{"id":1242364,"date":"2026-06-18T23:36:13","date_gmt":"2026-06-18T21:36:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1242364"},"modified":"2026-06-18T23:38:56","modified_gmt":"2026-06-18T21:38:56","slug":"votimi-jashte-kosoves-kqz-del-me-sqarim-vezhguesit-e-partive-spaten-asnje-verejtje-zarfet-me-fletevotime-kane-permbushur-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-2026\/votimi-jashte-kosoves-kqz-del-me-sqarim-vezhguesit-e-partive-spaten-asnje-verejtje-zarfet-me-fletevotime-kane-permbushur-kriteret\/","title":{"rendered":"Votimi jasht\u00eb Kosov\u00ebs, KQZ: V\u00ebzhguesit e partive s\u2019pat\u00ebn v\u00ebrejtje, zarfet me flet\u00ebvotime kan\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal\u00eb me nj\u00eb sqarim t\u00eb gjat\u00eb lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb votimit jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>KQZ ka theksuar se nuk ka pranuar asnj\u00eb ankes\u00eb dhe se nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ndonj\u00eb v\u00ebrejtje as nga partit\u00eb e as v\u00ebzhguesit tjer\u00eb t\u00eb akredituar, as gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit p\u00ebrmes post\u00ebs, t\u00ebrheqjes s\u00eb pakove, vler\u00ebsimit apo num\u00ebrimit t\u00eb tyre, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb gjitha zarfet me flet\u00ebvotime q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e p\u00ebrcaktuara me rregullore jan\u00eb procesuar p\u00ebr num\u00ebrim sipas komunave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb votuesve&#8221;, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p>Aty \u00ebsht\u00eb shpjeguar <a href=\"https:\/\/kqz-ks.org\/sqarim-nga-komisioni-qendror-i-zgjedhjeve-per-votimin-me-poste-jashte-kosoves\/?fbclid=IwY2xjawShQSBleHRuA2FlbQIxMABzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEe8P-veQLBEEa562E2q8CHVnHQE-D1BXlTHdA7ONBzavyBK2sQN2XtMq_oq54_aem_5GtlNIntckQLDZTUoqZWGQ\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hap pas hapi<\/a> si \u00ebsht\u00eb organizuar ky proces dhe masat e siguris\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarra.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit p\u00ebrmes post\u00ebs, t\u00ebrheqjes s\u00eb pakove me flet\u00ebvotime nga kutit\u00eb postare, vler\u00ebsimit t\u00eb pakove t\u00eb supozuara me flet\u00ebvotime dhe num\u00ebrimit t\u00eb tyre, KQZ nuk a pranuar ndonj\u00eb ankes\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ndonj\u00eb v\u00ebrejtje nga v\u00ebzhguesit e organizatave t\u00eb akredituara, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebzhgues t\u00eb subjekteve politike.<\/p>\n<p>Pas shqet\u00ebsimeve t\u00eb ngritura n\u00eb publik lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb votimit jasht\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht votimit p\u00ebrmes post\u00ebs, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vler\u00ebson t\u00eb nevojshme t\u00eb jap sqarimet si n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb detyrimeve q\u00eb dalin nga Ligji Nr. 08\/L-228 p\u00ebr Zgjedhjet e P\u00ebrgjithshme, i miratuar n\u00eb vitin2023, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapat konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar regjistrimin e votuesve jasht\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb votuar fizikisht n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike apo p\u00ebrmes post\u00ebs dhe organizimin e votimit. Gjithashtu, KQZ, p\u00ebrmes procedurave standarde t\u00eb veprimit, ka rregulluar \u00e7\u00ebshtjen e t\u00ebrheqjes s\u00eb pakove me flet\u00ebvotime nga kutit\u00eb postare, t\u00eb cilat i takojn\u00eb votimit me post\u00eb.<\/p>\n<p>KQZ \u00ebsht\u00eb kudjesur q\u00eb procesi i regjistrimit t\u00eb votuesve jasht\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb disa aspekte sigurie, n\u00eb mesin e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb fotografimi i aplikuesit derisa mban dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht prezanton dokumentin e tij t\u00eb identifikimit. Aplikuesi nuk mund ta ngarkoj\u00eb fotografin\u00eb, por ai\/ajo, duhet t\u00eb fotografohet n\u00eb momentin kur hapet kamera e platform\u00ebs p\u00ebr regjistrim. Po ashtu, si mas\u00eb sigurie, \u00e7do aplikues i regjistrur suksessh\u00ebm si votues me post\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs, pranon n\u00eb e-mailin e tij d\u00ebftens\u00ebn e regjistrimit, nj\u00eb dokument me t\u00eb dh\u00ebna unike p\u00ebr \u00e7do votues, i cili \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm q\u00eb pako me flet\u00ebvotim, e d\u00ebrguar nga votuesi, t\u00eb kaloj\u00eb procesin e verifikimit t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, p\u00ebr votimin n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike, KQZ ka miratuar list\u00ebn prej 30 qendrave t\u00eb votimit (17 ambasada dhe 13 konsullata), nd\u00ebrkaq p\u00ebr votimin p\u00ebrmes post\u00ebs, KQZ, p\u00ebrve\u00e7 kutis\u00eb s\u00eb p\u00ebrhershme postare n\u00eb Kosov\u00eb, ka hapur kutit\u00eb postare n\u00eb 22 shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilat votuesit kan\u00eb mundur t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb pakon e tyre me flet\u00ebvotim.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebr rritjen e siguris\u00eb n\u00eb votimin p\u00ebrmes post\u00ebs, KQZ, nga Zgjedhjet Lokale 2025 ka filluar t\u2019ju d\u00ebrgoj\u00eb votuesve t\u00eb regjistruar flet\u00ebvotimin e shtypur nga KQZ, i cili, ashtu si flet\u00ebvotimet q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb vendvotime n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmban elemente t\u00eb ndryshme sigurie. Kjo praktik\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr koh\u00ebs s\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb organizimin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, \u00ebsht\u00eb ndjekur n\u00eb dy proceset e fundit zgjedhore p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u00eb mbajtura n\u00eb dhjetor dhe qershor. Pako q\u00eb p\u00ebrmban flet\u00ebvotimin dhe udh\u00ebzuesin p\u00ebr votim, d\u00ebrgohet p\u00ebrmes operatorit ekonomik n\u00eb adres\u00ebn e votuesit t\u00eb regjistruar, e cila, sipas procedurave t\u00eb KQZ-s\u00eb, duhet t\u00eb pranohet nga votuesi i regjistruar. Detyr\u00eb e votuesit \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pako t\u00eb vendos\u00eb: (1) flet\u00ebvotimin e vendosur n\u00eb zarfin e fsheht\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin nuk shkruan asgj\u00eb, dhe (2) d\u00ebftes\u00ebn e regjistrimit t\u00eb cilin e ka pranuar nga KQZ. K\u00ebt\u00eb pako, votuesi duhet ta d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb adres\u00ebn e kutis\u00eb postare n\u00eb shtetin ku \u00ebsht\u00eb regjistruar, ose n\u00eb rast se nuk ka kuti postare n\u00eb shtetin e regjistrimit, at\u00eb mund ta drgoj\u00eb n\u00eb kutin\u00eb e shtetit m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, KQZ, ka miratuar procedur\u00ebn standarde t\u00eb veprimit p\u00ebr votimin jasht\u00eb Kosov\u00ebs dhe vler\u00ebsimin e pakove me flet\u00ebvotime, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrcaktohen aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb votimit p\u00ebrmes post\u00ebs, nd\u00ebr tjerash p\u00ebr t\u00ebrheqjen e d\u00ebrgesave n\u00eb kutit\u00eb postare jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 k\u00ebrkohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, KQZ ka autorizuar zyrtar\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u00ebrheqjen e d\u00ebrgesave postae dhe ka dor\u00ebzuar materialet e nevojshme p\u00ebr t\u00ebrheqjen e d\u00ebrgesave postare, p\u00ebrfshir\u00eb thas\u00ebt dhe lidh\u00ebset e siguris\u00eb. Gjat\u00eb t\u00ebrheqjeve t\u00eb pakove t\u00eb supozuara me flet\u00ebvotime, KQZ ka njoftuar rregullisht v\u00ebzhguesit e akredituar p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e t\u00ebrheqjes s\u00eb d\u00ebrgesave postare.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj procedure, pas t\u00ebrheqjes s\u00eb pakove me flet\u00ebvotime, ato evidentohen brenda objektit t\u00eb post\u00ebs dhe vendosen n\u00eb thas\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbyllen me lidh\u00ebse t\u00eb siguri\u00eb dhe shiritin e siguris\u00eb. Ekipi i autorizuar ka regjistruar numrin e zarfeve t\u00eb t\u00ebrhequr dhe numrin e lidh\u00ebses s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb formularin e raportimit t\u00eb pakove me flet\u00ebvotimet e pranuara p\u00ebrmes post\u00ebs n\u00eb kutin\u00eb postare jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Pas plot\u00ebsimit dhe n\u00ebnshkrimit t\u00eb formularit, ekipi p\u00ebrgjegj\u00ebs ka fotografuar formularin e plot\u00ebsuar, thesin ku shihet numri serik i lidh\u00ebses s\u00eb siguris\u00eb dhe flet\u00eb t\u00ebrheqjet e l\u00ebshuar nga posta (n\u00ebse ka). Fotografit\u00eb dhe raportet jan\u00eb d\u00ebrguar menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes email-it n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>Thas\u00ebt me pakot e t\u00ebrhequra, sipas procedur\u00ebs, jan\u00eb vendosur n\u00eb dhom\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike deri n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit tek operatori, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur jan\u00eb realizuar t\u00ebrheqjet. Thas\u00ebt nuk hapen, por vendosen n\u00eb nj\u00eb thes tjet\u00ebr, i cili mbyllet dhe i \u00ebsht\u00eb vendosur shiriti diplomatik. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procedurave diplomatike, pakot i dor\u00ebzohen operatorit p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb Kosov\u00eb si d\u00ebrges\u00eb diplomatike.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, pas sjelljes n\u00eb Kosov\u00eb, pakot e supozuara me flet\u00ebvotime i n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb vler\u00ebsimit, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet n\u00ebse ato jan\u00eb d\u00ebrguar nga votuesit e regjistruar. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar k\u00ebt\u00eb proces, KQZ ka njoftuar v\u00ebzhguesit e akredituar dhe v\u00ebzhguesit e subjekteve politike, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb pothuajse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hapja e thas\u00ebve dhe vler\u00ebsimi i zarfeve, dhe nuk kan\u00eb paraqitur asnj\u00eb v\u00ebrejtje gjat\u00eb k\u00ebtij procesi. Gjithashtu, vlen\u00eb t\u00eb theksohet se zyrtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer vler\u00ebsimin e zarfeve nuk kan\u00eb v\u00ebrejtur asgj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb gjat\u00eb hapjes dhe shqyrtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Zarfet e d\u00ebrguara nga votuesit jan\u00eb hapur nga zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vler\u00ebsimin e zarfeve me q\u00ebllim t\u00eb verifikimit, p\u00ebrmes d\u00ebftes\u00ebs s\u00eb regjistrimit, n\u00ebse votuesit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb regjistruar me sukses. N\u00eb rastet kur n\u00eb zarfin kryesor nuk \u00ebsht\u00eb gjetur d\u00ebftesa e regjistrimit, zyrtar\u00ebt e sh\u00ebrbimit t\u00eb votuesve, n\u00eb prani t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebsit, kan\u00eb hapur zarfin e fsheht\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019u siguruar n\u00ebse deftesa e regjistrimit ndodhet s\u00eb bashku me flet\u00ebvotimin.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha zarfet me flet\u00ebvotime q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e p\u00ebrcaktuara me rregullore jan\u00eb procesuar p\u00ebr num\u00ebrim sipas komunave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, KQZ thekson se t\u00eb gjitha k\u00ebto aspekte t\u00eb procesit zgjedhor jan\u00eb zhvilluar me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe organizatat e akredituara p\u00ebr v\u00ebzhgimin e zgjedhjeve, p\u00ebrfshir\u00eb subjektet politike, jan\u00eb njoftuar rregullisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjellur nga af\u00ebr k\u00ebto aktivitete.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit p\u00ebrmes post\u00ebs, t\u00ebrheqjes s\u00eb pakove me flet\u00ebvotime nga kutit\u00eb postare, vler\u00ebsimit t\u00eb pakove t\u00eb supozuara me flet\u00ebvotime dhe num\u00ebrimit t\u00eb tyre, KQZ nuk a pranuar ndonj\u00eb ankes\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ndonj\u00eb v\u00ebrejtje nga v\u00ebzhguesit e organizatave t\u00eb akredituara, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebzhgues t\u00eb subjekteve politike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal\u00eb me nj\u00eb sqarim t\u00eb gjat\u00eb lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb votimit jasht\u00eb Kosov\u00ebs. KQZ ka theksuar se nuk ka pranuar asnj\u00eb ankes\u00eb dhe se nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ndonj\u00eb v\u00ebrejtje as nga partit\u00eb e as v\u00ebzhguesit tjer\u00eb t\u00eb akredituar, as gjat\u00eb procesit t\u00eb votimit p\u00ebrmes post\u00ebs, t\u00ebrheqjes s\u00eb pakove, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1233647,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2765,1752],"tags":[],"class_list":["post-1242364","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-2026","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1242364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1242364"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1242364\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1233647"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1242364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1242364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1242364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}