{"id":1241365,"date":"2026-06-16T13:57:11","date_gmt":"2026-06-16T11:57:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1241365"},"modified":"2026-06-16T13:57:11","modified_gmt":"2026-06-16T11:57:11","slug":"ai-cdo-gje-ia-thote-duke-shitur-mall-mesazhet-zbulojne-xhelozite-mes-grupit-te-artur-shehut-gjithmone-duan-pjese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/ai-cdo-gje-ia-thote-duke-shitur-mall-mesazhet-zbulojne-xhelozite-mes-grupit-te-artur-shehut-gjithmone-duan-pjese\/","title":{"rendered":"\u201cAi \u00e7do gj\u00eb ia thot\u00eb, duke shitur mall&#8221;, mesazhet  zbulojn\u00eb xhelozit\u00eb mes grupit t\u00eb Artur Shehut: Gjithmon\u00eb duan pjes\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dosja e fundit e SPAK p\u00ebr goditjen e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah jo vet\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb rrjetit, por edhe tensionet, mosbesimin dhe p\u00ebrplasjet p\u00ebr ndarjen e fitimeve mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij. Komunikimet e zbardhura nga platforma e enkriptuar Sky ECC tregojn\u00eb se, pavar\u00ebsisht lidhjeve familjare dhe investimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, an\u00ebtar\u00ebt e grupit ruanin me kujdes informacionin dhe dyshonin vazhdimisht te nj\u00ebri-tjetri.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb bisedave jan\u00eb Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama, t\u00eb cil\u00ebt shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj Leonard Bishajt, i njohur me nofk\u00ebn \u201c\u00c7obo\u201d, pasi dyshohet se ky i fundit kishte ndar\u00eb informacione sensitive p\u00ebr ngarkesat e drog\u00ebs me Arben Ismailin, t\u00eb identifikuar n\u00eb komunikime si \u201cBunia\u201d.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, n\u00eb biseda p\u00ebrmendet edhe Artur Shehu, i referuar me nofk\u00ebn \u201cKushoja\u201d, i cili, s\u00eb bashku me Ismailin, dyshohet se k\u00ebrkonte p\u00ebrfitime financiare nga rrug\u00ebt e trafikut, pavar\u00ebsisht se nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb organizimin e tyre, raporton mediumi shqiptar <a href=\"https:\/\/zeri.ai\/aktualitet-ai-cdo-gje-ia-thote-sky-ecc-zbulon-xhelozite-mes-grupit-te-artur-shehut-gjithmone-duan-pjese-i243795\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Z\u00cbRI<\/a>.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb n\u00eb behar m\u00eb tha pun\u00ebt q\u00eb b\u00ebni bashk\u00eb, m\u00eb tha \u00c7obua. Duke shitur mall \u00e7do muaj, kafen time edhe t\u00eb Kushos mos e harroni\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb nga mesazhet e dat\u00ebs 5 shkurt 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb komunikimeve, personat n\u00ebn hetim shprehen t\u00eb irrituar nga k\u00ebrkesat e vazhdueshme p\u00ebr para dhe pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet kriminale.<\/p>\n<p>\u201cKa llogari me mua, do t\u00eb vij\u00eb llogari kot, pa lidhje. Projektet tona dua pjes\u00eb, thot\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb nj\u00eb prej bisedave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mesazh, Hamzai shprehet hapur p\u00ebr humbjen e besimit ndaj Leonard Bishajt:<\/p>\n<p>\u201cShiko, as n\u00eb sy t\u00eb \u00c7obos mos b\u00ebj muhabet pune. Ai \u00e7do gj\u00eb ia thot\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sipas SPAK, komunikimet tregojn\u00eb se informacionet p\u00ebr ngarkesat e drog\u00ebs jan\u00eb diskutuar n\u00eb prani t\u00eb Bishajt, i cili m\u00eb pas dyshohet se ia ka p\u00ebrcjell\u00eb Arben Ismailit.<\/p>\n<p>\u201cFol\u00ebm n\u00eb behar n\u00eb sy t\u00eb \u00c7obos, muhabet malli. T\u00eb gjitha ia kishte th\u00ebn\u00eb Bunes\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb.<\/p>\n<p>Nga komunikimet rezulton se Ismaili dhe Shehu k\u00ebrkonin vazhdimisht p\u00ebrfitime financiare duke pretenduar se kishin dijeni mbi aktivitetin kriminal t\u00eb grupit.<\/p>\n<p>\u201cDuan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb lek\u00eb, gjithmon\u00eb duan pjes\u00eb, jeni n\u00eb pun\u00eb\u201d, shkruan nj\u00ebri prej t\u00eb p\u00ebrfshir\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej trafikut t\u00eb drog\u00ebs, SPAK evidenton se an\u00ebtar\u00ebt e grupit bashk\u00ebpunonin edhe n\u00eb investime t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb prona t\u00eb paluajtshme n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit. Sipas hetuesve, n\u00eb biseda p\u00ebrmenden porosi q\u00eb \u201cKushoja\u201d u jepte p\u00ebr takime me shtetas t\u00eb huaj lidhur me prona n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, \u00e7ka tregon se personat n\u00ebn hetim jo vet\u00ebm kishin dijeni p\u00ebr aktivitetet e nj\u00ebri-tjetrit, por bashk\u00ebpunonin edhe n\u00eb investime q\u00eb dyshohet se p\u00ebrdoreshin p\u00ebr pastrimin e parave.<\/p>\n<p><strong>Bisedat mes Ram\u00ebs dhe Hamzait:<\/strong><\/p>\n<p>7B9F5E: Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni<\/p>\n<p>7B9F5E: Nuk eshte ne terezi nga mend bunia<\/p>\n<p>7B9F5E: Ka llogari me mua do te ve llogari kot pa lidhje projektet tona dua pjes thot<\/p>\n<p>7B9F5E Po ate po ben esht legen fare<\/p>\n<p>7B9F5E E shiti esht legen fare, lek i kam dhen<\/p>\n<p>7B9F5E Se si do justifikoj leket qe ka mare<\/p>\n<p>7B9F5E Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune<\/p>\n<p>7B9F5E Ai si more cdo gje ja thot<\/p>\n<p>7B9F5E Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes<\/p>\n<p>7B9F5E Shesin mall cdo muaj ata po punojn<\/p>\n<p>7B9F5E O villa jane m. fare, dua te kerkojn lek gjithmon duan pjes jeni ne pune<\/p>\n<p>L0S9EF Asnji gje villa atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler<\/p>\n<p>7B9F5E O vlla u ka then cobo morri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin<\/p>\n<p>7B9F5E Po ti u thua nuk kemi ber pune<\/p>\n<p>7B9F5E Cubua ca thoni nuk kan ber pune, i degjova une qe po punojn cdo muaj<\/p>\n<p>L0S9EF As mos e afro me fare ato vlla shif punet e tuja e te exim para me kushon i flas un dy fjal<\/p>\n<p>L0S9EF Per cdo gje tonon mos i thuj gje fare<\/p>\n<p>L0S9EF Vk atyre vlla po shif terezin tende ti dhe shif rregullo me kto qe te ka shitur mos e tolero fare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dosja e fundit e SPAK p\u00ebr goditjen e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah jo vet\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb rrjetit, por edhe tensionet, mosbesimin dhe p\u00ebrplasjet p\u00ebr ndarjen e fitimeve mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij. Komunikimet e zbardhura nga platforma e enkriptuar Sky ECC tregojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1241366,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1241365","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1241365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1241365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1241365\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1241366"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1241365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1241365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1241365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}