{"id":1242184,"date":"2026-06-18T15:51:01","date_gmt":"2026-06-18T13:51:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1242184"},"modified":"2026-06-18T15:51:01","modified_gmt":"2026-06-18T13:51:01","slug":"mbreti-zog-i-ngriti-themelet-e-shtetit-laik-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/prospect\/mbreti-zog-i-ngriti-themelet-e-shtetit-laik-shqiptar\/","title":{"rendered":"Mbreti Zog i ngriti themelet e shtetit laik shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Statutin Themeltar t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare theksohej se shteti nuk kishte fe zyrtare. T\u00eb gjitha fet\u00eb dhe besimet respektoheshin, nd\u00ebrsa liria e ushtrimit dhe praktikimit t\u00eb tyre garantohej me ligj. Po ashtu, feja dhe besimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 korrik 1929 hyri n\u00eb fuqi dekret-ligji p\u00ebr formimin dhe administrimin e komuniteteve fetare. Sipas k\u00ebtij ligji, komunitetet fetare mund t\u00eb krijoheshin dhe t\u00eb njiheshin vet\u00ebm pasi statuti i tyre t\u00eb miratohej nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb dekretohej nga Mbreti. Gjithashtu, drejtuesit e komuniteteve fetare duhej t\u00eb miratoheshin nga Mbreti, nd\u00ebrsa ata dhe vart\u00ebsit e tyre duhej t\u00eb ishin shtetas shqiptar\u00eb dhe t\u00eb mos kishin veprimtari antikomb\u00ebtare. Funksionar\u00ebt fetar\u00eb nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votonin, t\u00eb kandidonin n\u00eb zgjedhje apo t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb veprimtari politike pa kaluar nj\u00eb periudh\u00eb prej gjasht\u00eb muajsh nga largimi prej sh\u00ebrbes\u00ebs fetare.<\/p>\n<p>Ligji gjithashtu ua ndalonte komuniteteve fetare t\u00eb merrnin ndihma nga shtetet e huaja pa miratimin e Qeveris\u00eb dhe theksonte se veprimtaria e tyre duhej t\u00eb mb\u00ebshtetej mbi baza komb\u00ebtare. Madje, n\u00eb veprimtarin\u00eb e brendshme fetare k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb jepeshin k\u00ebshilla n\u00eb funksion t\u00eb forcimit t\u00eb ndjenj\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbret\u00ebrimi i Zogut karakterizohej nga nj\u00eb politik\u00eb e theksuar laicizmi, e cila synonte kufizimin e ndikimit t\u00eb bashk\u00ebsive fetare n\u00eb jet\u00ebn publike dhe forcimin e kontrollit t\u00eb shtetit mbi to. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, institucionet fetare u orientuan drejt nj\u00eb var\u00ebsie m\u00eb t\u00eb madhe nga autoriteti shtet\u00ebror. N\u00eb planin personal, Zogu mbante nj\u00eb q\u00ebndrim indiferent ndaj fes\u00eb; ai nuk shfaqte ndonj\u00eb simpati t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj saj, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht nuk manifestonte as q\u00ebndrime antifetare. Qasja e tij karakterizohej nga nj\u00eb distanc\u00eb e barabart\u00eb ndaj tri besimeve kryesore n\u00eb Shqip\u00ebri, duke synuar ruajtjen e ekuilibrit dhe shmangien e favorizimit t\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebs prej tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim tjet\u00ebr shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb edhe n\u00eb shtypin nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte ligji p\u00ebr largimin e per\u00e7es p\u00ebr mbulimin e fytyr\u00ebs, q\u00eb u dekretua nga Mbretin \u00eb vitin 1937. Mb\u00ebshtetja q\u00eb mori nga krer\u00ebt e Komunitetit Mysliman b\u00ebri q\u00eb n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb m\u00ebdha grat\u00eb t\u00eb l\u00ebviznin pa per\u00e7e. Por pati edhe vende si Shkodra e Kavaja, ku ligji hasi v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb zbatimin e tij. N\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb emancipimit t\u00eb gruas shqiptare, gjasht\u00eb motrat e Mbretit t\u00eb veshura sipas mod\u00ebs s\u00eb fundit per\u00ebndimore, t\u00eb pambuluara e me funde t\u00eb shkurta b\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb nj\u00ebjavore n\u00eb veriun e vendit. Kjo vizit\u00eb pati krijuar nj\u00ebfar\u00eb senzacioni dhe u vler\u00ebsua si nj\u00eb sukses i madh.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb u treguan m\u00eb bashk\u00ebpunues me shtetin, ata mund\u00ebn t\u00eb shk\u00ebputeshin m\u00eb leht\u00eb nga ndikimi i jasht\u00ebm pasi Turqia ishte b\u00ebr\u00eb shtet sekular n\u00ebn reformatorin Mustafa Qemali.<\/p>\n<p>Besimtar\u00ebt ortodoks\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin rreth \u00a020% t\u00eb popullsis\u00eb dhe ata katolik\u00eb 10%, dol\u00ebn t\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb sprovues. Lidhur me ortodoks\u00ebt, Zogu u mb\u00ebshtet n\u00eb pun\u00ebn e peshkopit F. Noli, i cili n\u00eb Kongresin e Beratit (17 shtator 1922) themeloi Kish\u00ebn Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk kishte marr\u00eb konfirmimin nga Patrikana e Stambollit q\u00eb ishte n\u00ebn ndikimn grek. Por Shteti Shqiptar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe i kushtoi shum\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, duke marrur t\u00eb gjitha masat e nevojshme. Si rezultat i k\u00ebsaj, p\u00ebrfundimisht m\u00eb 1937, ju njoh autoqefalia.<\/p>\n<p>Komuniteti katolik p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb sfid\u00eb m\u00eb vete, ani pse ishte m\u00eb i vogli n\u00eb num\u00ebr, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shihej edhe me nj\u00ebfar\u00eb dyshimi p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb njohura me Italin\u00eb. Kryeipeshkvi i Shkodr\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs katolike i kund\u00ebrshtuan me forc\u00eb disa prej politikave, megjithat\u00eb u paralajm\u00ebruan se kund\u00ebrshtimet e tepruara mund t\u00eb sillnin pasoja n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetin. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Kisha katolike n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, e respektoi autoritetin e Zogut. Me qasjen e tij shpesh t\u00eb perceptuar si autoritare ndaj k\u00ebtij komuniteti fetar, historian\u00ebt Bernd J. Fischer dhe Schmitt e shpjegojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e k\u00ebtij komuniteti me italian\u00ebt pas pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ne i bashkohemi mendimit t\u00eb studiuesit R.M. della Rocca, i cili argumenton se: \u201cZogu n\u00eb disa faza antiitaliane t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij, goditi interesat e bashk\u00ebsis\u00eb katolike shqiptare (\u2026) nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkonte posa\u00e7\u00ebrisht katolik\u00ebt. Nuk ishte puna p\u00ebr nj\u00eb dashakeq\u00ebsi t\u00eb llogaritur t\u00eb Zogut ndaj katolik\u00ebve, por p\u00ebr t\u2019u treguar italian\u00ebve se ishte i vendosur t\u2019i prapsonte nd\u00ebrhyrjet e tyre n\u00eb \u00e7do k\u00ebnd t\u00eb jet\u00ebs shqiptare.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, laiciteti i shtetit n\u00eb periudh\u00ebn e Zogut u shfaq si nj\u00eb projekt politik p\u00ebr forcimin e pushtetit qendror dhe nd\u00ebrtimin e identitetit komb\u00ebtar mbi dallimet fetare.<\/p>\n<p><em>*Autori i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Gjimnazin &#8220;Loyola&#8221; n\u00eb Prizren. Mendimet e shprehura jan\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb autorit dhe nuk pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e mediumit.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Statutin Themeltar t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb Shqiptare theksohej se shteti nuk kishte fe zyrtare. T\u00eb gjitha fet\u00eb dhe besimet respektoheshin, nd\u00ebrsa liria e ushtrimit dhe praktikimit t\u00eb tyre garantohej me ligj. Po ashtu, feja dhe besimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr q\u00ebllime politike. M\u00eb 16 korrik 1929 hyri n\u00eb fuqi dekret-ligji p\u00ebr formimin dhe administrimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1242185,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1528,70],"tags":[],"class_list":["post-1242184","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-prospect","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1242184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1242184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1242184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1242185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1242184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1242184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1242184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}