{"id":1247568,"date":"2026-07-06T13:41:39","date_gmt":"2026-07-06T11:41:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1247568"},"modified":"2026-07-06T13:42:02","modified_gmt":"2026-07-06T11:42:02","slug":"nga-parandalimi-te-rehabilitimi-cfare-duhet-te-dime-per-strokun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/intervista\/nga-parandalimi-te-rehabilitimi-cfare-duhet-te-dime-per-strokun\/","title":{"rendered":"Nga parandalimi te rehabilitimi \u2013 \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr strokun"},"content":{"rendered":"<p><strong>Stroku, apo sulmi n\u00eb tru, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje urgjente mjek\u00ebsore q\u00eb ndodh kur nd\u00ebrpritet furnizimi me gjak n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trurit ose kur nj\u00eb en\u00eb gjaku n\u00eb tru \u00e7ahet. Si pasoj\u00eb, qelizat e trurit d\u00ebmtohen brenda pak minutash dhe mund t\u00eb shkaktohen pasoja serioze si paraliz\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb folur apo humbje e funksioneve t\u00eb tjera jet\u00ebsore.Stroku vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb vdekshm\u00ebris\u00eb dhe paaft\u00ebsis\u00eb afatgjat\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Megjithat\u00eb, ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se shumica e rasteve mund t\u00eb parandalohen p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut dhe reagimit t\u00eb shpejt\u00eb ndaj simptomave t\u00eb para. N\u00eb Kosov\u00eb, sfidat lidhen jo vet\u00ebm me trajtimin e pacient\u00ebve, por edhe me munges\u00ebn e vet\u00ebdijesimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr shenjat paralajm\u00ebruese t\u00eb strokut. P\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e minutave t\u00eb para, faktor\u00ebt e rrezikut, trajtimin dhe rehabilitimin, flet neurologu, Dren Boshnjaku.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Stroku shpesh p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb \u201ckriz\u00eb e heshtur\u201d. Pse konsiderohet k\u00ebshtu dhe cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb rrezikut?<\/strong><\/p>\n<p>Stroku konsiderohet nj\u00eb &#8220;sulm i heshtur&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb informimit dhe vet\u00ebdijesimit publik p\u00ebr shenjat paralajm\u00ebruese dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgjigje emergjente, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb infarkteve cerebrale t\u00eb heshtura q\u00eb ndodhin pa simptoma t\u00eb dukshme klinike. Dhjet\u00eb faktor\u00eb t\u00eb rrezikut t\u00eb modifikuesh\u00ebm (hipertensioni, mungesa e aktivitetit fizik, \u00e7rregullimi i yndyrave n\u00eb gjak, dieta, obeziteti abdominal, faktor\u00ebt psikosocial\u00eb, duhanpirja, shkaqet kardiake, alkooli, diabeti) shpjegojn\u00eb mbi 90% t\u00eb rrezikut global t\u00eb strokut. Hipertensioni mbetet faktori m\u00eb kritik p\u00ebr parandalimin primar.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb arsyet kryesore t\u00eb vones\u00ebs s\u00eb pacient\u00ebve me simptoma t\u00eb strokut dhe cilat shenja nuk duhet t\u00eb injorohen?<\/strong><\/p>\n<p>Arsyet kryesore t\u00eb vones\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb munges\u00ebn e njohjes s\u00eb emergjenc\u00ebs s\u00eb strokut, mosnjohjen e shenjave dhe simptomave, vizit\u00ebn te mjeku i familjes n\u00eb vend t\u00eb thirrjes s\u00eb urgjenc\u00ebs, si dhe frik\u00ebn apo mohimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Shenjat q\u00eb nuk duhet t\u00eb injorohen jan\u00eb dob\u00ebsia ose mpirja e fytyr\u00ebs, krahut apo k\u00ebmb\u00ebs n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb trupit, problemet me t\u00eb folurit, problemet me t\u00eb par\u00ebt dhe humbja e ekuilibrit ose koordinimit. Simptoma t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje jan\u00eb marramendja rrotulluese, shikimi i dyfisht\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsia n\u00eb artikulimin e fjal\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Sa raste t\u00eb reja t\u00eb insultit skemik regjistrohen \u00e7do vit n\u00eb Kosov\u00eb dhe sa mbesin me pasoja afatgjata?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ende nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta statistikore p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb sistemit informativ sh\u00ebndet\u00ebsor. Sipas evidenc\u00ebs, n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb trajtuar rreth 2700 pacient\u00eb me strok n\u00eb Klinik\u00ebn e Neurologjis\u00eb dhe n\u00eb spitalet e p\u00ebrgjithshme. Pasojat afatgjata jan\u00eb t\u00eb konsiderueshme: n\u00eb 90 dit\u00eb pas strokut, 10% e pacient\u00ebve n\u00ebn 55 vje\u00e7 dhe 30% e atyre mbi 65 vje\u00e7 zhvillojn\u00eb paaft\u00ebsi t\u00eb re t\u00eb moderuar ose t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Rreth 70% e pacient\u00ebve me strok t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vdesin ose mbesin me paaft\u00ebsi t\u00eb theksuara brenda pes\u00eb viteve.<\/p>\n<p><strong>Sa e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhja e strokut me hipertensionin, diabetin, kolesterolin e lart\u00eb dhe duhanpirjen?<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e fort\u00eb dhe s\u00eb bashku ata shpjegojn\u00eb rreth 90% t\u00eb rrezikut global t\u00eb strokut. Hipertensioni \u00ebsht\u00eb faktori m\u00eb i fuqish\u00ebm i rrezikut dhe pothuajse 80% e individ\u00ebve q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb strok kan\u00eb hipertension paraprak. Diabeti shoq\u00ebrohet me dyfishim t\u00eb rrezikut p\u00ebr strokiskemik. LDL-kolesteroli \u00ebsht\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rreziku p\u00ebr strokuniskemik, nd\u00ebrsa duhanpirja e dyfishon rrezikun e strokut dhe rreziku rritet me sasin\u00eb e konsumuar.<\/p>\n<p><strong>Si trajtohet aktualisht stroku n\u00eb Kosov\u00eb dhe cilat jan\u00eb sfidat kryesore?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebraf\u00ebrsisht 4-5% e pacient\u00ebve me strok n\u00eb Kosov\u00eb trajtohen me tromboliz\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl me trombektomi. Klinika e Neurologjis\u00eb n\u00eb QKUK \u00ebsht\u00eb aktualisht qendra e vetme ku realizohen k\u00ebto trajtime. Sfidat kryesore mbeten mungesa e njohurive t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr shenjat e strokut, mungesa e nj\u00eb sistemi \u201cstroke alarm\u201d, nevoja p\u00ebr trajnimin e stafit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe zgjerimi i kapaciteteve p\u00ebr tromboliz\u00eb dhe trombektomi.<\/p>\n<p><strong>Sa shpesh pacient\u00ebt mbesin me pasoja afatgjata dhe \u00e7far\u00eb roli luan rehabilitimi?<\/strong><\/p>\n<p>Komplikacionet afatgjata jan\u00eb t\u00eb shpeshta. D\u00ebmtimi kognitiv prek 54-65% t\u00eb t\u00eb mbijetuarve, nd\u00ebrsa lodhja, depresioni dhe ankthi mbeten probleme t\u00eb zakonshme edhe vite pas goditjes. Rehabilitimi duhet t\u00eb filloj\u00eb sa m\u00eb her\u00ebt dhe p\u00ebrmir\u00ebson ndjesh\u00ebm aft\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebkujdesit, funksionin motorik dhe pavar\u00ebsin\u00eb funksionale.<\/p>\n<p><strong>Sa shpesh p\u00ebrs\u00ebritet insultiiskemik dhe sa i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb nj\u00eb pacient ta p\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb insult t\u00eb dyt\u00eb dhe \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton parandalimi sekondar?<\/strong><\/p>\n<p>Strokuiskemik p\u00ebrs\u00ebritet shpesh. Pa trajtim, rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes \u00ebsht\u00eb rreth 10% n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb, 15% n\u00eb muajin e par\u00eb dhe 18% n\u00eb tre muaj. Parandalimi sekondar i duhur mund ta reduktoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik deri n\u00eb 80% dhe p\u00ebrfshin terapi antitrombotike dhe menaxhim agresiv t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se qytetar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm njohuri p\u00ebr simptomat dhe faktor\u00ebt e rrezikut t\u00eb strokut? Cili do t\u00eb ishte mesazhi juaj kryesor p\u00ebr parandalimin e strokut?<\/strong><\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb evidenc\u00ebn globale, njohurit\u00eb p\u00ebr shenjat dhe faktor\u00ebt e rrezikut t\u00eb strokut mbeten t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta dhe t\u00eb mesme. Megjithat\u00eb, mesazhi kryesor \u00ebsht\u00eb se deri n\u00eb 90% e insulteveiskemike jan\u00eb t\u00eb parandalueshme p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb modifikuesh\u00ebm t\u00eb rrezikut. Strategjia \u201cLife\u2019sEssential 8\u201d p\u00ebrfshin ushqyerjen e sh\u00ebndetshme, aktivitetin fizik, nd\u00ebrprerjen e duhanit, gjumin cil\u00ebsor, kontrollin e pesh\u00ebs, kolesterolit, sheqerit n\u00eb gjak dhe tensionit arterial.<\/p>\n<p>Mesazhi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: stroku nuk \u00ebsht\u00eb fatal \u2014 \u00ebsht\u00eb i parandaluesh\u00ebm dhe i trajtuesh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Stroku, apo sulmi n\u00eb tru, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjendje urgjente mjek\u00ebsore q\u00eb ndodh kur nd\u00ebrpritet furnizimi me gjak n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trurit ose kur nj\u00eb en\u00eb gjaku n\u00eb tru \u00e7ahet. Si pasoj\u00eb, qelizat e trurit d\u00ebmtohen brenda pak minutash dhe mund t\u00eb shkaktohen pasoja serioze si paraliz\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb folur apo humbje e funksioneve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":1247570,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1750,318],"tags":[],"class_list":["post-1247568","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1247568","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1247568"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1247568\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1247570"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1247568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1247568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1247568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}