{"id":1240464,"date":"2026-06-14T11:12:51","date_gmt":"2026-06-14T09:12:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1240464"},"modified":"2026-06-14T11:12:51","modified_gmt":"2026-06-14T09:12:51","slug":"droge-beton-si-trafikuan-shqiptaret-tonelata-me-kokaine-nga-amerika-latine-ne-portet-e-europes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/droge-beton-si-trafikuan-shqiptaret-tonelata-me-kokaine-nga-amerika-latine-ne-portet-e-europes\/","title":{"rendered":"Drog\u00eb-Beton: Si trafikuan shqiptar\u00ebt tonelata me kokain\u00eb nga Amerika Latine n\u00eb portet e Europ\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb operacion i gjer\u00eb i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, goditi t\u00eb premten nj\u00eb rrjet t\u00eb dyshuar kriminal t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe pastrimin e miliona eurove t\u00eb p\u00ebrfituara nga kjo veprimtari kriminale n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, kryesisht n\u00eb kulla dhe projekte turistike n\u00eb bregdetin shqiptar.<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me miratoi 15 masa arresti me burg dhe 5 t\u00eb tjera n\u00eb arrest sht\u00ebpie p\u00ebr veprat penale t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, grupit t\u00eb strukturuar kriminal dhe trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Artur Shehun e biznesmen\u00ebt e nd\u00ebrtimit, Ilir Shtufi dhe Orest Sota.<\/p>\n<p>Dosja hetimore identifikon dy struktura paralele kriminale t\u00eb drejtuara nga Alfredo Hamzai dhe Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku, t\u00eb cilat sipas SPAK, kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb segmente t\u00eb ndryshme t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe m\u00eb pas n\u00eb pastrimin e parave t\u00eb fitura n\u00eb investime t\u00eb ligjshme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Prokuroria akuzon Alfredo Hamzain, Ardian Zykajn, Adrian Ram\u00ebn, Elton Memetin, Orgest Bir\u00e7ajn, Orest Sot\u00ebn dhe Dritan Ag\u00ebn p\u00ebr pjesmarrje n\u00eb trafikim masiv t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Disa prej tyre jan\u00eb t\u00eb lidhur sipas SPAK me Artur Shehun, nj\u00eb personazh kontrovers me origjin\u00eb nga Vlora, i cili jeton prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Grupi i dyt\u00eb drejtohet nga Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku, 44 vje\u00e7, lindur n\u00eb Bulqiz\u00eb dhe emigrant n\u00eb Lond\u00ebr. Prokuror\u00ebt besojn\u00eb se Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku ka nisur karrier\u00ebn si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht n\u00eb Angli nd\u00ebrsa pas vitit 2015 besohet se ka hyr\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb drog\u00ebs, me trafik nga Amerika Latine p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Suksesin financiar duket se e ka sh\u00ebnuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i \u00ebsht\u00eb shfaqur nevoja p\u00ebr t\u2019i investuar diku.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se rrjeti kriminal shtrihej nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Paraguaji, Surinami, Uruguaji, Porto Riko dhe Brazili deri n\u00eb portet kryesore t\u00eb Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore, kryesisht n\u00eb Anvers\u00eb t\u00eb Belgjik\u00ebs dhe Roterdam t\u00eb Holand\u00ebs.<\/p>\n<p>Kokaina fshihej n\u00eb ngarkesa tregtare t\u00eb ligjshme si qymyr druri, pasta frutash, mish apo soj\u00eb dhe transportohej p\u00ebrmes kompanive t\u00eb krijuara posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet, nd\u00ebrsa besohet se trafikant\u00ebt kishin ndihm\u00eb nga brenda sh\u00ebrbimeve doganore n\u00eb portet europiane q\u00eb leht\u00ebsonte kalimin e ngarkesave.<\/p>\n<p>Pas mb\u00ebrritjes n\u00eb Evrop\u00eb, l\u00ebnda narkotike p\u00ebrpunohej n\u00eb magazina dhe laborator\u00eb t\u00eb ngritur n\u00eb Belgjik\u00eb dhe Holand\u00eb dhe sipas hetimeve, grupet kriminale kontrollonin t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e trafikut: nga furnizimi me kokain\u00eb n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, sigurimi i laborator\u00ebve dhe kimist\u00ebve, deri te transporti dhe shp\u00ebrndarja n\u00eb tregjet evropiane.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Alfredo Hamzai dhe Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku konsideroheshin si furnizues t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike dhe kishin lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me laborator\u00eb n\u00eb Kolumbi dhe Ekuador t\u00eb administruar nga shtetas shqiptar\u00eb. Hetimet p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb sofistikuar, ku p\u00ebrdoreshin pajisje GPS, kamera survejimi dhe aparatura p\u00ebr bllokimin e sinjaleve t\u00eb pajisjeve gjurmuese.<\/p>\n<p>Grupet kriminale shqiptare kishin krijuar lidhje me organizata kriminale holandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane dhe britanike, si dhe me kartelet e drog\u00ebs n\u00eb Kolumbi, Paraguaj dhe Ekuador dhe hetimet sugjerojn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e grupeve ndihmonin nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sigurimin e tregjeve t\u00eb shitjes n\u00eb Itali, Angli, Zvic\u00ebr dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Bashkimit Evropian, duke shk\u00ebmbyer furnizime, logjistik\u00eb dhe rrug\u00eb transporti.<\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sekuestrimesh t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs nga autoritetet evropiane i atribuohet k\u00ebtij rrjeti. Mes tyre p\u00ebrmenden 441 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb sekuestruara n\u00eb Barcelon\u00eb, ku u arrestuan Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj dhe Gian Luca Ciprian; 1.435 kilogram\u00eb kokain\u00eb n\u00eb portin e Roterdamit q\u00eb, sipas hetuesve, lidhej me Alfredo Hamzain; 162 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb sekuestruara n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe; si dhe disa ngarkesa t\u00eb tjera prej 600 kilogram\u00ebsh, 1 ton dhe 1.2 ton\u00ebsh t\u00eb sekuestruara gjat\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>SPAK vler\u00ebson se sasit\u00eb reale t\u00eb trafikuara kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ato q\u00eb jan\u00eb kapur nga autoritetet e huaja.<\/p>\n<p>Paralelisht me hetimin p\u00ebr trafikun e narkotik\u00ebve, SPAK ka zhvilluar hetime p\u00ebr pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale. Sipas prokuroris\u00eb, t\u00eb ardhurat e gjeneruara nga trafiku i kokain\u00ebs jan\u00eb investuar n\u00eb prona t\u00eb paluajtshme, projekte nd\u00ebrtimi dhe shoq\u00ebri tregtare n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb dosje thuhet se personat n\u00ebn hetim \u201cjan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, konkretisht t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb rrjedhin nga veprimtaria kriminale p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2017 e n\u00eb vijim\u201d.<\/p>\n<p>Hetuesit p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar q\u00eb p\u00ebrfshin blerjen e tokave, falsifikimin e dokumenteve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, shtimin artificial t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb regjistruara, cop\u00ebzimin dhe transferimin e pasurive, me q\u00ebllim fshehjen e origjin\u00ebs s\u00eb tyre. Sipas SPAK, nj\u00eb pjes\u00eb e pronave i jepeshin m\u00eb pas kompanive nd\u00ebrtuese p\u00ebr zhvillim, duke integruar fondet e dyshuara kriminale n\u00eb ekonomi. \u201cNj\u00eb modus operandi i till\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe me veprimet e kryera nga grupet kriminale q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb zon\u00ebn e Palas\u00ebs, Himar\u00eb apo Dh\u00ebrmi, Vlor\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>N\u00eb skem\u00ebn e dyshuar t\u00eb pastrimit t\u00eb parave p\u00ebrmenden biznesmeni Ilir Shtufi dhe kompanit\u00eb \u201cNova Construction 2012\u201d (sot \u201cNova Group\u201d) dhe \u201cLTD Co\u201d sh.p.k. Sipas hetimeve, parat\u00eb e grupit t\u00eb drejtuar nga Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku dyshohet se jan\u00eb pastruar p\u00ebrmes investimeve t\u00eb lidhura me k\u00ebto kompani. N\u00eb dosje p\u00ebrmenden gjithashtu Artur Shehu dhe Arben Ismailaj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt SPAK thot\u00eb se ekzistojn\u00eb indicie p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari kriminale dhe n\u00eb procese t\u00eb lidhura me pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrfundimeve t\u00eb SPAK, personat n\u00ebn hetim \u201clidhen me nj\u00ebri-tjetrin, kryejn\u00eb veprime investimi, tjet\u00ebrsimi t\u00eb pronave me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb zona t\u00eb nj\u00ebjta, duke ndihmuar dhe bashk\u00ebpunuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari kriminale\u201d. Prokuroria dyshon se miliona euro t\u00eb gjeneruara nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kokain\u00ebs jan\u00eb integruar n\u00eb projekte turistike dhe zhvillime nd\u00ebrtimore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Tiran\u00eb dhe zonat bregdetare.\/<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/06\/14\/si-u-trafikuan-tonelata-me-kokaine-nga-amerika-latine-ne-portet-e-europes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Reporteri.al<\/a>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb operacion i gjer\u00eb i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, goditi t\u00eb premten nj\u00eb rrjet t\u00eb dyshuar kriminal t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs dhe pastrimin e miliona eurove t\u00eb p\u00ebrfituara nga kjo veprimtari kriminale n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, kryesisht n\u00eb kulla dhe projekte turistike n\u00eb bregdetin shqiptar. Gjykata e Posa\u00e7me miratoi 15 masa arresti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1240465,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1240464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1240464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1240464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1240464\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1240465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1240464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1240464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1240464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}