{"id":1242852,"date":"2026-06-20T20:03:20","date_gmt":"2026-06-20T18:03:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1242852"},"modified":"2026-06-20T20:26:01","modified_gmt":"2026-06-20T18:26:01","slug":"transformimi-i-rrezikshem-infrastruktura-strategjike-nga-aset-te-kombit-ne-aset-te-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/transformimi-i-rrezikshem-infrastruktura-strategjike-nga-aset-te-kombit-ne-aset-te-krimit\/","title":{"rendered":"Transformimi i rreziksh\u00ebm: infrastruktura strategjike, nga aset t\u00eb kombit n\u00eb aset t\u00eb krimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Strategjike\u00a0\u00ebsht\u00eb ndoshta fjala m\u00eb e shp\u00ebrdoruar n\u00eb diskutimin publik shqiptar gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.\u00a0Ajo shfaqet n\u00eb ligje, vendime qeverie, konferenca p\u00ebr shtyp dhe prezantime investimesh.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri flitet pareshtur p\u00ebr investime strategjike, partneritete strategjike, projekte strategjike&#8230;<\/p>\n<p>Mes k\u00ebtij bombardimi &#8220;strategjik&#8221; kemi harruar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetjen bazike: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet strategjike p\u00ebr nj\u00eb shtet normal?<\/p>\n<p>N\u00eb literatur\u00ebn e siguris\u00eb komb\u00ebtare, ekonomis\u00eb politike dhe gjeopolitik\u00ebs, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb relativisht e qart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pasuri, nj\u00eb politik\u00eb, apo nj\u00eb investim \u00ebsht\u00eb strategjik kur ai ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebrtej fush\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb veprimit; kur nxit apo ndikon zhvillimin e sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb; kur ndikon n\u00eb p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimeve afatgjata p\u00ebr zhvillimin e vendit, n\u00eb kushtet e pengesave dhe sfidave me t\u00eb cilat ndeshet vendi, p\u00ebrfshi konkurrenc\u00ebn dhe rivalitetin me vendet e tjera.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb zhvilluara, portet, hekurudhat, korridoret logjistike, infrastruktura energjetike dhe industria ushtarake konsiderohen strategjike dhe trajtohen me prioritet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb port \u00ebsht\u00eb strategjik sepse garanton tregtin\u00eb dhe furnizimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hekurudh\u00eb \u00ebsht\u00eb strategjike sepse ul kostot logjistike dhe lidh tregjet. Nj\u00eb korridor nd\u00ebrkomb\u00ebtar transporti \u00ebsht\u00eb strategjik sepse krijon ndikim ekonomik dhe gjeopolitik.<\/p>\n<p>Energjia \u00ebsht\u00eb strategjike sepse pa t\u00eb ekonomia ndalon, nd\u00ebrsa industria e mbrojtjes \u00ebsht\u00eb strategjike sepse lidhet drejtp\u00ebrdrejt me sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb shtet serioz q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb shpall\u00eb vazhdimisht se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb strategjike, sepse kjo konsiderohet e vet\u00ebkuptueshme.<\/p>\n<p>Prandaj m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar prioritetet reale t\u00eb nj\u00eb qeverie nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb lexosh list\u00ebn e investimeve strategjike, por mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh se \u00e7far\u00eb ndodh me asetet q\u00eb \u00e7do shtet racional do t\u2019i konsideronte strategjike.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon paradoksi shqiptar. N\u00ebse ka di\u00e7ka v\u00ebrtet strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb resort q\u00eb funksionon dy muaj n\u00eb vit, as nj\u00eb marin\u00eb jahtesh e as nj\u00eb kompleks rezidencial buz\u00eb detit.<\/p>\n<p>Strategjike jan\u00eb nj\u00eb port tregtar, nj\u00eb hekurudh\u00eb q\u00eb lidhet me vendet e tjera, apo nj\u00eb fabrik\u00eb q\u00eb prodhon pjes\u00eb k\u00ebmbimi p\u00ebr industrit\u00eb e vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria k\u00ebrkon t\u00eb konkurroj\u00eb disi me Greqin\u00eb, kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet me vila buz\u00eb detit sepse fqinji yn\u00eb jugor ka rreth 13 mij\u00eb kilometra vij\u00eb bregdetare e 6 mij\u00eb ishuj. Ka edhe disa nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb t\u00eb vizituara t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr ku Shqip\u00ebria ka v\u00ebrtet potencial dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb konkuruar me Greqin\u00eb n\u00eb rajon: logjistika, transporti, portet.<br \/>\nGreqia kontrollon rreth 30% t\u00eb tonazhit tregtar detar bot\u00ebror dhe af\u00ebrsisht 60% t\u00eb flot\u00ebs tregtare t\u00eb Bashkimit Europian, nd\u00ebrsa portet e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht Selaniku dhe Aleksandrupoli, jan\u00eb kthyer n\u00eb nyje kryesore furnizimi p\u00ebr Ballkanin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga pik\u00ebpamja gjeografike, Durr\u00ebsi dhe Vlora ndodhen m\u00eb af\u00ebr se k\u00ebto dy porte me hyrjen e Adriatikut, Gjibraltarin dhe rrug\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga Kanali i Suezit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Shqip\u00ebria ofron distanca m\u00eb t\u00eb shkurtra sesa portet greke n\u00ebse p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre distancave do t\u00eb nd\u00ebrtohen rrug\u00eb dhe hekurudha moderne.<\/p>\n<p>Por fatkeq\u00ebsisht, n\u00ebse shqyrtohet trajektorja e zhvillimit t\u00eb thuajse dy dekadave t\u00eb fundit, kuptohet se pik\u00ebrisht sektori portual ka mbetur n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sabotuar, duke e kursyer Greqin\u00eb nga konkurrenca reale.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbyllja e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, m\u00eb i vjetri e m\u00eb i madhi n\u00eb vend. Nga pik\u00ebpamja ekonomike, ai p\u00ebrb\u00ebn nyj\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme logjistike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja gjeopolitike, \u00ebsht\u00eb porta kryesore hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse e ekonomis\u00eb shqiptare, prandaj nga pik\u00ebpamja strategjike, \u00ebsht\u00eb ndoshta aseti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik q\u00eb zot\u00ebron shteti shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve europiane, nj\u00eb port i till\u00eb do t\u00eb konsiderohej infrastruktur\u00eb kritike dhe prioriteti qeveritar do t\u00eb ishte modernizimi, zgjerimi i kapaciteteve dhe integrimi i tij me rrjetet hekurudhore dhe korridoret nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, ka ndodhur krejt tjet\u00ebr gj\u00eb. Trualli i portit i \u00ebsht\u00eb falur arabit Mohamed Alabbar ku ai po nd\u00ebrton kompleks rezidencial dhe turistik, Durr\u00ebs Marina, me nj\u00eb densitet shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb betonizimi.<\/p>\n<p>Projekti i Alabbarit g\u00ebzon gjithashtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb leht\u00ebsish fiskale dhe p\u00ebrjashtimesh q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebr investimet private.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb funksionet dhe sh\u00ebrbimet portuale n\u00eb Durr\u00ebs po zvog\u00eblohen gradualisht dhe nj\u00eb pjes\u00eb ka kaluar tek nj\u00eb port privat n\u00eb Porto Romano i cili \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe i pasigurt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj aktiviteti portual.<\/p>\n<p>K\u00ebtu lind nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore: a duhet q\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl me burime t\u00eb kufizuara t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga porti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar q\u00eb ka?<br \/>\nParadoksi b\u00ebhet edhe m\u00eb i madh sepse Shqip\u00ebria duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nga e para nj\u00eb port t\u00eb ri z\u00ebvend\u00ebsues, i cili pritet t\u00eb ket\u00eb \u00e7erekun e kapaciteteve t\u00eb t\u00eb vjetrit, q\u00eb do t\u00eb financohet me qindra milion\u00eb euro nga taksat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky port \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Porto Romano, nj\u00eb zon\u00eb m\u00eb pak e favorshme sesa Durr\u00ebsi dhe disa pika t\u00eb tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb k\u00ebnetore, m\u00eb pak e mbrojtur nga er\u00ebrat dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb zon\u00eb cektin\u00eb q\u00eb ndodhet m\u00eb larg thell\u00ebsive t\u00eb Adriatikut sesa porti i vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Situata b\u00ebhet edhe m\u00eb paradoksale nga fakti se punimet p\u00ebr projektin rezidencial Durr\u00ebs Marina kan\u00eb nisur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punimet p\u00ebr portin e ri tregtar nuk pritet t\u00eb fillojn\u00eb as n\u00eb 2-3 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb rrezik q\u00eb shkon p\u00ebrtej debatit strategjik, ligjor, urbanistik apo ekonomik.<br \/>\nN\u00ebse fillimi i nd\u00ebrtimit t\u00eb portit t\u00eb ri zvarritet p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb ndryshme, si\u00e7 ka ndodhur 3-4 vitet e fundit, afatet p\u00ebr lirimin total t\u00eb territorit t\u00eb portit ekzistues n\u00eb marr\u00ebveshjen me Alabbarin mbeten t\u00eb pandryshuara.<\/p>\n<p>Shteti shqiptar mund t\u00eb gjendet i zbuluar ndaj pretendimeve financiare dhe arbitrazheve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00ebse nuk ia liron portin n\u00eb koh\u00eb Alabbarit.<\/p>\n<p>Porti strategjik i Durr\u00ebsit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar. N\u00eb Vlor\u00eb, porti ekzistues, i dyti m\u00eb i madh n\u00eb vend, po transformohet gjithashtu n\u00eb nj\u00eb marin\u00eb jahtesh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb aktivitetet tregtare jan\u00eb planifikuar t\u00eb transferohen m\u00eb n\u00eb veri n\u00eb Triport ku gjithashtu shteti duhet t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb port t\u00eb ri me financim buxhetor.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Vlor\u00eb logjika \u00ebsht\u00eb e ngjashme: nj\u00eb port funksional (shekullor) z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb port jahtesh, nd\u00ebrsa porti i ri duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet nga e para me parat\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo qasje paradoksale nuk kufizohet vet\u00ebm tek portet tregtare. Edhe infrastruktura detare ushtarake ka ndjekur nj\u00eb model t\u00eb ngjash\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb turizmo-manis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Sarand\u00eb, baza detare kryesore operative e vendit n\u00eb jug, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr marin\u00eb jahtesh p\u00ebrmes nj\u00eb tjet\u00ebrsimi t\u00eb dyshimt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u hetuar nga SPAK.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr Sh\u00ebngjinin, ish-baz\u00ebn kryesore detare t\u00eb veriut. Bazat e Sazanit dhe Porto Palermos po ashtu jan\u00eb nxjerr\u00eb nga planet e Forc\u00ebs Detare dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa baz\u00ebs m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme detare t\u00eb vendit, Pashalimanit, i \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar ndjesh\u00ebm territori.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto transformime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb turizmit strategjik. Por p\u00ebrshkrimi m\u00eb i sakt\u00eb do t\u00eb ishte turizmit strategjiko-komik.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb NATO-s, lufta n\u00eb Ukraine ka sjell\u00eb zgjerim t\u00eb kapaciteteve ushtarake, rikthim t\u00eb v\u00ebmendjes tek bazat detare dhe investime t\u00eb reja n\u00eb infrastruktur\u00ebn strategjike.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka ndodhur e kund\u00ebrta; nd\u00ebrsa aleat\u00ebt po forcojn\u00eb asetet strategjike, ne po i zvog\u00eblojm\u00eb ato p\u00ebr t\u2019u hapur rrug\u00eb p\u00ebrdorimeve t\u00eb tjera m\u00eb fitimprur\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb grusht biznesmen\u00ebsh af\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ironia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se hetimet e SPAK-ut po zbulojn\u00eb se k\u00ebto projekte strategjiko-komike turistike po financohen n\u00ebp\u00ebrmjet njer\u00ebzve e kapitaleve t\u00eb lidhura me krimin e organizuar dhe trafiqet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Pra nga baza t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb baza t\u00eb krimit, nga asete mbrojt\u00ebse n\u00eb asete k\u00ebrc\u00ebnuese.<br \/>\nK\u00ebtu kemi p\u00ebrmbysjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mundshme t\u00eb logjik\u00ebs strategjike: portet, bazat detare dhe nyjet logjistike q\u00eb duhej t\u00eb forconin sigurin\u00eb e vendit jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pika ekspozimi ndaj krimit t\u00eb organizuar, nj\u00ebrit prej k\u00ebrc\u00ebnimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shekullit XXI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Strategjike\u00a0\u00ebsht\u00eb ndoshta fjala m\u00eb e shp\u00ebrdoruar n\u00eb diskutimin publik shqiptar gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.\u00a0Ajo shfaqet n\u00eb ligje, vendime qeverie, konferenca p\u00ebr shtyp dhe prezantime investimesh. N\u00eb Shqip\u00ebri flitet pareshtur p\u00ebr investime strategjike, partneritete strategjike, projekte strategjike&#8230; Mes k\u00ebtij bombardimi &#8220;strategjik&#8221; kemi harruar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb pyetjen bazike: \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet strategjike p\u00ebr nj\u00eb shtet normal? N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1242853,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1242852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1242852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1242852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1242852\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1242853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1242852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1242852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1242852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}