/p>\n<p>Si\u00e7 paralajm\u00ebronte James M. Buchanan, politika nuk duhet analizuar duke supozuar se pushtetar\u00ebt jan\u00eb engj\u00ebj. Edhe ata reagojn\u00eb ndaj interesave dhe incentivave personale. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, liberal\u00ebt besojn\u00eb tek &#8220;qeveria e vog\u00ebl&#8221; e luftojn\u00eb q\u00eb pushteti t\u00eb kufizohet. Sa m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb diskrecionale t\u00eb ket\u00eb qeveria p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb favore, p\u00ebrjashtime dhe trajtime speciale, aq m\u00eb shum\u00eb ekonomia largohet nga tregu dhe afrohet me klientelizmin. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb projekt i privilegjuar. Problemi \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb i d\u00ebrgohet gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb: se suksesi nuk varet nga konkurrenca, inovacioni apo puna, por nga af\u00ebrsia me pushtetin. \u00c7do privilegj i dh\u00ebn\u00eb krijon k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr privilegje t\u00eb reja. \u00c7do p\u00ebrjashtim nga rregulli dob\u00ebson vet\u00eb rregullin. Dhe me kalimin e koh\u00ebs, ekonomia pushon s\u00eb qeni nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar vler\u00eb dhe shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur shtetin. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb t\u00eb \u00e7on jo drejt kapitalizmit, por drejt oligarkis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga parimet themelore t\u00eb ekonomis\u00eb liberale q\u00eb shkelet nga projekti i Zv\u00ebrnecit dhe shum\u00eb projekte t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, \u00ebsht\u00eb se fitimi duhet t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr marrjen e riskut. Si\u00e7 argumentonte ekonomisti i Shkoll\u00ebs s\u00eb \u00c7ikagos, Frank Knight, fitimi i past\u00ebr ekonomik \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm vet\u00ebm kur sip\u00ebrmarr\u00ebsi bart vet\u00eb pasigurin\u00eb e tregut. Por n\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e riskut transferohet te shteti, te taksapaguesit apo te komuniteti lokal, at\u00ebher\u00eb fitimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb produkt i tregut; \u00ebsht\u00eb produkt i privilegjit politik.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, tregu funksionon vet\u00ebm kur \u00e7mimet pasqyrojn\u00eb kostot reale. N\u00ebse nj\u00eb projekt shkakton ndotje, humbje biodiversiteti, presion mbi infrastruktur\u00ebn, konsum t\u00eb hap\u00ebsirave publike apo shkat\u00ebrrim t\u00eb kapitalit natyror pa paguar p\u00ebr k\u00ebto kosto, at\u00ebher\u00eb tregu po shtremb\u00ebrohet. Nobelisti tjet\u00ebr liberal Ronald Coase, n\u00eb analiz\u00ebn e tij mbi &#8220;Kostot Sociale&#8221;, ka provuar se tregu d\u00ebshton dhe alokimi i burimeve b\u00ebhet joefikas pik\u00ebrisht kur d\u00ebmet q\u00eb nj\u00eb pal\u00eb i shkakton t\u00eb tjer\u00ebve lihen jasht\u00eb llogarive financiare.  <\/p>\n<p>P\u00ebrtej tok\u00ebs publike, leht\u00ebsirave fiskale dhe privilegjeve ligjore, projekte t\u00eb tilla si ky i Zvernecit shpesh subvencionohen edhe p\u00ebrmes eksternaliteteve q\u00eb paguhen nga shoq\u00ebria: furnizimi me uj\u00eb, trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza, menaxhimi i mbetjeve, nd\u00ebrtimi dhe mir\u00ebmbajtja e rrug\u00ebve, zgjerimi i rrjetit energjetik, sh\u00ebrbimet e policis\u00eb, zjarrfik\u00ebsve dhe emergjencave, kostot e mbrojtjes nga p\u00ebrmbytjet dhe erozioni, degradimi i biodiversitetit, humbja e habitateve natyrore, ndotja e ajrit, ujit dhe zhurm\u00ebs, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb tok\u00ebs dhe banimit p\u00ebr komunitetet lokale, mbingarkesa e infrastruktur\u00ebs publike dhe konsumimi i kapitalit natyror t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, duke krijuar nj\u00eb sistem ku fitimet privatizohen nd\u00ebrsa kostot shp\u00ebrndahen tek taksapaguesit dhe brezat e ardhsh\u00ebm. <\/p>\n<p>N\u00eb gjuh\u00ebn e ekonomis\u00eb, kemi privatizim t\u00eb fitimeve dhe socializim t\u00eb kostove, nuk kemi ekonomi tregu, por nj\u00eb subvencion i fshehur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje ndaj parimeve liberale, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shtremb\u00ebrimin e sistemit t\u00eb \u00e7mimeve. Hayek-u ka argumentuar se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb mekanizmi q\u00eb transmeton informacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr funksionimin e tregut dhe si i till\u00eb sjell shp\u00ebrndarjen efikase t\u00eb burimeve. Kur toka publike, vijat bregdetare, pasurit\u00eb natyrore apo privilegjet fiskale jepen me \u00e7mime artificiale, me 1 euro ose n\u00ebn vler\u00ebn reale t\u00eb tregut, sistemi i \u00e7mimeve pushon s\u00eb funksionuari. Burimet nuk shkojn\u00eb aty ku krijojn\u00eb vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shtuar ekonomike, por aty ku ekziston lidhja m\u00eb e fort\u00eb politike. Kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta e logjik\u00ebs s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Ekziston edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr ekonomik q\u00eb shpesh mungon n\u00eb debatin publik. Si\u00e7 argumentonte ekonomisti liberal Fr\u00e9d\u00e9ric Bastiat n\u00eb esen\u00eb e tij t\u00eb famshme &#8220;Ajo q\u00eb shihet dhe ajo q\u00eb nuk shihet&#8221;, analiza ekonomike nuk duhet t\u00eb ndalet vet\u00ebm te p\u00ebrfitimet e dukshme t\u00eb nj\u00eb projekti, por duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe kostot e fshehura dhe mund\u00ebsit\u00eb e humbura. Nuk mjafton t\u00eb pyesim se \u00e7far\u00eb fiton Shqip\u00ebria nga nj\u00eb investim i caktuar. Duhet t\u00eb pyesim edhe se \u00e7far\u00eb humbet. Kur nj\u00eb territor unik si Zv\u00ebrneci i dedikohet nj\u00eb p\u00ebrdorimi t\u00eb vet\u00ebm, lind pyetja se cilat alternativa po p\u00ebrjashtohen? \u00c7far\u00eb lloj turizmi tjet\u00ebr mund t\u00eb zhvillohej aty? \u00c7far\u00eb investimesh t\u00eb tjera po pengohen? \u00c7far\u00eb vlere ekonomike afatgjat\u00eb mund t\u00eb krijonte ruajtja e kapitalit natyror? Cilat mund\u00ebsi po u mohohen brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm? Kostoja reale e nj\u00eb projekti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ajo q\u00eb nd\u00ebrtohet, por edhe ajo q\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet m\u00eb pas.<\/p>\n<p>N\u00eb logjik\u00ebn e Bastiat-it, p\u00ebrfitimi i duksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb shohim sot; investimi, nd\u00ebrtimi, vendet e pun\u00ebs apo kapitali q\u00eb hyn n\u00eb vend. Por ekziston edhe ana e padukshme e bilancit: mund\u00ebsit\u00eb e humbura, alternativat e p\u00ebrjashtuara dhe vlera e ardhshme q\u00eb sakrifikohet. N\u00eb nj\u00eb Mesdhe ku qind\u00ebra kilometra t\u00eb t\u00ebr\u00eb bregdeti jan\u00eb betonizuar tashm\u00eb nga Spanja deri n\u00eb Turqi, pasuria m\u00eb e madhe ekonomike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe avantazhi i krahasuar mund t\u00eb mos jet\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb shum\u00eb, por aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ruajtur at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb humbur prej gryk\u00ebsis\u00eb. Ekonomia e tregut e vler\u00ebson rrall\u00ebsin\u00eb, prandaj sa m\u00eb e rrall\u00eb, e paz\u00ebvend\u00ebsueshme dhe e kufizuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb pasuri natyrore, aq m\u00eb e lart\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb vlera e saj dhe aq m\u00eb e kujdesshme duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorimi i saj.  Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nj\u00eb analiz\u00eb serioze ekonomike kapitaliste nuk mund t\u00eb kufizohet te pyetja &#8220;\u00e7far\u00eb fitojm\u00eb?&#8221;, por duhet t\u00eb shtroj\u00eb edhe pyetjen po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: &#8220;\u00e7far\u00eb po humbasim?&#8221;.<\/p>\n<p>Ky shkrim mund t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe me argumente e fakte t\u00eb tjera, por ajo q\u00eb duhet theksuar \u00ebsht\u00eb se Revolucioni i Flamingove nuk ngre vet\u00ebm pyetjen se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me nj\u00eb shpend, nj\u00eb apo nj\u00eb projekt t\u00eb vet\u00ebm. Ai ngre pyetjen m\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb: a do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb ekonomi ku pasuria krijohet p\u00ebrmes konkurrenc\u00ebs, inovacionit dhe shtetit ligjor, apo nj\u00eb ekonomi ku pasuria fitohet p\u00ebrmes privilegjit, p\u00ebrjashtimit dhe af\u00ebrsis\u00eb me pushtetin?\u00a0 Si liberal q\u00eb beson te shenjt\u00ebria e ligjit dhe konkurrenc\u00ebs si dhe tek e drejta e patjet\u00ebrsueshme e komunitetit mbi pron\u00ebn dhe kapitalin e vet natyror, mb\u00ebshtetja e k\u00ebsaj kauze nuk \u00ebsht\u00eb tradhti ndaj bindjeve t\u00eb mia. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e past\u00ebr e besnik\u00ebris\u00eb ndaj tyre. Prandaj jam i bindur q\u00eb, n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta kolos\u00eb t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendur t\u00eb liberalizmit klasik do t\u00eb ishin gjall\u00eb sot, q\u00eb nga Smithi, Bastiat dhe Knight, e deri te Nobelist\u00ebt Hayek, Friedman, Buchanan, North dhe Coase, nuk do t&#8217;i gjeje n\u00eb zyrat e pushtetit duke mbrojtur ligjet e dedikuara dhe privilegjet klienteliste, por do t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb &#8220;Revolucionit t\u00eb Flamingove&#8221;, sepse ajo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tregut, por \u00ebsht\u00eb vija e frontit ku mbrohet tregu i lir\u00eb dhe barazia para ligjit nga kthetrat e nj\u00eb feudalizmi t\u00eb ri modern.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga ironit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sulmeve t\u00eb pushtetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se Revolucionin e Flamingove po paraqiten ta trajtojn\u00eb si nj\u00eb l\u00ebvizje kund\u00ebr investimeve t\u00eb huaja apo kund\u00ebr kapitalizmit. Madje kam shum\u00eb nga rrethi im shoq\u00ebror q\u00eb mb\u00ebshtetjen time p\u00ebr k\u00ebto protesta ma kan\u00eb quajtur si tradh\u00ebti ndaj bindjeve t\u00eb liberalizmit klasik t\u00eb cilat i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1160845,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1240303","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1240303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1240303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1240303\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1160845"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1240303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1240303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1240303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}