{"id":1248026,"date":"2026-07-07T18:59:00","date_gmt":"2026-07-07T16:59:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1248026"},"modified":"2026-07-07T18:59:00","modified_gmt":"2026-07-07T16:59:00","slug":"shqiperia-blen-motocikleta-per-policine-me-parate-e-konfiskuara-nga-krimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/shqiperia-blen-motocikleta-per-policine-me-parate-e-konfiskuara-nga-krimi\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria blen moto\u00e7ikleta p\u00ebr policin\u00eb me parat\u00eb e konfiskuara nga krimi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri i jan\u00eb shtuar dhjet\u00ebra moto\u00e7ikleta t\u00eb reja, t\u00eb financuara nga pasurit\u00eb e konfiskuara nga krimi.<\/strong><\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Besfort Lamallari, si dhe Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, dhan\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacione lidhur me k\u00ebto moto\u00e7ikleta, duke theksuar q\u00eb nuk jan\u00eb nga parat\u00eb e taksapaguesve.<\/p>\n<p>Lamallari theksoi ky lloj financimi p\u00ebr motor\u00ebt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta kthyer pasurin\u00eb e krimit n\u00eb investim p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cFlota e mjeteve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, sot pasurohet me 23 motor\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb destinuar p\u00ebr Policin\u00eb Rrugore dhe forcat Shqiponja. Por, p\u00ebrtej numrit, k\u00ebto mjete n\u00eb fakt mbartin nj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Drejt\u00ebsia nuk duhet vet\u00ebm t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb krimin, por edhe ta kthej\u00eb at\u00eb kund\u00ebr vetes s\u00eb tij. Asnj\u00eb lek i taksapaguesve nuk \u00ebsht\u00eb prekur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim. Financimi vjen nga konfiskimi i pasurive t\u00eb sekuestruara t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, kryesisht. Nga vet\u00eb burime q\u00eb dikur ushqenin pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb, sot ushqehet siguria e qytetar\u00ebve\u201c, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas ministrit, goditja e baz\u00ebs ekonomike t\u00eb grupeve kriminale mbetet nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb efektive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit.<\/p>\n<p>\u201cLufta kund\u00ebr krimit nuk matet vet\u00ebm me arrestime apo procedime. Ajo matet me aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb goditur grupet kriminale aty ku dhembin m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb themelet e tyre ekonomike, dhe p\u00ebr ta rikthyer at\u00eb n\u00eb investim publik\u201d, u shpreh Lamallari.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Lamallari falenderoi efektiv\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr profesionalizmin dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen e treguar gjat\u00eb protestave t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cJu dhe koleg\u00ebt tuaj keni kaluar nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ngarkuar dhe sfiduese, jo vet\u00ebm n\u00eb terren, por edhe n\u00eb sheshin e pam\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb opinionit publik. Keni p\u00ebrballuar provokime, akuza dhe gjykime t\u00eb nxituara, aty ku shpesh rrjetet sociale flasin para se t\u00eb flasin vet\u00eb faktet dhe t\u00eb shpallin dhe gjyqet publike. Mendoni se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb p\u00ebrballesh me nj\u00eb urrejtje t\u00eb pafiltruar, ku \u2018heroi\u2019 apo deliranti revolucionar, ju akuzon publikisht p\u00ebr dhun\u00eb, nj\u00eb teatro-realitet t\u00eb inskenuar, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb viral. N\u00eb skena t\u00eb tilla, t\u00eb vetmit pa faj mbeten dy pal\u00eb, punonj\u00ebsi i policis\u00eb, i cili duhet t\u00eb ruaj\u00eb me \u00e7do kusht dinjitetin me durim, sepse k\u00ebshtu e k\u00ebrkon pozicioni i tij, dhe vet\u00eb akuzuesi, n\u00eb disa raste, i cili, n\u00eb \u00e7do rast q\u00eb kemi d\u00ebshmuar s\u00eb fundmi, ka m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes, ekzaminime dhe mund\u00ebsisht p\u00ebr trajtim sesa p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore. Vazhdoni k\u00ebshtu, pa e humbur kurr\u00eb durimin dhe pa r\u00ebn\u00eb kurr\u00eb pre e provokimeve. Uniforma q\u00eb mbani k\u00ebrkon vet\u00ebp\u00ebrmbajtje p\u00ebrball\u00eb atyre q\u00eb nuk respektojn\u00eb as ligjin dhe as institucionet. Policia nuk duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet me emocion, ajo p\u00ebrgjigjet me ligj. Ky \u00ebsht\u00eb dallimi mes shtetit dhe kaosit\u201d, tha Lamallari.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kryepolici theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mjeteve t\u00eb reja t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr reagim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb terren, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e siguris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb realitet ku ritmi i ngjarjeve dhe fluksi i lart\u00eb i qarkullimit rrugor k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb sekonda, mjetet e shpejta e t\u00eb manovrueshme jan\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri operacionale. Ato na japin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb thyejm\u00eb koh\u00ebn, t\u00eb jemi m\u00eb pran\u00eb qytetarit n\u00eb \u00e7do emergjenc\u00eb, t\u00eb parandalojm\u00eb ngjarjet kriminale n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb garantojm\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi territorin. Ky investim d\u00ebshmon angazhimin e pal\u00ebkundur t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit. Kjo mb\u00ebshtetje po p\u00ebrkthehet p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb projekte konkrete dhe t\u00eb prekshme\u201d, u shpreh Hita.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri i jan\u00eb shtuar dhjet\u00ebra moto\u00e7ikleta t\u00eb reja, t\u00eb financuara nga pasurit\u00eb e konfiskuara nga krimi. Ministri i Brendsh\u00ebm, Besfort Lamallari, si dhe Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, dhan\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacione lidhur me k\u00ebto moto\u00e7ikleta, duke theksuar q\u00eb nuk jan\u00eb nga parat\u00eb e taksapaguesve. Lamallari theksoi ky lloj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1248027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1248026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1248026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248026\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1248027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1248026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1248026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1248026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}