{"id":1247305,"date":"2026-07-05T17:18:35","date_gmt":"2026-07-05T15:18:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1247305"},"modified":"2026-07-05T17:18:35","modified_gmt":"2026-07-05T15:18:35","slug":"rama-mesazh-flamingove-protesta-nuk-eshte-me-e-juaja-u-kthye-ne-nje-arkmort-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/rama-mesazh-flamingove-protesta-nuk-eshte-me-e-juaja-u-kthye-ne-nje-arkmort-politik\/","title":{"rendered":"Rama mesazh \u201cflamingove\u201d: Protesta nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e juaja, u kthye n\u00eb nj\u00eb arkmort politik"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protest\u00ebs s\u00eb zhvilluar t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ku protestuesit vendos\u00ebn edhe nj\u00eb arkmort simbolik n\u00eb bulevard. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb video, Rama iu drejtua pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb kauza e tyre t\u00eb p\u00ebrdoret nga grupe me interesa politike.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb videon e publikuar, kryeministri nd\u00ebrthur pamjet e arkivolit simbolik t\u00eb vendosur gjat\u00eb protest\u00ebs me sekuenca arkivore nga ngjarjet e shtatorit 1998, kur pas ceremonis\u00eb mortore t\u00eb deputetit Azem Hajdari u sulmuan institucionet shtet\u00ebrore. P\u00ebrmes k\u00ebtij krahasimi, Rama sugjeron se simbolika e p\u00ebrdorur n\u00eb protest\u00eb rikthen kujtime nga nj\u00eb prej episodeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb p\u00ebrplasjes politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb thekson se nuk v\u00eb n\u00eb dyshim shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb, por pretendon se protesta \u00ebsht\u00eb devijuar nga aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij synojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, ishte krejt i pritsh\u00ebm p\u00ebr mua. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb as e para dhe as e fundit Shqip\u00ebria, ku duar t\u00eb st\u00ebrvitura armiqsh e dashak\u00ebqinjsh ndaj shoq\u00ebrive demokratike futen, marrin n\u00ebn kontroll e b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos t\u00eb devijojn\u00eb protesta q\u00eb lindin si shprehje e ndjenjave t\u00eb sinqerta t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, shkruan Rama.<\/p>\n<p>Rama akuzon se protesta u p\u00ebrdor nga grupe dhe individ\u00eb q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb objektiv t\u00eb ndalin procesin e integrimit europian t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cSot i bashkon nj\u00eb q\u00ebllim i err\u00ebt: ta ndalin Shqip\u00ebrin\u00eb dhe ta kthejn\u00eb s\u00eb prapthi, mu n\u00eb kilometrat e fundit t\u00eb rrug\u00ebs shum\u00ebshekullore drejt Bashkimit Europian. Tirana \u00ebsht\u00eb kryeqyteti i Europ\u00ebs s\u00eb Ballkanit, jo kryeqeleshe iluzionesh nacional-komuniste, nacional-islamiste apo nacional-izolacioniste\u201d, shkruan ai.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, kryeministri u shpreh se pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb protest\u00eb nuk duhet t\u00eb heqin dor\u00eb nga k\u00ebrkesat dhe shqet\u00ebsimet e tyre, por i ftoi t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb protesta t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cAjo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e juaja, t\u00eb dashur flamingo. Ju jeni b\u00ebr\u00eb, pa autorizimin dhe jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs suaj, alibia e nj\u00eb arkmorti t\u00eb rikthyer n\u00eb bulevard. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb hiqni dor\u00eb nga ndjenjat dhe mendimet q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb, por nj\u00eb ftes\u00eb q\u00eb t\u00eb mos hiqni dor\u00eb nga kujtesa. Kush harron nga vjen, nuk di m\u00eb se ku po shkon\u201d, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera Rama.<\/p>\n<p>Rama theksoi se Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb rrug\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian dhe se, sipas tij, asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxitur p\u00ebr\u00e7arje apo tension politik nuk do ta ndal\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i kryeministrit Edi Rama<\/p>\n<p>T\u00eb dashur flamingo<\/p>\n<p>Kjo video-kartolin\u00eb e trishtueshme \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ata nd\u00ebr ju q\u00eb nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb ishin f\u00ebmij\u00eb ose ende embrion n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs;<\/p>\n<p>p\u00ebr ata q\u00eb, edhe pse at\u00ebher\u00eb ishin mjaftuesh\u00ebm t\u00eb rritur, Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Tiran\u00ebn e asaj kohe i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb aq larg pas, sa sot u duken ose sikur nuk kan\u00eb ekzistuar kurr\u00eb, ose sikur kujtesa p\u00ebr t\u00eb djeshmen \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb i pengon t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga e sotmja;<\/p>\n<p>dhe p\u00ebr ata q\u00eb u larguan nga Shqip\u00ebria e Tirana, por q\u00eb s\u00eb fundmi kthehen p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb, nga nj\u00eb an\u00eb pushime n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e re t\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb transformuar me reforma, pun\u00eb, mund e durim kolosal, nga ana tjet\u00ebr dalje n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u201cShqip\u00ebri t\u00eb re\u201d; nj\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7el\u00ebsash magjik\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs k\u00ebrkohet q\u00eb kontrata zgjedhore me popullin t\u00eb shkelet me autokolona makinash t\u00eb veshura kuqezi.<\/p>\n<p>Predikohet q\u00eb institucionet demokratike duhet t\u00eb sh\u00ebnjestrohen dhe \u00e7lirohen me forc\u00eb si k\u00ebshtjella armike.<\/p>\n<p>Justifikohet dhuna ndaj t\u00eb zgjedhurve t\u00eb popullit q\u00eb duhen penguar t\u00eb hyjn\u00eb dhe dalin nga puna n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrcaktohet nga nj\u00eb \u201cpopull\u201d i vet\u00ebshpallur n\u00eb rrug\u00eb, se kush \u00ebsht\u00eb atdhetari e kush tradh\u00ebtari, kush shkon n\u00eb burg, kush lin\u00e7ohet e kush l\u00ebvdohet.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi im t\u2019ju b\u00ebj t\u00eb ndjeheni se ishit gabim, p\u00ebrderisa protesta juaj u katandis n\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb zmadhuar t\u00eb protestave t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb k\u00ebnet\u00ebs politike. Sepse jo, ju nuk ishit aspak gabim kur u ndjet\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kurth problemesh m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa fuqia juaj p\u00ebr t\u2019i zgjidhur dhe ku gjet\u00ebt nj\u00ebri-tjetrin me sek\u00eblldit\u00eb e me shpresat tuaja.<\/p>\n<p>Jo, ju nuk jeni gabim as sot n\u00ebse ndiheni mir\u00eb duke u njehsuar si nj\u00eb bashk\u00ebsi e madhe njer\u00ebzish nga t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e jet\u00ebs, me zogjt\u00eb, me natyr\u00ebn, me tok\u00ebn, me atdheun, me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Jo, ju nuk jeni gabim, q\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb ngriheni mbi p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e zakonshme dhe t\u00eb k\u00ebrkoni nga ky vend shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa \u00ebsht\u00eb arritur deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e drejt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Dhe sado \u00e7uditsh\u00ebm mund t\u2019ju ting\u00eblloj\u00eb, un\u00eb ju jam falenderues p\u00ebr drit\u00ebn e shpres\u00ebs dhe t\u00eb alarmit q\u00eb ju ndez\u00ebt me energjin\u00eb e protest\u00ebs suaj paq\u00ebsore, po kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e drejta juaj t\u00eb k\u00ebrkoni nga jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb harkun kohor mes arkmortit q\u00eb 20 vjet m\u00eb par\u00eb kishte brenda nj\u00eb t\u00eb vdekur dhe arkmortit q\u00eb mbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin bulevard, kishte brenda humner\u00ebn mes jush dhe atyre q\u00eb drit\u00ebn e protest\u00ebs suaj e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb arkmort.<\/p>\n<p>20 vjet m\u00eb par\u00eb arkmorti u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb ngjitur shkall\u00ebt e k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb dhe i vdekuri u b\u00eb mish p\u00ebr top, duke i r\u00ebn\u00eb port\u00ebs s\u00eb saj si dikur n\u00eb mesjet\u00eb, p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb qeverin\u00eb. Nd\u00ebrsa mbr\u00ebm\u00eb arkmorti u rishfaq si rezultati krejt i pritsh\u00ebm p\u00ebr mua i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb orkestruar p\u00ebr t\u00eb thyer shkall\u00ebt e ngjitjes m\u00eb lart t\u00eb k\u00ebtij vendi, duke e kthyer kok\u00ebposht\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e ngritur m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pas nj\u00eb gjunj\u00ebzimi t\u00eb gjat\u00eb, politikisht, ekonomikisht, nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>Po, ishte krejt i pritsh\u00ebm p\u00ebr mua. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb as e para dhe as e fundit Shqip\u00ebria, ku duar t\u00eb st\u00ebrvitura armiqsh e dashak\u00ebqinjsh ndaj shoq\u00ebrive demokratike (me fatet e lidhura me Bashkimin Europian a me Shtetet e Bashkuara) futen, marrin n\u00ebn kontroll e b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos t\u00eb devijojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre shoq\u00ebrive, protesta q\u00eb lindin si shprehje ndjenjash t\u00eb sinqerta nga barku i shoq\u00ebris\u00eb, jo nga konspiracionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Natyrisht, ato duar e marrin n\u00ebn kontroll nj\u00eb protest\u00eb edhe fal\u00eb zellit t\u00eb sallahan\u00ebve q\u00eb ka \u00e7do vend, e q\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur nga t\u00eb gjith\u00eb, llapaqorrat me shok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kujtuan se u b\u00eb bulevardi kos dhe e rrethuan menj\u00ebher\u00eb protest\u00ebn tuaj, si hienat sorkadhen. Pas hutimit t\u00eb fillimit, hyn\u00eb n\u00eb loj\u00eb edhe ujqit e lodhur t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Shpres\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr t\u2019u maskuar si patriot\u00eb i dhan\u00eb hov tregtis\u00eb s\u00eb qelesheve n\u00eb mes t\u00eb vap\u00ebs. E kur ju nis\u00ebt t\u00eb shtegtoni nga bulevardi duke krijuar boshll\u00ebqe p\u00ebr fotografit\u00eb \u201c200 mij\u00ebshe\u201d t\u00eb medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare, u mobilizuan edhe \u00e7akenjt\u00eb e \u201cdiaspor\u00ebs\u201d nga Prishtina e nga Tetova, t\u00eb cil\u00ebt pan\u00eb n\u00eb bulevard vatr\u00ebn e shum\u00ebpritur p\u00ebr benzin\u00ebn e tyre t\u00eb urrejtjes ndaj Tiran\u00ebs zyrtare, ku s\u2019kan\u00eb gjetur dhe s\u2019kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar deliret e tyre nacional-folklorike. Sepse Tirana \u00ebsht\u00eb kryeqyteti i Europ\u00ebs s\u00eb Ballkanit, jo kryeqeleshe iluzionesh nacional-komuniste, nacional-islamiste apo nacional-izolacioniste.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ato duar e ato forca q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrzier n\u00eb \u00e7orb\u00ebn e arkmortit, nuk e kontrollojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn apo m\u00eb sakt\u00eb, kan\u00eb papajtueshm\u00ebri ekstreme mes nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Por asnj\u00eb papajtueshm\u00ebri s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi sot p\u00ebr to, sepse sot i bashkon, disa me vet\u00ebdije e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb qorrazi, q\u00ebllimi i err\u00ebt p\u00ebr ta ndalur Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kthyer s\u00eb prapthi, mu n\u00eb kilometrat fundit t\u00eb rrug\u00ebs shum\u00ebshekullore drejt diellit q\u00eb lind ku per\u00ebndon. Po as kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr sot, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ju s\u2019keni asnj\u00eb lidhje me ta.<\/p>\n<p>Sot ka nj\u00eb gj\u00eb kryesore p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Ajo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e juaja t\u00eb dashur flamingo! Ju jeni b\u00ebr\u00eb, pa autorizimin tuaj dhe jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs suaj, alibia e nj\u00eb arkmorti t\u00eb rikthyer n\u00eb bulevard si shemb\u00eblltyr\u00eb e mallkimit q\u00eb e ka ndjekur Shqip\u00ebrin\u00eb qysh prej vitit 1912; duke p\u00ebrdorur gjithmon\u00eb atdheun, flamurin dhe sovranitetin si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para p\u00ebr t\u00eb ushqyer urrejtjen mes shqiptar\u00ebve dhe si gozhda nd\u00ebshkimi q\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, e kan\u00eb ky\u00e7ur k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb humner\u00ebn brenda atij arkmorti.<\/p>\n<p>Ama kjo video-kartolin\u00eb e trisht\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00ebsesi nj\u00eb thirrje, q\u00eb ju t\u00eb hiqni dor\u00eb nga ndjenjat e mendimet q\u00eb ju b\u00ebn\u00eb bashk\u00eb. Jo, kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ftes\u00eb miq\u00ebsore q\u00eb ju t\u00eb mos hiqni dor\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nga kujtesa. Sepse historia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb nga e cila shp\u00ebtojm\u00eb duke e flakur jasht\u00eb v\u00ebmendjes son\u00eb, po \u00ebsht\u00eb busulla q\u00eb nuk na lejon t\u00eb humbasim rrug\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kush harron nga vjen, nuk di m\u00eb se ku po shkon.<\/p>\n<p>Love<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1065123999458704%2F&amp;show_text=0&amp;width=560\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protest\u00ebs s\u00eb zhvilluar t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ku protestuesit vendos\u00ebn edhe nj\u00eb arkmort simbolik n\u00eb bulevard. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb video, Rama iu drejtua pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb kauza e tyre t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1247306,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1247305","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1247305","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1247305"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1247305\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1247306"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1247305"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1247305"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1247305"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}